div[data-widget-id="1924179"] { min-height: 300px; }
class="archive paged category category-showbiz category-56 custom-background wp-custom-logo paged-5 category-paged-5 wp-theme-news-25 td-standard-pack group-blog hfeed">
Ndodhet jashtë vendit për shërim, vjen lajmi i fundit nga këngëtarja shqiptare

Pas disa ditësh shqetësimi për gjendjen e saj shëndetësore, këngëtarja Xhesika Ndoja ka reaguar personalisht përmes një postimi në rrjetet sociale.

Ajo ka konfirmuar se ka kaluar një situatë kritike, duke zbuluar se ka qenë e shtruar në reanimacion.

Përmes një mesazhi drejtuar ndjekësve të saj, Xhesika sqaroi se postimet e mëparshme ishin bërë nga familjarët, pasi ajo vetë e kishte pasur të pamundur përdorimin e telefonit.

“Para disa ditësh familjarët e mi kanë shkruar në emrin tim, sepse unë nuk kam qenë në gjendje të përdor telefonin. Kam kaluar një periudhë shumë të vështirë dhe kam qenë në reanimacion,” shkruan këngëtarja në postimin e saj.

Ndonëse situata ka qenë e rëndë, Xhesika dha shpresë duke thënë se sot ndihet pak më mirë dhe gjeti forcën për t’i falënderuar të gjithë për mbështetjen dhe lutjet e shumta që ka marrë gjatë këtyre ditëve.

Këngëtarja kërkoi ndjesë që nuk ka mundur t’u kthejë përgjigje mesazheve, por premtoi se do ta bëjë këtë sapo gjendja e saj të stabilizohet plotësisht. Reagimi i saj vjen si një lehtësim për fansat, të cilët ishin në pritje të një informacioni zyrtar pas lajmeve se ajo ishte dërguar për kurim jashtë vendit.

/Prive By Liberta Spahiu

Skandal në dasmën e BBVA? Miri dhe Arbër Hajdari “zhduken” nga kamerat, fansat akuzojnë produksionin

Prania e opinionistëve Arbër Hajdari dhe Monika Kryemadhi i dha një tjetër atmosferë dasmës në Big Brother, por ishte një detaj i veçantë ai që tërhoqi më së shumti vëmendjen e publikut.

Nga pamjet dhe postimet që po qarkullojnë gjerësisht, ndjekësit kanë vënë re një moment të pazakontë mes Mirit dhe Arbër Hajdarit.

Edhe pse dyshja ka pasur përplasje të vazhdueshme dhe debate të forta që prej fillimit të këtij sezoni, duke qenë shpesh në anë të kundërta, duket se mbrëmjen e kaluar situata ka marrë një kthesë të papritur.

Sipas materialeve të shpërndara nga fansat e emisionit, janë ngritur dyshime për mungesë transparence nga ana e produksionit.

Pretendohet se Miri dhe Arbri janë pozicionuar në një pjesë të shtëpisë që nuk mbulohej plotësisht nga kamerat, një situatë që është komentuar si ‘transparencë zero’.

Më tej u tha se Arbri e mori Mirin dhe janë larguar së bashku drejt një ambienti tjetër, pa qenë e qartë se ku shkuan apo çfarë u diskutua mes tyre.

Mbetet për t’u parë nëse këto dyshime do të sqarohen gjatë spektaklit të së martës në BBVA.

“Prindërit nuk blihen në dyqan”, Arjan Konomi i kërkon të pajtohet me të atin – Mal me përgjigje interesante

Mal Retkoceri ka qenë i ftuar së fundmi në Fan Club, ku ka folur për rrugëtimin e tij në Big Brother VIP Albania 5.

Ai ndër tjerash është pyetur edhe për të atin, me të cilin nuk flet prej vitesh dhe nuk deshi ta takoi as në këtë format.

Megjithatë, ish-banori mori një këshillë nga opinionisti i këtij programi, Arjan Konomi.

Foto: YouTube

“Do të doja që Mali të pajtohej e të takohej me të atin, prindërit Mali nuk blihen në dyqan, prindërit janë ata që janë me të metat me të këqijat e tyre, jeta nuk çahet me kokëfortësi”, iu drejtua Konomi.

Mal ndërkaq pati një përgjigje interesante në lidhje me këtë çështje familjare.

Foto: YouTube

“Nëse nuk keni veshur këpucët e mia dhe nëse nuk keni ecur me to, mos mësoni si të lidh lidhëset”, tha ai.

I njëjti nuk ka dhënë detaje më të hollësishme se çfarë saktësisht ka ndodhur mes tyre.

Ia larguan djalin nga BBVA, reagon Violetë Kukaj

Pas eliminimit të Malit nga “Big Brother VIP Albania”, nëna e tij, këngëtarja Violete Kukaj, ka reaguar në rrjetet sociale.

