VV-së i ikë kryetari i një dege me dhjetëra aktivistë në Drenas, Lladrovci i thotë “mirë se vjen baxhë”

Kryetari i degës së Lëvizjes Vetëvendosje “Dega 2” në Drenas, Naim Qorri, ka dhënë dorëheqje nga kjo parti.

Qorri tha se po jep dorëheqje nga VV-ja bashkë me dhjetëra delegatë të degës dhe aktivistë të qendrës së VV-së në Drenas, të cilët sipas tij, kanë kontribuar me gjithë potencialin e tyre në këtë parti.

Postimin e tij e shpërndau kryetari i Drenasit, Ramiz Ladrovci, duke shkruar “mirë se vjen baxhë… Bashkë për Drenasin”.

Ndryshe, Qorri tha se “kohët e fundit, kemi përjetuar situata të padurueshme, aspak demokratike dhe denigruese nga udhëheqja e qendrës sonë, veçanërisht nga Qendra në Prishtinë me në krye Enver Dugollin”.

“Kryetarja Egzona Tërdevci, që nga ardhja e saj në krye të degës sonë, ka instaluar një sjellje jo të shëndetshme në lëvizje, dhe së bashku me Enver Dugollin kanë punësuar individë në ndërmarrje publike dhe ministri të ndryshme në mënyrë të pandershme. Këta dy individë morën degën me 6000 vota në zgjedhjet qendrore, dhe për herë të parë morëm pesë asamblistë në zgjedhjet lokale. Megjithatë, për shkak të mos trajtimit të duhur të kërkesave, dy prej tyre tashmë nuk janë më pjesë e Lëvizjes”, shkroi Qorri.

Më tej, ai tha se Tërdevci e Dugolli mbajnë përgjegjësi për humbjen e imazhit të degës së VV-së në Drenas dhe humbjen e mbi 70 për qind të anëtarësisë.

“Zonja Egzona Tërdevci dhe zoti Enver Dugolli mbajnë përgjegjësi për: Humbjen e imazhit të degës dhe mbi 70% të anëtarësisë; Manipulimet me punësime në ndërmarrje publike dhe emërime politike të personave jo meritorë;  Mos trajtimin e kërkesave të kryesisë, që ka sjellë humbjen e dy asamblistëve të votuar në Lëvizje, duke lënë vetëm tre nga pesë që kishim, dhe një prej tyre është gjithashtu në dilemë;  Ndikimin e tyre në pronat publike të Drenasit, që janë dhënë në shfrytëzim tek të afërmit e ish-asamblistit të VV-së, përfshirë Stacionin e Trenit; Mosfunksionimin e zyrës në Drenas dhe mungesën e aktivitetit koherent”.

Rrustemi tregohet trim: Kërcënimet e Vuçiqit nuk na shqetësojnë e frikësojnë

Adnan Rrustemi, deputet i VV-së, ka komentuar shtrimin e disa “kërkesave” nga ana e presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në drejtim të Kosovës.

Sipas Rrustemit, kërcënimet e Vuçiqit nuk e befasojnë.

Madje, Rrustemi është treguar edhe trim, duke thënë se këto kërcënime nuk e frikësojnë atë dhe të tjerët në VV.

“Padyshim sulmet dhe kërcënimet e presidentit serb as nuk na befasojnë, as nuk na shqetësojnë e frikësojnë” – tha ndër të tjera Rrustemi.

Rusia paralajmëron “pasoja katastrofike” nëse Perëndimi dhe Ukraina “provokojnë” këtë shtet

Rusia ka paralajmëruar Perëndimin dhe Ukrainën me “pasoja katastrofike” nëse ndjekin, atë që Moska e cilësoi si “skenar provokues” kundër Bjellorusisë.

Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme të Rusisë, Maria Zakharova, u tha gazetarëve se Moska është e shqetësuar nga, siç u shpreh ajo, rritja e aktiviteteve “provokuese” të NATO-s në kufirin me Bjellorusinë.

Sipas saj, Moska nuk e përjashton mundësinë që mund të ketë përpjekje për përshkallëzimin e tensioneve në rajon.

Zakharova shtoi se Rusia ka të dislokuara në Bjellorusi armë bërthamore taktike.

Milhali deklarohet pas intervistimit nga Prokuroria Speciale

Koordinatorja e komiteteve në Lëvizjen Vetëvendosje, Dejona Mihali, sot është intervistuar nga Prokuroria Speciale.

Mihali është paraqitur me ftesë të kësaj prokurorie për intervistim.

Sipas prokurorisë ajo ishte paraqitur sot në Prokurorinë Speciale me ftesë të kësaj prokurorie.

Prokuroria tha ajo u intervistua në cilësinë e dëshmitares për disa çështje penale, të cilat prokuroria i ka në hetim.

Vdes gruaja 111-vjeçare nga Ferizaj

Gruaja 111 vjeçare nga Ferizaj, Xhezide Alija, ka humbur jetën sot.

