Shtimi i numrit të ushtarëve në urën e Ibrit, deklarohen nga KFOR-i

Misioni paqeruajtës i NATO-s në Kosovë, KFOR, ka rritur praninë në urën kryesore mbi lumin Ibër më 31 gusht.

Mbi këtë urë, që ndan Mitrovicën e Jugut të banuar me shqiptarë, me atë të Veriut të banuar me shumicë serbe, përveç makinave, është parë edhe një kordon i pjesëtarëve të KFOR-it.

Radio Evropa e Lirë ka pyetur KFOR-in pse ka rritur praninë mbi urë, por nga ky mision nuk kanë kthyer përgjigje.

Por, një pjesëtar i forcave italiane të KFOR-it në urën i Ibrit i tha korrespondentes së REL-it në terren se, gjatë ditës së sotme, “nuk pritet ndonjë gjë e veçantë” dhe se ato gjenden aty “për shkak të operacioneve rutinore”.

Rritja e pranisë mbi këtë urë vjen një ditë pasi autoritetet e Kosovës mbyllën pesë komuna paralele serbe në veri të Kosovës.

Haradinaj thirrje diasporës: “Votoni për sigurinë e përjetshme të Kosovës!”

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, i ka bërë thirrje shqiptarëve që jetojnë jashtë vendit të regjistrohen si votues dhe të marrin pjesë në zgjedhjet e ardhshme në Kosovë.

Në një video të postuar në Facebook, Haradinaj i ka ftuar bashkatdhetarët e tij të votojnë për sigurinë e përjetshme të Kosovës. “Kosova i ka shpallur zgjedhjet,” tha Haradinaj. “Kosova me zgjedhjet mund të bëjë ndryshimin.”

Haradinaj ka theksuar se AAK-ja po punon për të siguruar anëtarësimin e Kosovës në NATO. “Unë, Aleanca, koalicioni ynë që kam nderin ta drejtoj, po punojmë që Kosova të jetë e sigurtë përgjithmonë, të anëtarësohet në NATO,” shtoi ai. “Kemi nevojë për ju, regjistrohuni si votues, votoni dhe bëni të mundur ndryshimin dhe sigurinë e përjetshme të Kosovës.”

Postimi i ish-kryeministrit

Aksioni i Policisë në veri, ish-Deputeti i PDK-së mbështet qeverinë Kurti: Kosova ka detyrë që të vë kontrollin ligjor në gjithë vendin

Ish deputeti në Kuvendin e Kosovës, Rrustem Mustafa ka komentuar zhvillimet e fundit në vend.

Mustafa ka përmendur faktin se Kosova ka detyrë që të vë kontrollin ligjor në gjithë vendin.

“Policia e Kosovës ka zhvilluar operacione kundër institucioneve të paligjshme të kriju ata nga Serbia në veri të Mitrovicës, Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviq. Çështjet që kanë të bëjnë me strukturat ilegale të ndërtuar nga Serbia për të bërë Kosovën jo funksionale, Kosova duke pasur parasysh ndjeshmërin që është krijuar deri sot, me maturi dhe vendosmëri po mbyllë ciklin e involvimit të Serbisë në territorin e Kosovës”, ka shkruar mes tjerash ai.

Normalizimi në Veri të Kosovës,
Kosova ka detyrë që të vë kontrollin ligjor në gjithë vendin, besoj se të gjithë po mësohen me këtë normalitet dhe duhet uruar veprimet e mira që po na vinë me vensosjen e rendit dhe ligjit.

Policia e Kosovës ka zhvilluar operacione kundër institucioneve të paligjshme të kriju ata nga Serbia në veri të Mitrovicës, Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviq. Çështjet që kanë të bëjnë me strukturat ilegale të ndërtuar nga Serbia për të bërë Kosovën jo funksionale, Kosova duke pasur parasysh ndjeshmërin që është krijuar deri sot, me maturi dhe vendosmëri po mbyllë ciklin e involvimit të Serbisë në territorin e Kosovës.

 

Reagojnë nga VV-ja: KFOR-i dhe karabinierët po e realizojnë një ushtrim në urën qendrore mbi Ibër!

Avni Zogiani nga Vetëvendosja ka reaguar rreth raportimeve për vendosjen e karabinierëve mbu Urën e lumit Ibër në Mitrovicë.

Sipas tij, KFOR-i dhe karabinierët po e realizojnë një ushtrim në urën qendrore mbi Ibër që besoj se është planifikuar më herët, jo mbrëmë natën.

“Ndoshta ka qenë më mirë që KFOR-i ta pres edhe raportin përfundimtar për vlerësimin profesional e teknik të qëndrueshmërisë fizike të urës para se aty të kalohet me automjete të rënda”, ka shkruar ai.