Ajo ka publikuar një numër mesazhesh dhe kometesh online, që sipas saj pasqyrojnë mbështetjen për të birin gjatë qëndrimit në format, shkruan “Kosovarja”.

Në përshkrimin e postimit, Kukaj ka shkruar shkurt:

“Komentet tregojnë gjithçka”, duke e lënë këtë si një qëndrim të saj lidhur me zhvillimet në spektakël.

Elijona dhe Klodi puthen në Prishtinë?

Prej disa ditësh në rrjet po qarkullon një foto e një çifti duke u puthur, për të cilën ndjekësit thanë se bëhet fjalë për ish-banorët e BBVK, Elijonën dhe Klodin.

Madje thuhej se ajo foto ishte shkrepur në Prishtinë.

Sipas Prive, çifti në foto janë influencerë italianë, pra nuk ka të bëjë asgjë me dy ish-banorët e BBVK.

Ky është personi që sulmoi Alaudin Hamitin

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka ndaluar një person me inicialet L.B. për 48 orë, pasi dyshohet se ka kryer veprën penale të “Kanosjes”, nën nenin 181 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Sipas njoftimit të prokurorisë, personi i dyshuar dyshohet se ka kanosur gazetarin Alaudin Hamiti, për shkak të ushtrimit të detyrës dhe profesionit të tij.

“Prokurori i shtetit ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore me qëllim të sigurimit të prezencës së të njëjtit në procedurën penale, dhe brenda afatit ligjor do të parashtrojë kërkesë për caktimin e ndonjë prej masave ndaj tij,” thuhet në njoftimin zyrtar.

Prokuroria thekson se mbetet e përkushtuar në mbrojtjen e gazetarëve dhe respektimin e lirisë së shprehjes. “Prokuroria Themelore në Prishtinë garanton sigurinë e plotë për gazetarët dhe angazhohet në mbrojtjen e tyre,” shtohet më tej.

Moderatori i Big Brother VIP Kosova, Alaudin Hamiti, ka qenë cak i një sulmi fizik më 20 shkurt në Prishtinë.

Nga pamjet e publikuara, Hamiti shihet teksa sulmohet nga një person, ndërsa rrethanat e ngjarjes ende nuk janë bërë të ditura. Autoritetet po vazhdojnë hetimet për të sqaruar motivin dhe identitetin e të dyshuarit.

Viktima në Gjakovë, familjari i ish-finalistes së Big Brother VIP Kosova

Rasim Binakaj, 38-vjeçari që u vra nga arma e zjarrit në Gjakovë, është xhaxhai i ish-finalistes së Big Brother VIP Kosova 4, Elijona Binakaj.

Lidhja familjare u konfirmua përmes postimeve të tij në rrjetet sociale, ku më parë kishte ndarë tragjedinë e humbjes së nënës dhe motrës së Elijones në një aksident në Kroaci më 2021.

A e keni ditur? Floriani, është bërë baba i dy fëmijëve!

Të gjithë e mbajmë mend si djaloshin e vogël që dikur pushtonte skenat duke kënduar krah Adrian Gaxhës.

Por tani, Floriani ka zgjedhur një rrugë krejtësisht ndryshe, duke u distancuar nga vëmendja e mediave dhe duke ndërtuar një jetë private të qetë.

Pas viteve të karrierës së tij si artist, ai ka vendosur të përqendrohet në familjen e tij. Floriani ka përjetuar ndjesinë e prindërimit jo një, por dy herë, duke e mbajtur këtë pjesë të jetës së tij larg syve të publikut.

Kjo zgjedhje e tij ka ngjallur kuriozitet dhe admirimin e shumë fansave

Ardhja në jetë e vajzës së tij, Ajla, ishte një moment i veçantë që shënoi fillimin e një kapitulli të ri. Kjo ngjarje e gëzueshme e bëri atë të kuptojë se jeta e tij kishte marrë një drejtim të ri, ku prioritetet e tij ishin ndryshe nga ato të mëparshme.

Pas disa muajsh, nëntori i vitit të kaluar solli një tjetër gëzim për Floriani-n, kur ai u bë baba për herë të dytë me lindjen e djalit të tij. Kjo ngjarje e ka thelluar edhe më shumë lidhjen e tij me familjen dhe e ka bërë atë të ndjehet më i plotësuar se kurrë.

Floriani tani po shijon çdo moment të prindërimit, duke e lënë pas zhurmën e dikurshme televizive. Ai ka vendosur të përqendrohet në rritjen e fëmijëve të tij dhe të krijojë kujtime të paharrueshme me ta. Kjo është një periudhë e rëndësishme për të, ku ai po ndihmon në formimin e karaktereve të tyre.

