Dalja e tij nga shtëpia e Big Brother VIP Kosova 4 ishte e rrufeshme dhe tejet e komentuar, por duket se Lim Hoti nuk ka humbur asnjë moment për t’iu rikthyer normalitetit dhe për të shijuar lirinë. Vetëm pak orë pasi la shtëpinë më të famshme në vend, ish-banori është parë duke shijuar jetën e natës në një nga lokalet e njohura të kryeqytetit, larg dramave dhe presionit të kamerave 24-orëshe.
Në imazhet e publikuara së fundmi, Limi shfaqet në humor të shkëlqyer dhe tejet i relaksuar, por ajo që ka rënë në sy është shoqëria e tij. Ai mbrëmjen e parë të lirisë e ka kaluar nën shoqërinë e Rinor Mjekiqit, vëllait të moderatorit dhe ish-banorit të njohur, Meriton Mjekiqi. Dyshja janë parë duke festuar rikthimin e Limit në realitet, duke konfirmuar miqësinë e tyre jashtë formatit televiziv.
Kjo atmosferë festive vjen menjëherë pas deklaratës sqaruese të Limit, i cili zbuloi arsyen e vërtetë të ndërprerjes së rrugëtimit.
Ai bëri të ditur se largimi nuk ishte një dorëzim ndaj lojës, por zbatimi i një “pakti” të bërë me produksionin para hyrjes. Limi kishte vendosur si kusht të panegociueshëm që, nëse do të mbërrinte një telefonatë specifike për një çështje urgjente private, ai do të duhej të dilte menjëherë. Siç duket, pasi ka zgjidhur prioritetet personale që e detyruan të linte shtëpinë, ai ka gjetur kohën për të festuar lirinë e rifituar.
Rike Roçi ka surprizuar ndjekësit e saj në rrjetet sociale, duke shfaqur këtë herë një anë krejt tjetër të vetes.
Influencerja, e njohur për pozat e saj seksi, paraqitjet e guximshme dhe fotot me rroba banjo ku ekspozon format bombastike, këtë herë është shfaqur e mbuluar totalish.
Ajo ka ndarë momente nga një udhëtim për Umrah në Mekë, në Arabinë Saudite, ku shfaqet e mbuluar nga koka te këmbët, me veshjen karakteristike të grave myslimane, larg imazhit seksi që zakonisht e shoqëron në rrjetet sociale.
“Ju përgjigja një thirrjeje të shenjtë. Allah, faleminderit që më zgjodhe ndër mysafirët e Tu. Një ëndërr e realizuar me mëshirën Tënde. Mirënjohëse për çdo hap, çdo lutje, çdo lot, një përvojë që do ta mbaj përgjithmonë në zemër. Allahu e pranoftë Umren dhe ua mundësoftë të gjithëve vizitën në Shtëpinë e Tij”, ka shkruar ajo krahas fotove.
Pas një periudhe heshtjeje dhe dhimbjeje, artisti i njohur Gjesti është gati të rikthehet në skenën muzikore.
Përmes një postimi të fundit në llogarinë e tij në Instagram, këngëtari ka njoftuar fansat se nesër në ora 18:00 do të lansojë projektin e tij më të ri.
Burime pranë artistit bëjnë me dije se kjo këngë nuk do të jetë si të tjerat.
Ajo pritet të jetë një dedikim i ndjerë për zhvillimet e fundit në jetën e tij private, duke u fokusuar veçanërisht te ngjarja tragjike e humbjes së vëllait të tij që tronditi opinionin publik pak kohë më parë.
“Oooo Nub te dua shummm menzi e pres ken…” – shkruhet në njërën nga reagimet e fansave që Gjesti ka ndarë në Story, duke treguar mbështetjen e madhe që po merr në këtë hap të rëndësishëm.
Ky projekt shënon jo vetëm rikthimin e tij në muzikë, por edhe një mënyrë për të shprehur përmes artit gjithë emocionet dhe vështirësitë e muajve të fundit.
Mbetet të shihet nëse kjo këngë do të jetë baladë, por ajo që dihet me siguri është se do të jetë një nga projektet më personale të karrierës së tij. /Prive By Liberta Spahiu
Këngëtarja e njohur dhe së fundmi opinionistja e spikatur në “Big Brother VIP Kosova”, Leonora Jakupi, ka ndarë me ndjekësit e saj një moment tejet emocionues në rrjetet sociale.
