Lidhja Demokratike e Kosovës ka filluar zbulimin e kandidatëve për deputet në zgjedhjet e 28 dhjetorit.
Raportohet se në Gjilan procesi i përpilimit të listës po udhëhiqet nga Lutfi Haziri.
Në listën preliminare, e cila aktualisht është në diskutim, renditen katër figura që pritet pothuajse me siguri të jenë pjesë e garës për Kuvendin e Kosovës.
Në këtë grup përfshihen: kryetari i degës, Lutfi Haziri, ish-kryetari i Degës së AAK-së në Gjilan Rexhep Kadriu, ish-deputetja Valentina Bunjaku-Rexhepi dhe ish-drejtori i “Hidromoravës”, Muhamed Suliqi.
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka arrestuar punonjësin e policisë në Dibër me iniciale J.U., i dyshuar për “marrëdhënie seksuale me dhunë me të rritura” dhe “shpërdorim detyre”.
AMP njofton se hetimet nisën pas kallëzimit të shtetases L.H., e cila pretendon se është shantazhuar dhe kërcënuar nga efektivi, ndërsa kanë nisur hetimet edhe për një tjetër shtetase për “kanosje për të mos kallëzuar” dhe për “përkrahje të autorit në krim”, shkruan A2CNN.
“Në vijim të veprimeve hetimore në lidhje me ngjarjen e datës 17.11.2025, ku pas kallëzimit të shtetases L.H., e cila ka ngritur pretendimin se punonjësi i policisë nëpërmjet shantazhit dhe kërcënimit ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë, AMP ka dërguar materialet proceduriale shtesë edhe për shtetasen M.U., e dyshuar për veprën penale “Kanosja për të mos kallëzuar” parashikuar në nenin 311 të Kodit Penal dhe shtetasin A.K., i dyshuar për veprën penale “Përkrahja e autorit në krim” parashikuar në nenin 302 të Kodit Penal”.
Punonjësi i policisë ishte larguar drejt Kosovës, por u ndalua sot nga AMP në hyrje të territorit shqiptar.
“Pas hetimeve me metoda speciale hetimi, u konstatua se punonjësi i policisë gjatë kësaj kohe ishte larguar në Republikën e Kosovës dhe ditën e sotme u bë i mundur ndalimi i tij nga agjentët e AMP në momentin e hyrjes në territorin e Republikës së Shqipërisë”, njofton policia.
Agjencia fton qytetarët të denoncojnë çdo abuzim në numrin 0800 9090 ose përmes kanaleve digjitale të saj.
Sot një vit më parë, rreth orës 19:00, akuadukti i Ibër-Lepencit në Varagë të Komunës së Zubin Potokut ishte cak i një sulmi kinetik terrorist, raporton KosovaPress.
Ky ishte sulmi i dytë i rëndë ndaj Kosovës nga aktorë të jashtëm në dy vjet rresht, pas sulmit paramilitar në Banjskë, dhe i pari ndaj infrastrukturës sonë kritike.
Si pasojë e shpërthimit me eksploziv, u dëmtua rëndë pjesa fundore dhe njëra ballinë e akuaduktit, duke rrezikuar kështu seriozisht furnizimin me ujë për të gjithë konsumatorët që shërbehen nga ky sistem, përfshirë Termocentralin Kosova B.
Kryeministri në detyrë Albin Kurti tha se pas bastisjeve në veri të Kosovës, në lidhje me këtë sulm, ishin konfiskuar armë, uniforma dhe pajisje të ndryshme, si dhe ishin gjetur emblema ruse dhe serbe të strukturave të inteligjencës, ushtrisë dhe sigurisë.
“Edhe sot, ato janë dëshmi të qarta për përfshirjen e grupeve ekstremiste dhe terroriste serbo-ruse, me lidhje të forta në Serbi, që synim e kanë destabilizimin e vendit tonë dhe krijimin e një mjedisi të pasigurt në rajon”, shkruan Kurti në Facebook.
