div[data-widget-id="1924179"] { min-height: 300px; }
class="archive paged category category-lajme category-1 custom-background wp-custom-logo paged-293 category-paged-293 wp-theme-news-25 td-standard-pack group-blog hfeed">
Një grua dhe një burrë ndërrojnë jetë në një aksident trafiku

U raportua se në Astrazup të Malishevës ka ndodhur një aksident i rëndë trafiku, ku dyshohej se kishte viktima.

Dy vetura u përplasen rëndë mes vete buzë anësores së njërës korsi të rrugës.

Zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezi, ka konfirmuar për IndeksOnline se si pasojë e aksidentit, një grua dhe një burrë kanë ndërruar jetë.

“Sot rreth orës 15:50, në fshatin Astrazub të Malishevës është raportuar një aksident trafiku në mes të dy automjeteve.

Në vendin e ngjarjes menjëherë kanë dalë njësitet e nevojshme policore dhe ekipi i ndihmës së shpejtë, ku nga personeli mjekësor është konstatuar vdekja e dy personave të rritur (një femër dhe një mashkull), ndërsa dy persona të tjerë janë dërguar për trajtim mjekësor.

Në konsultim me Prokurorin e Shtetit, trupat e viktimave dërgohen për ekzaminim mjeko-ligjor” deklaroi Elezi.

Tërmet i fuqishëm në Serbi

Një tërmet i magnitudës 4,4 ka goditur Serbinë këtë të premte, raporton A2 CNN.

Tërmeti me thellësi 3 metra ra pranë Sokolovicës, një qytet me 100 mijë banorë, 65 kilometra larg Mitrovicës.

Deri tani nuk ka raportime për dëme të konsiderueshme

Pamje nga momenti kur policia qëllon me armë 17-vjeçarin kosovar

Një mësuese është sulmuar me thikë nga një nxënës 18-vjeçar në një shkollë profesionale në Esen, Gjermani.

Viktima ka marrë lëndime të rënda në stomak, por është jashtë rrezikut për jetë.

Sulmuesi, i dyshuar nga Kosova, iku nga shkolla dhe u lokalizua më pas nga policia në një park, ku përleshja përfundoi me qëllimin e tij nga policia. Ai po trajtohet në spital pas plagëve të marra.

Pamje nga momenti.

VIDEO

17-vjeçari nga Kosova qëllohet me armë nga Policia në Gjermani

Një student 17-vjeçar nga Kosova, u qëllua me armë zjarri nga policia në Essen të Gjermanisë pasi plagosi me thikë mësuesen e tij në një kolegj profesional.

Siç raporton “Bild”-i, i riu goditi me thikë në stomak mësuesen duke e plagosur rëndë atë dhe pas sulmit u arratis.

Policia nisi një operacion të madh kërkimi, në zonën “Bildungspark” në lagjen Nord-Viertel të qytetit. Rreth orës 11 të së premtes mori informacione për një person të dyshimtë në një park rreth 3 km larg shkollës, i cili përputhej me përshkrimin e autorit të krimit.

Mediat gjermane pretendojnë se i dyshuari kishte vrapuar në drejtim të policisë me thikë para se të qëllohej me armë zjarri.

Sipas “Bild”-it i riu është plagosur rëndë dhe është në intubim. Përpos mësueses, edhe persona të tjerë morën trajtim mjekësor, me ambulanca që u panë të mbërrinin pranë shkollës. Të paktën 10 nxënës u raportuan të jenë ne gjendje shoku, teksa kanë dëshmuar incidentin.

Këta janë dy të arrestuarit për fajde dhe shpëlarje parash në Prishtinë

Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona nën dyshimet për kryerjen e veprave penale “fajde”, “shpëlarje parash”, “kanosje”, “falsifikim i dokumenteve” dhe “mashtrim”.

