Imami Maliqi takon Konjufcën, flasin për temën e shamisë së vajzave që arsimohen

Imami Labinot Maliqi ka takuar sot kryeparlamentarin, Glauk Konjufca. Temë diskutimi ka qenë edhe mbajtja e shamisë së vajzave për femrat që arsimohen në Kosovë.

“Ishte një nder i veçantë të takoja kryetarin e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Z. Glauk Konjufca, si edhe shefin e kabinetit të kryetarit të kuvendit, Z. Ilir Kërçeli.
Zhvilluam një diskutim të thelluar mbi sfidat kryesore që përballon shoqëria jonë. Gjatë këtij takimi, theksuam veçanërisht rëndësinë e arsimimit të vajzave që mbajnë shami (ku fytyra është e dukshme) si edhe shqyrtuam nevojat dhe kërkesat e komunitetit mysliman në Kosovë. U përqendruam në domosdoshmërinë e adresimit të këtyre çështjeve, duke i parë si një faktor kyç për zhvillimin gjithëpërfshirës të vendit.
Shpreh mirënjohjen time të thellë për kohën dhe gatishmërinë që kryetari i kuvendit, Z. Konjufca, tregoi gjatë takimit tonë. Angazhimi dhe vullneti i tij për t’u përfshirë në një diskutim kaq të rëndësishëm vlerësohet jashtëzakonisht shumë” shkruan imami Maliqi në njoftim.

E dhimbshme: Ky është 55 vjeçari që vdiq në aksidentin në fshatin Doberllukë të Vushtrrisë

Gjatë mëngjesit të sotëm ndodhi një aksident i rëndë mes një kamioni dhe një veture në fshatin Doberllukë të Vushtrrisë, ku për pasojë la një person të vdekur, raporton Sinjali.

Sinjali ka mësuar se personi që vdiq sot në aksidentin e rëndë është Agron Zhigolli rreth 55 vjeçar.

Gjithashtu, Sinjali ka siguruar edhe fotografinë e viktimës:

Lajmin për vdekjen e 55 vjeçarit për Sinjalin e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti, i cili tha se aksidenti ka ndodhur në fshatin Doberllukë dhe se një person ka vdekur në vendngjarje.

“Rreth orës 12:00 ka ndodhur një aksident trafiku mes një kamioni dhe një veture. Si pasojë e aksidentit, shoferi i veturës ka vdekur në vend”, tha Zahiti.

Eksperti i sigurisë: Urën e Ibrit, Kurti e bëri për vota – mund të shpallet ‘non-grata’

Eksperti i sigurisë, Jeton Halimi, ka folur mbi çështjen e hapjes së Urës së Ibrit.

Halimi tha se Kurti, hapjen e Urës së Ibrit e ka bërë për popullizëm dhe vota.

“Mendoj se çështjen e hapjes së Urës së Ibrit e ka bërë për popullizëm, dështime dhe vota e për të fituar në kurriz të qytetarëve atje. Albin Kurti mund të sanksionohet dhe të shpallet person ‘non-grata’”, tha ai në “Kosova Today” në Klan Kosova.

Video

Vdes në moshën 44-vjeçare ish-deputeti i Shqipërisë

Ka vdekur në moshën 44-vjeçare ish-deputeti i Partisë Demokratike, Gerti Bogdani. Radio Televizioni Shqiptar raporton se ai ka pësuar arrest kardiak.

Gerti Bogdani (lindur më 7 korrik 1980 në Tiranë), ka kontribuuar në Partinë Demokratike për 8 vjet, duke qenë deputet në Kuvendin e Shqipërisë.

Karrierën politike Bogdani e filloi në vitin 2007, ku kandidoi me Partinë Demokratike për kryetar të Njësisë Bashkiake nr. 10 Tiranë, garë të cilën e fitoi. Gjate kësaj kohe vazhdoi edhe aktivitetin si zëdhënës politik i PD. Në vitin 2009, Gerti Bogdani, kandidoi në Zgjedhjet Parlamentare të 28 qershorit 2009, dhe u zgjodh deputeti më i ri në Kuvendin e Shqipërisë. Nga viti 2009 e në vijim, ai vazhdoi aktivitetin e tij si Kryetar i Forumit Rinor të Partisë Demokratike.

Në vitin 2011 Bogdani u zgjodh zv/president i Bashkimit Ndërkombëtar të të Rinjve Demokratë (International Young Democrat Union – IYDU) e më pas, në janar të vitit 2012, nënkryetar.

Në shtator të vitit 2015 Bogdani u zgjodh Kryetar i IYDU, ne Kongresin e zhvilluar në Lisbonë të Portugalisë, duke u bërë kështu politikani i parë shqiptar që mbajti një post kaq të lartë në një organizatë ndërkombëtare.

E konfirmon Policia: Një person i vdekur si pasojë e aksidentit të rëndë

Para një ore ka ndodhur një aksident i rëndë trafiku mes një kamioni dhe një veture në fshatin Doberllukë të Vushtrrisë, raporton Sinjali.

