div[data-widget-id="1924179"] { min-height: 300px; }
class="archive paged category category-showbiz category-56 custom-background wp-custom-logo paged-4 category-paged-4 wp-theme-news-25 td-standard-pack group-blog hfeed">
Një fotografi e vjetër e një nuse dhe dhëndri po qarkullon në rrjet, i njihni

Një fotografi e para disa viteve e në nuse dhe dhëndërrit po qarkullon në rrjet.

Bëhet fjalë për ish-kryeparlamentarin Kadri Veseli dhe gruan e tij, Violeta Veseli.

Ata po duken shumë të lumtur krahë njërit tjetrit në këtë fotografi.

Kadri Veseli, ka tash e 5 vite që po gjykohet nga Gjykata Speciale në Hagë./

 

A e njihni këtë vajzë? Sot, është një nga këngëtaret më të njohura shqiptare!

Vesa Luma ka ndarë me ndjekësit e saj një udhëtim emocionues nëpër kujtimet e fëmijërisë, duke postuar fotografi të rralla që e rikthejnë në momentet më të bukura të jetës së saj.

Këto imazhe, të mbushura me nostalgji, na kujtojnë se si kalimi i kohës na formon dhe na ndihmon të rritemi si individë.

Ajo që e bën këtë postim edhe më të veçantë është dedikimi i saj i ndjerë për “Vesën e vogël”, një mesazh që thekson rëndësinë e vetëbesimit dhe qëndresës përballë sfidave të jetës. Ky reflektim është një thirrje për të gjithë ata që ndihen të humbur në rrugën e jetës, duke i inkurajuar ata të besojnë në vetvete.

Vesa ka ndarë me ndjekësit e saj përvojat e saj më të vështira, duke përfshirë mbijetesën gjatë luftës dhe sfidat që ka kaluar për të arritur ëndrrat e saj. Ajo tregon se si çdo pengesë e ka bërë atë më të fortë dhe më të vendosur për të krijuar një të ardhme më të mirë për veten dhe familjen e saj.

Të kisha ditur të të them atëherë që do t’i ndjekësh dhe realizosh ëndrrat e tua, do krijosh një familje më të mirë se që e ke paramenduar, do t’i mbijetosh luftërave, sfidave me shumicë, dhe prapë do kesh energji të nisësh nga e para si një ‘Dem’ i vërtetë, i çuditshëm, i palexueshëm… por mbrojtëse ndaj çdo gjëje që dua në këtë jetë, – shkruan Vesa krahas fotos së saj të fëmijërisë.

Postimi i saj është frymëzuar nga djali i saj, Liani, i cili shpesh e ngacmon duke thënë se prindërit e tij nuk dinë asgjë sepse i përkasin “epokës së dinosaurëve”. Kjo situatë ka nxitur Vesën të reflektojë mbi përvojat e saj dhe të ndajë me humor se sa shumë ka kaluar brezi i saj në krahasim me të rinjtë e sotëm.

Një aspekt tjetër që ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve është ngjashmëria e frikshme midis Vesës si fëmijë dhe djalit të saj, Lianit. Komentet në postim janë plot me krahasime të ngjashme, duke e bërë këtë moment edhe më të veçantë për të dy ata.

Vesa Luma, përmes këtij postimi, na tregon se kujtimet e fëmijërisë janë thesare të çmuara që na ndihmojnë të kuptojmë se kush jemi dhe çfarë kemi kaluar. Ajo na inkurajon të shohim pas dhe të vlerësojmë çdo hap të rrugës sonë, pavarësisht sfidave.

Me këtë postim, Vesa na fton të reflektojmë mbi jetën tonë dhe të kujtojmë se çdo përvojë, e mirë apo e keqe, na ndihmon të rritemi. Ajo qëndron si një shembull i shkëlqyer i forcës dhe qëndresës, duke na inkurajuar të ndjekim ëndrrat tona dhe të besojmë në veten tonë.

“Frymëzim i brezave të rinj!” Landi dhe Miri nderohen me titujt e veçantë: Misionarë vlerash (FOTO)

Dy artistët e grupit muzikor ‘West Side Family”, Landi dhe Miri, së fundmi janë nderuar si “misionarë vlerash”.

Lajmi është konfirmuar nga vetë këngëtarët të cilët nëpërmejt një postimi të bërë në rrjet zbuluan se fondacioni “Arben Tafaj” ka nderuar dyhshen me titullin e veçantë.