Testimi preliminar para raportit përfundimtar?Dje nuk pati asnjë incident në pesë lokacione kur u mbyllën zyrat e komunave paralele dhe ilegale të Serbisë në veri të Kosovës.

Sot KFOR-i dhe karabinierët po e realizojnë një ushtrim në urën qendrore mbi Ibër që besoj se është planifikuar më herët, jo mbrëmë natën. Ndoshta ka qenë më mirë që KFOR-i ta pres edhe raportin përfundimtar për vlerësimin profesional e teknik të qëndrueshmërisë fizike të urës para se aty të kalohet me automjete të rënda.

Tash për tash e kemi vetëm raportin preliminar. Ky vlerësim ka qenë kërkesë e QUINT-it ndaj nesh si qeveri të cilin po e plotësojmë. Besoj që duhet ta falenderojmë KFOR-in për këtë testim të urës qendrore në Mitrovicë, ndonëse një ndërmarrje e tillë nuk ka qenë pa rrezik.

Murati publikon të dhëna për rritjen e shumës së pagave në sektorin publik dhe privat, godet ish-qeveritë

Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka deklaruar se është rritur shuma e pagave që paguhen brenda një viti në ekonominë e Kosovës, përfshirë në sektorin publik dhe atë privat.

“Për 4 vite gjatë Qeverisë Kurti shuma e pagave të paguara në ekonominë e vendit është shtuar për 1 miliardë euro. Nëse e krahasojmë me qeveritë e kaluara, për t’u shtuar 1 miliardë euro nevojiteshin 10 vite, dhe 4 qeveri së bashku” shkroi Murati.

Ai tha se rritja më e madhe brenda një viti ka ndodhur më 2023.

“Rritja më e madhe brenda një viti ka ndodhur në vitin 2023, ku janë shtuar 450 milionë euro më shumë paga sesa viti 2022. Nga kjo shumë, rreth 114 milionë euro (17% rritje) janë shtuar nga rritja e pagave në sektorin publik si rezultat i hyrjes në fuqi të ligjit të pagave, kurse pjesa tjetër e rritje vjen nga sektori privat, kryesisht nga shtimi i vendeve të punës por edhe rritja e pagave për ato ekzistuese” shtoi ministri.

Ky është postimi i plotë i tij:

A e keni ditur se sa është shuma e pagave që paguhen brenda një viti në ekonominë e Kosovës, përfshirë sektorin publik dhe atë privat?

Nëse e shohim paraqitur nëpër vite në grafikonin më poshtë, vërehet se:

Për 4 vite gjatë Qeverisë Kurti shuma e pagave të paguara në ekonominë e vendit është shtuar për 1 miliardë euro. Nëse e krahasojmë me qeveritë e kaluara, për t’u shtuar 1 miliardë euro nevojiteshin 10 vite, dhe 4 qeveri së bashku.

Rritja më e madhe brenda një viti ka ndodhur në vitin 2023, ku janë shtuar 450 milionë euro më shumë paga sesa viti 2022. Nga kjo shumë, rreth 114 milionë euro (17% rritje) janë shtuar nga rritja e pagave në sektorin publik si rezultat i hyrjes në fuqi të ligjit të pagave, kurse pjesa tjeter e rritje vjen nga sektori privat, kryesisht nga shtimi i vendeve të punës por edhe rritja e pagave për ato ekzistuese.

Bajrami: Kurti e ka gabim, veprimet e tij nuk po e shtrijnë sovranitetin, po na prishin me aleatë

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami me anë të një statusi në rrjetin social Facebook, ka reaguar pas aksionit policor dje në mbylljen e institucioneve ilegale në veri, transmeton Gazeta Imazhi.

Bajrami pos tjerash ka thënë se kryeministri Albin Kurti e ka gabim dhe se veprtimet e tij nuk po e shtrijnë sovranitetin në veri, por janë duke i kthyer aleatët kundër Kosovës.

Deputetja Bajrami po ashtu është shprehur se Kosova ka ngelë pa aleatë përderisa kryeministri Kurti paraqitet si “patriot” përmes këtyre ”aksioneve”, duke i dhanë shansë Serbisë dhe Vuçiqit të përfitojnë nga këto sjellje./Gazeta Imazhi/

Postimi i plotë:

Vuçiq takohet me Lajcakun në Pragë, i ankohet për aksionin e fundit në Veri të Kosovës

Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuciq, është takuar sot me emisarin sllovak, Miroslav Lajcak, në Pragë në margjina të Forumit Globsec.

