Qumështarët e Shtimes paralajmërojnë ngritjen e çmimit të qumështit

Kriza politike po ndikon edhe në rritjen e çmimeve.

Qumështarët e Shtimes kanë paralajmëruar ngritjen e çmimit të qumështit.

Nga 1.5 sa ishte, prej 1 dhjetorit një shishe dylitërshe do të shitet për 2.20 cent.

Fermerët nuk deshën të flasin për këtë ndryshim çmimi.

Nga Shoqata e Prodhuesve të Qumështit të Kosovës, kanë  deklaruar për KlanKosova se ky vendim i blegtorëve të Shtimes nuk është në koordinim me ta, por që kanë të drejtë të ndërmarrin diçka të tillë.

 

Pamje të rënda/ Vrasja e biznesmenit të njohur shqiptar, momenti kur familjarët e viktimës mbërrijnë në vendngjarje

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Elbasanin, ku ka mbetur i vdekur Edmond Hyka alias Mondi Mëhalla.

Sipas informacioneve paraprake, 43-vjeçari ndodhej në makinën e tij, kur u qëllua me armë zjarri nga persona ende të paidentifikuar.

Në pamjet e siguruara nga Top Channel, shihet momenti i rëndë kur familjarët e viktimës mbërrijnë në vendngjarje.

VV-së i dështon plani, PZAP i jep të drejtë LDK-së dhe PDK-së

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP), në vendimin e tij nuk lejon që votimi të zhvillohet jashtë përfaqësive diplomatike, duke e rrëzuar kështu vendimin e mëhershëm të KQZ-së për zgjedhjet e 28 dhjetorit në bazë të ankesës së parashtruar nga Lidhja Demokratike e Kosovës.

Në këtë mënyrë votimi jashtë Kosovës do të mbahet brenda hapësirave të përfaqësive diplomatike të Kosovës dhe jo edhe në “qendra alternative” apo jashtë hapësirave zyrtare të misioneve diplomatike.

Ndryshe, ditë më parë Komisioni Qendror i Zgjedhjeve vendosi të krijohen hapësira shtesë për të votuar në zgjedhjet e 28 dhjetorit, jashtë hapësirave diplomatike.


NEXT

Lëvizje e papritur: Kjo parti ‘tradhëton’ LDK-në, i bashkohet VV-së

 

U vra në biznesin e tij, detaje të reja nga ekzekutimi i biznesmenit shqiptar

Edmond Mahalla është biznesmeni i vrarë me armë zjarri mbrëmjen e sotme në qytetin e Elbasanit.

Ngjarja ndodhi mbrëmjen e sotme pranë karburantit të tij “Xhaxhi Oil” në Unazën Jugore të qytetit.

Bëhet me dije se ngjarja ka ndodhur në ambientet e biznesit të tij, në dalje të Elbasanit. Ai u gjet i qëlluar me 2 plumba në kokë brenda automjetit tip “Range Rover”, ndërsa policia ka ‘blinduar’ zonën duke ngritur pika kontrolli në të gjitha akset e qytetit.

 

 

Dyshohet se autorët kanë qenë 2 persona, por pritet të verifikohet nga policia. Ambjenti ku ka ndodhur vrasja është i survejuar me kamera sigurie.

Shkaqet dhe rrethanat e ngjarjes mbeten të paqarta, ndërsa policia po heton për të zbardhur krimin.

Viktima njihet me dy emra Edmond ose Mondi Mahalla 43 vjeç. Nga informacionet ka rezultuar se Mëhalla ka qenë i proceduar penalisht për shpërndarje narkotikësh dhe armëmbajtje pa leje.

 

 

Mahalla ishte në gjyq për armëmbajtje pa leje dhe sende të ndaluara.

Nuk përmbahet Milaim Zeka i reagon ashpër Adriana Matoshit: Kjo lyp vetën nanën…

Sot Adriana Matoshi me anë të një reagimi e akuzoi për kumari me Radojçiqin ish-komandantin Ramush Haradinaj, trasmeton Demos.

Deklaratës së Matoshit i reagoi gazetari Milaim Zeka.

