Analisti Shenoll Muharremi përmes një analize të publikuar në bazë të të dhënave të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve konsideron se Partia Demokratike e Kosovës ka shënuar performancën më të mirë zgjedhore në raundin e parë të zgjedhjeve të 12 tetorit duke u radhitur kështu si fituesja më e madhe në aspektin e rritjes së votave për kandidatët për kryetarë komunash.
Duke bërë krahasime me zgjedhjet e kaluara ai tha se kjo parti ka rritur “numrin e votave për kryetarë nga 177,297/2021 në 199,484/2025 apo një ndryshim pozitiv prej +22,187 votave në raundin e parë (pa diasporë dhe vota me kusht).
“Në krahasim, LVV ka pasur nje rritje prej +8,152 votave (2021/2025) por Lëvizja Vetëvendosje ka numrin me të lartë të përgjithshëm të votave për kryetarë 224,381 vota krahasuar me 199,484 PDK”.
“Rezultatet sugjerojnë konsolidim dhe rritje cilësore për PDK në zgjedhjet lokale dhe një momentum të qëndrueshëm për zgjedhjet nacionale, sidomos nëse ruhet ky ritëm në balotazh. Rritja dramatike ne Prishtinë me +9,968 vota dhe Prizren me +5,362 si dhe mirëmbatja e pozicionit kryesor në Mitrovicë, Ferizaj, Vushtrri, Skenderajt, rritja ne Lipjan dhe Istog janë indikatorë pozitiv”.
“Sfida kryesore mbetet vazhdimi i momentumit dhe konsolidimi rreth Prishtinës si dhe gjetja e zgjidhjes për rajonin Perendimor ku ka pozicion jo të mirë”, shkroi ai në Facebook.
Muharremi njëherësh njoftoi se të gjitha të dhënat e publikuara janë nga KQZ ndërsa sipas tij, ndonjë komunë edhe mund të ketë gabime të paqëllimshme.
“Secili rezultat të vërtetohet nga burimet zyrtare në KQZ-së. Ky elaborim ka për bazë vetëm raundin e parë për kryetarë dhe duhet të kuptohet më shumë si trend tregues”, shtoi ai.
Më poshtë postimi i plotë i tij:
Partia Demokratike e Kosovës – Performanca Zgjedhore për Kryetarë Komunash (2025 vs 2021)
PDK ka tregu performancë të mirë dhe është fituesja më e madhe në raundin e parë me rritje të numrit të votave për kryetarë nga 177,297/2021 në 199,484/2025 apo një ndryshim pozitiv prej +22,187 votave në roundin e parë (pa diasporë dhe vota me kusht).
Në krahasim, LVV ka pasur nje rritje prej +8,152 votave (2021/2025) por Lëvizja Vetëvendosje ka numrin me të lartë të përgjithshëm të votave për kryetarë 224,381 vota krahasuar me 199,484 PDK.
Rezultatet sugjerojnë konsolidim dhe rritje cilësore për PDK në zgjedhjet lokale dhe një momentum të qëndrueshëm për zgjedhjet nacionale, sidomos nëse ruhet ky ritëm në balotazh.
Rritja dramatike ne Prishtinë me +9,968 vota dhe Prizren me +5,362 si dhe mirëmbatja e pozicionit kryesor në Mitrovicë, Ferizaj, Vushtrri, Skenderajt, rritja ne Lipjan dhe Istog janë indikatorë pozitiv.
Sfida kryesore mbetet vazhdimi i momentumit dhe konsolidimi rreth Prishtinës si dhe gjetja e zgjidhjes për rajonin Perendimor ku ka pozicion jo të mirë.
Përmbledhje Kryesore
-Votat 2021: 177,297
-Votat 2025: 199,484
-Ndryshim total: +22,187 vota
Trendi tregon rritje kredibile prej +12.5%, duke e bërë PDK-në partinë me rritjen më të madhe neto krahasuar me 2021 në këtë raund, sa i përket votave për kryetarë komunash.
Komunat ku PDK ka fituar më shumë
-Prishtinë: +9,968*
-Prizren: +5,362
-Lipjan: +3,760
-Vushtrri +3,279
-Istog +2,595
*Rritja më e madhe në Kosovë dhe rikthim i fuqishëm urban
Këto komuna përfaqësojnë kthesën e madhe elektorale të PDK-së, e cila ka arritur të forcojë bastionet e veta dhe njëkohësisht të depërtojë në disa komuna të reja.
