Baca Rifat Jashari sot feston ditëlindjen, ja sa vite mbushi

Rifat Jashari, figura publike shqiptare dhe patriark i familjes Jashari, vëllai i mbijetuar i komandantëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Adem Jashari dhe Hamëz Jashari, feston sot ditëlindjen.

Ai ka mbushur plot 79 vjet.

Këtë 1 dhjetor, ai pranoi urime të përzemërta si nga familja, ashtu edhe nga figura të njohura politike.

Jashari, ndër vite ka qenë zëri i luftës çlirimtare të Kosovës, të cilët iu vranë dhjetëra familjarë nga forcat e regjimit serb.

U ekzekutua me armë zjarri brenda veturës, publikohet fotoja e biznesmenit të njohur që u vra mbrëmjen e së dielës

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së dielës në Elbasan, ku u ekzekutua një person.

Viktima u identifikua si biznesmeni Edmond Hyka, i njohur edhe si Mondi Mëhalla.

Ai u qëllua menjëherë pasi doli nga biznesi i tij dhe u fut në makinë, aty ku u ekzekutua me dy plumba.

Automjeti i ekzekutuesve ishte një Audi ngjyrë e zezë dhe dyshohet se është larguar nga vendi i ngjarjes në aksin rrugor Elbasan-Librazhd.

Sipas informacioneve, 43-vjeçari që ngeli viktimë këtë mbrëmje kishte precedent penal në fushën e narkotikëve. /Top Channel/

Ndërron jetë ish-kryetari i komunës së Deçanit

Ka ndërruar jetë ish-kryetari i komunës së Deçanit, Mehmet Bojku.

I ndjeri ka ndërruar jetë në moshën 82 vjeçare.

Bojku ka qenë ish i burgosur politik kryetari i parë i zgjedhur me votë të lirë pas çlirimit, dhe kryetar i nderuar i LDK-së në Deçan.

Aksident i rëndë në Mynih, vetura ndahet në dysh, dy të vdekur

Dy burra u vranë dhe dy të tjerë u lënduan në një aksident të tmerrshëm me veturë në Mynih, kur një Porsche u përplas me një Renault, duke e prerë atë “në gjysmë”, raporton rosenheim24.de.

Sipas një raporti nga policia e Mynihut, aksidenti ndodhi në lagjen Milbertshofen të qytetit.

Porsche drejtohej nga një 19-vjeçar nga Mynihu, dhe një pasagjere femër 19-vjeçare ishte gjithashtu në veturë.

Renault, i drejtuar nga një burrë 27-vjeçar nga Augsburg, po vinte nga drejtimi i kundërt. Në Renault ndodheshin dy pasagjerë të tjerë – një burrë 48-vjeçar në ulësen e pasagjerit dhe një 21-vjeçar në ulëset e pasme.

 

Përplasja ndodhi kur shoferi i Renault, duke ndjekur dritën e gjelbër në semafor, filloi të kthehej majtas.

Në atë moment, Porsche që vinte përballë e përplasi atë. Përplasja ishte aq e fortë sa Porsche u përmbys.

Të gjithë u lënduan në aksident, përveç shoferit të Porsche.

Policia e trafikut të Mynihut ka nisur një hetim për të përcaktuar shkakun e saktë të këtij aksidenti tragjik. /Telegrafi/

Vrasja e biznesmenit shqiptar, ky dyshohet të jetë motivi

Edmond Mehalla është vrarë pranë biznesit të tij në daljen jugore të qytetit ndërsa dyshohet se kjo ngjarje e rëndë mund të këtë ndodhur për prishje pazaresh.

Kështu ka raportuar mediumi Euronews Albania në bazë të informacioneve të para, ndonëse Policia e Shqipërisë s’ka bërë të ditura motivet.

Policia atje ka bërë të ditur se ka vendosur postblloqe për të kapur autorët e dyshuar lidhur me krimin.

Sipas raportimit të mediave shqiptare, viktima dyshohet se u vra me tre plumba.

NEXT:

Pamje të rënda/ Vrasja e biznesmenit të njohur shqiptar, momenti kur familjarët e viktimës mbërrijnë në vendngjarje
Kunati i Albulena Haxhiut i zhgënjyer me koalicionin e VV-së, i jep epitete si meshavinë, zemlak, dimal, zef dhe kazan

Dardan Krasniqi, një nga aktivistët e parë të Lëvizjes VETËVENDOSJE! dhe kunati i ish-ministres dhe zyrtares së lartë të VV-së, Albulena Haxhiu, ka kritikuar ashpër koalicionin e VV-së për zgjedhjet e 28 Nëntorit.

