Kë do ta përkrahë PDK-ja në balotazh në Prishtinë, flet Memli Krasniqi

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka folur për pozicionin që do të mbajë PDK në procesin e balotazhit ku janë një numër i madh i komunave.

Krasniqi ka thënë se është normale që PDK do të ketë nevojë për partitë e tjera në disa komuna, por edhe partitë e tjera do të kenë nevojë për PDK-në në komuna të tjera.

Kur ka folur për Prishtinën, ka thënë se është temë e veçantë dhe se do ta diskutojnë në parti nëse do të marrin qëndrim për ta përkrahur ndonjë prej partive që do të jenë në balotazh.

Ai ka thënë se fillimisht i takon Uran Ismailit të merr qëndrim, e më pas për të vendosur bashkaraisht rreth pozicionimit për balotazhin e Prishtinës.

“Kryeqyteti është temë në vetvete, do të merr trajtimin meritor në kohën e duhur. I takon Uran Ismailit si kryetar i degës, normalisht besoj shumë që Urani ka qenë kandidati më i mirë dhe më i duhur për Prishtinën, për pak s’e arriti balotazhin. Jemi në një situatë, ku si në komunat tjera, Uranit i takon ta thotë fjalën e tij e ta marrim pastaj vendimin bashkë”, ka thënë Krasniqi.

Përditësim i të dhënave, kjo është gruaja më e votuar nga LDK

Janë numëruar 17.70% të votave për asambleistët e Podujevës.

Për momentin, gruaja më e votuar në LDK është Alisa Jetullahu.

Ajo ka 99 vota.

Kur do të dalin 100 eurot? Kjo është gjithçka që dihet deri tani

Kur do të dalin 100 eurot? Kjo është gjithçka që dihet deri tani

Ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati, ka thënë se studentët për shtesat e 100 euro mund të aplikojnë deri në fund të muajit tetor, ndërsa ka treguar se kur mund të dalin paratë.

”Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Murati ka thënë se të drejtë aplikimi për shtesat prej 100 euro kanë të gjithë studentët aktivë të të gjitha niveleve Bachelor, Master dhe Doktoratë, të të gjitha universiteteve publike dhe private në Kosovë.

“Sigurohuni që i plotësoni të gjitha fushat saktë dhe pa gabime. Nëse ka gabime, aplikimi refuzohet. Afati për aplikim është deri në fund të muajit tetor, kurse pagesat do të kryhet me grupe, sipas radhës së aplikimit” – ka shkruar Murati.

Ndërsa për “Bursën e Mobilitetit”, sipas Muratit, kanë të drejtë aplikmi studentët e nivelit bachelor të universiteteve të akredituara në Kosovë.

Ai ka thënë se kusht për përfitimin e kësaj burse është që familja e studentit të ketë të ardhura vjetore bruto jo më shumë se 12 mijë euro.

Një qytetar e hoqi fotografinë e Memli Krasniqit, ndërhyn Lladrovci: Ktheje në vend, mos prekni kurrgjë!

Kryetari i Iniciativës “Për Drenasin Kampion”, Ramiz Lladrovci, pas fitores pa balotazh në zgjedhjet e 12 tetorit edhe për një mandat të kryetarit të Drenasit, me t’u rikthyer sonte në zyrën e vjetër, ku më parë

ka qenë selia e Degës së PDK-së në këtë qytet, një qytetar e hoqi fotografinë e kryetarit të PDK-së, Memli Krasniqit, por Lladrovci menjëherë kërkoi që ta vendos sërish aty ku ishte.

“Ktheje në vend! Mos prekni kurrgjë!”, u shpreh i prerë, Lladrovci./EO

Nasim Haradinaj: Është fyerje të krahasohet Edi Rama me Albin Kurtin

Nasim Haradinaj ka folur për rrugëtimin nga Kosova drejt Hagës me një grup motoristësh nga shumë shtete të ndryshme.

Haradinaj është pyetur edhe për protestën që do të organizohet në Tiranë, dhe për kontributin e Edi Ramës dhe të kryeministrit Albin Kurti rreth çështjes që lidhet me Hagën dhe ish-krerët e UÇK-së.

