Lajmi i Fundit
Djali rr’ah babanë në Shtime

Të premten në Shtime një person është arrestuar nën dyshimin se ka rrahur babanë e tij.

Deri te ky incident kishte ardhur si pasojë e një mosmarrëveshjeje mes dyshes, dhe ky i fundit ka përfunduar me lëndime trupore.

“Është raportuar viktima mashkull kosovar, pas një mosmarrëveshje është sulmuar fizikisht nga djali i tij, duke i shkaktuar lëndime trupore”, thuhet në Raportin e Policisë së Kosovës.

“I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit  është dërguar në mbajtje”.

Një foshnje e porsalindur gjendet e vďekur në një grumbull mbeturinash – kërkohen nëna

Policia britanike në West Midlands i ka bërë thirrje publike nënës së një foshnje të sapolindur, e cila u gjet e vdekur në një grumbull mbeturinash në një depo në Rowley Regis, pranë Birminghamit, që të paraqitet menjëherë.

Foshnja, që besohet të jetë vajzë, u gjet në mbeturina që ishin transportuar në një zonë industriale në Rowley Regis, pranë Birminghamit, të enjten, ka bërë të ditur Policia e West Midlands. Policia po përpiqet të identifikojë nënën e foshnjës, nga shqetësimi për gjendjen e saj shëndetësore, pasi ajo mund të ketë nevojë për kujdes mjekësor.

Hetimet po vazhdojnë, përfshirë ekzaminimet forenzike, për të identifikuar vajzën dhe për të zbuluar se si ka vdekur ajo.

Oficerët besojnë se foshnja është “transportuar pa dijeni” nga një operator privat i mbeturinave deri në vendin ku u gjet, në Station Road, të mërkurën, raporton skynews – transmeton Sinjali.

Operatori privat që ka transportuar mbeturinat ku u gjet foshnja vepron në zonat e West Midlands, Staffordshire, Warwickshire dhe West Mercia.

Ndërmarrja nuk po lidhet me vdekjen e foshnjës.

Detektive Kryeinspektore Kylie Westlake nga Njësia për Mbrojtjen Publike e Policisë së West Midlands tha: “Ndërsa ende nuk e dimë se çfarë ka ndodhur, ajo që dimë është se duhet të ketë një nënë që ka nevojë reale për ndihmë – dhe ajo është prioriteti ynë absolut në këtë moment.

Sami Lushtaku del në mbështetje të Bekim Metajt

Kryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku, ka shprehur mbështetje publike për Bekim Metaj, pas ngjarjes së raportuar në lidhje me procedurat për pajisje me shtetësinë e Kosovës të disa personave serbë që, sipas pretendimeve të bëra në reagim, dyshohen për krime lufte, shkruan Gazeta Demos.

Përmes një shkrimi në Facebook, Lushtaku e ka cilësuar si të papranueshme situatën në të cilën, sipas tij, invalidët e luftës, veteranët dhe familjet e dëshmorëve po përballen me zbatimin e një ligji që mundëson dhënien e shtetësisë edhe për persona ndaj të cilëve ekzistojnë dyshime për përfshirje në krime lufte.

“Sot të gjithë jemi me Bekim Metajn”, thuhet në reagimin e Lushtakut, i cili e përshkroi revoltën e Metajt si shprehje të pakënaqësisë së shumë luftëtarëve dhe qytetarëve që kundërshtojnë këtë proces.

Postimi i plotë:

Sot të gjithë jemi me Bekim Metajn!

Është e papranueshme që invalidët e luftës, veteranët dhe familjet e dëshmorëve, të cilët sakrifikuan gjithçka për lirinë e Kosovës, të shohin sot zbatimin e një ligji i cili krijon mundësi që edhe serbë të dyshuar për krime lufte në Kosovë të fitojnë shtetësinë.

