div[data-widget-id="1924179"] { min-height: 300px; }
class="archive paged category category-lajme category-1 custom-background wp-custom-logo paged-16 category-paged-16 wp-theme-news-25 td-standard-pack group-blog hfeed">
Vdes aktori i njohur shqiptar

Është ndarë nga jeta në moshën 68-vjeçare aktori pogradecar Ilir Shkurti, një nga figurat e njohura të jetës artistike të qytetit.

I lindur më 30 dhjetor 1957 në Pogradec, Shkurti ishte pjesë e brezit të aktorëve që kontribuuan në skenën e humorit dhe teatrit lokal.

Ai u bë i njohur për publikun përmes interpretimeve në Estradën e Pogradecit, ku solli role humoristike dhe karakteriale që u pritën me dashuri, shkruan A2

Përveç skenës së estradës, Shkurti mori pjesë edhe në disa prodhime të kinematografisë shqiptare, mes tyre filmat “Rrethimi i vogël”, “Binarët” dhe “Ngjyrat e moshës”, duke u bërë pjesë e brezit të artistëve që kontribuuan në filmat e periudhës së Kinostudios shqiptare.

Ndarja e tij nga jeta është një humbje e madhe për jetën artistike dhe kulturore të Pogradecit. Ilir Shkurti do të kujtohet gjithmonë si një artist i talentuar dhe një shpirt i gjallë që solli buzëqeshje dhe ngrohtësi në skenën e qytetit të tij.

Zvicër: Shiti 3.1 ton mish derri si “hallall”, dënohet me burg

Në Zvicër është zbuluar një skandal në industrinë ushqimore, ku një kasap në Cyrih ka mashtruar klientët për vite me radhë duke shitur mish derri të etiketuar si mish viçi “hallall”.

Sipas raportimeve, për rreth tre vite ai ka shitur afro 3.1 ton mish, duke i paraqitur produktet si të certifikuara “hallall”, ndërkohë që në realitet bëhej fjalë për mish derri – i ndaluar për konsum nga besimtarët myslimanë.

Rasti doli në pah gjatë një kontrolli rutinë nga inspektorët e sigurisë ushqimore, të cilët vunë re mospërputhje mes produktit dhe përshkrimit të tij. Hetimet e mëtejshme konfirmuan mashtrimin, duke zbuluar se klientët kishin paguar për mish viçi, zakonisht më i shtrenjtë, ndërsa kishin marrë mish derri më të lirë.

Gjykata në Cyrih e dënoi kasapin me 6 muaj burg dhe një gjobë prej 18 mijë frangash zvicerane. Sipas prokurorisë, ai kishte përfituar shuma të konsiderueshme financiare nga ky mashtrim.

Ky rast ka ngritur shqetësime serioze mbi kontrollin dhe verifikimin e produkteve “hallall”, si dhe për nivelin e transparencës në tregun ushqimor në Zvicër.

Autoritetet kanë nisur shqyrtimin e procedurave të kontrollit për të kuptuar se si një mashtrim i tillë ka mundur të vazhdojë për një periudhë kaq të gjatë pa u zbuluar.

Ministri Gashani tregon ku pritet të ndërtohet stadiumi nacional i Kosovës

Debati për ndërtimin e stadiumit nacional në Kosovë po rikthehet fuqishëm në qendër të vëmendjes, i nxitur nga kërkesa gjithnjë e më e madhe e tifozëve dhe mungesa e kapaciteteve aktuale për t’i përballuar ato.

Interesimi masiv për ndeshjet e Kombëtares së Kosovës, ka nxjerrë në pah kufizimet serioze të stadiumit “Fadil Vokrri”, ndërsa institucionet dhe akterët e ndryshëm vazhdojnë të diskutojnë për zgjidhjen më të mirë dhe më të shpejtë për ndërtimin e një impianti të ri modern.

Në këtë kontekst, kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, ka vënë theksin tek presioni i jashtëzakonshëm nga tifozët dhe pamundësia për t’i përmbushur kërkesat për bileta.

Ai ka nënvizuar nevojën urgjente për një stadium të ri që përmbush standardet ndërkombëtare, duke e cilësuar këtë si një domosdoshmëri të menjëhershme për futbollin kosovar.

Tash e sa vite, problemi më i madh për ndërtimin e këtij stadiumi ka qenë çështja e lokacionti se ku do të ndërtohet, me Drenasin dhe Bërrnicën në Prishtinë si dy vendet më të përfolura. Por duket se ka zhvillime të reja në këtë drejtim.

Ministri i Rinisë dhe Sportit, Blerim Gashani, në një intervistë për emisionin “SportCast” në “KosovaPress”, ka theksuar se aktualisht një nga alternativat më të realizueshme mbetet zona e Drenasit.