“Shteti dhe Republika triumfuan përsëri përballë grupeve ekstremiste dhe terroriste që mbështetjen e financimin e gjejnë te Beogradi zyrtar, e inspirimin dhe metodat i gjejnë te Rusia – sulmi ndaj infrastrukturës kritike në Ibër Lepenc i ngjasonte sulmeve ruse ndaj rrjetit energjetik të Ukrainës.”
Reagimi institucional pas sulmit në Ibër-Lepenc ishte i menjëhershëm dhe kritik në parandalimin e pasojave katastrofike që kishte për qëllim sulmi: uljen për 60% të kapaciteteve prodhuese të energjisë elektrike, ndërprerjen e furnizimit me ujë për Mitrovicën, Skenderajn, Drenasin, Vushtrrinë, Fushë-Kosovën dhe gjysmën e Prishtinës, ndërprerjen e shërbimeve të ngrohtores qendrore në kryeqytet dhe përgjysmimin e kapaciteteve telekomunikuese në vend si pasojë e mungesës së energjisë elektrike në stacionet bazë.
Veprimet profesionale dhe të suksesshme të institucioneve siguruan që përkundër dëmit fizik dhe përgjatë gjithë procesit të riparimit, të ketë rrjedhje të mjaftueshme të ujit për ftohjen e termocentraleve dhe mirëmbajtjen e prodhimit të energjisë elektrike, si dhe furnizim me ujë të pijshëm.
Në afat rekord prej vetëm një muaji akuadukti i dëmtuar u rindërtua, rrjedha e ujit bashkë me sistemin u rikthyen në kapacitete të plota operative.
Sot janë bërë dy vjet nga vrasja e Liridona Ademajt.
Sipas Klanit Plava gjatë dëshmisë së tij e ka përshkruar momentin e vrasjes së Ademajt, duke pohuar se Murseli i kishte thënë të gjuajë.
“…ata e kanë çelë xhamin pak, edhe unë kom qëllu në drejtim të asaj grusë. Naimi thojke ‘gjuj, gjuj,’ po unë u nisa drejt teposhtë edhe me kerr kom mrri në shpi”, ka thënë Plava gjatë dëshmisë së tij.
Në vijim mund të gjeni një pjesë të Granit Plavës lidhur me rastin
Në zgjedhjet që po vijnë 𝗻𝗱𝗿𝘆𝘀𝗵𝗶𝗺𝗶 𝗲̈𝘀𝗵𝘁𝗲̈ 𝗺𝗲𝘁𝗼𝗱𝗮 𝗲 𝘃𝗲𝘁𝗺𝗲 për të ndalur regresin e rrezikshëm dhe 𝗱𝗲𝗳𝗼𝗿𝗺𝗶𝗺𝗶𝗻 𝗲 𝗽𝗮𝗻𝗲𝘃𝗼𝗷𝘀𝗵𝗲̈𝗺 𝘁𝗲̈ 𝗺𝗮𝗿𝗿𝗲̈𝗱𝗵𝗲̈𝗻𝗶𝗲𝘃𝗲 𝗞𝗼𝘀𝗼𝘃𝗲̈–𝗦𝗵𝗕𝗔, është rruga drejt 𝗺𝗼𝗱𝗲𝗿𝗻𝗶𝘇𝗶𝗺𝗶𝘁 𝗱𝗵𝗲 𝗽𝗿𝗼𝗴𝗿𝗲𝘀𝗶𝘁, drejt 𝗱𝗲𝗽𝗼𝗹𝗶𝘁𝗶𝘇𝗶𝗺𝗶𝘁 dhe 𝗽𝗮𝗷𝘁𝗶𝗺𝗶𝘁 𝗸𝗼𝗺𝗯𝗲̈𝘁𝗮𝗿.
Të gjithë e dini se unë kam qenë për një garë të vërtetë mes gjeneratës në ardhje dhe Bedri Hamzës dhe kundër zgjedhjes së tij në krye të PDK-së me aklamacion. Bedri Hamza nuk nxit as entuziazëm të shtuar e aq më pak frymë revolucioni (që i duhet vendit dhe kombit këto ditë). Edhe vet PDK është larg nga ditët e shkëlqimit të saj gjatë kohës së betejës për pavarësi dhe konstruktivitet politik.
