Paralajmërohet rivotim në Mitrovicë

Policia dhe Prokuroria kanë shkuar në qendrën e numërimit të votave për zgjedhjet në Mitrovicë.

Ismet Kryeziu nga KDI ka thënë se nëse është numër i madh i votave mund të shkohet në rivotim.

“Nëse është për pak vota nuk shkon. Por kur është numër i madh mund të shkojë”, ka thënë ai. /Gazeta Express

 

Katër policë të Podujevës pezullohen nga detyra – dyshohet për keqtrajtim të qytetarëve, njëri i mitur

Inspektorati Policor i Kosovës (IPK), përkatësisht Departamenti i Hetimeve, ka rekomanduar suspendimin e katër zyrtarëve policorë që shërbenin në Stacionin Policor të Podujevës, raporton Gazeta Sinjali.

Sipas njoftimit të IPK-së, informacionet e para për këtë rast janë pranuar nga Policia e Kosovës, ku dyshohej se zyrtarët policorë kishin tejkaluar autorizimet e tyre gjatë përdorimit të forcës.

“Bazuar në veprimet fillestare hetimore dyshohet se zyrtarët policorë gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare dhe atë brenda zyrave të stacionit policor kanë keqtrajtuar dy qytetarë (njëri nga ta i mitur) që ndodheshin në ndalim”, thuhet në njoftim

Hetimet ndaj katër zyrtarëve policorë janë duke u zhvilluar në koordinim me Prokurorinë Themelore në Prishtinë, në procedurë të rregullt, me dyshimin për veprën penale “Keqtrajtim gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare ose autorizimeve publike”.

Hetuesit e IPK-së, në konsultim të vazhdueshëm me prokurorinë, pritet të ndërmarrin edhe veprime të tjera hetimore për të sqaruar plotësisht rrethanat e rastit.

Ndalimi i rinumërimit të votave në Mitrovicë, Prokurori merr një vendim

Prokurori, Shpëtim Peci, ka dhënë urdhër që numërimi në Qendrën Komunale të Numërimit në Mitrovicë të Jugut, të vazhdojë.

Siç raporton “Mitropol”, Peci pas dhënies së urdhrit është larguar nga QKN-ja, derisa nuk është deklaruar për media, transmeton Klankosova.tv.

Disa minuta më parë, në këtë qendër, rinumërimi i votave u ndal , pasi Policia e Prokuroria ishin futur brenda qendrës.

Ndryshe, deputetë të PDK-së, kanë ngritur dyshime për manipulime me vota në Mitrovicë të Jugut,.

Në këtë komunë, në zgjedhjet e 9 nëntorit doli fitues Faton Peci, derisa kundërkandidat kishte Arian Tahirin e PDK-së.

Çka po ndodhë në Mitrovicë? Rinumërimi ndalet, Kadriu: Dyshime të forta!

Drejtori i Bujqësisë në Komunën e Mitrovicës, Ferdi Kadriu ka ngritur shqetësime për procesin e numërimit të votave në Qendrën Komunale të Numërimit në Mitrovicë, duke thënë se sot aty nisi rinumrimi i kutive të votimit dhe se janë evidentuar fletëvotime me numër serik të ndryshëm nga klasa përkatëse.

Përmes një postimi në Facebook, ai është shprehur se aktualisht është në detyrë ndërrimi i dytë, por sipas tij, procesi është ndërprerë nga organet e rendit dhe të drejtësisë.

Kadriu bëri të ditur se numëruesit janë larguar nga salla dhe siç tha ai, puna është pezulluar, përcjell Klankosova.tv.

“Dje përfundoi procesi i votimit në qytetin tonë, ndërsa sot nisi rinumrimi i kutive të votimit në Qendrën Komunale të Numërimit. Gjatë ndërrimit të paradites, janë evidentuar fletëvotime me numër serik të ndryshëm nga klasa përkatëse. Aktualisht është në detyrë ndërrimi i dytë, por procesi është ndërprerë nga organet e rendit dhe të drejtësisë. Numëruesit janë larguar nga salla dhe puna është pezulluar”.

