div[data-widget-id="1924179"] { min-height: 300px; }
class="archive paged category category-lajme category-1 custom-background wp-custom-logo paged-13 category-paged-13 wp-theme-news-25 td-standard-pack group-blog hfeed">
Hiqet tabela me emrin e Gjingjiqit në Mitrovicën e Veriut, mbetet ajo me emrin e Isa Boletinit

Tabela me emrin e Zoran Gjingjiqit, e cila u vendos dje në Mitrovicën e Veriut pranë tabelës me emrin Isa Boletini, është larguar sot në mëngjes nga vendi ku ishte vendosur, afër rreth rrotullimit në hyrje të qytetit.

Tabelat me emrat e rinj të rrugëve, sipas Isa Boletinit dhe Zoran Gjingjiqit, u vendosën dje nga ministrja në detyrë e Planifikimit Hapësinor, Fitore Pacolli, e cila deklaroi se emërtimet e reja janë zgjedhur në bashkëpunim me administratën e mëparshme në Mitrovicën e Veriut.

Për këtë veprim reagoi Komuna e Mitrovicës së Veriut, duke theksuar se “vendosja e tabelave me emrat e rinj të rrugëve nuk ishte paralajmëruar dhe as koordinuar me përfaqësuesit ligjorë dhe legjitimë të komunës, dhe se ky veprim ishte ndërmarrë për qëllime të fushatës së Lëvizja Vetëvendosje”.

Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Millan Radojeviq, i mbuloi tabelat me pëlhurë, duke deklaruar se vendimi për emërtimin e rrugëve është i paligjshëm.

Ndërkohë, kundër vendosjes së tabelës me emrin e Zoran Gjingjiqit doli edhe Shoqata e Veteranëve të UÇK-së.

Emri i ish-kryeministrit të Serbisë u kundërshtua edhe nga qytetarë të Mitrovica e Jugut, disa prej të cilëve thanë se: “Isa Boletini dhe Zoran Gjingjiqi nuk mund të qëndrojnë në të njëjtin vend”.

Ky është djali i vetëm i familjes Aliu që vdiq sot në Shëngjin

Një ngjarje e rëndë ka tronditur familjen Aliu dhe mbarë opinionin publik, pasi i riu Leonit Aliu ka humbur jetën tragjikisht në bregdetin e Shëngjinit.

Sipas informacioneve që po qarkullojnë, Leoniti dyshohet se është përballur me dallë të fuqishme në det, të cilat e kanë vënë në vështirësi të mëdha, duke bërë që ngjarja të përfundojë në mënyrën më tragjike të mundshme. Pavarësisht përpjekjeve për ta ndihmuar, ai nuk ka arritur t’i mbijetojë këtij incidenti fatal.

Lajmi për vdekjen e tij ka shkaktuar pikëllim të madh te familjarët, miqtë dhe të gjithë ata që e kanë njohur. Në rrjetet sociale janë publikuar dhjetëra mesazhe ngushëllimi dhe kujtime prekëse për të riun, i cili përshkruhet si djalë i sjellshëm, punëtor dhe plot jetë.

Humbja e Leonit Aliut është një tjetër kujtesë e dhimbshme për rreziqet që mund të paraqesë deti, veçanërisht në momentet kur kushtet atmosferike dhe dallgët bëhen të rrezikshme.

Familjes Aliu i shprehim ngushëllimet më të sinqerta për këtë humbje të rëndë. U prehtë në paqe Leonit Aliu. 🕊️

Ish-komandanti i snajperistëve në Brigadën 138 Koshare kritikon ashpër Vetëvendosjen: Keni politika si të Millosheviqit

Ish-komandanti i snajperistëve në Brigadën 138 Koshare, Mishell W. Speth, ka reaguar me kritika të ashpra ndaj Lëvizjes Vetëvendosje, duke e akuzuar atë për qasje që, sipas tij, ngjajnë me politikat e ish-regjimit serb të Slobodan Milosheviqit, shkruan Mitropol.