Por, prapëseprapë 𝗣𝗗𝗞 𝗲̈𝘀𝗵𝘁𝗲̈ 𝗹𝗮𝗿𝗴 𝘇𝗴𝗷𝗶𝗱𝗵𝗷𝗮 𝗺𝗲̈ 𝗲 𝗺𝗶𝗿𝗲̈ 𝗲 𝗺𝘂𝗻𝗱𝘀𝗵𝗺𝗲 në këto zgjedhje. Fatkeqësisht, në mungesë të alternativave të reja 𝘃𝗼𝘁𝗮 𝗽𝗲̈𝗿 𝗣𝗗𝗞𝗻𝗲̈ 𝗸𝗲̈𝘀𝗮𝗷 𝗿𝗮𝗱𝗵𝗲 𝗲̈𝘀𝗵𝘁𝗲̈ 𝗼𝗯𝗹𝗶𝗴𝗶𝗺 𝗾𝘆𝘁𝗲𝘁𝗮𝗿 ndaj gjeneratave të reja dhe të ardhmes sonë – sepse një kapitull shtesë i 𝗽𝗼𝗹𝗮𝗿𝗶𝘇𝗶𝗺𝗶𝘁, 𝗻𝗴𝗲̈𝗿𝗿𝗰̧𝗶𝘁 𝗽𝗼𝗹𝗶𝘁𝗶𝗸, 𝗸𝗮𝗰𝗮𝗳𝘆𝘁𝗷𝗲𝘃𝗲 𝗽𝗮𝗿𝘁𝗶𝗮𝗸𝗲, dhe 𝗱𝗲𝗺𝗶𝗻𝗴𝗿𝗶𝗺𝗶𝘁 𝘀𝗵𝗼𝗾𝗲̈𝗿𝗼𝗿 do të ishte vërtetë një kapërcim i pakthyeshëm në shkatërrimin e shtetit dhe kombit.
Unë jam në dijeni të plotë të 𝗱𝗶𝗹𝗲𝗺𝗮𝘃𝗲 𝗺𝗼𝗿𝗮𝗹𝗲 𝗲 𝗳𝗶𝗹𝗼𝘇𝗼𝗳𝗶𝗸𝗲, e kuptoj qartë që përgjegjësia për demolimin e shtetit në dhjetë muajt e fundit bie mbi gjitha partitë politike, jo vetëm mbi VVnë e LDKnë si acaruese kryesore, por këto zgjedhje duhet të prodhojnë një 𝗿𝗶𝗯𝗮𝗹𝗮𝗻𝗰𝗶𝗺 𝗽𝗼𝗹𝗶𝘁𝗶𝗸 që shtyn drejt 𝗺𝗶𝗿𝗲̈𝗸𝘂𝗽𝘁𝗶𝗺𝗶𝘁 dhe 𝗯𝗮𝘀𝗵𝗸𝗲̈𝗽𝘂𝗻𝗶𝗺𝗶𝘁 në vend të acarimeve dhe barrikadave kundër njëri tjetrit dhe kundër aleatëve të jashtëm.
Ky 𝗿𝗶𝗯𝗮𝗹𝗮𝗻𝗰𝗶𝗺 𝗸𝗼𝗻𝘀𝘁𝗿𝘂𝗸𝘁𝗶𝘃 mund të vie vetëm me një 𝗣𝗗𝗞 𝗾𝗲̈ 𝗺𝗲𝗿𝗿 𝟮𝟴–𝟯𝟬% të votave, që duket krejtësisht e arritshme në kushtet e tanishme – krahas një VVje 𝗺𝗲 𝟯𝟯–𝟯𝟱%.
