Analisti Valon Syla ka nxitur reagime në rrjete sociale pasi u shpreh se “po të ishte feja e mirë, amerikanët do t’ua kishin marrë arabëve fenë, jo naftën”.
Kësaj deklarate i është përgjigjur artisti Gold AG, i cili ka reaguar në mënyrë të ashpër, duke e ironizuar Sylën me fjalët: “Me pas halla jote… a e din që mixhë e kishe thirrë?
“Do të doja shumë që vajza ime të bëhej si Selin kur të rritej,” ka qenë një nga deklaratat më të komentuara të Mirit gjatë qëndrimit të tij në “Big Brother VIP Albania 5”.
Nëse ishte i sinqertë asokohe apo thjesht i përfshirë nga emocioni i momentit, këtë ndoshta nuk do ta dimë me saktësi, por një gjë është e sigurt: mendimi i tij ka ndryshuar.
Mbrëmjen e sotme, i ftuar në emisionin “S’e Luan Topi”, ish-banori ka vendosur të flasë hapur, duke sqaruar pozicionin e tij dhe duke u shprehur se nuk dëshiron që vajza e tij t’i ngjajë Selinit.
Gjatë intervistës, ai foli për zhgënjimin e tij nga dinamikat brenda shtëpisë.
Miri e cilësoi pabesinë e Selinit në lojë si një veprim që nuk e priste, duke theksuar se shpresonte për një qasje krejt tjetër në strategjinë e saj, por u përball me një realitet më të ftohtë.
Ai sqaroi se kur i tha ato fjalë në fillim, po i referohej atyre cilësive që ajo shfaqi në ditët e para, të cilat i dukeshin të sinqerta. Megjithatë, pasi pa se çfarë ishte e aftë të bënte Selin në vazhdimësi për hir të lojës, ish-banori e theksoi qartë: ajo mund të ketë vlera, por nuk do të donte kurrë që e bija të mbartte të gjitha cilësitë që ajo tregoi para kamerave. /Prive By Liberta Spahiu
Aktorja e njohur shqiptare, Teuta Krasniqi kohët e fundit dukshëm ka shpeshtuar paraqitjet e saj në rrjetet sociale.
Pak ditë më parë, ajo bëri me dije se vajza e saj e vogël Kaia, arriti nivel të lartë në testin e inteligjencës, shkruan IndeksOnline.
Megjithatë, detaji që na ka rënë në sy këtë herë, është që Kaia në certifikatë mban dy mbiemra, atë Krasniqi të aktores dhe Morina të babait të saj, Adonisit.
Duket se ky hap është ndërmarrë pas ndarjes së çiftit.
Nga ana tjetër, as Adoni dhe as Teuta nuk kanë dhënë ndonjë deklaratë për aludimet sa i përket ndarjes së tyre.
Dy motrat Muçaj, Anita dhe Lola e kanë nisur dasmen e Luan Haradinajt në Gllogjan.
Gratë e Ramushit dhe Dautit kanë publikuar pamje nga fshati i Deçanit ku duket se janë në disponim para dasmës së djalit të kunatit të tyre./Indeksonline/
Gimbo, ka ndarë së fundmi një moment shumë të ëmbël me ndjekësit e tij në rrjetet sociale.
Përmes një postimi në Instastory, ai ka publikuar një foto mjaft të ngrohtë ku shfaqet i buzëqeshur mes dy njerëzve shumë të rëndësishëm për të: nënës së tij dhe partneres, Selin. Krahas këtij imazhi të bukur, ai ka vendosur një mbishkrim të shkurtër por mjaft domethënës, “Familja:.
Çifti shumë i dashur për publikun po kalon disa ditë të bukura në Kosovë. Më konkretisht, ata ndodhen në Istog, në vendlindjen e Gimbos. Për t’iu bashkuar partnerit të saj dhe për të kaluar kohë me familjen e tij, bukuroshja nga Tirana, Selin, ka udhëtuar ditën e sotme drejt Kosovës.
Fejohet Blerina, motra e Gjestit, teksa artisti është më afër se kurrë rikthimit të shumëpritur në muzikë!
Prej kohësh Blerina zgjodhi të tërhiqej plotësisht nga zhurma e rrjeteve sociale. Ajo kishte nevojë për qetësi, larg syrit të publikut. I vetmi vend ku ajo mban kontakt me ndjekësit është Snapchat-i.
Pikërisht aty, ajo po ndan momente të ngrohta me personin e zemrës, që e ka ndihmuar të rigjejë buzëqeshjen. Por si u zbulua lajmi? Fejesa u konfirmua falë vetë fansave të Gjestit! Ata i kishin dërguar një buqetë me lule dhe një letër me urime për fejesën, të cilat Blerina i publikoi.
