div[data-widget-id="1924179"] { min-height: 300px; }
class="archive paged category category-lajme category-1 custom-background wp-custom-logo paged-554 category-paged-554 wp-theme-news-25 td-standard-pack group-blog hfeed">
Nëse i njihni këta persona, lajmërojeni menjëherë policinë

Policia e Kosovës i ka shpallur në kërkim disa të rinjë, të dyshuar për vjedhje të rënda.

 

 

 

Njësiti i Hetimeve të Përgjithshme në Prishtinë, me autorizim nga Prokuroria Kompetente, ka shpallur një kërkesë për ndihmë nga qytetarët në identifikimin dhe ndalimin e tyre, si të dyshuar për krime të rënda, grabitje dhe vjedhje.

Policia ka publikuar fotografitë e të dyshuarve dhe kërkon bashkëpunimin e qytetarëve që mund të kenë informacion të vlefshëm për ta, transmeton IndeksOnline.

Çdo informacion që mund të çojë në identifikimin apo kapjen e këtyre individëve është i rëndësishëm dhe do të kontribuoni në ndihmën e drejtësisë.

 

 

Nëse keni informacion, mund të kontaktoni Policinë e Kosovës në numrin e urgjencës 192. Informacionet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë. Bashkëpunimi i juaj është thelbësor për një Prishtinë më të sigurt.

E quajti ‘gjeneral të vetëshpallur’, Haradinaj i përgjigjet Donika Gërvallës

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka reaguar me ashpërsi ndaj deklaratave të ministres së Punëve të Jashtme, Donika Gërvallës, e cila në një tubim në Deçan i referohet disa figurave si “gjeneralë të vetëshpallur”.

Haradinaj, duke folur për KP, theksoi se gradën e tij e ka marrë nga NATO dhe që ajo iu dha nga një oficer gjerman, Klaus, në vendin ku është rritur Gërvalla.

“Ua kam hequr maskat edhe tash po iu prishën matematikat, po shohin se nuk e kanë punën mirë. Kuptohet, jam bërë nervoz, por detyra ime është kjo, unë jam opozitar, ka qenë detyra ime me iu hequr maskat – me ia qit ashtu si janë dhe po e shihni se çfarë janë. Hero janë dëshmorët e ata, për gjeneral, gradën e dytë e kam pikërisht prej NATO-s dhe atë prej një oficeri gjerman, atje ku është rritur kjo zonja, gjeneralit Klaus, ma ka dhënë me dorën e vet”, deklaroi Haradinaj.

Reagime kundër deklaratave të Gërvallës erdhën edhe nga Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së.

Në një deklaratë, organizata i bëri thirrje që të ndalen me fyerjet dhe veprimet keqdashëse kundër luftës çlirimtare dhe pjesëmarrësve të UÇK-së.

“Sepse një ditë, jo të largët, vet populli do t’u pështyjë surratin e do t’u hedh në kosha plehrash”, u theksua në deklaratë.

Më herët, gjatë një tubimi në Deçan, ministrja Gërvalla kishte thënë se Kosova nuk do të hyjë në NATO as me “gjeneralë të vetëshpallur” e as me një buxhet prej katër milionë euro në vit për ushtri, siç ishte rasti më parë./

Brohoritje ‘Zdravo’, ‘Albin hajni’ dhe mjete piroteknike gjatë tubimit të Kurtit në Skenderaj

Lëvizja Vetëvendosje po mbante një tubim zgjedhor në Skenderaj, në kuadër të fushatës për zgjedhjet e 9 shkurtit.

Megjithatë, gjatë përpjekjeve të kryeministrit Albin Kurti për të hyrë në sallën ku do të mbahej tubimi, u hodhën fishekzjarre dhe mjete piroteknike në drejtim të tij.

Sipas pamjeve të publikuara në rrjetin social Facebook, mbrojtja e afërt e kryeministrit ka reaguar menjëherë, duke e mbuluar Kurtin dhe deputetët e tjerë të Vetëvendosjes me çadra për të siguruar sigurinë e tyre.

