IKSHPK flet për rrezikun nga virusi Nipah në Kosovë

Instituti Kombëtar i Shëndeti Publik ka bërë të ditur se Komiteti për Inteligjencë Epidemike dhe Komiteti për Sëmundje Ngjitëse, kanë mbajtur takime, ku kanë diskutuar situatën globale rreth përhapjes së virusit ‘Nipah’.

Për RTK-në ata bën të ditur se sipas vlerësimit aktual të Komiteteve, rreziku për Kosovën është i ulët, meqë edhe OBSH dhe organizatat e tjera kanë vlerësuar se shpërthimet mbeten sporadike, të lokalizuara dhe me mundësi të kufizuara të përhapjes përtej Indisë, ku janë zbuluar dy raste.

Sidoqoftë, sipas tyre, Komitetet kanë rekomanduar që të zgjerohet mbikëqyrja epidemiologjike dhe të rritet gatishmëria e sistemit shëndetësor, mirëpo, në këtë fazë nuk ka arsye për alarmim publik apo rrezik për popullatën në Kosovë.

Mjeku Naser Ramadani, njëherësh ish-drejtues IKSHPK-së, thotë se ekspertët e shëndetit publik theksojnë se virusi Nipah është i rrallë, por kur ndodhin shpërthime, pasojat mund të jenë shumë të rënda.

Tërmet në Kosovë, ja ku ishte epiqendra

Një tërmet me magnitudë 3.2 ballë ka goditur Kosovën mbrëmjen e së dielës, rreth orës 23:09 sipas kohës lokale.

Sipas të dhënave sizmologjike të EMSC, epiqendra e tërmetit ka qenë rreth 15 kilometra në jugperëndim të Prizrenit, ndërsa thellësia e tij ka qenë 5 kilometra, çka e bën atë një tërmet të cekët, shkruan Insajderi.

Lëkundjet janë ndjerë lehtë nga qytetarët në zonën përreth, por nuk raportohet për dëme materiale apo të lënduar. Tërmeti konsiderohet i dobët dhe nuk paraqet rrezik për popullatën.

Mërgimtari ankohet për maltretim në Serbi: I konfiskuan 2,500 euro dhe sende personale

Rilind Krasniqi nga Italia ka raportuar se është maltretuar gjatë kalimit transit në Serbi. Ai deklaroi se autoritetet serbe i konfiskuan telefonin dhe sende personale, përfshirë 2,500 euro.

Pas kontrollit, ata gjetën në pajisjet e tij fotografi të babait të tij, ish-pjesëtar i UÇK-së, dhe figura të njohura të luftës si Adem Jashari, Mujë Krasniqi dhe Vesel Aruçi.

Kontrolli ka zgjatur rreth një orë. Krasniqi ka apeluar qytetarët të shmangin kalimin nëpër Serbi.

Ramush Haradinaj kandidat për president të Kosovës?

Deputeti i zgjedhur i AAK-së, Besnik Tahiri, ka folur për mundësinë që Ramush Haradinaj të jetë kandidat për president të Kosovës.

Ai ka theksuar se një emërim i tillë duhet të mbështetet nga Kuvendi i Kosovës dhe nuk mund të ndodhë përmes marrëveshjesh të fshehta.

“Ka kalu koha kur mundet dikush me zarf me u bë president. President do të bëhet nëse parlamenti i Kosovës i bën votat. Kjo temë duhet me buru prej popullit të Kosovës. Për vizitën ne kemi marrë ftesë në tetor. Nëse ka iniciativë prej deputetëve… Kërkesa e Haradinajt nuk ka qenë sekret që e synon këtë pozitë. Por kjo pozitë nuk mundet me u bë pa i pas 30 nënshkrime..”, ka deklaruar Tahiri.

Vëllai e rrah vëllain në Kaçanik, e bën për spital

Një person është arrestuar pasi i njëjti dyshohet se kishte sulmuar fizikisht vëllain e tij në Kaçanik.