“Unë nuk është se loboj për një pjesë gjeografike për arsye që jam i lidhur, mirëpo do të shoh opsionet, momentalisht opsioni më real është ai për arsye që janë bërë edhe disa hapa nga Komuna e Drenasit, shumica e qytetarëve tanë kur përmendet lokacioni në komunën e Drenasit mendojnë që është diku thellë në rajonin e Drenasit”, ka thënë ai fillimisht.

“Unë jam i lindur dhe i rritur në atë pjesë dhe e di mirë atë pjesë, mirëpo duhet ta dinë që është administrativisht dhe gjeografikisht në komunën e Drenasit por është shumë afër aeroportit tonë, është pika e fundit në mes të rajonit të Drenasit dhe Fushë Kosovës në atë pjesë, kështu që është një rajon, nuk po them me këtë se po lobojë për atë rajon, për atë pjesë, mirëpo unë jam idhtarë i asaj që le ta bëjmë punën që të ndërtohet stadiumi, nuk ka rëndësi shumë a do të jetë aty apo diku tjetër sepse ekipet profesionale do të thonë punën e tyre”, shtoi ai

Trump: Falënderimi i takon Allahut, e martja do të jetë…

Në një postim në Truth Social, presidenti amerikan, Donald Trump, i ka bërë thirrje Iranit edhe një herë që të lejojë anijet të kalojnë Ngushticën e Hormuzit.

Ai njoftoi se e marta do të jetë “dita e termocentralit dhe dita e urës”.

Me sa duket kjo një paralajmërim për infrastrukturën iraniane.

Më poshtë gjeni postimin e plotë:

E marta do të jetë Dita e Termocentralit dhe Dita e Urës, të gjitha të mbështjella në një, në Iran. Nuk do të ketë asgjë si kjo!!! Hapni Ngushticën e Mallkuar, ju bastardë të çmendur, ose do të jetoni në ferr – do ta shikoni! Falënderimi i qoftë Allahut. Presidenti DONALD J. TRUMP.

Ndryshe, presidenti amerikan së fundmi ka lavdëruar ushtarët amerikanë pas shpëtimit të pilotit të F-15 nga “thellësia brenda maleve të Iranit”.

“Ne kemi shpëtuar anëtarin/oficerin e ekuipazhit të F-15, të plagosur rëndë dhe vërtet të guximshëm, nga thellësia e maleve të Iranit”, deklaroi ai.

“Një shfaqje e mrekullueshme trimërie dhe talenti nga të gjithë. Do të zhvilloj një konferencë për shtyp me ushtrinë në Zyrën Ovale, të hënën, në orën 13:00. Zoti i bekoftë luftëtarët tanë të mëdhenj”, përfundoi Trump.

Albulena Haxhiu bën ndryshimin e parë si u.d. presidente

Pas marrjes së detyrës si ushtruese e detyrës së Presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu ka bërë ndryshimin e parë.

Ajo ka ndryshuar emrin e Presidencës në faqen zyrtare në Facebook.

Haxhiu ka vendosur ta riemërtoj faqen në “Zyra e Presidentes së 6-të të Republikës së Kosovës”, nga “Presidenca e Kosovës” që ishte.

Megjithatë, në përshkrimin e faqes ka mbetur ende emri i ish-presidentes, Vjosa Osmani, ku thuhet se faqja është zyrtare e Presidentes së gjashtë të Republikës së Kosovës, Dr. Vjosa Osmani Sadriu.


Ky detaj ka tërhequr vëmendjen në rrjete sociale, pasi ndryshimi i emrit nuk është shoqëruar plotësisht me përditësimin e përmbajtjes përshkruese.

Kujtojmë se Vjosa Osmanit i ka përfunduar zyrtarisht dje mandati 5 vjeçar si Presidente e Kosovës, ku me këtë rast sipas Kushtetutës detyrën ia kaloi kryetares së Kuvendit, Albulena Haxhiut.

Në ceremoninë e pranim-dorëzimit të detyrë Osmani u shpreh e lumtur që pas saj pozitën ndonëse përkohësisht do ta ushtroj sërish një grua.

“Ju dëshiroj mirëseardhje, nga sonte në mesnatë edhe ushtruese e detyrës së presidentes së Kosovës. Ka qenë dëshirë e imja që kurdo që dalë nga kjo zyrë ta lë një grua prapa. Kjo dëshirë po më realizohet”, i tha Osmani Haxhiut.

Hyn në fuqi vendimi i ri për përcaktimin e çmimit ditor maksimal të derivateve

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit (MINTI) ka miratuar një vendim të ri për rregullimin e çmimeve të produkteve të naftës në tregun vendor, me qëllim rritjen e transparencës dhe parashikueshmërisë në formimin e çmimeve.

Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit, Mimoza Kusari-Lila, ka nënshkruar vendimin për vendosjen e një mekanizmi të ri ditor të çmimeve maksimale të lejuara për derivatet e naftës, i cili hyn në fuqi nga data 05.04.2026.

Ky vendim vjen si rezultat i analizës së vazhdueshme të tregut të derivateve, përmes të dhënave të importit dhe monitorimit të lëvizjeve të çmimeve në tregun ndërkombëtar, si dhe vlerësimeve të institucioneve mbikëqyrëse të tregut.

Në bazë të këtij mekanizmi, Ministria do të publikojë çdo ditë, jo më vonë se ora 10:00, çmimin maksimal të lejuar për shitjen e derivateve në tregun vendor, i cili do të bazohet në mesataren e importeve të përditësuara të 10 milion litrave për naftën (dizel) dhe 1 milion litrave për karburantet tjera.

Për ditën 05.04.2026, çmimet maksimale të lejuara janë si vijon:

• Nafta (dizel): 1.86 euro/litër;

• Benzina: 1.49 euro/litër Ky vendim synon të sigurojë një qasje më të drejtë dhe të unifikuar në treg, duke shmangur luhatjet e menjëhershme dhe të paarsyeshme të çmimeve në nivel të shitjes me pakicë.

Ministria thekson se asnjë operatorë ekonomikë nuk lejohet të tejkalojë çmimin maksimal ditor të publikuar. Për zbatimin e këtij vendimi do të rritet mbikëqyrja në terren nga Inspektorati Qendror i Mbikëqyrjes së Tregut, në bashkëpunim me Doganën e Kosovës dhe Administratën Tatimore të Kosovës, si dhe në koordinim me Autoritetin e Konkurrencës së Republikës së Kosovës.

MINTI u bën thirrje të gjithë operatorëve ekonomikë që të zbatojnë me përpikëri vendimin e ri, me qëllim garantimin e një tregu funksional, të qëndrueshëm dhe në shërbim të interesit të konsumatorit. Këto masa nuk kanë për qëllim të dëmtojnë apo të sanksionojnë asnjë subjekt ekonomik. Ato janë të hartuara për të siguruar barazi në treg, për të mbrojtur konsumatorin dhe për të reflektuar kujdes të shtuar në një periudhë të ndjeshme të luhatjeve dhe pasigurive në tregjet globale të derivateve të naftës.

Shkeljet e këtij vendimi do të trajtohen në përputhje me legjislacionin në fuqi.

Vendimi i ri për derivatet, përcaktohet çmimi maksimal i naftës

Ministrja e Tregtisë, Mimoza Kusari-Lila, ka njoftuar se të premten ka nënshkruar vazhdimin e masës mbrojtëse për produktet e naftës, me qëllim të mbrojtjes së konsumatorëve dhe garantimit të konkurrencës në tregun vendor.

Vendimi është marrë më 03.04.2026, është publikuar në Gazetën Zyrtare të Republikës së Kosovës dhe hyn në fuqi sot, më 04 prill 2026.

Sipas të dhënave të vendimit, nafta ka hyrë në doganë me çmim prej 1.77 euro për litër dhe mund të shitet në tregun vendor jo më shumë se 1.91 euro për litër, duke përfshirë akcizën dhe TVSH-në. Benzina, ndërkohë, ka hyrë në doganë me çmim prej 1.30 euro për litër dhe mund të shitet jo më shumë se 1.44 euro për litër.

“Me këtë vendim marzha e përcaktuar tregtare maksimale të lejuar mbetet si në vijim: Shitja me shumicë: deri në 2 eurocent për litër. Shitja me pakicë: deri në 12 eurocent për litër. Ky vendim parashikon mbikëqyrje të shtuar nga Inspektorati i Tregut, në bashkëpunim me Doganën e Kosovës dhe Administratën Tatimore të Kosovës, si dhe koordinim të ngushtë me Autoritetin e Konkurrencës”, ka shkruar Kusari-Lila.

Ajo gjithashtu ka bërë thirrje tek të gjithë operatorët ekonomikë që ta respektojnë vendimin.

“Çdo shkelje do të trajtohet me masa ndëshkuese, duke përfshirë edhe ndëshkime retroaktive nga Inspektorati i Tregut dhe Administrata Tatimore e Kosovës”, ka shtuar ajo.

Për krahasim, me 3 prill, çmimi maksimal i naftës ka qenë 1.83 euro për litër.