“Tirona, zemra modhe. Të nderuar e privilegjuar për këtë vlerësim! Minimumi që të tregojmë mirënjohje, është që të japim shpirtin e zemrën. Nga Tiroona për të gjithë shqiptarët! Ju duam!’ shkruhet në postimin e bërë nga dyshja në fjalë.

Nga njëra anë, Miri po vlerësohet me tituj nderi, ndërkohë nga ana tjetër demokrati i flaktë Ilir Vrenozi e ka cilësuar atë si mashkull të paburrë që e telefonon e numër privat në tentativa për ta shantazhuar pas përplasjes së tyre më të ashpër të ndodhur së fundmi.

Zbulohet kënga e re: Gjesti po kthehet “fuqishëm”

Gjesti nuk ka ndërmend të bëjë pushim, dhe këtë e ka bërë të qartë me lëvizjen e fundit në rrjetet sociale. Këngëtari i njohur sapo ka lëshuar një ‘dump’ masiv prej 17 fotografish, duke u dhënë fansave një lejekalim ekskluziv në prapaskenat e procesit të tij kreativ. Këtë herë, ai ka braktisur studiot e zhurmshme të qytetit për t’u izoluar në një vilë fantastike me pamje mbresëlënëse nga natyra, ku po kalon kohën duke regjistruar projektet e tij më të reja muzikore.

Pamjet e ndara tregojnë një atmosferë tejet të relaksuar e plot ngjyra, ku nuk mungon stili i tij unik. Nga detajet e çuditshme si makinat lodër të vendosura si aksesorë në xhinse, veshjet “Supreme”, e deri te momentet komike duke shijuar ëmbëlsira, Gjesti di gjithmonë si të tërheqë vëmendjen. Por, përtej argëtimit dhe modës, detaji kryesor që kapi syrin tonë menjëherë është një ‘screenshot’ i lënë me shumë zgjuarsi mes postimeve. Këngëtari ka ndarë imazhin e një skedari audio të emërtuar “FUQISHEM-demo1”, duke konfirmuar kështu se kënga e tij e radhës do të mbajë pikërisht këtë titull

Për t’u siguruar që ky projekt të jetë hit i padiskutueshëm, Gjesti nuk është izoluar i vetëm në këtë rezidencë. Bashkë me të në seancat e regjistrimit shihet edhe Gimbo. Dyshja duket se po punon intensivisht në studio dhe, duke u nisur nga vetë titulli paralajmërues i demos, presim që projekti i ri të godasë fort në tregun muzikor. Tani mbetet vetëm të mësojmë datën e publikimit. /Prive By Liberta Spahiu

 

Brikena poston video me Mateon, jep mesazhin e fortë

Çifti i krijuar në “BBVA”, Brikena dhe Mateo, po e shijojnë romancën prapa kamerave.

Por sot modelja ka vendosur që t’i vë pikat mbi “i” sa i përket raportit të tyre, shkruan Indeksonline.

Me një video ku shihen tejet të dashuruar ajo dha mesazhin e fortë.

“Ne kundër botës 🤍”, shkroi bukuroshja duke bërë të ditur se atyre nuk mund t’iu hyjë askush në mes përkundër kritikave dhe akuzave që patën ndaj tyre.

 

 

Eronita shuan kureshtjen, kaq vjet diferencë ka me Bleron

Ka disa ditë që çifti i njohur, Blero dhe Eronita konfirmuan lajmet që së shpejti do të bëhen prindër.

E lidhur me këtë lajm, bashkëshortja e këngëtarit ka hapur një pyetësor ku ka pranuar pyetje të shumta.

Eronita e konfirmoi që ata do të bëhen prindër të një djali.

Ndërsa, nuk i shpëtoi pyetjes për moshën, duke zbuluar se sa kanë diferencë.

“17 vjet” ka shkruar ajo.

Nuk ndalet Eliona, vjen edhe me një foto ‘bombastike’ nga Egjipti (+16)

Njëra ndër femrat më të komentuara shqiptare, Elijona Binakaj, ka trazuar rrjetet sociale me fotot e fundit.

Ai ka publikuar edhe një foto nga pushimet që po kalon në Egjipt, ku shihet linjat trupore të saj.

Ndryshe, Elijona Binakaj ishte finaliste në edicionin e katërtë të Big Brother VIP Kosova.