Rritje të lehta
-Pejë: +2,005
-Gjilan: +1,755
-Klinë: +1,437
Komunat me rënie të votave
-Ferizaj: -2,907
-Kamenicë: -1,413
-Mitrovicë: -1,198
-Drenas: -1,046
Edhe pse në Ferizaj PDK ka fituar pa balotazh, ka një tkurrje të votave prej gati 3,000 votave. Gjtihashtu në Kamenicë ka një rënie prej 1,4k vota, ndërsa në Mitrovicë, përkundër performancës së mirë të kandidatit të ri dhe numrin më të lartë të votave në roundin e parë, kandidati ka rreth -1,2k vota më pak sesa Bedri Hamza në roundin e parë. Në Drenas në roundin e parë 2021 ka pasur 10,419 vota, ndërsa me 12 tetor 2025 ka fituar 9,373 vota.
Dinamikat Rajonale:
-Qendër (Prishtinë, Lipjan, Fushë Kosovë, Obiliq) Rritje neto, sidomos një ‘shpërthim’ në Prishtin por gjithashtu rritje te votave prej 5,201 ne 8,961 (+3,760) ne Lipjan.
-Lindje (Gjilan, Viti, Kamenicë) Rritje e pjesshme në Gjilan nga 3,518 në 5,273 vota (+1,755), ndërkohë që në Viti ka ruajtur numrin e votave (nga 4,879/2021 në 4,831/2025). Në Kamenicë ka humbje apo rënie të përkrahjes nga 2,098 vota në 2021 në 685 vota 2025 apo -1,413.
-Jug (Prizren, Ferizaj, Kaçanik, Shtime) Stabilitet dhe rritje. Në Prizren kemi rritjen më të theksuar pas Prishtinës. Votat atje janë rritur nga 18,919/2021 në 24,281/2025 apo +5,362. Në Ferizaj kemi tkurrje për -2,907 por në vendin e parë të konsoliduar.
Shtime ka -723 më pak e Kaqaniku gjithashtu -732.
-Veriu (Mitrovicë, Skenderaj, Vushtrri) Rritje e ndjeshme dhe konsolidim i plotë i bazës. Mitrovicë stabilitet me një tkurrje të lehtë nga 16,566 në 15,368. Në Vushtrri konsolidim dhe rritje e theksuar nga 10,247 në 13,526 vota (+3,279). Në Skenderajt tkurrje të numrit të votave prej 13,123/2021 në 12,433/2025 por rrithe te % nga 57.89% në 83.45%.
-Perëndim (Peje, Istog, Rahovec, Kline, Gjakovë) Rezultate të përziera, rritja në numra por pozicion i dobët rajonal. Pejë 2,005 më shumë, por kjo vetëm pasiqë nuk ka pasur kandidat me 2021. Gjakove rritje nga 1,377 2,277 por vendi i 4-te me 5,75%. Istog rritje e theksuar nga 1,189/2021 në 3,784/2025 (+2,595) dhe kalim në vendin e dytë. Klinë rritje nga 4,766/2021 në 6,203/2021 (+1,437) dhe Rahovec rritje te votave nga 2,418/2021 ne 3,077/2025.
p.s. Të gjitha të dhënat janë nga KQZ ndërsa ndonjë komunë edhe mund të ketë gabime të paqëllimshme. Secili rezultat të vërtetohet nga burimet zyrtare në KQZ-së. Ky elaborim ka për bazë vetëm roundin e parë për kryetarë dhe duhet të kuptohet më shumë si trend tregues.
Një grup i organizuar, ende po vazhdon të operoj me kontrabandë në veri të vendit.
Grupi dyshohet të ketë lidhje të forta edhe me një zyrtar policor shqiptar, i cili është pjesë e Inteligjencës së Policisë së Kosovës.
Zyrtari G.K, emër i njohur për redaksinë, në disa fotografi të siguruara nga televizioni, shihet duke u shoqëruar me grupin e kontrabandës në veri, nofka e të cilëve është “Limuncat”.
Pjesë e grupit janë Millosh Vicentijevic dhe Miljan Vicentijevic, të cilët kanë lidhje biznesore me Radule Stevic, personi i cili është pjesë e aktakuzës në rastin “Banjska”, si i akuzuar për pastrim të parave.
Sipas burimeve të TËVË1, këto fotografi e vërtetojnë bashkëpunimin e policit G.K, në këtë grup të kontrabandës.
Për t’ia mundësuar Millan Vicentijeviqit kontrabandimin e mallrave nga Serbia në Kosovë, G.K dyshohet se u pagua prej 400 deri në 800 euro.
Përveç lidhjes me këtë grup, institucionet e sigurisë kanë dyshime të bazuara se zyrtari policor G.K, dërgon edhe informacione te BIA serbe.
Polici emër i njohur për redaksinë përveç pasaportës së Kosovës, posedon edhe një letërnjoftim të Serbisë.