Ndonëse tashmë nuk e fsheh unazën, ajo ka zgjedhur me të drejtë ta mbajë partnerin më privat meqenëse nuk dihet më shumë për identitetin e tij apo historinë e tyre të njohjes dhe dashurisë.
Ndërsa e motra rigjen veten, vetë Gjesti ka gjetur forcën për një projekt të jashtëzakonshëm. Një imazh enigmatik i një deleje rozë nga labeli Three60”, ku etiketohet ai dhe DJ Gimbo, ka paralajmëruar diçka të madhe.
Nga Prive By Liberta Spahiu përmes rubrikës “E vërtetë, e pavërtetë” u konfirmua se artisti po punon intensivisht për një EP me plot 5 këngë. Ky projekt pritet të jetë rikthimi i tij më i fuqishëm!
A jeni gati për këtë epokë të re të Gjestit? /Prive By Liberta Spahiu
Këngëtari i njohur shqiptar, Labinot Rexha, ka ndarë së fundmi me ndjekësit e tij në rrjetet sociale një opinion të drejtpërdrejtë lidhur me situatën politike në vend dhe zgjedhjet e ardhshme. Përmes një postimi në llogarinë e tij zyrtare në Instagram, ai ka bërë një parashikim të guximshëm për rezultatin e pritshëm elektoral.
Në një “InstaStory”, Rexha nuk ka hezituar të ironizojë veprimet e partive opozitare, duke përdorur një metaforë mjaft të njohur së fundmi për publikun e gjerë. “Opozita po i bën vetes ‘zarf të zi’,” ka shkruar ai, duke lënë të kuptohet se me qasjen dhe veprimet e tyre aktuale, partitë në opozitë po vetëndëshkohen dhe po dëmtojnë drejtpërdrejt shanset e tyre për të fituar besimin e qytetarëve.
Më tej, këngëtari ka dhënë shifra konkrete se si e sheh ai mbështetjen e popullit për partinë në pushtet. Sipas bindjes së tij, Lëvizja Vetëvendosje (LVV) do të shënojë një fitore masive, duke tejkaluar edhe rezultatet e saj të mëparshme historike. “, në zgjedhjet e ardhshme LVV mbi 59%,” thekson Rexha në përfundim të postimit të tij.
Ky reagim i këngëtarit vjen në një periudhë kur debati politik në vend është i ndezur dhe tregon se si figurat publike po përfshihen gjithnjë e më shumë në komentimin e zhvillimeve politike. Mbetet për t’u parë nëse ky parashikim i lartë elektoral do të përkthehet në realitet kur qytetarët t’u drejtohen kutive të votimit brenda 45 ditësh për zgjedhjen e presidentit të ri të Kosovës. /Prive By Liberta Spahiu
Bota e rrjeteve sociale është tronditur nga lajmi i vdekjes së parakohshme të Kiara Brokenbrough, influencueses që u bë virale në vitin 2022 për dasmën e saj modeste. Kiara ka ndërruar jetë në moshën 32-vjeçare, pikërisht ndërsa po sillte në jetë fëmijën e saj të parë me bashkëshortin, Joel. Ajo që duhej të ishte dita më e lumtur e jetës së tyre, u shndërrua në një tragjedi të paimagjinueshme për familjen.
Sipas detajeve të ndara nga familjarët, vogëlushi Jonah erdhi në jetë në të njëjtin moment kur nëna e tij u largua përgjithmonë. Foshnja aktualisht ndodhet në repartin e kujdesit intensiv (NICU) dhe po përballet me një rrugëtim të gjatë për t’u bërë më i fortë dhe më i shëndetshëm. Familja ka hapur një faqe “GoFundMe” për të ndihmuar babanë e ri me shpenzimet mjekësore dhe zhvendosjen e tyre të planifikuar nga West Virginia në Kaliforni.
Bashkëshorti i saj, Joel Brokenbrough, i cili ishte martuar me Kiarën prej katër vitesh, ndau një mesazh prekës në rrjetet sociale duke shprehur dhimbjen e tij të thellë. Ai shkroi se e ka pasur të vështirë të procesojë atë që ka ndodhur, por po mbështetet në besimin e tij të palëkundur për të përballuar humbjen e gruas që ai e konsideronte si një “adhuruese të Zotit” dhe një njeri të mrekullueshëm.
Kiara mbetet e njohur për publikun si nusja që theu tabutë e dasmave luksoze. Historia e saj u bë virale në TikTok pasi tregoi se si organizoi dasmën me vetëm 500 dollarë, ku fustani i saj kushtoi vetëm 47 dollarë. Ajo shpesh deklaronte se thelbi i një martese ishte betimi para Zotit dhe festimi me njerëzit e dashur, e jo shpenzimet marramendëse, duke u bërë kështu një frymëzim për mijëra çifte të reja. /Prive By Liberta Spahiu