Në raportin 24-orësh thuhet se si pasojë e e sulmit viktima ka pësuar lëndime të lehta trupore për çka dhe i është ofruar tretmani mjekësor.

“I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thotë Policia.

Vdes tragjikisht një person, policia jep detaje

Policia ka njoftuar se ka vdekur personi që ishte aksidentuar në Sllatinë më 6 shkurt.

Trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion në IML.

“AKSIDENT TRAFIKU ME FATALITET- Sllatinë, Rr. Prishtinë-Pejë / 06.02.2026 – 19:47. Sot me datë 07.02.2026 rreth orës 11:00 derisa ka qenë në tretman mjekësor në QKUK – si pasojë e lëndimeve të marra në aksident trafiku viktima m/k, ka ndërruar jetë. Me vendim të Prokurorit trupi i pajetë dërgohet për obduksion në IML-Prishtinë. Rasti nën hetime.”

E dhimbshme: Ky është 43-vjeçari që vdiq tragjikisht në vendin e punës

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur dje rreth orës 15:00 në rrugën Ferizaj–Prishtinë, ku një punëtor ka humbur jetën pasi ka rënë nga një lartësi në vendin e punës.

Klank raporton se viktima është Gazmend Ahmeti, i lindur në vitin 1982 nga fshati Mihaliq i Vushtrrisë.

Ai ishte duke punuar në një objekt ndërtimi kur, për arsye ende të paqarta, ka rënë nga lartësia dhe ka pësuar lëndime të rënda trupore.

Lajmin e konfirmoi edhe zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila bëri të ditur se viktima nuk ka arritur t’u mbijetojë plagëve të marra.

“Sot rreth orës 15:00 kemi pranuar informatën se në rrugën Ferizaj–Prishtinë, një person ka rënë nga një lartësi derisa ishte duke punuar. Viktima, mashkull 43-vjeçar, nuk ka arritur t’i përballojë plagët dhe ka ndërruar jetë. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje,” ka deklaruar Ahmeti.

Ajo shtoi se Policia e Kosovës, në koordinim me Prokurorinë dhe Inspektoratin e Punës, ka nisur hetimet për të sqaruar rrethanat e plota të rastit.

Vdes tragjikisht një 43-vjeçar në rrugën Ferizaj-Prishtinë

Sot rreth orës 15:00, një punëtor 43-vjeçar ka humbur jetën pasi ra nga një lartësi në vendin punës në rrugën Ferizaj -Prishtinë.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Bëhet e ditur se viktima ka rënë nga një objekt derisa ishte duke punuar dhe i njëjti nuk i përballoi plagët e marra.

“Sot rreth orës 15:00, kemi pranuar informatën se në rrugën Ferizaj -Prishtinë, një person ka rënë nga një lartësi (objekt) derisa ishte duke punuar.  Viktima mashkull, 43vjeç,  nuk ka arritë të përballojë plagët dhe i njëjti ka ndërruar jetë. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje.  Policia në koordinim me prokurorinë dhe Inspektoriatin e Punës kanë nisë një hetim lidhur me këtë rast.  Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje. Policia, në koordinim me prokurorinë dhe Inspektoriatin e Punës, ka nisur hetimet për të përcaktuar rrethanat e ngjarjes”, njoftoi Flora Ahmeti.

Djali në Gjilan gjen të vdekur babain në stallën e lopëve

Një person ka vdekur në rrethana të dyshimta sot në Gjilan.

Siç merr vesh Insajderi, djali ka gjetur të vdekur babain në stallën e lopëve.

Rasti ka ndodhur konkretisht në fshatin Bilinicë.

Mustafa: Osmani nuk është rugoviste, me qenë kryetar i LDK-së nuk do të votohej si presidente

Me qenë kryetar i LDK-së nuk do të kisha lejuar që deputetët e mi të votojnë ose t’ia mundësojnë Vjosa Osmanit të jetë presidente, thotë Isa Mustafa. Sipas tij, Osmani gjatë pesë viteve të mandatit nuk ka qenë neutrale, por e njëanshme, duke i mbajtur anën qeverisë dhe Lëvizjes Vetëvendosje.