Nuk ka raporte për lëndime, por incidenti ka shkaktuar tension në vendndodhjen e tubimit.

Pamje, Skenderaj

Ndërkohë, para pak minutash, në afërsi të vendit ku po mbahej tubimi, janë dëgjuar dhjetëra simpatizantë të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) duke brohoritur “Na jena PDK, Thaçi – Thaçi” dhe “Albin hajni”.

Gjithashtu, janë dëgjuar edhe thirrjet “Zdravo”, të cilat lidhen me audio-incizimin e fundit të shefes së Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Mimoza Kusari, me Milan Radoiçiq, një ngjarje që ka shkaktuar polemika të mëdha.

Lidhur me rastin ka reaguar ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku.

“Disa qyqanë të orkestruar nga partia paskan tentu me e pengu tubimin e Vetëvendosjes në Skenderaj. Për çudi, komuna paralele e Serbisë atje nuk ju bënte fort përshtypje.
Harroni që na ndalni. Po thyejm bastione një nga një, cep më cep. Dje në Deçan, sot në Drenicë, e çdo ditë deri në 500 mijë zemrat e 9 shkurtit. Politika primitive nuk kalon”, shkroi Çeku.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe po përcjellin me kujdes situatën./Telegrafi/

Përgjigja dyshuese e Naim Murselit kur u pyet për shtëpinë dhe gjendjen e tij financiare

Nën masa të rrepta sigurie, para trupit  gjykues të Gjykatës Themelore në Prishtinë ka dalë Naim Murseli, Granit Plava, Kushtrim Kokalla dhe Tom Dodaj të cilët ngarkohen për rastin e vrasjes së Liridona Ademaj më 29 nëntor 2023.

Gjyqtarja fillimisht ka pyetur për të dhënat personale, Naim Murselin.

Gjyqtarja, Fatmire Dërmaku: Ku banoni?

Naim Murseli: Suedi, dhe Chelsey Point.

Gjykatësja: A keni numer të shtëpisë (në Prishtinë)?

Naim Murseli: Nuk më kujtohet…

Gjykatësja: Çka keni të kryer nga shkolla?

Naim Murseli: Kam të kryer shkollën e mesme.

Gjykatësja: Gjendja ekonomike: E dobët e mesme e mirë.

Naim Muresli: E mesme …

Ndryshe, seanca u shty për shkak se mbrojtësi i të akuzuarit Kushtrim Kokalla, avokati Ndrecë Dodaj, si dhe mbrojtësi i të akuzuarit Tom Dodaj, avokati Agron Kuçi deklaruan se nuk janë pajisur me të gjitha shkresat e lëndës

Gruaja që vdiq në aksidentin e mbrëmshëm ishte mësuese

E diela ishte e kobshme për familjen Gashi. Aksidenti tragjik në fshatin Çubrel, në rrugën magjistrale Mitrovicë – Pejë, ka marrë jetën e tre anëtarëve të familjes, Zarife Gashi, Agim Gashi dhe Gyltene Potoku-Gashi, raporton Gazeta Sinjali.

E ndjera Gyltenja, ishte mësuese për shumë vite dhe punonte në një çerdhe në Komunën e Pejës.

 

 

Ky rast tronditi gjithë vendin, ndërsa familjarët e viktimave kanë ndarë dhimbjen e tyre të thellë për këtë humbje të pazëvendësueshme.

Nga aksidenti mbetën të lënduar edhe pesë persona, katër prej tyre zyrtarë policorë.

Nis gjykimi | Gjyqtarja e pyet Naim Murselin a je i martuar, përgjigja e tij: Kam gruan e vrarë

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë ka nisur shqyrtimi fillestar për rastin e vrasjes së Liridona Ademajt.

Të akuzuarit Naim Murseli, Granit Plava dhe Kushtrim Kokalla u paraqitën në seancë nën masa të rrepta sigurie.