TË NGJASHME:

Kunati i Albulena Haxhiut i reagon ashper Vjosa Osmanit: E vetmja bandë e rrezikshme në këtë vend është politika që e sundon Kosovën si bandë

Ai i ka dhënë koalicionit, i përbërë nga Lëvizja VETËVENDOSJE!, GUXO, Alternativa dhe Partia Shqiptare Demokristiane (PSHDK), epitete si “Meshavina”, “Zemlakja”, “Dimali” dhe “Zefi”, duke e përmbledhur më tej këtë formacion politik me shprehjen “Kazani”.

Kritika e tij shpreh zhgënjimin ndaj koalicionit dhe duket si një distancim i hapur nga ky formacion politik.

POSTIMI I PLOTË:

 

A do t’i bashkohet LDK-së? Flet Visar Ymeri

Analisti politik Visar Ymeri ka sqaruar se nuk ka ndërmend të rikthehet në politikë apo të garojë në listat e ndonjë partie për zgjedhjet e ardhshme.

Ai tha se, megjithatë, një rikthim në të ardhmen nuk përjashtohet plotësisht.

“Jo, nuk kam ndërmend me aderu as me hy në lista për këto zgjedhje. Nuk e kam nda mendjen për me u kthy prap në angazhimin aktiv politik, edhe pse këtë nuk e përjashtoj. Për tash, jo”, deklaroi Ymeri në “VV Show”.

Ai theksoi se ka marrëdhënie të mira me partitë kryesore në vend dhe se takimet me to janë pjesë e punës së tij si analist.

“Natyrisht që unë kam marrëdhënie të mira edhe me Lidhjen Demokratike të Kosovës, edhe me Partinë Demokratike të Kosovës, edhe me Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës. Kam pas takime, kam takime dhe do të kem takime, sepse unë mendoj që është në interes të kësaj gjendjeje politike në të cilën jemi, dhe në punën që e bëjmë kemi interes me i taku partitë politike, me diskutu e me pa qysh e shohin ata të ardhmen e Kosovës”, u shpreh ai.

Ymeri kritikoi edhe qasjen negative që, sipas tij, po i bëhet takimeve politike dhe angazhimit publik të individëve.

“M’ka pengu dhe vazhdon me m’pengu ky lloj demonizimi që i bëhet takimeve, por edhe demonizimi që i bëhet angazhimit të njerëzve në politikën aktive. Njeriu ka të drejtë të plotë me shku në një parti politike dhe me dhënë kontribut atje”, theksoi Ymeri.

 

Vdes nëna e Hysni Gucatit

Ka vdekur nëna e Hysni Gucatit, shkruan DEMOS.

Lajmi u bë i ditur nga vet ai.

“Të dashur familjarë, miq dhe të afërm,

Me pikëllim të thellë ju njoftojmë se e dashura jonë, nëna Hata Gucati, u nda nga jeta.

Varrimi do të bëhet nesër, më 01.12.2025, në ora 15:00, në varrezat e fshatit Marinë, afër kompleksit memorial të dëshmorëve.

Do ta kujtojmë gjithmonë me mall e dashuri të madhe për forcën, zemrën e mirë dhe dashurinë e pashtershme që na dhuroi!”, shkroi Gucati.

Vendimi i PZAP-së nervozon LVV-në, reagojnë nga kjo parti

Ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati, ka reaguar pas vendimit të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa, i cili ka pranuar ankesën e LDK-së dhe ka anuluar qendrat alternative të votimit jashtë Kosovës.

Murati përmes një postimi në facebook ka akuzuar LDK-në se është kundër diasporës.

“A din dikush me tregu pse LDK-ja është kaq kundër diasporës?

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës ka ofru hapësira shtesë për votim (përveç ambasadave e konsullatave), ashtu që diaspora jonë me e pasë sa më afër vendvotimin dhe kësisoj sa më të lehtë procesin e votimit.

LDK paraqet ankesë në PZAP për të kundërshtuar këtë lehtësim për diasporën. PZAP e miraton ankesën e LDK-së.Me deklarata LDK-ja e kërkon votën e diasporës, ama me vepra po shihet që po bën çmos që ta pengojë”, ka shkruar Murati./IndeksOnline/


NEXT:

Buxheti, Hekuran Murati del me këtë ‘njoftim’

Qumështarët e Shtimes paralajmërojnë ngritjen e çmimit të qumështit

Kriza politike po ndikon edhe në rritjen e çmimeve.

Qumështarët e Shtimes kanë paralajmëruar ngritjen e çmimit të qumështit.

Nga 1.5 sa ishte, prej 1 dhjetorit një shishe dylitërshe do të shitet për 2.20 cent.

Fermerët nuk deshën të flasin për këtë ndryshim çmimi.

Nga Shoqata e Prodhuesve të Qumështit të Kosovës, kanë  deklaruar për KlanKosova se ky vendim i blegtorëve të Shtimes nuk është në koordinim me ta, por që kanë të drejtë të ndërmarrin diçka të tillë.