div[data-widget-id="1924179"] { min-height: 300px; }
class="archive paged category category-lajme category-1 custom-background wp-custom-logo paged-165 category-paged-165 wp-theme-news-25 td-standard-pack group-blog hfeed">
Bexhet Xheladini, kryetari me më së shumti vota të diasporës
Bexhet Xheladini, kryetari i Dragashit është kandidati më i votuar nga diaspora në rundin e dytë të zgjedhjeve lokale.

Xheladini i Lidhjes Demokratike të Kosovës, ka siguruar plot 873 vota, duke lënë pas vetes kandidatët për kryetar të 17 komunave të tjera që shkuan në balotazh më 9 nëntor, transmeton Klankosova.tv.

Sipas rezultatit të përmbledhur të KQZ-së, Bexhet Xheladini ka fituar 59.19% të të gjitha votave, duke mposhtur kështu Shaban Shabanin e PDK-së, me të cilin ishin në garë për të parin e Dragashit.

“Ne i mbijetuam Iuftës e ai vdiq në ShBA” – VëIIai i Burim HavoIIit tregon për humbjen e tij

Blerim Havolli, vëllai i Burim Havollit, që vdiq dje në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka folur i përlotur në një prononcim për mediat amerikane.

Havolli, mbikëqyrës i një ndërtese në Brooklyn, u gjet me një lëndim në kokë pasi e kishte konfrontuar një person që dyshohet se donte t’ua vidhte pakot banorëve të ndërtesës.

Sidoqoftë, sipas CBS News, autopsia ka zbuluar që Burim Havolli ka vdekur si pasojë e një problemi ekzistues shëndetësor, dhe Prokuroria e Distriktit të Brooklynit ka rënë përfundim që nuk ka pasur elemente penale.

Vëllai i tij ka rrëfyer ngjarjen midis të ndjerit dhe personit të cilin e kishte konfrontuar dhe pastaj shprehu dhimbjen për mënyrën se si e gjeti vdekjen ai.

“Ne i mbijetuam luftës e ai vdiq në Shtetet e Bashkuara”, thotë në një moment Havolli.

2-vjeçarja goditet për vdekje në Rrogozhinë

Një aksident tragjik me pasojë vdekjen e një të miture 2-vjeçare ka ndodhur në Rrogozhinë.

Shtetasi i Shqipërisë F. Xh., 24 vjeç, banues në Rrogozhinë, ka goditur me automjet në rrugë 2-vjeçaren, shkruan Euronewsal, transmeton Klankosova.tv.

Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Polici për veprime të mëtejshme.

“Pata nevojë ta kem afër kur u bëra baba për herë të parë”, Altin Krasniqi rrëfen mallin për babain
Më 4 nëntor janë bërë pesë vjet që kur ish-kreu i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Jakup Krasniqi u paraburgos në Hagë.

Djali i Jakup Krasniqit, Altini rrëfen si ishte dita kur babai i tij u arrestua nga EULEX-i.

“Ishte një ditë shumë e rëndë për ne. Nuk e kemi prit që në atë mënyrë, një figurë siç ka qenë babai im, një figurë që gjithmonë ka rrezatuar mirësi, të merret në atë mënyrë”, u shpreh ai.

“Për mua është nder dhe krenari me pasë një baba që gjithë jetën e tij ia ka kushtuar lirisë dhe pavarësisë së Kosovës. Pas lirisë, jetën ia kushtoi ndërtimit të institucioneve, shtetit, të së drejtës dhe tërë jeta e tij ka qenë në shërbim të qytetarëve dhe shtetit”, u shpreh tutje Krasniqi.

Altini foli edhe për mungesën që ka për të atin, dhe për kohën kur ai kishte më së shumti nevojë për të.

“Periudha që më së shumti kam pasur nevojë ta kem pranë vetes, ka qenë kur jam bë babë për herë të parë. Kam pas nevojë me e pasë babën këtu, me i bisedu disa gjëra, me më tregu qysh po ndjehet ai në ato çaste, me ndje atë lumturi që jam duke e ndje edhe unë, por edhe si po ndihet ai si gjysh për herë të parë”, rrëfeu Altini në Klan Kosova.

Ai thotë se prindërimin nuk mundi ta shijonte plotësisht pa e pasur babanë afër.

Ruzhdi Shehu vulos fitoren në Junik me votat e diasporës

Ruzhdi Shehu ka vulosur fitoren e tij në Junik, pas përfundimit të numërimit të votave të diasporës, me kusht dhe atyre me nevoja të veçanta.

Në garën e 9 nëntorit, Shehu mposhti Agron Kuçin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, transmeton Klankosova.tv.

Si në rezultatet preliminare, ashtu dhe diaspora vendosën që Shehu i LDK-së të ketë kryesinë e Junikut.

Ai grumbulloi gjithsej 2037 vota, apo 57.38%, derisa kundërkandidati i tij plot 1513 vota.

Votat e diasporës në Gjilan, ky është rezultati

Kandidati i VV-së për kryetar të Gjilanit, Alban Hyseni, ka thelluar fitoren në këtë komunë edhe me votat e diasporës.

Ai ka marrë 72.01% apo 535 vota të mërgimtarëve, shkruan Reporteri.net.