“Kjo situatë është serioze dhe meriton vëmendjen e të gjithëve. Vullneti i qytetarëve është themeli i zgjedhjes së pushtetit lokal dhe ky vullnet nuk guxon të deformohet. Që nga fillimi i fushatës e deri tek numri i pazakontë i votuesve në balotazh, janë ngritur dyshime të forta të cilat sot po marrin formë konkrete”, ka shkruar ai./Klankosova.tv

“Vjedhje votash në Mitrovicë”, Lushtaku: Treni bullgar tash e tutje të quhet treni i Kurtit

Deputeti i PDK-së, Mergim Lushtaku ka akuzuar Lëvizjen Vetëvendosje për vjedhje votash në Mitrovicë.

Përmes një postimi në Facebook, Lushtaku propozon që i ashtuquajturi ‘Treni Bullgar’ tash e tutje të quhet ‘Treni i Kurtit’, transmeton Klankosova.tv.

Megjithëse, i njëjti uroi që organet e sigurisë të zbardhin, siç e quan ai, ‘hajninë e sofistikuar’.

“Lëvizja që po e fundos Kosovën paska vjedh me të madhe në Mitrovicë. Propozoj që i ashtuquajturi ‘Treni Bullgar’ tash e tutje të quhet ‘Treni i Kurtit’. Uroj dhe shpresoj që organet e sigurisë ta zbardhin këtë hajni të sofistikuar”, ka shkruar Lushtaku.

Në balotazhin e 9 nëntorit në Mitrovicë të Jugut, fitues doli Faton Peci, i cili kundërkandidat kishte Arian Tahirin e PDK-së.

Ndryshe, pak minuta më parë, numërimi në Qendrën Komunale të Numërimit në Mitrovicë është ndalur, teksa raportohet se Prokuroria e Policia janë futur në vendin ku po numërohen votat.

Mund të jetë një imazh i amë e biletës dhe teksti që thotë "Ci தക VETÊM Votoni BAUNDI ByTEίΖ DRUGI KBUG IZBORA ZGJEDHJEVEP KANDIDAT GRABONAČELNIKA2 2025 2025 KRYETAR OMUNE SAMO JEDAN Glasaite ัน MR M ugut i Mitrovice KANDIDAT 105 VETÊM NJÊK Votoni DRUGI KANDIDAT KRUG DYTEI ZGIEDSIEVE IZBORAZA GRADONAČELNIKA KOMUNE 2025 2025 SAMO Lëvizja FATON JEDAN Glasate JuinaM Mi Mitrovicd VETEVENDOSJE! PECI KANDIDAT PARTIA ARIAN DEMOKRATIKE E KOSOVES-PDI PDK TAHIRI vica 1101/08 AUG ZGJEDNJEVE IZBORA GRADONAČELNIKA KOMUNE KRYETAR 2025 2025 Mitrovie SAMO ปนร์ทล JEDAN Glasaite itrovica KANDIDAT 101/04 DOSJE! KOSOVE"

Prokuroria ndërhyn pas dyshimeve për “tren qeveritar” – flet Beka

Procesi i numërimit të votave në Mitrovicë është ndalur pas ndërhyrjes së Prokurorisë, ndërkohë që zyrtarë të partive opozitare kanë ngritur dyshime serioze për manipulime zgjedhore dhe trafikim të fletëvotimeve.

Kryetari i Aleancës Kosova e Re në Mitrovicë, Gjergj Beka, ka deklaruar për Paparacin se në disa qendra votimi janë vërejtur mospërputhje mes fletëvotimeve dhe vendvotimeve ku kanë votuar qytetarët, duke e krahasuar këtë me fenomenin e njohur si “treni bullgar”.

“Treni bullgar apo i ashtuquajtur treni qeveritar siç duket po vërtetohet që ka ndodhur në qytetin e Mitrovicës ku fletëvotimet nuk po përputhen në vendin se se ku kanë votuar votuesit. Kjo është vërejtur në numrin serik të cilin e kanë fletëvotimet”,tha Beka.

Beka thotë se deri në këto momente, janë hasur 20 vota, ndërkohë që paralajmëron se ky numër pritet të rritet.