Në një reagim publik, Speth tha se nuk është i interesuar për rezultatet zgjedhore apo përqindjet e fitoreve politike, por shprehu pakënaqësi për mënyrën se si, sipas tij, trajtohen veteranët e luftës dhe figurat historike të lidhura me periudhën e konfliktit në Kosovë.

Ai deklaroi se do të vazhdojë të shkruajë dhe të publikojë video për çështjet që lidhen me luftën dhe veteranët, duke theksuar se e konsideron veten një veteran të vërtetë të luftës.

Në reagimin e tij, ai tha se ka zhvilluar biseda edhe me qytetarë serbë, të cilët, sipas pretendimit të tij, kanë shprehur habi për mënyrën se si trajtohen ish-luftëtarët shqiptarë nga një pjesë e skenës politike në Kosovë.

Mishell W. Speth shërbeu në Brigadën 138 Koshare dhe quhet si ish-komandant i njësisë së snajperistëve gjatë luftës në Kosovë.

Si ndodhi tragjedia dhe si arritën të shpëtonin tre kosovarët e tjerë, detaje nga ngjarja e rëndë në Shëngjin

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur dje në bregdetin e Shqipërisë, saktësisht tek Rana e Hedhur, ku mbeten të vdekur dy të rinj nga Kosova, ndërsa mbeten të lënduar tre të tjerë të cilët janë duke vazhduar të marrin trajtim mjekësor.

Policia e Lezhës doli me detaje se si ndodhi tragjedia, ku u përfshin 5 shokët.

Sipas të dhënave paraprake, të rinjtë janë futur për t’u larë në det, por janë përballur me kushte të rrezikshme detare dhe janë marrë nga dallgët, duke rrezikuar mbytjen.

Falë ndërhyrjes së shpejtë të qytetarëve me mjete lundruese Jet Ski, në bashkëpunim me shërbimet e Policisë Kufitare dhe Policisë së Lezhës, u bë e mundur nxjerrja e pesë personave nga uji. Ata u transportuan me urgjencë drejt Spitalit Rajonal të Lezhës për trajtim mjekësor.

Në njoftimin e Policisë së Shtetit thuhet se menjëherë pas marrjes së sinjalizimit, në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë Kufitare, Policia Vendore e Lezhës dhe ekipet e emergjencës.

“Falë reagimit të menjëhershëm të qytetarëve me Jet Ski, në bashkëpunim me shërbimet e Policisë, u bë e mundur nxjerrja nga deti e 5 shtetasve nga Kosova, të cilët u transportuan me urgjencë në Spitalin Rajonal Lezhë për marrjen e ndihmës mjekësore”, thuhet në njoftim.

Viktima të kësaj tragjedie janë Leonit Aliu dhe Jetmir Binaku.

Faqja zyrtare e Komunës së Drenasit ngushëlloi familjen dhe të afërmit e Jetmir Binakut, njërit nga viktimat.

“Me rastin e ngjarjes tragjike të ndodhur sot në Shëngjin, ku humbën jetën dy të rinj nga Kosova, njëri prej tyre nga fshati Gllobar i Drenasit, kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjen Binaku, të afërmit dhe miqtë e të ndjerit”, shkruan në telegramin e ngushëllimit të Komunës së drejtuar nga Ramiz Lladrovci.

Edhe për ndarjen nga jeta të Leonit Aliut, familjarë dhe të afërm kanë shprehur dhimbjen e tyre përmes postimeve prekëse në rrjetet sociale.

I riu ishte i njohur edhe në botën e futbollit, pasi në të kaluarën kishte qenë pjesë e klubit KF Fushë Kosovë.

Në anën tjetër, ambasadori i Kosovës në Shqipëri, Skënder Durmishi, ka vizituar tre të rinjtë kosovarë që po marrin trajtim mjekësor pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në plazhin e Ranës së Hedhun në Shëngjin.

Sipas ambasadorit Durmishi, gjendja e tre të rinjve është e stabilizuar dhe ata vijojnë të jenë nën kujdesin e vazhdueshëm të bluzave të bardha në urgjencën e Lezhës.

