Puthja në buzë që ndodhi mes Gjestit dhe Eglit, të shtunën gjatë natës Prime, nuk mbeti e vetmja.
Ishte e para dhe jo e fundit!
Në promon e publikuar sot nga BBVA, shihet dyshja duke u puthur edhe në dhomën e rrëfimeve.
Se çfarë po ndodh mes tyre, dhe cila do të jetë lidhja e tyre, është ende e dyshimtë, pasi siç dihet deri më tani raporti i tyre është ende shumë i lëkundur.
Ka vdekur në moshë të re aktori kosovar, Lulzim Rexha.
Ai vuante nga një sëmundje e rëndë dhe ishte për trajtim në Gjermani.
Rexha për shumë vite ishte pjesë e projekteve të ndryshme filmike, teatrale por edhe aktivitete të ndryshme publike.
Ai po ashtu ka qenë pjesë e projekteve teatrale, ku ka luajtur role të ndryshme nëpër shfaqje të cilat janë prezantuar në Kosovë, rajon, Evropë e madje edhe SHBA.
I ndjeri la pas vetes gruan dhe dy fëmijët.
Familjarët e të ndjerit kanë bërë të ditur se varrimi i tij do të bëhet në Kaçanik, kurse për kohën e varrimit opinioni do të njoftohet më vonë.
Para pak ditësh, ish-reperi Fero ka njoftuar se ka kurorëzuar dashurinë e tij me martesë.
Ai nuk dha detaje rreth ceremonisë madje as fotografi nuk publikoi me tashmë bashkëshorten e tij.
Megjithatë, para disa orësh, ai ka ndarë me ndjekësit në Instagram më pak se gjysmën e fytyrës së gruas së tij, duke e ruajtur ende portretin total të saj.
Të gjithë banorët e “Big Brother VIP” hapën zemrën dhe ndanë letrat e tyre me emocion, por njëri prej tyre nuk pati guximin ta lexonte të tijën. Gjesti u largua nga dhoma, duke i lënë të gjithë të pyesin: çfarë kishte shkruar që nuk mund ta ndante me të tjerët?
Një ditë më parë, u tha se letra e tij ishte një dedikim për ish-të dashurën, Diellzën, ndërkohë që sot, përmbajtja e saj është bërë publike. Në vargje të mbushura me mall dhe nostalgji, Gjesti shpreh mungesën dhe dhimbjen pas ndarjes.
Por ndërkohë që ai vuante për dashurinë e humbur, Egli shkruante një letër plot dashuri… për të! Disa aluduan se ky mund të ketë qenë edhe shkaku që Gjesti nuk e lexoi dot – si t’ia lexosh një letër ish-it, kur tjetra sapo të ka bërë një dedikim romantik? Një situatë që vetëm “Big Brother” mund ta krijojë!
Letra e Gjestit:
“E dashur ishe D.
Oj drita jem, kallxom natën ku po flen
O bebi jem, kallxom n’cilin krah po flen
O drita jem, Shën Valentini pa ty po m’xën
O bebi jem, kush po t’bjen lule n’venin tem?
Ti s’mundesh me kon e tjetër kujt, ti je e jemja
Ti je my bebim, je my shpirt, je my zemër
Prej meje mund të ikë trupi, e jo nuk të ik menja
Ti s’mund me m’harru kurrë, hala për mu t’rreh zemra.
A m’ke harru be?
A m’ke harru bre?
Sa herë flej e çohna, nuk po mund pa t’kujtu bre.
Veç ty jom ka t’du,
Veç ty jom ka t’du bre
Sa herë flej e qohna nuk po mujna pa tkujtu bre
Ah, ata lot e tu…
Ah, lot e tu bre…
Shumë t’kan piku gjatë kohës kur s’je kon me mu.”
Sonte Gjesti nga dhoma e rrëfimeve është suprizuar nga një klip ku shihej Xheneta.
Në një intervistë që kishte dhënë për ‘Fan club’ Xheneta tregoi se ende ndjenë për Gjestin.
Kurse Gjesti shprehet se “E kom dashtë shumë, por ajo me ka keqtrajtu shumë, kom hekë prej saj, unë i kom tregu që mos me lujt me mu, se edhe unë di me ja kthye në atë mënyrë”.
Krijuesja e shumë hiteve, Elvana Gjata, ditën e sotme ka festë.
Ajo mbush plot 39-vjet jetë, shkruan Indeksonline.
Me anë të një video të postuar në llogarinë e saj në Instagram ajo zbuloi që do të lansoj një projekt muzikor që do të tregojë për jetën dhe sfidat që ka kaluar.
“Sot është ditëlindja ime dhe shikoj mbrapa në atë që kam kaluar… çdo moment, çdo sfidë, çdo mësim që më ka formuar të gjithë në atë që jam. “GRADA” është për mua një arsye për të festuar qëndresën që gjejmë edhe në momentet më të errëta. Pavarësisht se çfarë na hedh jeta, ne ngrihemi, mësojmë, bëhemi më të fortë dhe gjuajmë për yjet! “GRADA” #newmusicfriday #elvanagjata Vjen këtë të Premte!”, shkroi ajo.
Në dasmën e Jozit dhe Loredanës, ndodhi një incident i papritur që trazoi atmosferën në shtëpinë e “Big Brother VIP Albania”.
Gerta Gixhari, në një moment të tensionuar, i hodhi alkool në sy Gjestit, duke shkaktuar një irritim të menjëhershëm dhe rritje të tensionit në sy, që e detyroi këngëtarin të kërkonte ndihmë mjekësore.
Pas kësaj, Gjesti u largua nga shtëpia për t’u trajtuar, ndërkohë që situata në shtëpi u bë jashtëzakonisht e tensionuar. Rozana, e zemëruar për veprimin e Gertës, debatoi ashpër me të, duke shprehur indinjatën e saj.
Po ashtu, Egli dhe Livian u shfaqën të shqetësuara dhe të trishtuara, duke shpërthyer në lot për shëndetin e Gjestit.
Pasi tensionet u rritën dhe Gjesti u rikthye në lojë, një zarf i zi mbërriti në shtëpi, duke njoftuar se me veprimin e Gertës, kishin kaluar kufijtë e pranueshëm dhe si pasojë, televotimi aktual u anulua.
Gjithashtu, masa që do të merret për banoren do të bëhet e ditur gjatë prime-it të së martës.
Të gjithë banorët dhe telespektatorët janë në pritje të vendimit të “Vëllait të madh”, të cilin e presim me shumë kuriozitet./ TAR