div[data-widget-id="1924179"] { min-height: 300px; }
class="archive paged category category-showbiz category-56 custom-background wp-custom-logo paged-115 category-paged-115 wp-theme-news-25 td-standard-pack group-blog hfeed">
Zarf i zi në Big Brother, çka përmban ai?

Për herë të parë në shtëpinë më të madhe në vend, Big Brother VIP Kosova 3, është sjell një zarf me ngjyrë të zezë.

Banorët e ‘Vëllait të Madh’ ditëve të fundit janë përplasur ashpër me njëri-tjetrit ku nuk munguan as ofendimet.

Pasi doli nga “Big-u”, Atilla’s i ndodh e papritura

Atilla Kardesh hyri për 3 ditë në shtëpinë më të famshme në vend BBVK.

Pas daljes nga ky format, atij i ka ndodhur e papritur në Instagram, shkruan Indeksonline.

Duke hulumtuar profilin e tij shohim që nga 2 mijë 356 ndjekës sa ka pasur në fillim tani ai numëron 8 mijë 891 ndjekës.

Gjithashtu ai ka marrë edhe një tjetër vendim, ku nga profili që e kishte publik, tani e ka bërë privat.

Me siguri nuk e keni ditur që edhe kjo aktore turke është shqiptare

Su Burcu Yazgı Coskun është aktorja e njohur turke e cila ka interpretuar rolin e Asiye-s në serialin “Për familjen time”. Gjatë një interviste televizive, Drejtori i Programacionit në Televizionin Klan, Albert Dumani zbuloi se aktorja ka origjinë shqiptare.

Dumani tregoi se aktorja ia kishte thënë vetë këtë gjatë një takimi në shesh-xhirimin e një seriali. Ai shton se nëna e saj është shqiptare, me origjinë nga Prishtina.

“E kam takuar së fundmi. Kur i thashë që jam nga Shqipëria, tha ‘edhe unë jam shqiptare’. Dhe pastaj i thashë “si ka mundësi”, “po, nëna ime është shqiptare dhe është nga Prishtina”, më tha. Është kontakti i drejtpërdrejtë, që unë kuptova se Su Burcu është shqiptare. Ajo mori famë nga seriali “Për familjen time”. Tani ka nisur një serial të ri që shpresoj të ecë mirë dhe besoj se do të shfaqet edhe në Televizionin Klan vitin e ardhshëm”, -tha Dumani.

Albert Dumani zbuloi edhe disa detaje nga eksperiencat e tij në shesh-xhirimet e serialeve turke. Ndër rastet kur ka mbetur i mrekulluar ishin xhirimet e serialit “Osmani” dhe “Doktori i mrekullive”, skenat e të cilit janë xhiruar në një spital real.

Flet avokatja e Drenushës: Kujdes me komentet, fëmijët po i lexojnë!

Avokatja e Drenusha Latifit, Saranda Keqekolla Sadiku, theu heshtjen ekskluzivisht në një intervistë për Prive.

Pas ngjarjeve të fundit, ajo erdhi për të rrëfyer të gjitha të pathënat.

Duke folur mbi ish burrin e Drenushës, Atilla Kardesh, avokatja kishte një lutje për komentuesit në mediat sociale.

“Ai është baba, i mirë apo i keq, baba. Ndaj keni kujdes se çfarë shkruani, fëmijët i lexojnë”, tha ajo pos tjerash.

Shiko videon:

‘Organizata QIKA’ i dërgon letër kompanisë licencuese të BBVK, kërkon heqjen e licencës për ‘show-n televiziv’

Organizata, QIKA i ka dërguar letër kompanisë të Big Brother që i kërkohet heqja e licencës televizionit Klan Kosova për mbajtjen e këtij ‘show-i televiziv’, raporton Sinjali.

Ky reagimi dhe kjo kërkesë e QIKA vjen pasi shtëpia më e famshme në Kosovë pranoi në një format televiziv, Atilla Kardash ish-burrin e Drenusha Latifit që dyshohet se është personi i denoncuar nga vet këngëtarja për dhunë në familje.

Largimin nga shtëpia e Big Brother të Kardish e kërkoi edhe Ministria e Drejtësisë.

Në reagimin e publikuar nga Ministria thuhet se ndaj Kardeshit deri në shtator ka pasur urdhër mbrojtës, dhe kërkohej që ai të largohej menjëherë nga ky program dhe ndaj mediumit të merren masa lidhur me këtë vendim nga KPM-ja.