Të ndjerës do t’i jepet lamtumira e fundit sot në ora 16:10.

“Ju njoftojmë se ka ndërruar jetë, Nënëlokja Xhezide Alija (05.08.1913 – 20.09.2024), nëna e Nuhi, Hysni dhe Remzi Aliut.

Varrimi i të ndjerës bëhet sot, më 20.09.2024, (e premte) në ora 16.10, me Ikindi, në varrezat e fshatit Dardani, Ferizaj.” – ka njoftuar familja.

Xhezide Alija ishte një nga personat më të vjetër në Kosovë.

E rëndë: Ky është 40-vjeçari që u qëllua për vdekje në Mitrovicë

Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar mëngjesin e sotëm në Mitrovicë, ku si pasojë ka humbur jetën një person.

Personi i cili u qëllua për vdekje është 40-vjeçari Florim Zeqiri.

Zeqiri ka ndërruar jetë në QKUK, pasi që nuk ka mundur t’u mbijetonte plagëve të marra.

Ndryshe, ngjarja e cila tronditi qytetin, ka ndodhur sot rreth orës 09:42 minuta.

“Sot rreth orës 09:42 minuta në Mitrovicë është raportuar  për një person të lënduar nga arma e zjarrit. Rasti ka ndodhur në rrugën “ Fatime Hetemi”, në Mitrovicë. Njësitët relevante janë duke vazhduar rrjedhen e hetimeve”, ka thënë për Indeksonline zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës Avni Zaiti.

E dhimbshme: Vdes 40-vjeçari që u plagos në Mitrovicë

40-vjeçari që u plagos mëngjesin e sotëm në qendër të Mitrovicës, ka humbur jetën në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës. Viktima nuk ka arritur t’iu mbijetojë plagëve të marra nga arma e zjarrit.

Lajmin për vdekjen e tij e ka konfirmuar drejtori i Emergjencës në QKUK, Naser Syla.

Në drejtim të viktimës, Florim Zeqiri, sot janë shkrepur gjashtë plumba dhe e gjithë kjo ka ndodhur pas shpinës së tij.

 

 

Kështu ka njoftuar përmes një postimi në facebook ish-kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri.

Ndërkaq, lajmin për plagosjen e 40-vjeçarit e kishte konfirmuar edhe Policia e Kosovës.

“Sot, rreth orës 09:42, në Mitrovicë, është raportuar për një person të lënduar nga arma e zjarrit. Rasti ka ndodhur në  rrugën ‘Fatime Hetemi’ në Mitrovicë. I plagosuri viktima i moshës madhore është dërguar për tretman mjekësor”, ka thënë zëdhënësi i Policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

“U qëllua me 6 plumba prapa shpinës…” – detaje nga plagosja në Mitrovicë

Një incident i rëndë u shënua mëngjesin e sotëm në qytetin e Mitrovicës, ku në rrugën “Fatime Hetemi”, për motive akoma të panjohura, një person u qëllua me armë zjarri. I plagosuri është dërguar tashmë në QKUK, ndërsa janë zbuluar detaje të reja.

Ish kryetari i komunës, Agim Bahtiri, ka reaguar për këtë rast, duke treguar se viktima është një 40-vjeçar nga fshati Vinarc, i cili sipas tij u qëllua me 6 plumba.

Bahtiri ka shkruar se viktima u plagos prapa shpinës së tij dhe gjendjen e ka të rëndë.

“Më indinjatë të thellë mora lajmin shokues për incidentin e rëndë që ndodhi sot në Mitrovicë, ku qytetari F. Zeqiri (40 vjeç) nga Vinarci, mbeti i plagosur rëndë pas të shtënave me armë ku u shkrepën 6 plumba në drejtim të tij.Ky akt, ndodhi prapa shpinës së tij, dhe gjendja e tij anipse e rëndë po vazhdon të monitorohet vazhdimisht nga emergjenca e QKUK-së.” – ka shkruar ai ndër të tjera.

Berisha për intervistimin e Dejona Mihalit: 15 katë me e bërë Dubravën s’do t’i zë këta hajtut ordiner

Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës nga Nisma Socialdemokrate, Zafir Berisha, ka reaguar ashpër, pas thirrjes për intervistim të Dejona Mihalit të Vetëvendosjes, duke thënë se po i vjedhin paratë e qytetarëve të Kosovës, raporton Gazeta Demos.

Mihali e VV-së, të premtën paradite është paraqitur në Prokurorinë Speciale të Koovës për intervistim, ku dyshohet për korrupsion.

“Komisarja politike e VV Dejona Mihali, po intervistohet sot në Prokurorinë Speciale, për korrupsion të nivelt të lartë, ku janë në pytje miliona euro. Edhe 15 kate me bë Dubravën nuk ka me zën keta hajtut ordiner, të cilën në mënyr të pamëshirshme po i vjedhin parat e qytetarëve të Kosovës”, ka shkruar Berisha në rrjetin social Facebook.