Në e doni kombin dhe vendin, 𝗵𝗮𝗿𝗿𝗼𝗻𝗶 𝗽𝗿𝗲𝗳𝗲𝗿𝗲𝗻𝗰𝗮𝘁 𝗲 𝗻𝗴𝘂𝘀𝗵𝘁𝗮 dhe votoni me 𝗮𝗿𝗲̈𝘀𝘆𝗲 𝘁𝗲̈ 𝘀𝗵𝗲̈𝗻𝗱𝗼𝘀𝗵𝗲̈ për të ardhmen e fëmijëve tanë. Jo për një individ apo për një parti, por për një 𝗿𝗶𝗸𝗼𝗻𝗳𝗶𝗴𝘂𝗿𝗶𝗺 𝗽𝗼𝗹𝗶𝘁𝗶𝗸 që detyron 𝗯𝗮𝘀𝗵𝗸𝗲̈𝗽𝘂𝗻𝗶𝗺 𝘁𝗲̈ 𝗯𝗿𝗲𝗻𝗱𝘀𝗵𝗲̈𝗺 𝗱𝗵𝗲 𝘁𝗲̈ 𝗷𝗮𝘀𝗵𝘁𝗲̈𝗺, që 𝗼𝗯𝗹𝗶𝗴𝗼𝗻 𝗸𝗼𝗮𝗹𝗶𝗰𝗶𝗼𝗻𝗲, që 𝗶 𝗿𝗲𝘇𝗶𝘀𝘁𝗼𝗻 𝗺𝘂𝗷𝘀𝗵𝗮𝗿𝗲̈𝘃𝗲 𝗻𝗱𝗲̈𝗿𝗸𝗼𝗺𝗯𝗲̈𝘁𝗮𝗿𝗲 duke bashkëpunuar me aleatë e jo duke luftuar me ta.
Një person është plagosur nga arma e zjarrit në Fushë Kosovë.
Rastin për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
Sipas Policisë rasti është regjistruar në rrugën “Dardania” pasditen e së shtunës, më 29.11.2025.
“Rreth orës 16:00 kemi marrë informatën për të shtëna me armë zjarri, në rrugën Dardania në Fushë Kosovë.
Njësitet policore menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes, nga ku raportohet për një person të lënduar. Aktualisht hetuesit policor kanë nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij rasti”, ka thënë Ahmeti./
Gjykata e Beogradit ka vendosur të vazhdojë paraburgimin e ish-pjesëtarit të UÇK-së dhe shtetasit të Kosovës, Avni Qenaj, për 30 ditë, një vendim që është konfirmuar nga avokati mbrojtës i tij, Xhevdet Smakiqi.
Qenaj ishte arrestuar nga autoritetet serbe tre ditë më parë.
Smakiqi ka reaguar duke e konsideruar këtë veprim si privim të kundërligjshëm nga liria dhe ka kritikuar mungesën e presionit diplomatik efektiv nga Qeveria e Kosovës.
Ai ka theksuar se familja e Qenajt është e vetmuar dhe po përballet vetë për të mbrojtur të drejtat ligjore dhe lirinë e lëvizjes të të arrestuarit.
Avokati gjithashtu ka nënvizuar se Qenaj nuk ka prova që ta implikojnë dhe ka bërë apel për lirinë e tij, duke theksuar se ai po mbahet në mënyrë të kundërshtueshme me konventat ndërkombëtare.
Postimi i plotë:
Privimi i kunderligjshem nga liria i ish pjestarit te UÇK-se Avni Qenaj!
Ne mungesë te një Qeverie serioze te Kosoves vazhdojnë kindnapimet e ish pjestarëve te UÇK-se sepse Qeveria duke u sjellur ne menyren me jo serioze qe 5 vite ne negociatat ne Bruksel Serbia lehtesishte shkel marrveshjet e Brukselit ku garantohet liria e levizjes dhe kapitalit si e drejte themelore njerzore dhe parime themelore te BE-se, por qe kjo e drejte nuk po zbatohet per ish pjestaret e UÇK-se.