Përmes një fotografie të modifikuar me inteligjencë artificiale ku shfaqet pranë portretit të babait të saj, Leonora ka zgjedhur fjalë që drithërojnë për të kujtuar ditën e tij të lindjes.
“Sot as fjalët nuk kanë kuptim sa një përqafim i munguar! Gëzuar ditëlindjen, Bab engjulli im 😢”, ka shkruar ajo, duke shprehur mallin e pashuar që ndjen për personin më të rëndësishëm të jetës së saj.
Leonora asnjëherë nuk e ka fshehur lidhjen e fortë shpirtërore dhe dhimbjen për humbjen e të atit.
Kujtojmë që babai i këngëtares, Qazim Jakupi, ra dëshmor gjatë luftës së fundit në Kosovë, duke u rreshtuar në radhët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Ndonëse dhimbja për “përqafimin e munguar” mbetet e madhe, Leonora dhe familja e saj vazhdojnë të mbajnë gjallë kujtimin e tij, duke e kthyer këtë sakrificë sublime në një simbol krenarie jo vetëm për familjen, por për të gjithë kombin. /Prive By Liberta Spahiu
Pranvera dhe Marjani janë një prej çifteve më të njohura të rrjeteve sociale. Çifti janë mjaft të afërt me ndjekësit me postimet e tyre nga përditshmëria.
Kësaj radhe, Pranvera, ka vendosur të mos heshtë më përballë komenteve që gjykojnë jetën e saj private dhe martesën me partnerin e saj, Marjanin.
Përmes disa postimeve në Instastory, ajo ka publikuar një mesazh privat nga një ndjekës, i cili i “tërhiqte vërejtjen” se si myslimane nuk i lejohej martesa me një person të një feje tjetër, duke e cilësuar lidhjen e tyre si “imoralitet”.
Mesazhi që nxiti reagimin: “Feja është personale”
Pranvera ka ndarë me ndjekësit përgjigjen e saj të gjatë dhe të prerë, ku thekson se besimi është një çështje tërësisht individuale. “Feja është shumë personale dhe as nuk është nevoja me e bërtitë, se e ke veç për vete e për askënd tjetër,” u shpreh ajo, duke i sugjeruar ndjekësit të hapi mendjen dhe të respektojë zgjedhjet e të tjerëve në kohët që jetojmë.
Harmonia në familje: “Mbi të gjitha kemi dashninë”
Duke sqaruar për herë të parë publikisht këtë aspekt, Pranvera konfirmoi se ajo është myslimane ndërsa Marjani katolik, por kjo nuk ka qenë kurrë pengesë për ta. Ajo nënvizoi se në shtëpinë e tyre mbizotëron respekti i ndërsjellë:
“Unë dhe burri im respektojmë fetë e njëri-tjetrit sepse mbi të gjitha kemi dashninë.”
Mesazhi për fund: Besimi nuk përdoret për përfitime
Në mbyllje të reagimit të saj, Pranvera u shpreh se ndihet krenare për imazhin që përcjellin si çift dhe tashmë si familje me fëmijën e tyre. Ajo theksoi se asnjëherë nuk e kanë përfshirë fenë për përfitime personale apo publike, pasi beson se para Zotit secili gjykohet sipas pastërtisë së shpirtit të tij.
Naser Rafuna ka befasuar ndjekësit orët e fundit me një postim që zbulon një anë krejt tjetër të tij, atë të kapaciteteve intelektuale.
Aktori ka ndarë publikisht certifikatën e një testi të inteligjencës ku figuron me koeficientin 125, një rezultat që sipas standardeve ndërkombëtare e klasifikon atë në kategorinë e “Inteligjencës Superiore”. Kjo shifër tregon se ai renditet mbi mesataren e zakonshme të popullsisë, duke dëshmuar aftësi të larta konjitive.
Por ajo që ka tërhequr vëmendjen më shumë është guximi i tij për ta krahasuar këtë arritje me mendjet më të ndritura të njerëzimit. Në mbishkrimin e tij, Rafuna përmend se të njëjtin nivel inteligjence e kishin edhe kolosë si Leonardo Da Vinci, William Shakespeare apo Jean Paul Sartre. Me humorin që e karakterizon, ai shkruan: “E tash a po i bjen qe edhe une… nejse,” duke lënë të kuptohet me ironi se tashmë bën pjesë në këtë grup elitar.