Naim Murseli pasi u pyet nëse është i martuar, u përgjigj shkurt: Kam gruan e vrarë.

Në aktakuzën e Prokurorisë, thuhet se Murseli, Plava dhe Kokalla ishin dakorduar paraprakisht që vrasja të kryhej nga i akuzuari Plava me marrëveshje që Murseli t’ia paguante atij 30 mijë euro.

 

 

I gjithë plani për vrasjen e Liridonës, sipas dosjes, se u bë nga bashkëshorti i saj, tani i akuzuari Naim Murseli, si pasojë e çrregullimit të raporteve familjare e martesore, ku edhe lindi dëshira e tij për hakmarrje.

Në aktakuzë thuhet se fillimisht plani i ishte shpalosur Kokallës nga Murseli, por ai kishte refuzuar të gjente një mundësi për vrasjen e Liridonës, e më pas Kokalla kishte gjetur Plavën, me të cilin e kishte njoftuar Naimin.

Hoti: Nëse e krahasojmë me qeveritë e kaluara, Qeveria Kurti është më e dobëta që ka pasur Kosova

Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka vazhduar kritikat ndaj Qeverisë Kurti.

Ai ka bërë me dije se kjo është qeveria me e dobët që ka pasur Kosova ndonjëherë.

Gjatë një interviste në emisionin “Debat Plus”, Hoti e ka krahasuar qeverinë aktuale me qeveritë tjera.

“Nëse e krahasojmë me qeveritë e kaluara, këto katër vjet kanë qenë vitet e qeverisjes më të dobët që ka pasur Kosova nga shpallje e pavarësisë. E dyta nëse krahason

këtë qeveri me zotimet që ka pasur, se kjo qeveri e ka nënshkruar një kontratë publike në zgjedhjet e vitit 2021 edhe unë besoj se duet të matet karshi atyre zotimeve e premtimeve që janë të shkruara. Edhe nëse e krahason me ato premtime, rezultate jo të pakta, janë zero. Absolutisht zero”, ka thënë Hoti.

Ai ka përmendur edhe fushat tjera ku ka çaluar Qeveria Kurti.Edhe e treta disa procese, që nuk shkruan sikur premtime elektorale, por janë zotime të shtetit të Kosovës. Ta zëmë të procesi i dialogut, te njohjet ndërkombëtare. Avancimi i demokracisë ne ven, që nuk i shkruan në kësi projekte, por është procese që ti duhesh me kontribu edhe kur je në opozitë edhe në pozitë. Edhe në këtë aspekt ka degraduar. Nëse e krahason me qeveritë paraprake është qeveria më e dobët. Nëse e krahason me premtimet e veta është zero realizim, pothuajse zero realizim”, është shprehur Hoti.

Ky është parashikimi i motit për sot

Sot mbi territorin e Kosovës do të mbajë mot kryesisht i vranët dhe me riga shiu.

Sipas parashikimit të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, në disa pjesë me reshje bore.

Në njoftimin e IHMK-së thuhet se në viset e larta rigat e shiut do të dominohen nga reshjet e bores. Temperaturat minimale do të jenë nga -1 deri në +1 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale do të lëvizin nga 3 deri në 6 gradë Celsius.

Do të fryjë erë nga verilindja me shpejtësi 1 deri në 7 metër për sekondë.
Pamje nga aksidenti në veri ku u lënduan 8 zyrtarë policisë – PAMJE

Një aksident i rëndë ka ndodhur rreth orës 20:00 në fshatin Grabovc.

Rastin për Indeksonline e ka konfirmuar zëdhëndës polici për rajonin e Mitrovicës së Veriut,Veton Elshani ku njoftoi se një vetaksident është përfshirë një mjet i blinduar i policisë dhe disa policë.

