Rrezarta Krasniqi: Kam nënshkruar për shkarkimin e Lumir Abdixhikut
Një grup delegatësh të Kuvendit të Lidhjes Demokratike të Kosovës ka nisur mbledhjen e nënshkrimeve për shkarkimin e kryetarit të partisë, Lumir Abdixhiku.
Ish deputetja e LDK-së, njëherësh nënkryetare e degës së LDK-së në Vushtrri, Rrezarta Krasniqi, ka konfirmuar për gazetën online Reporteri.net se ajo e ka thënë nënshkrimin e saj për shkarkimin e Abdixhikut.
“Po, kam nënshkruar”, ka thënë shkurt Krasniqi për Reporteri.net.
Nisma pason pakënaqësitë e shprehura pas zgjedhjeve të 7 qershorit, çka ka çuar edhe në përplasjet e hapura brenda Lidhjes Demokratike të Kosovës.
Kërkesat publike për dorëheqjen e kryetarit Lumir Abdixhiku, janë shoqëruar me replika mes figurave drejtuese të partisë.
Degët e LDK-së në Pejë, Lipjan dhe Dega e Dytë në Prishtinë, dega në Rahovec, kanë kërkuar publikisht dorëheqjen e kryetarit Lumir Abdixhiku, duke vlerësuar se rezultati zgjedhor kërkon përgjegjësi politike dhe reflektim të thellë në nivel qendror.
Ata kanë kërkuar që përgjegjësia për rezultatin zgjedhor të bartet nga udhëheqja e partisë.