“Gjendja e tyre ishte shumë e mirë. Fati i tyre. Ngjarje shumë tronditëse, por ne jemi këtu të bëjmë atë nqë duhet bërë, për të informuar familjarët e dy viktimave”, u shpreh ambasadori

E rëndë në Maliq: Vritet një polic, plagoset një tjetër

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në zonën e Lozhanit, në Bashkinë e Maliqit, ku sipas informacioneve paraprake një polic ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni.

Burime bëjnë me dije se autori i kësaj ngjarjeje të rëndë është kapur i plagosur.

Rrethanat e plota të incidentit mbeten ende të paqarta, ndërsa në vendngjarje kanë mbërritur forca të shumta policie dhe grupet hetimore për të zbardhur dinamikën e ngjarjes.

“Pse na le kaq heret bre bir”, reagon babai i viktimës në Shëngjin – dhimbje e madhe në familjen Aliu

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur dje tek Rana e Hedhur në Shëngjin, ku mbeten të vdekur dy të rinj nga Kosova, si passojë e dallgëve të rrëzikshme, ndërsa mbeten të lënduar tre të tjerë.

Në mesin e viktimave është edhe i riu nga Fushë Kosova, Leonit Aliu.

Për vdekjen e tij ka reaguar prindi, i cili përmes një rreshti shprehu dhimbjen e madhe që i ka goditur.

“Ah djali jem Leonit ike shpejt nga kjo bot pse na le kaq heret bre biri im do te kujtoj gjithmon me mall shpirti im bir”, tha ai.

Viktima kishte qenë pjesë e klubit të futbollit “Fushë Kosova”, teksa kishte kryer edhe studimet.

Kujtojmë që në këtë përmbytje jetën humbi edhe i riu nga Drenasi Jetmir Binaku.

Daut Haradinaj thotë se vajza e Rankoviqit është bërë banore e Kosovës

Daut Haradinaj nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka thënë se Syzana Rankoviq është bërë banore e Kosovës duke marrë shtetësinë e vendit.

Ai në Debat Plus ka thënë se ka fakte për këtë, duke treguar disa dokumente në telefonin e tij.

Haradinaj kritikoi Lëvizjen Vetëvendosje duke thënë se këto gjëra nuk lejohen.

“Ta ka pru qikën e Rankoviqit…Nuk iu kanë dhënë shtetësi banorëve të Luginës së Preshevës, e qika Rankoviqit është banore e Kosovës. Ma së pari, kujdes, qysh e kanë parapa ata, jo ju. Në rrugën Armend Qymyri prapa ETC-së numër katër, është e regjisturme, numri personal…Syzana Rankoviq, kurrë kjo qytetare e Kosovës nuk ka qenë. Dhe tjetrën, gjeneral serb, me dy yje, edhe më e rëndë, qe Bojoviq Millovan. Ka ndodhë më herët. Këto nuk lejohen. Nuk jam t’u folë pse jam në Aleanca e pse është në VV”,ka thënë ai.

Lladrovci ngushëllon familjen e të riut që vdiq në Shëngjin: Kjo humbje e rëndë ka prekur gjithë komunën

Me rastin e ngjarjes tragjike të ndodhur sot në Shëngjin, ku humbën jetën dy të rinj nga Kosova, njëri prej tyre nga fshati Gllobar i Drenasit, kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjen Binaku, të afërmit dhe miqtë e të ndjerit.

Në telegram ngushëllimin thuhet:

Kjo humbje e rëndë dhe e parakohshme ka prekur jo vetëm familjen, por edhe gjithë komunën e Drenasit. Në këto momente dhimbjeje, kryetari Lladrovci ndan pikëllimin me familjen Binaku dhe lutet që ata të gjejnë forcë për ta përballuar këtë tragjedi.

Në emër të Komunës së Drenasit dhe qytetarëve të saj, kryetari Lladrovci shpreh solidaritetin dhe mbështetjen për familjen e të ndjerit në këto çaste të vështira.