Nasim Haradinaj ka thënë se është fyese që të krahasohet Kurti me Ramën, meqë sipas tij, kryeministri shqiptar është duke bërë më shumë se vetë veteranët për çështjen e Hagës.

 

 

“Ali Asllani ka thënë se s’krahasohet thëngiu me arin, vec krahasimi është fyes. Ta krahasosh kryeministrin tonë fatkeqësisht me kryeministrin e Shqipërisë, sepse ai [Rama] është tu bo ma shumë se na dhe po na kritikon që s’po bëjmë më shumë”, ka deklaruar Haradinaj në FRONTAL.

“Ich liebe dich Albin Kurti”, ja sa vota i mori kandidati LVV-së në Istog, që u bë viral me videon te ura në Mitrovicë

“Ich liebe dich Albin Kurti”, Avdyl Ferataj, kandidati i LVV-së për Kuvend Komunal në Istog ka marrë deri më tash vetëm 45 vota.

Ferataj për pak orë gjatë fushatës u bë viral në rrjetet sociale me një klip në kuadër të fushatës që e bëri tek ura e re në Mitrovicë, pavraësisht se ky i fundit kandidonte për krejt një komunë tjetër.

Ai arriti “famën” për 24 orë por jo edhe të bindte qytetarët e Istogut që ta votonin atë, tani kur janë numëruar 47 nga 60 vendvotime.

Në klipinin me të cilin u bë i famshëm ai lavdëronte kryetarin e partisë së tij, kryeministrin në detyrë Albin Kurtin duke e ngritur në qiell për hapjen e urës në Mitrovicë, derisa në këtë moment ai nuk u përmbajt duke i thënë edhe “të dua” në gjermanisht”.

Kandidati Ferataj në këtë kip bëri gabime bazike në të shprehur, si fjalët “termi apo shprehja” e ngatërroi me “terminalet” e shumë gabime të tjera.

Kujtojmë së në Istog ka korrur fitore edhe për një mandat tjetër, kandidati i LDK-së, Ilir Ferati me 59.08% ndërsa partia e Ferataj, LVV është në vendin e tretë me 12.93%./Gazeta Infokus

VIDEO:

 

Hysni Mehani intervistohet si dëshmitar për dyshimet për keqperdorime me prona në Skenderaj

Kryetari i Qendrës së Lëvizjes Vetëvendosje në Skenderaj, Hysni Mehani, ka njoftuar se sot ka dhënë dëshminë e tij në Policinë e Kosovës në cilësinë e dëshmitarit, pas kërkesës së Prokurorisë.

“Sot, në cilësinë e dëshmitarit, pas kërkesës së prokurorisë, kam dhënë dëshminë time në Policinë e Kosovës, në lidhje me keqpërdorimet e pronave komunale në Skënderaj,” ka shkruar Mehani.

Ai e ka cilësuar këtë si një zhvillim pozitiv, duke theksuar se institucionet përkatëse më në fund po veprojnë për të mbrojtur pronën publike.

“Lajm jashtëzakonisht i mirë që policia dhe prokuroria janë vënë në lëvizje për të mbrojtur pronën komunale në Skënderaj,” ka shtuar ai.

PDK-ja pjesë e Qeverisë Kurti 3? Vjen lajmi i fundit

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi në konferencën për media ka deklaruar se nuk ka pas kurrëfarë kontakti apo komunikimi me Lëvizjen Vetëvendosje, shkruan Reporteri.net.

Ai tha se edhe nëse do të ndodhte një kërkesë nga ana e VV-së, nuk do të pranonin të diskutonin për qeveri me ta.

“Nuk kam kurrfarë kontakti as komunikimi me Vetëvendosjen. Nuk pres kurrfarë kërkese, por po e them përmes juve kot e dërgon kërkesën se për këtë çështje as që e diskutojmë me Albin Kurtin çfarëdo lloj qeverie në çfarëdo opsioni. Kjo është e qartë prej datës 10 shkurt, e ka thënë Bedri Hamza. Qëndrimet tona janë konsistente”, tha Krasniqi para gazetarëve.

Sipas Krasniqit, Kurti nuk i ka numrat për ta bërë qeverinë, por që i ka edhe 11 ditë kohë për ta provuar.