Sipas raportimeve të mediave, Vuciq ka diskutuar rreth ngjarjeve të fundit në veri të Republikës së Kosovës duke thënë se “të drejtat e serbëve po shkelen sërish dhe se siguria e serbëve është kërcënuar”,

Vuciq aksionin e fundit të Policisë së Kosovës në katër komunat veriore e ka cilësuar si “lëvizje arrogante të Prishtinës”.

“Një bisedë e hapur dhe e sinqertë me Lajçakun, të cilit i përcolla shqetësimin tim të skajshëm për dhunën e fundit në Kosovë, shkeljen e përsëritur të të drejtave dhe rrezikimin e sigurisë së popullatës serbe nga lëvizjet arrogante dhe ilegale të Prishtinës”, ka deklaruar Vuciq.

Bajqinovci i reagon Stanos: Çdo institucion ilegal i Serbisë po mbyllet

Mefail Bajqinovci, deputet i VV-së, ka shkruar një status, në të cilin ka komentuar aksionin e Policisë së Kosovës në veri të vendit.

Në shkrimin e tij, Bajqinovci i ka reaguar zëdhënësit të BE-së, Peter Stano, por nuk ka komentuar fare kritikat e ashpra të ShBA-së, Gjermanisë e Britanisë së Madhe.

Bajqinovci ka kërkuar nga ndërkombëtarët që të ketë presion mbi Serbinë për dorëzimin e Milan Radoiçiqit, i kërkuar nga Kosova për sulmin e armatosur në Banjskë të Zveçanit.

“Bashkësia ndërkombëtare duhet të bëjë presion mbi Serbinë për dorëzimin e terroristëve të përfshirë në sulmin terrorist të Banjskës.

Në vend që Bashkimi Evropian të përshëndesë vendosjen e sundimit të ligjit dhe mbylljen e institucioneve ilegale që prodhojnë dhunë dhe terror, ende flasin për “koordinim”.” – ka shkruar Bajqinovci, ndër të tjera.

Vdes në moshë të re infermierja shqiptare

Një infermiere e Spitalit Rajonal të Beratit, është ndarë nga jeta në moshë të re. Anxhela Isufaj, 31-vjeçe, me profesion infermiere në këtë spital, ka ndërruar jetë pasi prej një kohe të gjatë vuante nga një sëmundje e rëndë.

Kanë qenë kolegët e saj ata të cilët me hidhërim kanë ndarë lajmin e trishtë, duke u shprehur se Anxhela “ishte njëra prej infermiereve më të mira dhe shembullore të Shërbimit të Obstetik-Gjinekologjisë në spitalin rajonal të Beratit”.

Ikja e beftë e Anxhelës në moshë fare të re, ka tronditur bluzat e bardha në tërësi dhe kolegët e bashkëpunëtorët në veçanti.

“Ikja e saj lë pas gjithë respektin dhe dashurinë per kolegët e saj dhe gjithe stafin e Spitalit Berat. U prehsh në paqe ????Angel ???? me sytë e bukur! Do të kujtohesh gjithmonë me respekt dhe dashuri”, thuhet në mesazhin e kolegëve të Anxhelës, në Spitalin Rajonal të Beratit.

“Sot u nda nga jeta në mënyr të parakohshme infermierja jonë e dashur Anxhela Isufaj.
Ajo ishte njera prej nfermiereve më të mira dhe shembullore të Sherbimit të Obstetrik-Gjinekologjisë, por qe fati e deshi te largohej ne mënyrë te trishte dhe ne moshë fare të re. Ikja e saj lë pas gjithë respektin dhe dashurinë per kolegët e saj dhe gjithe stafin e Spitalit Berat.
U prehsh në paqe ????Angel ???? me sytë e bukur!!!
Do të kujtohesh gjithmonë me respekt dhe dashuri”.

Një reagim në rrjetet sociale ka ardhur edhe nga Shoqata e Infermierëve të Shqipërisë.

Reagon ashpër Bahtiri, i lutet karabinierëve mos të provokojnë mbi Ibër

Ish-kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri ka reaguar ndaj pozicionimit të karabinierëve në urën e Ibrit.

“Mbi Urën e lumit “Ibër”, karabinierët italianë duhet të kuptojnë se paqja nuk vjen nga provokimi, por nga mirëkuptimi. I lus karabinierët italianë që të mos provokojnë situaten.

Në vend që të bëhen pengesë, le të bëhen urë që bashkon, duke ndihmuar në krijimin e një të ardhmeje të përbashkët.Qytetarët e Jugut dhe Veriut të Mitrovicës dëshirojnë të jetojnë në harmoni, pa kufij të padukshëm”, ka shkruar ai.