Madje, ai në një intervistë për KosovaPress, thekson se sjellja e Osmanit nuk përkon me rugovizmin, pasi e njëjta e ka shkatërruar LDK-në. Megjithatë, Mustafa deklaron se nëse Osmani propozohet sërish për presidente, i takon deputetëve të LDK-së të analizojnë dhe mos të ngutën për çfarëdo vendimmarrjeje.

“Me pas qenë unë kryetar i LDK-së, në asnjë rast nuk isha pajtuar që deputetët e mi të qëndronin në sallë ose të votonin Vjosën. Sepse Vjosa na e shkatërroi partinë, edhe s’kam pasur një arsye që unë tash ta shpërblej atë që e solli LDK-në, kur ne e bëmë atë, edhe udhëheqëse të listës në fushatë, edhe kandidate për kryeministre, edhe kryetare të Kuvendit. Ajo kryetare e Kuvendit të Kosovës është bërë me, me insistimin tim… Në situatën aktuale, dikush duhet të bëhet president. Tash në qoftë se thojmë Vjosa jo, ne duhet të dimë kush është tjetërkush. Në LDK unë mendoj që LDK-ja tani duhet ta analizojë atje. S’duhet të ngutemi me thënë, po bëj ndonjë marrëveshje me ju”, thekson Mustafa.

Ai e akuzoi Osmanin edhe për shkelje të vazhdueshme të Kushtetutës, duke përmendur rastin e shkarkimit të kryetares së KQZ-së dhe bllokimin e Kryeprokurorit të Shtetit.

“Në kontekst të neutralitetit absolutikisht s’ka qenë neutrale. Ka qenë e njëanshme. Në kontekst të Kushtetutës, ka pasur probleme me Kushtetutën, edhe kur e ka shkarkuar kryetarin e KQZ-së, sepse e ka shkarkuar në mënyrë jo kushtetuese, mirëpo nuk ia kanë bërë nënshkrimet njerëzit, deputetët e Kuvendit, sidomos ata të LDK-së, s’kanë dashur. Edhe kur e ka bllokuar kryeprokurorin e shtetit. Domethënë në ato dy raste janë shkelje të qarta, por Gjykata Kushtetuese nuk vendos në qoftë se dikush nuk e hap rastin”, shton ai.

Duke folur për deklarimet e deputetit të LDK-së, Ukë Rugovës, njëherësh djali i ish-presidentit Ibrahim Rugova, se Osmani është rugoviste, ai thotë se sjellja e saj nuk përkon me rugovizmin.

Mustafa thekson se LDK-ja e dëmtuar dhe e përçarë i shërben vetëm krijimit të një shteti njëpartiak në Kosovë.

“Ukë Rugova së pari duhet të sqarojë çka është Rugovizmi. A është sjellja e zonjës Osmani, sjellja e Ibrahim Rugovës? Unë mund të them jo. Unë e njoh Rugovën…. Tash në qoftë se Ukë Rugova, djali i Ibrahim Rugovës, thotë se është rugoviste, atëherë pse rugovistja e Ukë Rugovës e shkatërroi LDK-në? Pse? Cili ishte arsyeja e saj që ta shkatërronte LDK-në edhe ta çonte LDK-në në VV, në një parti të majtë, krejtësisht të majtë. Ta shkatërronte konkurrencën politike në Kosovë, sepse pa LDK nuk ka konkurrencë politike në Kosovë. Me LDK-në të dëmtuar, të shkatërruar, Kosova s’ka konkurrencë. Kosova veç me ka shtet njëpartiak. Edhe në qoftë se dikush i kontribuon këtij shteti njëpartiak në Kosovë, atëherë ç’a ka lidhje me Ibrahim Rugovën? Pse po keqpërdorim Ibrahim Rugovën si bashkëpunëtor, si kryetar, si president, ose si babë? Nuk ka asnjë, nuk ka asnjë kuptim të sillemi kështu, ose t’i bëjmë njerëzit tanë të këqija në këtë botë edhe thotë, “Jam rugovist”. Dalin e bëjnë zhurmën më të madhe, themi, e cila nuk përngjan në asgjë, edhe thotë, “Jam rugovist i Ibrahim Rugovës”. Po si je Ibrahim Rugovës? Ibrahim Rugova s’është sjellë kurrë ashtu”, deklaron Mustafa.

