U prek në qafë nga Burimi, kështu reagoi Lela (VIDEO)

Lela nuk është ndjerë e bezdisur kur Burimi e kishte prekur atë në qafë.

“Në qafë edhe këmbët i kam tullusum të zotit me m’i prekë”, tha Lela.

Pas kësaj ajo liroi vendin ku po qëndronte.

Ndiqeni videon për më shumë informacione:

Ende pa u bërë 24 orë, këngëtari që hyri paralajmëron se do ta lë shtëpinë pasi …

Por, pas largimit të Arias, një banor i ri hyri në shtëpi, Këngëtari i njohur Xuxi.

Por, që i njëjti pas përfundimit të Prime, ka paralajmëruar se mund të dal nga shtëpia.

Ai ka kërkuar cigare.

“Jam në gjendje ta lë shtëpinë nëse nuk ka cigare”, tha ai.

 

Kjo është banorja që u eliminua mbrëmë nga Big Brother VIP Kosova

Aria është banorja e cila ka përfunduar rrugëtimin e saj në Big Brother VIP Kosova 3.

Ajo u eleminua mbrëmë, e as në biletën e fatit nuk kishte kthim prapa.

Kështu ajo bëhet banorja e parë që lë shtëpinë më të madhe në vend.

Ndodh puthja e parë në ‘Big Brother Vip Kosova 3’

Opinionisti i BBVK3 Milaim Zeka, feston sot ditëlindjen.

Si befasi nga “Vëllai i Madh”, Zekës i erdhi gruaja në studio, e cila ia uroj ditëlindjen, duke përcjellë emocione të forta.

Me këtë rast në skenën e Big Brother VIP Kosova, u shkëmbyen puthje e përqafime mes çiftit.

Për më shumë shiheni videon e plotë:

Burimi u kërkon banorëve t’iu kërkojnë falje familjarëve të UÇK-së

Burimi gjatë natës së Prime-it, u ka kërkuar të gjithë banorëve që t’i kërkojnë falje njerëzve që kanë rënë dëshmorë për një flamur.

Burimi tha se Vullneti është i pari që duhet të kërkojë falje pasi ishte ai që e hapi temën e “shqipeve”.

“Së pari, duhet ne secili t’u kërkojmë falje njerëzve që kanë rënë dëshmorë për një flamur. Fillimisht ky (Vullneti), që e çel temë, sepse dikush ka derdhur gjak e dikush ha dhe, dikush u vra për liri që ne ta shijojmë këtu”.

“E jo ne të çohemi, se kurrkush nuk jemi ne që të flasim, sepse është turp për ata që janë dëshmorë e veteran të luftës”, tha Burimi, njofton Klankosova.tv.

Për ta parë videon, klikoni në linkun më poshtë:

 

‘Prime’ i BBVK3, Milaim Zeka e “thërret” ezanin në studio

21:28 – Haram apo hallall Big Brother? Milaim Zeka e “thërret” ezanin në studio

Opinionisti i Big Brother VIP Kosova 3, Milaim Zeka, gjatë Prime-it të sotëm e ka komentuar hyrjen e Feros si mysafir në shtëpinë më të famshme në vend, këtë të mërkurë.

Zeka tha se Fero iu dha “vajz” banorëve të BBVK-së, teksa në një moment nisi edhe ta “këndonte” ezanin.

Për ta parë këtë moment, klikoni në videon më poshtë:

Nis me debate të forta PRIME, Rezi çohet në këmbë…

Debati mes Rezit dhe Besfortit ka vazhduar edhe në natën e ‘Prime’ të Big Brother VIP Kosova 3.

“Mos u tut se nuk të preki”, iu drejtua Besforti, Rezit.

Ndërsa nuk mungoi reagimi as nga Rezi, i cili madje madje bëri replika duke u ngritur në këmbë.

“Sot po flisje me Burimin kishe po kujdeseshe, nuk bëhen këto vetëm në darkën e nominimeve”, u shpreh Rezi.

 

Cila do jetë surpriza e Vëllait të Madh në Prime?

Sonte pritet të ndodhin shumë zhvillime dramatike brenda mureve të shtëpisë më të famshme në trevat shqiptare.

Kjo pasi vendimi i Vëllait të Madh për t’i dërguar banorët në nominim, ka trazuar ujërat e shtëpisë. Prej momentit kur banorët i kanë dhënë dy emra dhe dy arsye, ka filluar loja e vërtetë e tyre në BBVK3.

Sonte Prime të Big Brother VIP Kosova 3, do të ketë zhvillime të ndryshme, ku nuk do të mungojnë as debatet mes banorëve, pasi gjatë këtyre ditëve ka pasur përplasje verbale mes tyre dhe ato do të diskutohen në Prime-in e sotëm.

Përveç kësaj, do të ketë edhe një surprizë të lezetshme.

Kjo u paralajmërua në hyrje të Prime.

Burimi tregon shifrën e lartë, për 5 minuta në TikTok ai fitoi kaq mijë euro

Burimi ka treguar shumën më të madhe të fituar në  TikTok.

Ai i ka thënë Arionit se brenda 5 minutash ka fituar plot 3000 euro.

Derisa u shpreh falënderues për gjithë ata që i ndihmuan t’i fitojë, ai në veçanti e përmend diasporën.

“Se kuptojmë zemren e gurbetçarëve. Shumë më ndihmojnë”, tha ai.

Teksa, Arioni ia ktheu se diaspora është infuzioni i Kosovës.