Insajderi merr vesh se të arrestuar janë Bekim Mehmeti, rreth 46-vjeçar dhe Qendrim Marevci, rreth 33-vjeçar, të cilët dyshohen për veprat penale të fajdesë, shpëlarjes së parave dhe kanosjes.

Pas intervistimit, me vendim të Prokurorit të Prokurorisë Speciale, të dy të dyshuarit janë dërguar në qendrën e mbajtjes për 48 orë. Hetimet për këtë rast vazhdojnë.

Veprimet hetimore u zhvilluan me urdhër të Prokurorisë Speciale dhe përfshinë kontrollin e katër lokacioneve të ndryshme, duke përfshirë shtëpi, banesa dhe biznese të dyshuarve.

“Policia e Kosovës, respektivisht hetuesit nga Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda, pas zhvillimit të veprimeve hetimore me urdhër të Prokurorisë Speciale, kanë arrestuar B.M dhe Q.M, nën dyshimet për kryerjen e veprave penale “fajde”, “shpërlarje e parave”, “kanosje” , “falsifikim i dokumenteve”, dhe “mashtrim”, thuhet në njoftim.

Gjatë kontrolleve u sekuestruan dëshmi materiale që do të përdoren në procedurën penale.

“Hetuesit policorë me autorizim të Prokurorisë Speciale, më 05.09.25 kanë zbatuar urdhër kontrollin e lëshuar nga Gjykata Themelore në Prishtinë, në katër (4) lokacione (shtëpi, banesa, biznese dhe objekte përcjellëse) të personave të dyshuar, me ç’rast janë gjetur dhe sekuestruar dëshmi materiale, të cilat do të përdoren në procedurën penale ndaj të dyshuarve”.

Pas intervistimit, dy të dyshuarit janë ndaluar për 48 orë me vendim të prokurorit nga Prokuroria Speciale.

Policia e Kosovës dhe Prokuroria Speciale kanë theksuar se do të vazhdojnë trajtimin e informacionit dhe dyshimeve me profesionalizëm, për t’i vendosur të gjithë personat përgjegjës ligjërisht para drejtësisë.

Nënkryetari serb në Kuvend, Kushtetuseja merr vendimin

Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka aprovuar kërkesën e dorëzuar nga Lista Serbe për vendosjen e një mase të përkohshme lidhur me zgjedhjen e nënkryetarit të Kuvendit nga komuniteti serb. Kjo masë do të jetë në fuqi deri më 30 shtator 2025.

Sipas aktvendimit të publikuar, masa e përkohshme ka për qëllim të ndalojë rrjedhjen e afatit 30-ditor për konstituimin e Kuvendit, i përcaktuar në një nga aktgjykimet e mëhershme të Kushtetueses.

Gjykata vlerëson se kjo ndërhyrje është e nevojshme për të shmangur “rreziqe ose pasoja të pariparueshme” dhe se miratimi i saj është në “interes publik”.

Po ashtu, Gjykata thekson se kjo masë nuk paragjykon përmbajtjen përfundimtare të çështjes që është ende në shqyrtim.

Dy kosovarë vdesin në plazhin e Velipojës

Dy turistë nga Kosova janë mbytur duke u larë në det në Velipojë.

Ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme.

Sipas policisë, bëhet fjalë për dy ngjarje të ndryshme.

Viktima e parë është 72-vjeçari me iniciale Z.J., i cili dyshohet të jetë mbytur aksidentalisht.

Ndërsa në rastin tjetër, 80-vjeçari Gj.K. dyshohet se pësoi arrest kardiak sapo doli nga deti, duke humbur jetën.

Njoftimi i Policisë Shkodër:

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Velipojë referuan materialet në Prokurori, për njoftim fakti, pasi ditën e djeshme, në Velipojë, duke u larë në det, është mbytur aksidentalisht shtetasi kosovar Z. J., 72 vjeç.

Gjithashtu, dje, në plazhin e Velipojës, shtetasi kosovar Gj. K., 80 vjeç, sapo ka dalë nga deti, dyshohet se ka pësuar arrest kardiak dhe si pasojë ka humbur jetën.