Sot jemi me Bekim Metajn. Me njeriun që e mbrojti Kosovën në ditët më të vështira dhe që sot nuk mundi të heshtë përballë padrejtësisë së ligjit të Albin Kurtit për shtetësinë, duke u konfrontuar fizikisht me disa serbë që dyshohen për krime lufte në Kosovë, të cilët po zhvillonin procedurat për pajisje me shtetësinë e Kosovës. Revolta e tij është zëri i mijëra luftëtarëve e qytetarëve që ndihen të fyer nga ky ligj e nga ky pushtet.

Kosova është ndërtuar mbi gjakun e dëshmorëve, jo mbi harresën e krimeve. Ata që dyshohen për krime lufte duhet të përballen me drejtësinë, e kurrsesi të shpërblehen me shtetësinë e Kosovës!
SL

Gjermani: Vdes në vendin e punës 42 vjeçari nga Kosova

Një ngjarje e rëndë ka tronditur komunitetin shqiptar në Gjermani, ku një 42-vjeçar me prejardhje nga Deçani, ka humbur jetën në një aksident të dyshuar në vendin e punës.

Sipas informacioneve të para, dyshohet se ai ka rënë nga një vinç gjatë kryerjes së detyrës, duke pësuar lëndime fatale. Rrethanat e plota të aksidentit mbeten ende të paqarta, ndërsa autoritetet gjermane kanë nisur hetimet për të zbardhur shkakun e ngjarjes, raporton albinfo.ch, transmeton klankosova.tv.

Të premten, familjarë, miq dhe bashkëqytetarë i dhanë lamtumirën e fundit 42-vjeçarit në vendlindjen e tij, në Deçan.

Rruga Prizren–Prevallë po bëhet me pagesë, qytetarët thërrasin proťestë

Qytetarët dhe banorë në Prizren, janë ftuar të marrin pjesë në një protestë paqësore kundër vendosjes së rampës me pagesë në rrugën Prizren – Prevallë.

Sipas njoftimit të organizatorëve, protesta do të mbahet të dielën, nga ora 12:00 deri në orën 14:00, në rrugën që çon drejt Prevallës, tek vendi ku po zhvillohen punimet.

Organizatorët kanë bërë thirrje për pjesëmarrje sa më të madhe, duke theksuar se qëllimi i protestës është kundërshtimi i vendimit për vendosjen e pagesës dhe kërkesa për një zgjidhje që, sipas tyre, merr parasysh interesin e qytetarëve dhe të banorëve të zonës.

“Bashkë për interesin e përbashkët”, thuhet në thirrjen drejtuar qytetarëve për t’iu bashkuar protestës paqësore, shkruan tvPrizreni.

KQZ zyrtarizon rezultatin final – Ja si ndahen mandatet në Kuvend

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka shpallë rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 7 qershorit sot.

Sipas rezultateve, Lëvizja Vetëvendosje mori 47,13% të votave, Partia Demokratike e Kosovës 19,44%, Lidhja Demokratike e Kosovës 16,69% dhe AAK 6,74%.

Përmes një tabele, KQZ ka treguar se si do të ndahen ulëset në legjislaturën e re të Kuvendit të Kosovës.

Gjermania thyen rekordin e temperaturave, termometri arrin 41.3 gradë Celsius

Gjermania ka vendosur sot një rekord absolut të temperaturës, me 41.3 gradë Celsius të regjistruara në një lagje të qytetit Saarbruecken, në perëndim të vendit, sipas të dhënave paraprake të shërbimit meteorologjik gjerman (DWD).

“Kjo vlerë është arritur për herë të parë në Gjermani” që nga fillimi i matjeve meteorologjike, njoftoi shërbimi përmes platformës sociale Bluesky.

Rekordi i mëparshëm i temperaturës në Gjermani ishte 41.2 gradë Celsius, i regjistruar më 25 korrik 2019.

“Është plotësisht e mundur që kjo temperaturë të arrihet sërish nesër (të shtunën), madje edhe të tejkalohet lehtë”, tha për agjencinë AFP Uwe Baumgarten, meteorolog në DWD, shkruajnë mediat.