TËVË1 ka siguruar këtë letërnjoftim, mirëpo për shkak të ruajtjes së konfidencialitetit nuk do ta zbuloj këtë dokument.
G.K dyshohet se është pajisur edhe me pasaportë të shtetit serb.
Madje, TËVË1 ka mësuar se kur kamionët e Millan dhe Millosh Vicentinjeviq bllokuan më 24 shtator urën në fshatin Banjskë të Zveçanit, komunikuan me G.K për të marrë informacione rreth lëvizjeve të Policisë së Kosovës.
Pjesë e grupit është edhe kunati i Radule Stevic, Ivan Grubor, për të cilin i kemi siguruar edhe këto fotografi gjatë një takimi në Mitrovicë të Veriut.
Grupi bashkëpunon edhe me Presidentin e Serbisë Aleksandar Vuçiq, fakt i cili vërtetohet përmes këtyre fotografive të Millan Vicentijeviq pranë Vuqiqit në vitin 2018, në inaugurimin e Qendrës për Ekologji dhe Zhvillim të Sportit, në afërsi të liqenit të Ujmanit.
Qendra dyshohet se është përdorur edhe për aktivitete terroriste.
Ndaj zyrtarit G.K, Policia e Kosovës e kishte nisur një hetim të brendshëm në vitin 2015.
Sipas dokumentetit të siguruar, G.K gjatë kryerjes së detyrës zyrtare në pikën kufitare në Jarinje, kishte regjistruar hyrje të kamionit nga Serbia në Kosovës në emër të Dragisa Miletic, për cka raporti thotë se ky kamion nuk kishte hyrë fare në territorin e Kosovës dhe se emri ishte vendosur i dikujt tjetër.
Raporti vlerëson se me këtë veprim është bërë shkelje e rëndë disiplinore.
Në një përgjigje për Tëvë1, Inspektorati Policor i Kosovës ka konfirmuar se nuk mund të japin më shumë hollësi rreth hetimeve ndaj këtij zyrtari policor, por që në vitin 2024, ka dorëzuar kallëzim penal ndaj G.K dhe një zyrtari tjetër policor në Prokurorinë Themelore të Mitrovicës, për veprën penale “shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”.
Tëvë1 mëson se G.K kishte shkrepur me armë zjarri ndaj disa kontrabanduesve në veri të vendit.
“Për shkak të integritetit të procesit hetimor IPK nuk mund të ofrojë informacione në të gjitha pyetjet që ju keni adresuar. Sidoqoftë ju njoftojmë se IPK ka dorëzuar një kallëzim penal më 13.01. 2024 në Prokurorinë Themelore në Mitrovicë për dy zyrtarë policorë si të dyshuar për veprën penale “shkaktim i rrezikut të përgjithshëm” dhe për informacione shtesë rreth këtij rasti ju lutem i referoheni Prokurorisë së Shtetit”, ka thënë Arbër Beka zëdhënës i Inspektoratit Policor të Kosovës.
Prokuroria Themelore në Mitrovicë nuk e ka mohuar e as pohuar se ndaj të njëjtit po bëhen hetime, por kanë bërë të ditur se për rastin më 13.01.2024 kanë pushuar hetimet ndaj tij nga prokurori i rastit.
“Në prokurori është paraqitur një kallëzim penal nga IPK ndaj personave G.K., dhe F.Xh lidhur me veprën penale “Shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm”. Për këtë rast prokurori ka zhvilluar hetime dhe i ka pushuar me arsyetimin “se nuk ekziston dyshimi i arsyeshëm se të pandehurit kanë kryer vepër penale“. Ndërkaq sa i përket pyetjeve tuaja të mëposhtme, rasti i cili është trajtuar nga prokurori nuk ka të bëjë me rrethanat të cilat i keni parashtruar në pyetjet tuaja”, ka thënë zëdhënsi Valon Preteni.
Në disa kërkime në internet, vërehet se G.K është mjaft aktiv edhe në rrjetet sociale, ku në vazhdimësi bën komente në postimet e politikanëve.
Një gjë e tillë nuk i lejohet një zyrtari policor, me rregulloren e Policisë së Kosovës.
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka thënë se ka interesim të zyrtarëve të Lëvizjes Vetëvendosje për të arritur një marrëveshje për bashkëqeverisje, por që nuk janë të interesuar për një koalicion me Kurtin.
Për IndeksOnline, Haradinaj ka thënë se Kurti s’i ka numrat për të formuar qeverinë.
Mirë do të ishte, sipas tij, që opozita ta bëjë qeverinë, deri në kohën kur zgjidhet presidenti i Kosovës.