Kundërkandidati i tij Arbër Ismajli nga LDK ka marrë 27.99% apo 208 vota.

Del autopsia e Burim Havollit – policia njujorkeze liron personin që u konfrontua me shqiptarin

Nuk do të ngrihen akuza për vdekjen e mbikëqyrësit të ndërtesës në Brooklyn, Burim Havollit, i cili u gjet me lëndime në kokë pasi burimet policore thanë se ai ishte konfrontuar me një person që po hynte pa leje në apartament dhe po mundohej të vidhte paketat e banorëve.

Autopsia e shqiptarit zbuloi se ai vdiq si pasojë e një gjendje të mëparshme shëndetësore ndërsa Prokurori i Qarkut të Brooklynit vendosi se nuk përbënte asnjë vepër penale konfrontimi i të dyshuarit me 41-vjeçarin nga Kosova, njoftoi policia njujorkeze, NYPD.

I dyshuari që po merrej në pyetje në lidhje me vdekjen e Havollit është liruar nga paraburgimi dhe nuk do të akuzohet, thanë policia.

Theksojmë se një qytetar kishte raportuar në polici një sulm të mërkurën në 1199 Ocean Ave., në Flatbush, ku punonte Havolli.

Ai kishte trauma të mëdha në kokë kur oficerët e gjetën dhe e dërguan me urgjencë në Spitalin e Qarkut Kings, ku atje vdiq. Hetuesit shqyrtuan një video të shkurtër nga celulari që tregonte një person duke debatuar me Havollin dhe duke u sjellë në mënyrë të çrregullt pak momente para sulmit të pretenduar, por ata nuk e klasifikuan vdekjen e shqiptarit si vrasje.

Burime më vonë thanë se mbikëqyrësi 41-vjeçar kishte një bllokim të rëndë të një arterie, raporton cbsnews.

Banorët folën me admirim për Havollin dhe i thanë CBS News New York se vjedhja e paketave është një problem në ndërtesën e tyre.

Vëllai i tij shprehu dhimbjen për humbjen dhe kujtoi si të dy kishin mbijetuar luftën e Kosovës në vitin 1999 përpara se të shkonin në Shtetet e Bashkuara.

“E donte këtë vend. Ky vend na ndihmoi shumë”, tha Blerim Havolli.

“Nuk ka fjalë që mund ta përshkruajnë. Kjo është e trishtë. Ai la pas tre fëmijë dhe ishte vetëm 41 vjeç”, tha kushëriri Petrit Havolli.

Ndryshe, familja ka bërë të ditur se të ndjerin do ta varrosin në vendlindje, Kosovë.

Numërohen votat e diasporës për Obiliqin, Thaçi i VV-së 77.78%, Gashi i LDK-së 22.22%

Kandidati i Vetëvendosjes për kryetar të Obiliqit, Halil Thaçi, e ka mundur edhe me votat e disaporës kundërkandidatin e tij Xhafer Gashi nga LDK, shkruan Reporteri.net.

KQZ sot ka numëruar të gjitha votat e disaporës për këtë komunë, ku Thaçi ka marrë 77.78% apo 70 vota.

Ndërsa, Gashi i LDK-së ka marrë 22.22% apo 20 vota të diasporës.

 

Përmbysje rezultati në Gjakovë edhe me votat me kusht dhe ato me nevoja të veçanta

Ardian Gjini nga AAK ka triumfuar ndaj Ardian Golës së LVV-së në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale të mbajtura më 9 nëntor.

Përveç fitores me votat e rregullta, Gjini ka rezultuar më i votuar edhe te votuesit me kusht dhe te personat me nevoja të veçanta, raporton lajmi.net

Sipas rezultateve të publikuara nga KQZ, kryetari aktual i Gjakovës ka siguruar 32 vota me kusht, ose 58,18%, ndërsa Gola ka marrë 23 vota, përkatësisht 41,82%.

Edhe në kategorinë e votave të personave me nevoja të veçanta, Gjini ka marrë 52 vota (66,67%), ndërsa Gola ka siguruar 33 vota (33,33%).

Bazuar në rezultatet e deritanishme, pa përfshirë votat me postë, Gjini ka grumbulluar 17,231 vota, ose 56,46%, ndërsa Gola 13,287 vota, apo 43,54%.

Paralajmërime për shtrenjtim të produkteve kosovare në dimër

Çmimet e rrymës për kompanitë prodhuese, pas liberalizimit të tregut të energjisë, janë rritur deri në 300 për qind, duke e bërë prodhimin më të kushtueshëm.

Prodhimet vendëse po bëhen më të shtrenjta sesa produktet e importuara nga rajoni dhe Evropa, thotë në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna. Ai pohon se pas qershorit, disa kompani kanë zhvendosur fokusin nga zgjerimi i prodhimit në mbijetesë, duke kërkuar shpëtim te panelet diellore. Madje, disa janë mbyllur, e disa kanë zvogëluar kapacitetet prodhuese.

Në muajt e dimrit pritet kulmi i vështirësive, ndërsa paralajmërohet edhe ngritje e çmimeve të produkteve. Për të lehtësuar gjendjen e bizneseve prodhuese, Rafuna shprehet se qeveria duhet të ndërhyjë me subvencione apo masa fiskale.