“Kurti e ka pranu mandatin nga presidentja, i ka edhe 11 ditë për me provu me bo qeverinë”.

“Jam i bindur siç kam qenë gjithmonë, që s’ka numra. E më pas ezaurimi i provës së parë, sjell atë të provës së dytë. Afatet kushtetuese janë të tilla, që mund të përfundojmë në zgjedhje mes 30 nëntorit deri më 14 dhjetorit, ndoshta me 7 dhjetor. E nëse na befason Kurti, mbesim me shku në zgjedhje në prill”, tha Krasniqi.

Përditësimi i fundit: Kjo është dhjetëshja që po prijnë për Asamble në Prishtinë, e LDK-së, PDK-së dhe VV-së

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka përditësuar rezultatete kandidatëve për Kuvendin Komunal të Prishtinës.

Si parti e parë, LDK aktualisht është e para me 29.63% apo 3,929 vota, PDK e dyta me 22.09% apo 2,925 vota dhe VV e treta me 21.47% apo 2,846 vota.

Nga 41 vendvotime e numëruara nga 268 sa janë gjithsej, në listën e LDK-së i pari është Përparim Rama, si bartës i listës me 3,929 vota.

Në vend të dytë është Bujar Gashi me 241 vota, në vend të tretë del të jetë Bekim Gashi me 173 vota, Milazim Vitija del të jetë i treti me 174 vota, në të katërtin Fadil Aliu me 146 vota dhe të pestin 125 vota.

6. Egzon Pacolli 124
7. Dasmor Durimishi
8. Etnik Mustafa
9. Driton Rukiqi
10.Fjolla Vrajolli

Nga Partia Demokratike e Kosovës, Uran Ismaili renditet i pari me 2,925 vota. Në vend të dytë është Besianë Musmurati me 142 vota ndërsa në vend të tretë Agron Canolli me 131 vota. Në vend të katërt është Leutrim Retkoceri 119 Vota dhe në vend të pestë Ilirik Musliu me 115 vota.

6. Yll Muriqi 106 Vota
7. Florian Beka 103 Vota
8. Granit Geci 85 vota
9. Trim Syla 82 vota
10. Fatmir Dervishi 80 Vota

Tek VV e para është Mrika Limani Myrtaj, si bartëse liste me 2,846 vota. Në vend të dytë është Gëzim Sveçla me 229 Vota, ndërsa në vend të tretë Jeta Bujari me 157 vota. Në vend të katërt është Feim Osmani me 110 vota, ndërsa Berita Abazi Muhadri ka 110 vota.

6. Nora Kalmendi me 109 vota
7. Egzon Azemi me 106 vota
8. Avni Osmani 100 vota
9. Besart Krasniqi 72 vota
10. Nexhmije Gjema 68 vota

Nëse i shihni këtë dy persona, lajmërojeni menjëherë Policinë – dyshohen për vjedhje të rëndë

Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për të identifikuar dy personave të dyshuar, raporton Gazeta Sinjali.

Nëpërmjet një postimi në rrjetin social Facebook, Policia ka bërë me dije se personat që kërkohen, dyshohet për kryerjen e veprës penale “Vjedhje e rëndë”.

Kërkesa e Policisë:

PERSON NË KËRKIM

Policia e Kosovës, përmes Drejtorisë Rajonale të Policisë në Gjilan, kërkon bashkëpunimin e qytetarëve dhe mediave me qëllim të identifikimit, lokalizimit dhe arrestimit të personave të dyshuar për kryerjen e veprës penale “Vjedhje e rëndë”, bazuar në autorizimin e Prokurorisë Themelore në Gjilan.

Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan është duke ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore për gjetjen dhe kapjen e personave të dyshuar.

Policia e Kosovës bën thirrje që kushdo që ka informacion lidhur me identitetin apo vendndodhjen e personave në fotot e bashkangjitura, të kontaktojë menjëherë:

📞 192

📞 038 508 07001

📧 info@kosovopolice.com

📱 Aplikacioni digjital “Lajmëro Policinë”.

Të gjitha informacionet e pranuara do të trajtohen me konfidencialitet të plotë.

Policia e Kosovës

Drejtoria Rajonale e Policisë – Gjilan