Megjithate, ai thotë se si datë e mundshme për organizimin e zgjedhjeve të parakohshme mund të jetë 14 dhjetori.
Kryetari i AAK-së ka thënë se partia që ai drejton do të garoj e vetme në zgjedhje parlamentare, kurdo që ato mbahen.
Tri ditë pas zgjedhjeve lokale të 12 tetorit, po vazhdon ende numërimi i votave të kandidatëve për asamble komunale, transmeton Gazeta Online Veriu.info.
Ndërsa në komunën e Skenderajt ka përfunduar numërimi nga Qendra Komunale e Numërimit për Asamble.
Sipas rezultateve të publikuara nga KQZ bartësja e listës së PDK-së në Skenderaj Adelina Spahiu-Alija ka marrë plotë 11.684 vota.
Kjo është top 5-shja e listës së PDK-së për asamble komunale:
Gazetari Valon Syla ka reaguar pas përplasjes që pati me kryetarin e Drenasit, Ramiz Lladrovci.
Përmes një postimi në Facebook, Syla ka thënë se do ta kishte vazhduar debatin, por gjuha kërcënuese para dhe gjatë diskutimit e ka bërë situatën të papranueshme.
“E kisha vazhdu debatin në T7, por me gjuhë kërcënuese para dhe gjatë debatit s’është gjithmonë e tolerueshme… është një kufi. Mendoj se isha korrekt… por në mungesë argumenti, ofendimet se je i paguar, je i pitë e tjerë, si arsyetojnë përgjigjet që s’i mora”, ka shkruar Syla.
Ai ka thënë se në studio është përdorur një “monolog komandatash”, që sipas tij “vlen për ushtri, jo për studio”.
Syla ka treguar edhe pyetjen e tij për Lladrovcin:
“Pyetja e thjeshtë ke: Fitove, urime… por pse po don me hi me zor në zyre të PDK? Qysh do me u pajtu e me kalu këtê pezmatim…”
Sipas tij, në vend të përgjigjes ka vazhduar ofendimi, ndërsa ai ka ironizuar duke thënë: “Fatkeqësisht unë s’kam kerr me kali… e as leper s’jam.”
Në Qendrën Komunale të Numërimit në Mitrovicë po vazhdon procesi i numërimit të votave për kryetar komune dhe asamble komunale.
Sipas përditësimit të KQZ-së, për kryetar komune janë numëruar 47 nga 105 kuti votimi, apo 44.76%. Në vend të parë renditet Arian Tahiri nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK) me 49.97% të votave ose 7,343 vota. Pas tij është Faton Peci i Lëvizjes Vetëvendosje! me 45.60% të votave apo 6,701 vota.
Sa i përket votave për Kuvendin Komunal, janë numëruar 42 qendra votimi nga 105, ose 40% e tyre.
Kandidatët më të votuar për Asamblenë Komunale
Partia Demokratike e Kosovës (PDK):
Arian Tahiri – 4,833 vota
Fisnik Suma – 327 vota
Shkëlqim Ibrahimi – 253 vota
Majlinda Kurti – 247 vota
Artan Berisha – 223 vota
Lëvizja Vetëvendosje (VV):
Armend Begu – 2,683 vota
Jeton Zeneli – 194 vota
Erseka Barani – 180 vota
Kushtrim Zeneli – 165 vota
Alban Fejzullahu – 152 vota
Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK):
[1] Safet Kamberi – 1,591 vota
[3] Xhyljeta Imeri – 149 vota
[10] Muhamed Hoti – 127 vota
[2] Oltion Ahmeti – 125 vota
[25] Bujar Kutllovci – 122 vota
Procesi i numërimit vazhdon, ndërsa rezultatet përfundimtare do të publikohen pas përfundimit të të gjitha kutive.
Ramiz Lladrovic, kryetari i Drenasit, i cili në zgjedhjet lokale të 12 tetori kandidoi nën iniciativën “Për Drenasin Kampion” që fitoi në rundin e parë, ka mbajtur sot një konferencë për media.
Lladrovci, tha se do t’i ndihmojë kandidatët Arian Tahirin e Mitrovicës dhe Sokol Bashotën e Klinës në balotazh.
“Kam shumë miq të cilët kanë mbetur në balotazh. Ndihma ime do të jetë e pakursyer në Mitrovicë sepse Ariani e meriton pushtetin, por është edhe vendlindja e kryetarit tim Kadri Veseli, por do të provoj t’i ndihmoj edhe mikut tim të orëve të para të UÇK-së, dhe të organizimeve të hershme, zotëri Sokol Bashota”, deklaroi Lladrovci./RTV21