Nuk e morën pagën e 13-të, por Qeveria ka lajm të mrekullueshëm për punëtorët e sektorit privat

Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka paralajmëruar se Qeveria e Kosovës do ta sjellë në Kuvend Pakon për Përballje me Inflacionin 2.0, një paketë ekonomike në vlerë prej 200 milionë eurosh që synon të mbështesë qytetarët më të prekur nga rritja e çmimeve dhe inflacioni. Sipas Muratit, pjesa kryesore e kësaj pakete përfshin mbështetje të menjëhershme për të gjithë  punëtorët e sektorit privat, të cilët kanë pësuar humbje të konsiderueshme nga rritja e kostos së jetesës.

“Qeveria jonë është duke vepruar me shpejtësi për të ofruar një lehtësim të menjëhershëm për pensionistët dhe punëtorët që përballen më shumë me pasojat e inflacionit,” tha Murati.

“Kjo paketë është dizajnuar që të ndikojë drejtpërdrejt në fuqinë blerëse të qytetarëve dhe të mbështesë ata që kanë nevojë më të madhe për ndihmë financiare.”

Ai shtoi se, përveç pensionistëve dhe punëtorëve të sektorit privat, paketa përfshin gjithashtu mbështetje për fëmijët që marrin shtesa dhe studentët, duke theksuar se Qeveria ka synim të përfshijë të gjitha kategoritë më të ndjeshme të shoqërisë.

Murati paralajmëroi se pakoja do të diskutohet dhe miratohet në Kuvend në ditët në vijim, duke u bërë kështu një nga masat më të rëndësishme të Qeverisë për të përballuar sfidat ekonomike aktuale.

“Do t’iu gjuaj”, kush është Korab Bajgora që kërcënoi familjen Haradinaj – vitin e kaluar kishte kërcënuar edhe zyrtarët policorë

Korab Bajgora, i arrestuar të premten për kërcënimet ndaj familjes së Ramush Haradinajt, del të jetë emër i njohur për organet e drejtësisë.

Bajgora, me vendbanim në Pejë, ishte arrestuar në janar të vitit të kaluar nga Policia.

Ai dyshohej se kishte kërcënuar zyrtarët e Policisë së Kosovës derisa ata po mundoheshin ta neutralizonin të dyshuarin.

“Nëse afroheni do tё ju gjuaj ose do ta vras veten”, thuhej se kishte thënë Bajgora, bazuar në një raportim të Sinjalit më 15 janar të vitit 2025.

Bajgora atë kohë dyshohej për dy vepra penale “Mbajtje nё pronёsi kontroll, posedim tё paautorizuar tё armёve” dhe “Pёrdorim i armёs apo mjetit tё rrezikshёm”.

Gjatë kontrollit në banesën e tij, Policia kishte gjetur një pushkë automatike dhe një pistoletë, si dhe disa fishekë.

Bajgora u arrestuar përsëri të premten, por këtë radhë për kërcënime ndaj Ramush Haradinajt.

Sulm seksual ndaj të 7-vjeçares në Vushtrri, i dyshuari përfundon në paraburgim

Gjatë ditës së sotme është raportuar për një rast të rëndë që ka ndodhur në Vushtrri, ku një 7-vjeçare është sulmuar seksualisht në shkollë nga një punëtor teknik.

Lidhur me këtë rasta folur, drejtoresha e Arsimit në këtë komunë, Naile Bekteshi.

Kjo e fundit ka thënë se rasti ka ndodhur me datën 01 të këtij muaji, dhe se, sipas informacioneve rasti ‘’nuk ka ndodhur në shkollë’’.

‘’Mas pari rasti nuk ka ndodhur në shkollë. Jemi të informuar, unë si drejtoreshë e arsimit, jam informuar me datën 03.04, për rastin që ndodhur me të 1. Rasti në fjalë, sipas të dhënave, drejtori që na u ka drejtuar drejtorisë së arsimit, punëtori teknik ka qenë i lirë qat ditë punës, nuk ka qenë në marrëdhënie punë qat ditë hiç, ka marrë leje pushim, për qat ditë u kanë i liruar. Edhe rasti ka ndodhur, vajza duke shkuar në shkollë, sipas informacionit, mësuesja e ka vrejt nxënësen në shkollë që s’po nihet mirë edhe kanë diskutuar me të, pastaj prindi e ka thirre prindin, organet kompetente policinë rreth rastit, dhe tani rasti është dorëzu në organet kompetente’’, ka thënë Bekteshi për T7.

Tutje, e njëjta ka bërë të ditur se ndaj të dyshuarit është dhënë masa e paraburgimit, dhe se, i njëjti është pezulluar nga puna.

‘’Ka qenë 48 orë i burgosur, paraburgim. Sot u dëgjuam me policinë, u marr masa edhe 30 ditë është në paraburgim rreth rastit në fjalë. Ne e kemi pezullua nga vendi i punës, deri në përfundim e procedurave nga organet kompetente. Rasti ka ndodh sipas informacioneve jashtë shkollës’’, ka thënë ajo.