Pamje të rralla në bregdetin e shqipërisë, një balenë shihet në det

Një pamje e pazakontë është regjistruar këtë mëngjes në brendësi të gjirit të Vlorës pasi pushues të rastësishëm kanë filmuar një balenë, e cila është parë shumë pranë bregut, në afërsi të gadishullit të Karaburunit.

Pamjet tregojnë gjigantin e detit duke lëvizur ngadalë pranë zonës ku shpesh zbarkojnë edhe turistë që udhëtojnë me mjete të vogla lundruese.

Sipas njohësve të faunës detare, shfaqja e një balene në këto ujëra është një ngjarje e rrallë, pasi këto specie zakonisht nuk afrohen kaq pranë brigjeve shqiptare.

Turistët që e regjistruan këtë moment unik ndodheshin në një nga udhëtimet drejt atraksioneve të njohura të Karaburunit dhe Sazanit, duke e përjetësuar ngjarjen e rrallë në video.

VIDEO KËTU:

 

 

Dy të arrestuar në aksionin policor, dyshohen për këto vepra

Policia e Kosovës, respektivisht hetuesit nga Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda, pas zhvillimit të veprimeve hetimore me urdhër të Prokurorisë Speciale, kanë arrestuar B.M dhe Q.M, nën dyshimet për kryerjen e veprave penale “fajde”, “shpërlarje e
parave”, “kanosje” , “falsifikim i dokumenteve” dhe “mashtrim”.

Hetuesit policorë me autorizim të Prokurorisë Speciale, sot kanë zbatuar urdhër kontrollin e lëshuar nga Gjykata Themelore në Prishtinë, në katër lokacione, shtëpi, banesa, biznese dhe objekte përcjellëse të personave të dyshuar, me ç’rast janë gjetur dhe sekuestruar dëshmi materiale, të cilat do të përdoren në procedurën penale ndaj të dyshuarve.

Pas intervistimit, me vendim të prokurorit nga Prokuroria Speciale, dy të dyshuarit janë ndaluar për 48 orë.

“Policia e Kosovës, në bashkëpunim dhe koordinim me Prokurorinë Speciale, mbetet e përkushtuar që në vazhdimësi të trajtojë informacionet dhe dyshimet me profesionalizëm, në mënyrë që të gjithë kryesit e veprave penale të vihen para përgjegjësisë ligjore”, thuhet në njoftimin e policisë.

Policia e Kosovës ka një paralajmërim për qytetarët

Policia e Kosovës ka paralajmëruar qytetarët dhe bizneset të tregojnë kujdes të shtuar ndaj rasteve të mashtrimit që po kryhen ditëve të fundit në emër të ndihmës financiare.

Sipas njoftimit thuhet se “është konstatuar se persona të panjohur, për momentin, i kontaktojnë qytetarët përmes telefonit, duke përdorur aplikacione si Viber, WhatsApp etj., me numra telefonikë nga shtete fqinje (Bosnja dhe Hercegovina, Mali i Zi), dhe kërkojnë ndihmë financiare në emër të personave të tretë. Ata udhëzojnë që mjetet financiare të dërgohen përmes filialeve të Western Union, MoneyGram dhe të ngjashëm”.

Më vonë, viktimat kuptojnë se mjetet nuk janë përdorur për ndihmë, por për përfitime personale të individëve të dyshuar.

Policia ka theksuar se këto raste përbëjnë skema mashtruese dhe ka apeluar që qytetarët të mos bien pre e kërkesave të tilla, si dhe të raportojnë menjëherë çdo rast të dyshimtë.

“Bazuar në këto rrethana, u bëhet apel qytetarëve dhe bizneseve që të tregojnë kujdes të shtuar ndaj kërkesave të tilla, pasi hetimet e deritanishme kanë konstatuar se bëhet fjalë për skema mashtruese me qëllim përfitimi personal”.