Tuna përfshihet në aksident

Po qarkullojnë raportime se këngëtarja Tuna është përfshirë në një aksident trafiku me automjetin e saj.

Burime të emisionit Prive Klan Kosova kanë raportuar se këngëtarja është përfshirë në një aksident trafiku me automjetin e saj.

Sipas të njëjtave burime, bëhet e ditur se ajo nuk ka qenë shkaktare e incidentit, duke theksuar se përgjegjësia për aksidentin nuk bie mbi të.

Fatmirësisht, nga kjo ngjarje nuk raportohet për lëndime apo pasoja në shëndetin e saj, ndërsa situata ka përfunduar vetëm me dëme materiale në automjet.

“Kush e fiton Big-un?”/ Arbër Hajdari thotë këtë emër

Sezoni i “Big Brother VIP Albania” po i afrohet fundit dhe pyetja që mundon të gjithë është vetëm një: “Kush do ta fitojë?”.

Kësaj pyetjeje nuk i ka shpëtuar as opinionisti i këtij edicioni, Arbër Hajdari, gjatë një interviste të fundit në Top Albania Radio (TAR).

I ftuar për të folur gjerë e gjatë rreth dinamikave dhe situatave të këtij edicioni të “BBVA”, Arbëri është përballur me pyetjen e drejtpërdrejtë nga moderatori Salsano Rrapi.

Kush e fiton Big-un?” – e ka pyetur Salsano, ndoshta duke pritur emrin e ndonjërit prej finalistëve kryesorë.

Por, opinionisti nuk ka zhgënjyer me sensin e tij të humorit dhe ka gjetur mënyrën perfekte për t’i bërë bisht pyetjes.

Ai ka dhënë një përgjigje epike duke përmendur emrin e “koleges” së tij të panelit, opinionistes në karrigen ngjitur: “Monika!” – u shpreh ai (referuar Monika Kryemadhit), duke shkaktuar menjëherë të qeshura të mëdha në studio.

Ky moment nuk është një rastësi, pasi përgjatë gjithë këtij sezoni, ai dhe Monika kanë pasur vazhdimisht situata dhe batuta epike me njëri-tjetrin.

Antigona Ramosaj jep lajmin e shumëpritur: E fitova betejën me kancerin

Pas një periudhe sfiduese dhe një beteje disa mujore me sëmundjen e rëndë, Antigona Ramosaj ka ndarë sot një lajm që ka gëzuar të gjithë ndjekësit e saj. Nëna e dy artistëve të njohur, Beatrix dhe Alban Ramosaj, ka bërë të ditur përmes llogarisë së saj në Instagram se e ka fituar plotësisht betejën me kancerin.

Në fillim të muajit janar të këtij viti, Antigona zbuloi publikisht diagnozën, duke treguar hapur se po i nënshtrohej trajtimeve dhe kimioterapisë. Gjatë asaj kohe, ajo mori një valë të madhe mbështetjeje nga publiku dhe personazhe të shumtë të ekranit. Tani, pak muaj më vonë, ajo është rikthyer me përditësimin më të bukur të mundshëm, duke u shprehur qartë se sot ka marrë lajmin më të mirë të jetës së saj dhe është zyrtarisht e lirë nga sëmundja.

Në mesazhin e saj, ajo ka zgjedhur t’i shprehë mirënjohje njerëzve të saj më të shtrenjtë që nuk e lanë vetëm në asnjë moment gjatë kësaj faze delikate. Ajo citoi se zemra e saj është “e mbushur me mirënjohje” për fëmijët, motrën e saj, këngëtaren Albërie Hadërgjonaj, nënën dhe të gjithë familjen që i qëndruan pranë në çdo hap. Gjithashtu, ajo rezervoi një falënderim të ndjerë për miqtë dhe mbështetësit, duke theksuar se ata u lutën për të dhe i dhanë forcë atëherë kur kishte më së shumti nevojë.

Duke e perifrazuar gjithë rrugëtimin e saj si një provë aspak të lehtë fizike dhe emocionale, Antigona theksoi se kjo periudhë i shërbeu si një kujtesë e fortë për vlerën e vërtetë që ka jeta e njeriut. Ajo e ka përmbyllur postimin me pozitivitet dhe shpresë, duke theksuar se sot ajo po feston “jetën, forcën dhe një fillim të ri”, duke mbetur përgjithmonë falënderuese për këtë shans të dytë