Reagimi i plotë pa ndërhyrje:

Kjo lyp vetem nanen, ama ata qe kane qene ne lufte e tani jane ne VV-ce, dhe nuk reagojne, lypin edhe baben!!!

Lëvizje e papritur: Kjo parti ‘tradhëton’ LDK-në, i bashkohet VV-së

Partia Shqiptare Demokristiane e Kosovës (PSHDK), e drejtuar nga Zef Morina në zgjedhjet e 28 dhjetorit do të garojë bashkë me Lëvizjen Vetëvendosje, duke “tradhëtuar” kështu Lidhjen Demokratike të Kosovës me të cilën kishte garuar në zgjedhjet e fundit, shkruan Reporteri.net.

Kur kanë mbetur vetëm edhe disa orë deri në përfundim të afatit, deri në orën 20:30 të ditës së diele, 17 subjekte politike kanë aplikuar për certifikim të pjesëmarrjes në zgjedhje. Tri nga këto subjekte politike janë koalicione që janë deklaruar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve.

Lëvizja Vetëvendosje përveç me PSHDK-në do të jetënë koalicion edhe me partitë partnere, Partinë Guxo dhe Alternativën.

Kështu ka bërë të ditur për Reporteri.net zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi.

Elezi ka njoftuar se “deri më tani (e diel, 30 nëntor, ora 20:30) 17 subjekte politike kanë plotësuar online formularin e certifikimit për pjesëmarrje në zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës”, i cili, sipas tij, “është i ngjhëm me formularin e proceseve të kaluara zgjedhore”.

Sipas Elezit, këto subjekte politike kanë dorëzuar aplikimin:

Koalicionet:

1. Koalicioni “PAI – PDAK – LPB”, i përbërë nga 3 parti politike: Partia e Ashkalinjëve për Integrim (PAI), Partia Demokratike e Ashkanlive të Kosovës (PDAK) dhe Lëvizja për Bashkëveprim (LPB)”;

2. Koalicioni “Koalicija VAKAT”, i përbërë nga 3 parti politike: Demokratska Stranka Bošnjaka (DSB), Bošnjačka Stranka Kosova (BSK) dhe Demokratska Stranka Vatan (DSV); dhe

3. Koalicioni “Lëvizja VETËVENDOSJE!”, i përbërë nga 4 partitë politike: Lëvizja VETËVENDOSJE!, GUXO, Alternativa dhe Partia Shqiptare Demokristiane (PSHDK).

Partitë politike:

4. LIDHJA DEMOKRATIKE E KOSOVËS – LDK;

5. PARTIA DEMOKRATIKE E KOSOVËS – PDK:

6. Kosovaki Nevi Romani Partia;

7. JEDINSTVENA GORANSKA PARTIJA;

8. Za Slobodu Pravdu i Opstanak;

9. KOSOVA DEMOKRATIK TÜRK PARTISI;

10. PARTIA LIBERALE EGJIPTIANE;

11. PARTIA ROME E BASHKUAR E KOSOVËS;

12. SOCIALDEMOKRATSKA UNIJA – SDU;

13. SRPSKA LISTA;

14. INICIATIVA E RE DEMOKRATIKE E KOSOVËS;

15. FJALA;

16. NOVA DEMOKRATSKA STRANKA – NDS;

17. LËVIZJA PËRPARIMTARE E ROMËVE TË KOSOVËS (LPRK).

Subjeketet politike (partitë politike, koalicionet, nismat qytetareve dhe kandidatët e pavarur) që aplikojnë për certifikim për pjesëmarrje në zgjedhje, kanë afat që deri më 7 dhjetor të dorëzojnë listën e tyre me emrat e kandidatëve për deputetë.

Vritet biznesmeni shqiptar

Edmond Mahalla është biznesmeni i vrarë me armë zjarri mbrëmjen e sotme në qytetin e Elbasanit.

Lajmin e kanë konfirmuar burime për A2 CNN, të cilat bëjnë të ditur se ngjarja ka ndodhur në ambientet e biznesit të tij, në dalje të Elbasanit.