“Për momentin janë duke u rinumëruar gjitha votat në qytetin e Mitrovicës dhe për momentin janë rreth 20 vota. Sigurisht pritet të ketë rritje të këtyre votave”, deklaroi ai.

Në një reagim në Facebook, Beka ka shkruar me ironi se “duket se treni do ta lërë dikë në mes të rrugës”, duke lënë të kuptohet se rinumërimi mund të ndryshojë rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve në Mitrovicë.

Tashmë, Prokuroria ka ndërhyrë dhe ka urdhëruar pezullimin e përkohshëm të procesit të rinumërimit të votave në Mitrovicë, pas raportimeve për parregullsi dhe mospërputhje në fletëvotime, mëson Paparaci.

Hetimet pritet të zbardhin nëse ka pasur ndërhyrje të qëllimshme në procesin zgjedhor dhe nëse bëhet fjalë për një rast të organizuar të manipulimit të rezultatit.

Pas numërimit të votave gjatë së dielës, Faton Peci ka marrë 53.47%, kurse Arian Tahiri 46.53%.

Kthyer në vota, Peci ka 17 mijë e 837 vota, kurse Arian Tahiri 15 mijë e 522.

Ndalet numërimi i votave në Mitrovicën e Jugut, Policia e Prokuroria futen në vendin ku po numërohen votat

Është ndërprerë procesi i numërimit të votave në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve në Mitrovicë të Jugut. Nacionale ka kuptuar se numërimi ështe ndalur me urdhër të Prokurorisë.

Gazeta Nacionale provuar të marrë një përgjigje nga Prokuroria, në lidhje me këtë por deri në publikimin e këtij artikulli, organi i ndjekjes ka qenë i paqasshëm.

Në një video të dërguar në redaksinë e Gazetës Nacionale, shihen fletëvotimet problematike, aty ku sipas punonjësve, nuk përputhet numri serik. Pra, ka pasur deri në mbi 20 fletëvotime që nuk janë përputhur. Konkretisht, s’është përputhur numri serik me qendrën e votimit.

Ajo që bie në sy, nga balotazhi i mbajtur dje, është se në Komunat e Kosovës, dalja në balotazh nuk ka qenë as e njejtë e as më e madhe se sa në raundin e parë, përveç Mitrovicës. Në Mitrovicën e Jugut, në raundin e dytë, del se kanë ‘votuar’ më shumë qytetarë anipse veç dy garues, se sa në raundin e parë ku morën pjesë të gjitha partitë.

Dyshohet se u blenë votat në Mitrovicë, këto fotografi po bëjnë buj, reagojnë nga Prokuroria

Deputeti nga radhët e PDK-së, Artan Behrami ka pretenduar se në balotazhin e 9 nëntorit në Mitrovicë të Jugut, kishte “tren qeveritar”.

Përmes një postimi në Facebook, Behrami, ka akuzuar pushtetin qendror për fabrikim shtetëror, derisa thotë se në pothuajse çdo klasë nëpër vendvotime të mëdha janë gjetur fletëvotime me numra serikë të çrregullt nëpër klasa, që sipas tij është një shenjë e qartë e trafikimit të fletëvotimeve dhe të asaj që quhet treni bullgar.

“Në këto pesë vjetet e fundit, Kurti e ka suspenduar logjikën. Në vend të saj e ka injektuar inatin, përçarjen, urrejtjen në shoqërinë tonë. Zgjedhjet lokale janë reflektim i kësaj urrejtje, i këtij inati që ka ndjellë! Në Mitrovicë, përveç kësaj, Kurti ka shfrytëzuar krejt potencialin shtetëror, grupe të nëntokës, grupe kriminale për të fabrikuar një fitore, e cila ditëve të ardhshme mund të shndërrohet në skandalin më të madh zgjedhor në historinë e Kosovës së pasluftës”.

“Ajo që po shihet nga procesi i numërimit, në Mitrovicë nuk ka pasur tren bullgar, aty ka pasur tren qeveritar!  Pra një fabrikim shtetëror, jo individual, apo i udhëhequr vetëm nga grupe kriminale.  Në pothuajse çdo klasë nëpër vendvotime të mëdha janë gjetur fletëvotime me numra serikë të çrregullt nëpër klasa – një shenjë e qartë e trafikimit të fletëvotimeve dhe të asaj që quhet treni bullgar.  Madje, janë gjetur edhe fletëvotime të njërës klasë në tjetren”, ka shkruar ai.