Ndërsa publiku vazhdon të ndjekë me kureshtje çdo lëvizje të tij, Floriani ka zgjedhur të mbetet në hije. Kjo strategji e tij e jetesës ka bërë që shumë njerëz të pyesin se çfarë po ndodh me artistin e dikurshëm, duke e bërë atë edhe më misterioz.

Me kalimin e kohës, ai ka arritur të krijojë një ekuilibër të shkëlqyer mes jetës personale dhe asaj profesionale. Floriani ka kuptuar se ndihma dhe mbështetja për familjen e tij janë më të rëndësishme se çdo sukses në skenë.

Si përfundim, Floriani është një shembull i shkëlqyer i një artisti që ka zgjedhur të ndjekë rrugën e prindërimit dhe të krijojë një ambient të ngrohtë për fëmijët e tij. Kjo histori e tij na tregon se ndonjëherë, larg vëmendjes publike, mund të gjendet lumturia më e madhe.

Edon Zhegrova bëhet baba për herë ta parë, ky është emri i veçantë i bebit!

Një ngjarje e veçantë ka ndodhur në jetën e Edon Zhegrovës, yllit të Kombëtares së Kosovës dhe sulmuesit të Juventusit.

Ai është bërë baba për herë të parë, një moment që ka sjellë gëzim të madh në familjen e tij.

Edhe pse 26-vjeçari ka zgjedhur të mbajë këtë pjesë të jetës jashtë vëmendjes së mediave, gëzimi i tij është bërë publik falë nënës së tij, Sanije Zhegrova.

Sanija ka ndarë emocionet e saj përmes një postimi në Instagram, ku ka publikuar një foto të bebit të saj të ri nga inkubatori në spitalin “Città della Salute e della Scienza” në Torino.

Ajo ka shkruar: “Sot zemra ime u mbush më shumë se kurrë. Fjalët nuk mund ta përshkruajnë dashurinë që tashmë ndiej për këtë mrekulli të vogël.” Kjo shprehje e ndjenjave tregon se sa e rëndësishme është kjo ngjarje për familjen Zhegrova.

Emri i bebit është Mars, një zgjedhje e veçantë dhe simbolike, duke pasur parasysh se ai ka ardhur në jetë më 12 mars 2026. Ky emër jo vetëm që ka një tingull të bukur, por gjithashtu ka një domethënie të thellë për prindërit e tij, duke simbolizuar një fillim të ri dhe shpresë për të ardhmen.

Vogëlushi peshon 3250 gramë dhe është në shëndet të plotë, një lajm i shkëlqyer për të gjithë ata që e njohin Edonin dhe familjen e tij. Ky moment shënon një kapitull të ri në jetën e tij, ku ai do të përballet me sfida të reja dhe emocionuese si baba.

Edoni, i njohur për talentin e tij në fushën e futbollit, tani ka një tjetër “ndeshje” për të fituar, atë të të qenit baba. Kjo do të jetë një përvojë e re dhe e veçantë për të, e cila do ta ndihmojë të rritet si individ dhe si profesionist.

Familja Zhegrova ka një histori të pasur dhe të bukur, dhe ardhja e Marsit do të shtojë edhe më shumë ngjyra në këtë histori. Të gjithë ne urojmë që ai të ketë një jetë të gjatë dhe të lumtur, duke u rritur në një ambient të dashur dhe mbështetës.

PAMJE/ Robert Berisha puth në buzë ish të dashurën e Getinjos

Një e papritur ka përfshirë dy personazhe të njohur të ekranit. E ftuara e radhës në emisionin “Robi plaket kur don vet” nën udhëheqjen e Robert Berishës ishte Vivien Thano, ish banorja e Big Brother VIP Kosova. Në rrjetet sociale është publikuar një moment i këtij episodi, ku duket shume pikant.

Teksa Roberti ka mikrofonin në duar dhe këndon aty ndodh e papritura.

“Ju afrova afër e putha në…” dëgjohet duke kënduar ai, ku të dy kthehen përnjëherë dhe kështu ndodh puthja në buzë mes dy personazheve. Ata e morëm me të qeshur, e madje vijuan këngën dhe vallëzimin, por ky moment ka bërë xhiron e rrjetit.

Kujtojmë se pas përfundimit te Big Brother Vip Kosova, Vivien vazhdoi lidhjen me Getinjon, e cila nisi shume mire por përfundoi shpejt, e madje me akuza e deklarata për njëri tjetrin. Tani Vivien ka treguar se ka nisur nje romancë të re, mirëpo mister mbetet ende partneri i saj.

Nga ana tjetër, statusi i Robertit nuk është i qartë ende. Nëse është ndarë me partneren apo po vazhdojnë ta mbajnë lidhjen e tyre në distancë. Për ju që nuk e dinit, Robert Berisha është ish bashkëshorti i Nora Istrefit me të cilën ka dhe një vajzë.