Brikena dhe Mateo ‘bashkë’ pas ndarjes

Vetëm pak ditë pasi bënë publike ndarjen e tyre, Brikena dhe Mateo kanë befasuar ndjekësit duke u shfaqur sërish krah njëri-tjetrit në një fotografi të përbashkët. Mirëpo, ky ribashkim nuk ka të bëjë me jetën e tyre private. Dyshja ka treguar se përtej ndryshimeve në marrëdhënien e tyre emocionale, ata do të ruajnë një raport profesional.

Arsyeja e këtij pozimi është projekti i tyre i ri televiziv. Prej ditësh është konfirmuar se të dy do të jenë pjesë e formatit të njohur veror “Top Arena” në Top Channel.

Në imazhin e publikuar nga moderatori Edi Manushi, Mateo dhe Brikena shihen duke pozuar së bashku me stafin, plot buzëqeshje. Ky detaj dëshmon se ata janë gati të nisin këtë rrugëtim të ri televiziv pa lënë që ndarja të ndikojë në punën e tyre.

Tashmë statusi i tyre është i qartë: bashkëpunëtorë të përkushtuar në ekran për të dhuruar një super sezon televiziv.

/Prive By Liberta Spahiu

 

U bë nënë për herë të parë, zbulohet emri i vajzës së Teuta Rugovës

Familja e presidentit historik të Kosovës, Ibrahim Rugova, ka ndarë një lajm mjaft të bukur ditën e djeshme.

Vajza e tij, ish-deputetja e njohur Teuta Rugova, dhe bashkëshorti i saj, Agron Gjeloshi, janë bërë prindër për herë të parë.

Çifti ka mirëpritur në jetë fëmijën e tyre të parë, një vajzë, duke sjellë një lumturi të madhe në familje.

Lajmin e ëmbël e ka bërë të ditur kunata e Teutës, Blerta Kllokoqi Rugova, përmes një postimi emocionues në llogarinë e saj në Instagram.

Në videon e ndarë me ndjekësit, shihet Ukë Rugova, i cili uron prindërit e rinj për ardhjen në jetë të mbesës.

Nga ky urim është zbuluar edhe emri i veçantë që dyshja ka zgjedhur për të voglën e tyre.

“Urime Teutë, Agron për Arianën, për bukuroshen,” dëgjohet të thotë Uka në video, duke zbuluar kështu se vogëlushja e sapolindur mban emrin Ariana.

U aksidentua mbrëmë – kjo është gjendja shëndetësore e Sinan Vllasaliut

Këngëtari kosovar, Sinan Vllasaliu, ka pësuar një aksident në trafik.

Vajza e tij, Edona, ka bërë të ditur për gjendjen e tij shëndetësore dhe ka treguar se ai për shkak të aksidentit s’ka mundur të përformojë në dasmën e Dua Lipas.

“Babi im, i cili me shumë dashuri për muzikën ishte i ftuar të këndonte edhe në dasmën e Dua Lipa, fatkeqësisht nuk mundi të ishte prezent për shkak të këtij aksidenti. Megjithatë, sot mbi të gjitha jemi mirënjohës që ai është në duar të sigurta dhe po rikuperohet”, ka shkruar ajo.

 

Vajza e Ibrahim Rugovës bëhet nënë për herë të parë

Teuta Rugova ka përjetuar një nga momentet më të bukura të jetës së saj, duke u bërë nënë për herë të parë.

Lajmi është bërë i ditur nga kunata e saj, Blerta Kllokoqi Rugova, e cila përmes një postimi ka treguar se ka marrë epitetin “grua e dajës”.

Kujtojmë se vetëm pak muaj më parë Teuta Rugova kurorëzoi dashurinë e saj me një ceremoni madhështore martesore që mori vëmendjen e publikut.

Familja Rugova vazhdon të gëzojë respekt të madh në mbarë trojet shqiptare, ndërsa ardhja në jetë e anëtarit më të ri të familjes është pritur me shumë gëzim nga të afërmit dhe miqtë e tyre.

Image
Këngëtari i njohur shqiptar do të performojë në dasmën e Dua Lipës, zbulohet emri

Superylli ndërkombëtar Dua Lipa i ka dhënë fund beqarisë në fshehtësi të plotë, sipas raportimeve të mediave.

Më 31 maj, ajo ka kurorëzuar dashurinë me partnerin e saj, aktorin Callum Turner, në një ceremoni private në Londër. Megjithatë, mediat raportojnë se kjo ka qenë vetëm ceremonia e parë, ndërsa festa kryesore e dasmës pritet të zhvillohet më vonë.

Sipas mediave italiane, një festë madhështore dasme pritet të organizohet në Sicili, në ambientet luksoze të Villa Valguarnera, ku pritet të marrin pjesë emra të njohur të industrisë së muzikës dhe filmit.

Raportimet e deritanishme flasin për një listë të ftuarish dhe performuesish që mund të përfshijë figura si Elton John, Charli XCX dhe personalitete të njohura të botës së modës, ndonëse detajet zyrtare mbeten të pakonfirmuara.

Pavarësisht diskrecionit rreth organizimit, burime për media rozë kanë bërë të ditur se në këtë event triditor pritet të ketë edhe përfaqësim të muzikës shqiptare.