“S’e di në çfarë mënyre jam dënuar”, Pjetër Shala ankohet se kanë gjetur fjali të ndryshuara gjatë përkthimeve

Gjatë konferencës së Apelit, Pjetër Shala është ankuar se gjatë seancave kur është thënë fjala përfundimtare, në transkriptuat e tyre kanë gjetur më shumë se 213 fjalë të ndryshuara.

Ai është ankuar se nuk e ka në gjuhën shqipe për të parë se si ka rrjedh gjykimi i tij që nga fillimi deri në tri ditët e fundit.

“Unë kam një shqetësim shumë të madh sa i përket për tri ditë seancë të mëparshme 15,16, 17 kur ishte leximi përfundimtar. Vetëm për tri ditë gjetëm mbi 213 fjalë të ndryshuara, jo gabimisht të përkthyera, por të ndryshuara. Dhe unë nuk e kam akoma në gjuhën shqipe rrjedhën si ka rrjedhë gjykimi im prej fillimi deri në ato tri ditët e fundit. Nuk e kam pas vëmendjen se nuk ma ka marrë mendja se bëhen gabime të tilla, që të ndryshohet fjala. Mirëpo, me 15,16 dhe 17 e keni të vërtetuar se ka 230 gabime, ndryshime fjalë se nuk janë gabime por ndryshime të fjalive që ia humb të gjithë kuptimin e gjithçkafit”, tha Shala, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Ai gjithashtu u ankua se nuk e ka në dispozicion në gjuhën shqipe edhe aktvendimin ndaj tij duke shtuar se nuk e din se në çfarë mënyrë është dënuar.

“Tani unë akoma nuk e kam as aktvendimin e përkthyer. Unë nuk e di si do të ankohemi, bëjmë ankesën kur unë nuk e di se në çfarë mënyrë dënohem. Më jepet aktvendimi, dënohem për vrasje që nuk kam vra kurrë në jetën time. Ma shpjegojnë avokatet e unë nuk muj me besu përderisa nuk e kam zyrtarisht në mënyrë zyrtare, para vetës ta lexoje dhe kuptoj se për çka jam i dënuar dhe nuk e di si kam mundësi që të punoj me avokatët dhe të bëjmë ankesa kur akoma nuk e kam të përkthyer.”, tha Shala.

Shala ishte duke folur kur seanca kaloi në përmbajtje të redaktuar.

Përpara kësaj, kryetarja e panelit të Apelit, Michele Picard tha se përkthimet e përfunduar dhe redaktimi i përkthimit pritet të dorëzohen në javën e fundit të tetorit sa i takon të gjithë procesit gjyqësor të Thaçit.

“Pikë se pari dua të flas për gjendjen fizike dhe mendore të z.Shala. Nuk ka ndonjë gjë  në veçanti për të thënë në lidhje me këtë përveç se ju e dini të gjithë situatën familjare të z.Shala dhe problematikat që ka ai. Kjo ka pasur ndikim në gjendjen e tij shpirtërore. Megjithatë, ai është tërësisht në gjendje që të na ndjek sot. Kjo është e qartë. Sa i takon paraburgimit të z.Shala, me duhet të them që sigurisht e kemi njoftuar që ka rregulla të reja tash për ndalimin e tij. I kemi dhënë shpjegimet përkatëse. Z.Shala na kërkojë që të bënimnjë kërkesë në emër të tij të cilën do ta trajtojmë kur të jetë momenti i  duhur në varësi të rendit të ditës. Ne po e monitorojmë situatën e familjes veçanërisht dhe do të iu njoftojmë nëse është e nevojshme të ngrejmë dicka në lidhje me këtë”, tha avokati Jean-Louis Gilissen.

Lidhur me këtë temë nuk pati diçka nga ana e ZPS-së dhe as nga ana e mbrojtjes.

Ndërsa, kryegjyqtarja Picard tha se veç në raste që mund të ketë rrethana përjashtuese dhe të merret ndonjë vendim tjetër, personi i dënuar mbetet në paraburgim deri në momentin që merret një vendim i formës së prerë.

“… personi i dënuar do të mbetet në paraburgim deri në momentin kur merret një vendim i formës së prerë…”, tha kryegjyqtarja duke shtuar se rishikimi çdo dy muaj i masës së paraburgimit nuk është i mundshëm kur fillojnë procedurat e apelit.

Gjithashtu, mbrojtja kishte kërkuar që të rris numrin e fjalëve për dorëzimin e dosjes së Apelit dhe kryegjyqtarja e orientoi mbrojtjen që këtë kërkesë ta dorëzojë me shkrim që pastaj të merret vendimi.

ZPS-ja dhe mbrojtësi i viktimave nuk pati ndonjë çështje për të ngritur

Vlen të theksohet se Pjetër Shala është i pranishëm përmes video-lidhjes.