Pos tjerash, këtë fenomen, Behrami e quan të frikshëm, dhe në të njëjtën kohë u bëri thirrje vëzhguesve ndërkombëtarë e nga organizatat joqeveritare që 24 orë të monitorojnë numërimin në QNR në Mitrovicë.

Lidhur me procesin zgjedhor ditën e djeshme në Mitrovicë të Jugut, për lajmi.net, janë deklaruar edhe nga Prokuroria Themelore në Mitrovicë, nga ku thanë se nuk ka pasur asnjë rast të tillë ditën e djeshme.

“Nuk ka pasur asnjë rast të tillë ditën e djeshme”, thuhet në përgjigjen e Prokurorisë.

Ndryshe ende nuk ka pasur ndonjë reagim nga LVV-ja, lidhur me fotografitë e publikuara.

Ndërkaq në zgjedhjet e 12 tetorit, dyshohet se në fshatin Shipol, ka pasur blerje të votave, madje edhe vjedhje të votës.

Lidhur me këtë ishte deklaruar për lajmi.net,, zëdhënësi i Prokurorisë Themelore të Mitrovicës, Valon Preteni, I cili kishte thënë se janë duke grumbulluar informacione lidhur me këto dyshime.

“Në këtë fazë, ajo që mund të them është se kemi nisur grumbullimin e informacioneve. Të shohim tash se çka do të del lidhur me këto dyshime”, ka thënë ai .

Teksa dje Mitrovicën e Jugut e fitoi Faton Peci nga Lëvizja Vetëvendosje i cili prin me 53.47%., ndërsa Arian Tahiri i PDK-së renditet i dyti me 46.53%.

Peci e shpalli mbrëmë fitoren dhe festoi bashkë me Kurtin në Mitrovicë.

Fitoren Pecit ia uroi edhe vetë Tahiri.

Mandati i ri, aksioni i parë: Alban Hyseni nis me një rrënim të madh në Gjilan

Alban Hyseni e ka nisur mandatin e dytë në krye të Gjilanit duke i vë në punë bagerat.

Ai ka bërë rrënimin e objektit të Administratës dhe i objekteve përcjellëse.

Ky rrënim sipas tij ka ardhur pas vendimit të shumëpritur nga Instituti për Trashëgimi Kulturore, është moment historik për Gjilanin.

Postimi i plotë:

Dita e parë e mandatit të dytë nis me projektin e Bulevardit të Qytetit!

Rrënimi i objektit të Administratës dhe i objekteve përcjellëse, pas vendimit të shumëpritur nga Instituti për Trashëgimi Kulturore, është moment historik për Gjilanin tonë.

Në këtë mandat, projektet që i kemi nisur do të vazhdojnë me ritëm më të fuqishëm, e projektet e reja do ta bëjnë edhe më të bukur qytetin.

Specialja del me vendim për Thaçin

Dhomat e Specializuara të Kosovës, njoftojnë se në rastin `Thaçi dhe të tjerët`, vepra kundër administrimit të drejtësisë, mbetet në fuqi kufizimi i vizitave të paprivilegjuara të Thaçit.

“Në vendimin e bërë publik Gjykatësja e Procedurës Paraprake në çështjen gjyqësore Thaçi dhe të tjerët për akuzat lidhur me administrimin e drejtësisë, urdhëroi që kufizimi mbi vizitat e paprivilegjuara, i vendosur ndaj Hashim Thaçit në fillim të këtij viti, të mbetet në fuqi.

Gjykatësja Marzhori Masëlo konstatoi se kufizimet mbeten të nevojshme për të parandaluar çdo nxjerrje të mëtejshme të paligjshme të informacionit konfidencial në lidhje me dëshmitarët dhe se ato janë proporcionale dhe në përputhje me të drejtat e të akuzuarit. Kufizimet rishikohen çdo tre muaj pas raporteve nga Administratorja e DHSK-së, ndërsa raporti i radhës pritet më 24 nëntor 2025″, njofton Specialja.