Burime për Prive By Liberta Spahiu, bëjnë të ditur në dasmën e Duas pritet të performojë edhe këngëtari Sinan Vllasaliu, duke sjellë një atmosferë me motive shqiptare në një nga eventet më të përfolura të vitit.

Eronita ndan foton e parë të djalit të porsalindur

Këngëtari i njohur Blero dhe bashkëshortja e tij Eronita, janë bërë prindër për herë të parë së bashku.

Vetëm një ditë pasi ‘Prive By Liberta Spahiu’, raportoi përmes rubrikës ‘E vërtetë, e pavërtetë’, se çifti kanë mirëpritur në jetë djalin e tyre, Eronita ka ndarë imazhin e parë të djalit të tyre të porsalindur.

Përmes një postimi në llogarinë e saj në Instagram, ajo ka publikuar foton e parë të foshnjës së porsalindur.

Foto shoqërohet me mbishkrimin emocionues: “Ti je dhurata më e madhe e Zotit për ne”.

Sa i përket emrit të foshnjës, dyshja kanë vendosur ta lënë atë ende enigmatik për publikun, duke e mbajtur këtë detaj të veçantë vetëm për vete. /Prive By Liberta Spahiu

E papritur: Stresi i hyn politikës, merr këtë post të rëndësishëm në këtë parti

Reperi i njohur shqiptar Arkimed Lushaj, i njohur për publikun me emrin artistik Stresi, ka arritur të sigurojë një vend në Këshillin Kombëtar të Partisë Demokratike pas votimeve të mbajtura në Kuvendin Kombëtar të kësaj force politike më 30 maj 2026, shkruan IndeksOnline.

Partia Demokratike njoftoi se, pas përpunimit të votave nga 13 Komisionet e Numërimit, është shpallur lista e anëtarëve fitues të Këshillit Kombëtar, organit më të lartë vendimmarrës të partisë ndërmjet dy kuvendeve kombëtare.

Mes emrave që kanë siguruar mbështetjen e delegatëve figuron edhe Arkimed Lushaj (Stresi), i cili prej kohësh ka shprehur publikisht afërsinë dhe mbështetjen e tij për Partinë Demokratike.

Robert Berisha ‘kapet mat’ në pushime me ish-banoren e “Big Brother VIP Kosova”

Këngëtarja Robert Berisha veçse ka nisur pushimet verore.

Në këto pushime ai po shoqërohet nga modelja shqiptare, Bia Khalifa.

Ata kanë publikuar edhe fotografi në “Instagram Story” nga i njëjti ambient.

 

Blero dhe Eronita bëhen prindër, zbulohen detajet e para

Blero dhe Eronita sapo kanë nisur kapitullin më të rëndësishëm të jetës.

Raportohet se dje ata janë bërë prindër.

Eronita ka sjellë në jetë një djalë, ndërsa lindja është kryer në Sarajevë, atje ku Blero ka marrë rrugën menjëherë për të qenë pranë familjes së tij në këtë moment magjik.

Bëhet e gjallë Brikena dhe mesazhi i saj s’mund të ishte më i qartë se kaq

Gjërat mes Brikenës dhe Mateos duket se janë larg të qenit fushë me lule, dhe thashethemet për një ndarje po marrin dhenë çdo ditë e më shumë. Pas ditësh të tëra heshtjeje absolute, Brikena më në fund ka vendosur të bëjë një lëvizje dhe të rishfaqet në rrjetet sociale, duke na dhënë të gjithëve material për të folur. Ajo është parë duke vozitur e qetë rrugëve të Prishtinës nën shoqërinë e një mikeshe, duke shijuar mbrëmjen. Por, sytë e shqiponjës së ndjekësve nuk mund të mos e vinin re një detaj thelbësor në videon e ndarë. Në gishtat e saj mungonte gjithçka! Nuk kishte asnjë gjurmë të unazës së saj të përditshme apo asaj familjare që ajo e mbante pothuajse kudo me vete. Kjo mungesë nuk ngjan aspak si një harresë e momentit.

Sikur të mos mjaftonte kjo, situata bëhet akoma më pikante kur i kushtojmë vëmendje kolonës zanore që ajo ka zgjedhur të dëgjojë. Në sfond dëgjohet kënga “Solo” nga Tayna, dhe vargjet godasin fiks në shenjë: “Ai qe mu m’len e as aj qe m’harron / Rri vet so lo lo lo / Skam koh so lo lo lo / Ma mir sesa me to so lo lo lo”.

Mes të gjitha lajmeve dhe thashethemeve që flasin për fundin e romancës së tyre, ky reagim i Brikenës duket si një përgjigje indirekte, por jashtëzakonisht e qartë. Zgjedhja e këtij refreni është gjithçka përveçse një rastësi. Ajo po dëshmon se po ecën përpara, e pashqetësuar, e pavarur dhe pa asnjë minutë kohë për drama shtesë. Tani të gjithë sytë janë kthyer nga Mateo për të parë nëse do të ketë një kundërpërgjigje, apo nëse do ta lërë Brikenën të shijojë jetën e saj “solo”. /Prive By Liberta Spahiu