Sipas tij, nëse s’ka konsensus për zgjedhjen e presidentit, vendi duhet të shkojë në zgjedhje të reja. Ai deklaron se nëse LDK-ja kthjellet dhe ka unitet të brendshëm, shumë lehtë do t’i arrijë 20 deputetë në Kuvend.

“Po unë, unë besoj që në qoftë se LDK-ja kthjellet pak, dhe në qoftë se, kthjellet, kthjellet pak edhe në qoftë se LDK-ja krijon unitet të brendshëm të funksionimit, edhe në qoftë se LDK-ja, tash po citoj Abdixhikun, e lexon qartë edhe e kupton qartë zërin e qytetarëve, edhe në qoftë se LDK-ja reflekton karshi zërit të qytetarëve, atëherë unë besoj që LDK-ja edhe në këto zgjedhje mund t’i bëjë nja 20 deputetë pa fije zori, i nxjerr. I bën sepse është me rëndësi të dërgohen mesazhe të qarta në terren, sepse votat nuk i bën Kuvendi i LDK-së, as kryesia e LDK-së, as Këshilli i Përgjithshëm i LDK-së… Jo, jo, unë mundem të them, unë mundem të them edhe 50 që i bën, ose edhe 30 që i bën. Por unë mendoj që s’mundet të bëhet shpejt, për arsye se është dëmtuar shumë, por është me rëndësi të fillojë trendi pozitiv, të shkojë lart. Sepse unë mund të them i bën 25, mund t’i bëjë 30. Mirëpo unë flas ashtu, domethënë, unë s’dëshiroj ta gënjej opinionin, flas ashtu si unë e mendoj që mundet të rritet, domethënë kjo është mënyrë e rritjes. Në qoftë se rritet pesë, tash rritet edhe 10 në zgjedhjet e ardhshme, atëherë LDK e kreu punën e vet”, thekson Mustafa.

Mustafa deklaron se s’ka asnjë ambicie për president të vendit, edhe nëse propozohet si emër nga LDK-ja për këtë post.

Ai deklaron se tani ka probleme shëndetësore, duke përmendur edhe sfidat që ka pasur si kryeministër, kur, siç thotë, është ballafaquar me gazlotësjellës dhe bomba gazi, madje edhe djegie të shtëpisë.

“Jo, unë e kam, unë e kam përfunduar, themi, karrierën time politike. Së pari s’kam pasur asnjë ambicie që tani të shoh apo të mendoj apo ta ëndërroj për pozita shtetërore. Kam edhe probleme shëndetësore të cilat nuk mund t’i përballoj. Ato probleme, tash s’kam dashur edhe kryetar i LDK-së të qëndroj me vite të fundit, apo tash të them, “Hë se unë po…” Po unë s’kam problem me kokën, s’kam problem me mendimin, s’kam problem me analizën… Po, mirëpo unë kam problem me, me sëmundjen tjetër të cilën e kam origjinale, e kam çështje, domethënë, që më ka krijuar prej një presioni të madh që kam pasur sa kam qenë kryeministër i këtij vendi, se unë më shumë kam qeverisur me gaz lotsjellës, me bomba, me bombola gazi, me, domethënë, me akte të dhunimit të shtëpisë time, e të kalljes së shtëpisë, dhe ato të gjitha shprehen tash. Unë edhe njeriu s’mund t’i paramendojë vetes që unë edhe njëherë hyj në atë valle me njerëz të tillë të cilët nuk kanë marrë asnjëherë, nuk kanë marrë as dënime, as kritika meritore për atë”, potencon Mustafa.