“Rreth orës 20.00 në fshatin Grabovc ka ndodh një vet aksident ku është involvuar një mjet i blinduar i policisë dhe disa polic. Ka të lënduar por gjendja e tyre është stabile (sipas mjekëve). Të lënduarit janë në spitalin rajonal Mitrovica Jug”, ka thënë Elshani.

Nita Mustafa-Hakaj, zëdhënëse për media e Spitalit të Mitrovicës, njoftoi se tetë zyrtarë policorë janë pranuar në Spitalin Rajonal të Mitrovicës, tha se deri tani janë duke u kryer ekzaminimet e para.

“Janë duke u bërë ekzaminimet e para të tetë zyrtarëve policorë, deri tani ende nuk dihet se ndonjëri ka nevojë të dërgohet për tretman të mëtutjeshëm mjekësor në Qendrën Klinke Universitare të Kosovës”, tha thënë Mustafa-Hakaj.

Indeksonline ka siguruar pamje nga aksidenti, ku vërhet se autoblinda e policisë ka dalur nga rruga.

Më poshtë mund të shihni pamjet./Indeksonline/

Qeveria mban mbledhje elektronike, merr këto vendime

Qeveria e Republikës së Kosovës ka zhvilluar dje një mbledhje elektronike në të cilën ka marrë disa vendime.

Në këtë mbledhje janë miratuar nëntë vendime të ndryshme.

“Miratuar nismën për “Amendamentimin e Traktatit Bazë të Komisionit Ndërkombëtar për Persona të Zhdukur (ICMP)”.

Miratuar vendimin me të cilin nga 1 janari i vitit 2025 shtetasit e Bosnjë e Hercegovinës do mund të udhëtojnë me letërnjoftim biometrik drejt Kosovës për hyrje, transit dhe qëndrim afatshkurtër në territorin e Republikës së Kosovës deri në 90 ditë brenda një periudhe gjashtëmujore, sipas Marrëveshjes për Lëvizjen e Lirë me Letërnjoftime në Ballkanin Perëndimor në kuadër të Procesit të Berlinit.

Miratuar vendimin për të kërkuar nga presidentja e Republikës së Kosovës për dhënien e autorizimit ministrit të Financave, Punës dhe Transfereve për nënshkrimin e Marrëveshjes së Kredisë ndërmjet Republikës së Kosovës e përfaqësuar nga ministri i Financave, Punës dhe Transfereve dhe Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim për projektin “Impianti për trajtimin e ujërave të zeza në Podujevë”.

Miratuar vendimin për të kërkuar nga presidentja e Republikës së Kosovës për dhënien e autorizimit ministrit të Financave, Punës dhe Transfereve për nënshkrimin e Marrëveshjes së Kredisë ndërmjet Republikës së Kosovës e përfaqësuar nga ministri i Financave, Punës dhe Transfereve dhe Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim për Projektin “ Efiçenca e energjisë në ndërtesa publike”.

Miratuar kërkesën e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit për transfer të mjeteve buxhetore në nenin 30.3 të Ligjit nr. 03/L-048 për menaxhimin e financave publike dhe përgjegjësitë.

Aprovuar kërkesën e Komunës së Zubin-Potokut për aprovimin e buxhetit pas miratimit të buxhetit për vitin 2025 nga kuvendi komunal.

Aprovuar kërkesën e Ministrisë së Mbrojtjes për rialokim të mjeteve deri nën 25% të ndarjes së ndikuar negativisht nga kategoria e shpenzimeve e investimeve kapitale.

Aprovuar kërkesën e Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës për transfer të mjeteve buxhetore në nenin 30.3 të Ligjit nr. 03/L-048 për menaxhimin e financave publike dhe përgjegjësitë.

Miratuar vendimin me të cilin institucionet e Republikës së Kosovës mund të japin me qira ose në shfrytëzim pronat publike për ndërtimin e kapaciteteve të reja të energjisë nga burimet e ripërtëritshme bazuar në një proces të ofertimit konkurrues të organizuar nga Ministria e Ekonomisë.