Kështu, Atilla dje la shtëpinë me arsyetimin se po largohet për t’iu treguar vajzave të tij se ai dhe Drenusha janë mirë dhe nuk kanë telashe.

“Ta kesh parasysh…”, mesazhi i koduar që Atilla ia la Rezartit për relacionin e tij me Drenushën

Në momentet e fundit të qëndrimit të tij në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova, Atilla Kardesh surprizoi banorët dhe publikun me një mesazh të koduar, të drejtuar aktorit të njohur nga Shqipëria, Rezart Veleshnja.

Teksa po i përshëndeste të gjithë banorët për herë të fundit, Atilla i drejtoi Rezit disa fjalë që ngjallën kureshtje.

“Më vjen mirë që ju njoha të gjithëve, edhe ty Rezi… ta kesh parasysh që është një nënë, ika dy fëmijë jashtë, me respekt”, tha Atilla në adresë të aktorit, duke lënë të kuptohet se mesazhi përmbante një nënkuptim për situatën që ishte zhvilluar gjatë kohës së tyre së bashku në shtëpinë e BBVK.

Ky mesazh ka shkaktuar reagime të shumta mes ndjekësve të programit dhe mediave online, të cilët e interpretuan si një lloj paralajmërimi për afrimitetin e krijuar mes Rezit dhe ish-bashkëshortes së Atillës, Drenusha Latifit.

Drenusha Latifi refuzon t'ia japë dorën Atillës gjatë përshëndetjes së largimit nga shtëpia

Gjatë qëndrimit të tyre në shtëpi, Rezarti dhe Drenusha kishin ndërtuar një raport të ngushtë dhe shpeshherë kanë qenë në qendër të vëmendjes për shkak të afërsisë së tyre.

Deklarata e Atillës u interpretua nga shumë shikues si një kujtesë për Rezartin që të mos harrojë se Drenusha është nënë e dy fëmijëve dhe që situatat e krijuara në shtëpi mund të kenë ndikim në jetën e saj jashtë programit. Ky moment u shoqërua me një heshtje të shkurtër në shtëpi, ndërsa Rezi u tregua i matur në reagimin e tij, duke e marrë mesazhin pa koment.

Rezi e godet në të pasme Xhenetën, ajo njëherë qesh, më pas i reagon ashpër (VIDEO)

Xheneta ka akuzuar Rezin se e ka goditur në vithe, gjatë sfidës që e organizoi ‘Vëllai i Madh’.

Derisa po pastrohej, Xheneta i reagoi ashpër Rezit, njofton klankosova.tv.

“Ti nuk more leje, me më prek mua aty”, u shpreh Xheneta.

“Më fal” i tha Rezi.

Ani pse në pamjet ku shihet teksa Rezi e godet atë, Xheneta shihet duke qeshur pas atij veprimi.

Për më shumë detaje, ndiqni videot e mëposhtme:

 

Degradon debati mes Arionit dhe Rezit, çka ndodhi?

Arioni dhe Rezi patën një debat së bashku me tone të ashpra.

Debati agravoi, teksa Rezi i tha Arionit se i njëjti po ka probleme për të kuptuar termet.

“Jo, ti po ki probleme, të kuptoj se çka thua por nuk pajtohem”, ia ktheu Arioni.

Për më shumë ndiqni videon më poshtë:

 

 

Reagon Atilla pas daljes nga Big Brother Kosova

Pas 3 ditëve qëndrim, Atilla Kardesh, ish-burri i Drenusha Latifi i akuzuar nga ajo për dhunë fizike, ka lënë sot shtëpinë e Big Brother Vip Kosova 3.

Ai si arsyetimin për largimin e tij dha fëmijët.

Pas largimit, ai përmes një ‘Instastory’ ka reaguar duke publikuar një fotografi.

“Task Completed”, shkroi ai krahas përshkrimit, e cila në gjuhën shqipe do të thotë “Detyrë e përfunduar”.

 

Largimi i Atilla Kardesh – ky është reagimi i producentes së BBVK

Pas 6 ditëve qëndrim, Atilla Kardesh, ish-burri i Drenusha Latifi i akuzuar nga ajo për dhunë fizike, ka lënë sot shtëpinë e Big Brother Vip Kosova 3.

Ai si arsyetimin për largimin e tij dha fëmijët.

Pas largimit të tij, përmes një storie në Instagram ka reaguar producentja e emisionit, Olsa Muhameti.

E njëjta ka shkruar thejsht “Task Completed”.