Nga pamjet që ka siguruar Sinjali shihet se është një aksident shumë i rëndë, ku dyshohet se ka humbur jetën një person.

Lajmin për Sinjalin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti, i cili tha se aksidenti ka ndodhur në fshatin Doberllukë dhe se një person ka vdekur.

“Rreth orës 12:00 ka ndodhur një aksident trafiku mes një kamioni dhe një veture. Si pasojë e aksidentit, shoferi i veturës ka vdekur në vend”, tha Zahiti.

Drejtori i Komunës së Prishtinës fejohet me këngëtaren e njohur

Drejtori i Shërbimeve Publike, Bekim Brestovci është fejuar me këngëtaren, Anxhelina Shalën, e cila e njohur për publikun kosovar u bë në vitin 2017 pas aferës që kishte me deputetin e Nismës, Haxhi Shala i cili tani ndodhet në Hagë.

Se janë fejuar e ka konfirmuar vet këngëtarja Shala duke publikuar fotografi në rrjetin social “Instagram”.

Fotografia është publikuar me 26 gusht të tij viti.

Përveç kësaj ajo në profilin e saj mban edhe inicialet e biznesmenit nga Lipjani.

Shiko foton:

“Rrëshqiti në tualet”, vdes aksidentalisht vogëlushi kosovar!

Një vogëlush nga Malisheva ndërroi jetë aksidentalisht mëngjesin e sotëm.

Bëhet fjalë për rrëshqitje aksidentale në tualet, mëson Indeksonline

12-vjeçari nga Tërpeza e Poshtme, Bleart Krasniqi, pritet të varroset sot në orën 16:00 në varrezat e fshatit.

Rritja e pagës minimale, INPO apelon për rishikim të kontratave të prokurimit publik

Iniciativa për Progres (INPO) ka analizuar pasojat e vendimit të Qeverisë së Kosovës për rritjen e pagës minimale, duke u fokusuar në zbatimin e kontratave të prokurimit publik.

Ndërsa INPO përkrah rritjen e pagës minimale dhe përmirësimin e kushteve të jetesës, organizata thekson se ky vendim mund të ketë ndikim të madh në veprimtarinë e operatorëve ekonomikë që kanë lidhur kontrata me autoritetet shtetërore.

“Ndryshimi i papritur i pagës minimale mund të sjellë një diferencë të konsiderueshme të kostos operative dhe të rris barrën financiare në ekzekutimin e kontratave”, thuhet në njoftimin e INPO.

Organizata vë në dukje se bizneset që kanë paraqitur oferta bazuar në pagën minimale të mëparshme tani përballen me kosto shtesë të pa planifikuara.

Nga diskutimet me operatorë ekonomikë, INPO ka mësuar se shumë prej tyre kanë shprehur shqetësime për mungesën e dispozitave të qarta në legjislacionin e prokurimit publik për situata të tilla.

“Operatorët kanë paraqitur kërkesa për ndryshime në kontrata, por deri më tani nuk ka udhëzime nga Qeveria për këtë çështje”, thekson INPO.

Organizata apelon për një shqyrtim të situatës dhe për masa që të adresojnë ndikimet negative në qëndrueshmërinë e kontratave.

“Është e nevojshme një dialog i hapur për rishikimin e politikave të prokurimit për të evituar ndikimet e paparashikueshme”, përfundon njoftimi i INPO.

Sveçla: Ura e Ibrit do të hapet shumë shpejt pas bisedave me KFOR-in dhe atyre në Bruksel

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, i cili po qëndron në Gjermani për takime në kuadër të Procesit të Berlinit ka thënë se Ura e Ibrit do të hapet shumë shpejt.

Sipas tij, kjo do të ndodhë pas koordinimit me KFOR dhe bisedave në Bruksel.

“Ura e Ibrit do të hapet shumë shpejt”.

“Unë jam i bindur se pas bisedimeve dhe koordinimit me KFOR-in që është prezent aty, por edhe bisedave në Bruksel shumë shpejt do të kemi një situatë tjetër”, ka thënë Sveçla në një prononcim për Deutsche Welle në gjuhën shqipe.

Tema e urës është diskutuar dje në Bruksel gjatë takimeve të ndara të emisarit Mirosllav Lajçak me kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë.

Musliu: PDK-ja në katër vitet e ardhshme do të qeverisë me Kosovën, s’përjashtohen koalicionet

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, në emisionin “DPT te Fidani” në Klan Kosova ka thënë se partia e saj në katër vitet e ardhshme do të qeverisë me Kosovën.

Ajo është shprehur se nuk përjashtohen as koalicionet, por siç tha varet me kë.

“Unë mund të them sot që Partia Demokratike në katër vitet e ardhshme do të qeverisë me Kosovën. Nuk përjashtohen koalicionet, varet me kë”.

“Unë mendoj që Partia Demokratike e Kosovës duhet të jetë serioze me ofertën e saj ndaj qytetarëve të Republikës së Kosovës, siç ka qenë deri më tani”, është shprehur ajo.