I përjetshëm qoftë kujtimi për të ndjerin. Për familjen, miqtë dhe të gjithë të prekurit nga kjo tragjedi, ngushëllimet më të thella

Ron Gjinovci bën thirrje të votohet kjo parti në zgjedhjet e 7 qershorit

Aktivisti dhe analisti politik, Ron Gjinovci, ka dalë me një qëndrim publik lidhur me zgjedhjet e 7 qershorit, duke u bërë thirrje qytetarëve që nuk planifikojnë ta votojnë Lëvizja Vetëvendosje, të mbështesin Partia Socialdemokrate.

Përmes një statusi në rrjetet sociale, Gjinovci tha se kushdo që dëshiron ta ndëshkojë Vetëvendosjen për, siç u shpreh ai, “qeverisje të dobët”, duhet ta japë votën për PSD-në, pasi sipas tij opozita aktuale nuk është e përgatitur politikisht, moralisht dhe organizativisht për t’u përballur me kryeministrin Albin Kurti.

Ai kritikoi partitë opozitare, duke thënë se ato kanë dëshmuar mungesë të dijes politike, kredibilitetit dhe aftësisë për të kryer rolin e opozitës.

“Me 100 defekte që i ka PSD, të paktën kanë mendim politik, pozitë morale dhe aftësi me u organizu, të tri këto në përmasa pakrahasimisht ma të mëdha se partitë aktuale opozitare”, ka shkruar Gjinovci.

Në fund të reagimit të tij, ai u bëri thirrje qytetarëve që t’i japin një shans PSD-së në zgjedhjet e 7 qershorit.

‘Manipulim’, Gjesti reagon pas publikimit të videos në kompaninë ‘Onima’

Pas publikimit të pamjeve ditën e sotme nga mediumi ‘Sinjali’, ku Gjesti shihet duke hyrë me armë në dorë dhe duke shkaktuar dëmtime në ambientet e shtëpisë muzikore “ONIMA”, ka ardhur reagimi i menjëhershëm i vetë artistit.

Përmes një deklarate të shpërndarë në rrjetet e tij sociale, Gjesti ka akuzuar kompaninë për manipulim të ngjarjes dhe prerje të qëllimshme të videove.

Në reagimin e tij, Gjesti e cilëson publikimin e pamjeve si një “fushatë të re” për dëmtimin e imazhit të tij. Ai u ka kërkuar falje shqiptarëve që mund të jenë shqetësuar, por ka këmbëngulur se videot nuk pasqyrojnë realitetin. Këngëtari ka ngritur pikëpyetje të mëdha se pse nuk janë publikuar pjesët ku, sipas tij, atij i është drejtuar arma i pari vetëm sepse po kërkonte paratë e fituara me mund.

Ai shton se në video shihet qartë që stafi i kompanisë qëndron i qetë, gjë që sipas tij tregon se askush nuk ishte i rrezikuar.

Përtej incidentit me armë, Gjesti ka hedhur akuza të rënda financiare dhe ligjore ndaj pronarit të “ONIMA”, Erkand Shabanit. Ai pretendon se kompania i ka falsifikuar nënshkrimin dhe ka përfituar nga puna e tij ndër vite pa dijeninë e tij.

“Kompania dhe njeriu që përfituan nga djersa ime, që ma vodhën bukën e gojës dhe që më bënë të dal nga vetja,” shkruan ai në mesazhin e tij.

Në mbyllje të deklaratës së tij, Gjesti theksoi se ka pranuar pjesën e tij të fajit për veprimet e bëra dhe u shpreh i gatshëm të bartë pasojat ligjore.

Megjithatë, ai deklaroi se ka besim të plotë te shteti i Kosovës, Prokuroria dhe Gjykata, duke shtuar se tashmë kanë filluar hetimet edhe ndaj personave të përfshirë nga kompania muzikore, të cilët sipas tij do të marrin dënimin e merituar për krimet e tyre.