Meteorologët gjermanë kanë lëshuar sot në mëngjes paralajmërime për valë të forta deri ekstreme të të nxehtit në të gjithë vendin. Dita më e nxehtë pritet të jetë e diela, kur temperaturat mund të arrijnë deri në 42 gradë Celsius. Parashikuesit thonë se vala e të nxehtit do të vazhdojë deri në fillim të javës së ardhshme.

Për shkak të temperaturave të larta, në shumë pjesë të Gjermanisë janë anuluar aktivitete sportive dhe ngjarje në ambiente të hapura.

Temperaturat ekstreme kanë rënduar edhe infrastrukturën, ndërsa kompania gjermane e hekurudhave ka paralajmëruar për probleme të mundshme dhe ka këshilluar që udhëtimet të shmangen, përveç rasteve kur janë të domosdoshme.

Përveç temperaturave të larta, nga e shtuna pritet të rritet gradualisht mundësia për stuhi nga perëndimi, me reshje të dendura shiu, breshër dhe erëra të forta. /Telegrafi/

Aleanca ofron mbështetje për formimin e institucioneve, tregon gjashtë kushte për qeverinë e re

Deputeti i zgjedhur i AAK-së, Besnik Tahiri, ka deklaruar se partia e tij është e gatshme të mbështesë krijimin e institucioneve të reja, por pa kërkuar poste qeveritare dhe pa vendosur kushte që lidhen me përfitime partiake.

Përmes një postimi në Facebook, Tahiri ka theksuar se AAK kërkon vetëm një marrëveshje publike të bazuar në gjashtë prioritete strategjike për zhvillimin e vendit.

“Asnjë post për vete, asnjë interes partiak. Vetëm një marrëveshje e hapur për qytetarët e bazuar në këto 6 kërkesa strategjike”, ka shkruar ai.

Sipas platformës së publikuar nga AAK, mbështetja për krijimin e institucioneve do të jepet pa pjesëmarrje në qeveri, nëse qeveria e ardhshme pranon gjashtë kërkesat: miratimin e projektit të gazit amerikan si prioritet shtetëror, nisjen e procedurave për ndërtimin e një termocentrali të ri me thëngjill, rritjen e pragut të TVSH-së për bizneset e vogla nga 30 mijë në 100 mijë euro, lirimin nga tatimi në pronë të tokës së punuar për të nxitur prodhimin vendor, financimin e plotë të projekteve rrugore kapitale të mbetura pezull, si dhe krijimin e një fondi emergjent prej 800 milionë deri në 1 miliard euro për investime kapitale në Prishtinë.

Tahiri, në fund të postimit, ka theksuar se Aleanca e ka bërë pjesën e saj dhe se tani është radha që të merren vendime që, sipas tij, janë në të mirë të qytetarëve të Kosovës.

Këta janë dy policët që u rrahën në stacionin policor në Prishtinë

Një incident fizik brenda ambienteve të Stacionit Policor Jugu në Prishtinë ka përfshirë dy zyrtarë të Policisë së Kosovës gjatë orarit të punës.

Ngjarja ka ndodhur të mërkurën në mbrëmje brenda objektit të stacionit, ku pas një mosmarrëveshjeje mes dy zyrtarëve policorë, situata ka eskaluar në përleshje fizike.

Në këtë përleshje janë përfshirë E.T dhe N.T

Ndaj dy zyrtarëve është propozuar edhe masa e suspendimit ndaj tyre nga IPK-ja.

Ndaj të dy zyrtarëve është hapur procedurë për veprën penale “Sulm”, ndërsa rasti po trajtohet në procedurë të rregullt hetimore.

Gjendet pa shenja jete një grua

Policia ka njoftuar se një grua është gjetur e vdekur në nga familjarët dje në Prishtinë.

Është raportuar se viktima femër kosovare, është gjetur pa shenja jete nga familjarët. Njësit relevante policore dhe ekipi mjekësor kanë dalë në vendin e ngjarjes ku është konstatuar vdekja  e viktimës”, njoftoj policia.

Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion, rasti është duke u hetuar.