Ende nuk janë identifikuar autorët e krimit dhe rrethanat e ngjarjes, teksa grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të kësaj vrasjeje./Periskopi/

Vjen paralajmërimi: Çmimi i rrymës mund të rritet përsëri

Ekspertja e energjisë, Janina Ymeri, ka paralajmëruar për mundësinë e rritjes së energjisë elektrike përgjatë vitit të ardhshëm.

Ymeri në profilin e saj në ‘Facebook’ ka publikuar vendimin për aprovimin e bilancit vjetor të rrymës nga ana e ZRRE’së. Përmes kësaj, ka paralajmëruar rrezik për shtrejtim të rrymës, shkruan Insajderi.

Ndër të tjera, ka thënë se EFT-ja e Vuk Hamoviqit duhet hetuar meqë kompania e njëjtë është e dënuar në Rumani.

Postimi i plotë:

Po çfarë është planifikuar për Energjinë Elektrike për vitin 2025?

Pas 13 muajve #pritje, ZRRE aprovon Bilancin (Planin) Vjetor për 2025, gatise në vitin 2026, dokument që paraqet saktësisht planin për energjinë elektrike (Fotografia 1)

Plan për një vit që shkoj, por që ende nuk është publikuar me ndryshime, i plotë, data 30.11. 2025 (Fotografia 2).

#Pra, tash që viti shkoj, pa plan, mbi çfarë baze të aprovuar po mendohet të rritet rryma prapë?

#Mbi çfarë plani u bë importi, shpenzimi, prodhimi e konsumi i energjisë elektrike pa u aprovuar fillimisht për atë vit.

Kaq për këtë strategji të punës VukVendosje!

Pavarësisht propagandës, jam përtej çdo dyshimi që në kapacitetet tona bartëse ka bazë për hetim, posaqërsisht për EFT e Vuk Hamovic, biznes i cili veçse është dënuar në Rumani po në Kosovë, nuk i pezullohet as licenca, as për 1 ditë.

Se ka hetime, këtë e ka konfirmuar edhe vet ZRRE pranë Komunitetit të Energjisë Vjenë, ndonëse nuk e aprovoj as planin 2025 për energji. /Insajderi.org/

 

Pak orë para mbylljes: VV-ja zyrtarizon koalicionin me këto tri parti

Lëvizja Vetëvendosje ka zyrtarizuar koalicionin me tri parti të tjera, Partinë Guxo, Alternativën dhe Partinë Shqiptare Demokristiane, për të garuar bashkë në zgjedhjet e 28 dhjetorit.

Në përditësimin e orës 20:30, pak orë para mbylljes së afatit për partitë që të aplikojnë për certifikim të pjesëmarrjes apo t’i deklarojnë koalicionet, KQZ-ja ka bërë të ditur se ky koalicion do të ketë emrin “ Koalicioni “Lëvizja VETËVENDOSJE!”, raporton Periskopi.

 

 

Ai do të përbëhet nga Lëvizja Vetëvendosje, Partia Guxo, Alternativa dhe Partia Shqiptare Demokristiane (PSHDK).

Adem Grabovci po i rikthehet garës poltiike, propozohet për kandidat për deputet nga dega e PDK-së në Pejë

Ish-shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Adem Grabovci, siç duket po i rikthehet garës politike.

GazetaDemos merr vesh se ish-deputeti është i propozuari për kandidat për deputet nga dega e kësaj partie në Pejë.

Përveç Grabovcit, edhe Xhavit Haliti është kandidati tjetër i propozuar nga dega e PDK-së për zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare që do të mbahen më 28 dhjetor në Kosovë.

65 vjeçari është një nga bashkëthemeluesit e PDK-së, ndërsa në karrierën e tij politike, ka shërbyer edhe si Zëvendës Ministër i Transportit dhe Telekomunikacionit nga viti 2007, dhe ministër i Financave në qeverinë e përkohshme të Hashim Thaçit.

Ai është ish i burgosur politik dhe nismëtar i pajtimit të gjaqeve në vitin 1990 ku në shtëpinë e tij u nis karvani i pajtimeve, si dhe një nga themeluesit e UÇK-së dhe anëtar i Shtabit të Përgjithshëm.