Ish pjestarit te UÇK-se shtetasit te Republikes se Kosoves Avni Qenaj pa asnje prove te vetme Gjykata ne Beograd dje ia ka caktuar 30 dite paraburgimin ne vend qe ai te lirohej nen presionin diplomatik efektiv te Qeverise normale e serioze qe na mungon.
Familja Qenaj ne keto dite festive kombëtare gjendet nen ankth ka mbetur e vetmuar pa mbeshtetjen e shtetit qe ka luftuar dhe po detyroehet vet te luftoj permes angazhimit privat me avokatet e saj te permbushë te drejtat ligjore lirine e levizjes edhe per familjarin e saj sikur te mos ekzistonte Qeveria e Kosoves.
Pafajsia e Avni Qenaj do te triumfojë por qfare kuptimi ka ekzistenca e shtetit e Qeverise se Kosoves kur deshton ne secilen fushë.
Liri per Avni Qenaj dhe gezuar 28 Nentorin ne çelinë e Beogradit qe po mbahet i kidnapuar ne kundershtim me konventat nderkombetare.
Në rrjetet sociale është shfaqur një video ku shihet një grup të rinjsh duke rrahur një burrë në Serbi.
E njëjta video është postuar në X dhe Instagram edhe nga Nemanja Sharoviq, kryetar i Lëvizjes “Dashuri, Besim, Shpresë”, së bashku me detaje për ngjarjen dramatike që ndodhi në Suboticë, raporton nova.rs.
Ai theksoi se “djemtë e rrahën burrin me shkopinj” dhe se i riu që u sulmua ka lëndime në kokë, dorë dhe brinjë të thyera. Shtoi se ende nuk dihet në çfarë gjendje ndodhet personi gjersa fajësoi mbështetësit e presidentit serb, Aleksandar Vuçiq.
“Lagjja Prozivka – 7 rrahës në mes të ditës sulmuan mizorisht një 47-vjeçar, sepse ai shprehu publikisht mendimin e tij negativ për pushtetin dhe rrahësit që terrorizojnë qytetin. Drazhen Lonçar u transportua me ambulancë në spital me plagë të rënda trupore dhe ndodhet në gjendje kritike”, shkroi Sharoviq.
Në postim ai tregoi se në video shihet një burrë me triko të kuqe duke shtrirë në tokë, ndërsa “djemtë me kapuça dhe shkopinj metalikë e rrahin nga prapa”.
Ai theksoi se personi që u sulmua është veteran lufte, i cili në moshën 19-vjeçare, gjatë shërbimit ushtarak, u dërgua në luftë në Kosovë dhe pasi u kthye, “të gjithë hoqën dorë prej tij”.
“Ishte në protestat e marsit së bashku me veteranë të tjerë të luftës, dhe më pas foli publikisht për ato ngjarje dhe për rrahësit nga Subotica që kishte takuar. Kjo ishte shkaku që e pritën për t’ia bërë këtë. Ky është sulmi i dytë brenda dy muajsh, por tani ai ndodhet në Spitalin e Suboticës me plagë të rënda trupore”, përfundoi Sharoviq. /Telegrafi/
Jusuf Buxhovi, historian i njohur, ka folur në lidhje me situatën e tanishme në Kosovë.
Ai ka pasur shumë kritika për rrjedhat politike në Kosovë.
Sipas tij, një katun (sic) i dërgon katër-pesë deputetë në Kuvendin e Kosovës.
Në një video të shpërndarë nga KTV-ja, Buxhovi ka pasur kritika të ashpra edhe për analistët e debateve politike.
Sipa Buxhovit, ata flasin përnatë të njëtja pallavra, duke i cilësuar debatet si “bordello”.
“Debatet tona janë më shumë, gati sikur ato bordellat, po e them, ku kemi një striptiz të faktorëve të ndrysëm që rrënojnë cdo normë. Bëhet një zhurmë, deri te ato fizike…Çfarë mesazhe japin ata analistë që dalin përnatë me të njëjtat pallavra e shurdhojnë miletin” – tha Buxhovi