Agim Çeku drejt Kuvendit, pritet të sigurojë ulëse nga lista e AAK-së

Gjeneral Agim Çeku pritet të sigurojë një ulëse në Kuvendin e Kosovës, bazuar në trendin e votave që po vazhdojnë të numërohen nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ).

Sipas renditjes aktuale në listën e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Çeku renditet i teti, duke qenë në pozitë të favorshme për të fituar mandatin e deputetit.

Ndërkohë, sipas përllogaritjeve aktuale, Ardian Gjini dhe Daut Haradinaj pritet të tërhiqen nga gara për ulëse në Kuvend.

Kujtojmë se AAK ka siguruar rreth 7 për qind të votave në zgjedhjet parlamentare të mbajtura më 7 qershor.

Numërimi i votave, start zhgënjyes për Fatos Gecin e Guxo

Ka nisur përditësimi i rezultateve për votat e kandidatëve për deputetë në platformën e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), ndërsa deri më tani janë numëruar 13.13 për qind e votave.

Sipas të dhënave të publikuara nga KQZ-ja, kandidati i Guxo –Vetëvendosje, Fatos Geci, ka siguruar deri më tani 1,008 vota.

Me këtë rezultat, Geci renditet në pozitën e 78-të në listën e kandidatëve.

Rezultatet aktuale janë ende preliminare dhe mund të pësojnë ndryshime të konsiderueshme, pasi procesi i numërimit të votave për kandidatët për deputetë është duke vazhduar në të gjitha qendrat e numërimit në vend.

Vetëm kaq vota mori deri më tani kandidati i PDK-së, Qëndrim Kryeziu

Po vazhdon përditësimi i rezultateve për votat e kandidatëve për deputetë në platformën e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), ndërsa deri më tani janë numëruar 16.49 për qind e votave.

Një nga emrat që tërhoqi vëmendje të madhe gjatë fushatës zgjedhore ishte edhe kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Qëndrim Kryeziu.

Megjithatë, rezultatet e deritanishme tregojnë se Kryeziu aktualisht renditet në vendin e 47-të në listën e kandidatëve të PDK-së, me 787 vota të grumbulluara.

Procesi i numërimit të votave për kandidatët për deputetë po vazhdon në të gjitha qendrat e numërimit, ndërsa renditja e kandidatëve mund të ndryshojë me publikimin e rezultateve të reja nga KQZ-ja.

20% e votave të numëruara për deputetë, kush po prin mes Edona Llalloshit të VV-së dhe Adelina Thaçit të LDK-së

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka procesuar rezultatet nga 19,54% e votave të numëruara të kandidatëve për deputetë.

Të dhënat janë nga 488 vendvotime prej 2,498 sa janë në total.

Kandidatja për deputete nga radhët e VV-së, Edona Llalloshi deri tani ka marrë 3 mijë e 698 vota.

Në këto zgjedhje, garoi sërish për deputete nga radhët e LDK-së, edhe artistja Adelina Thaçi-Meta.

Deri tani kur janë numëruar 19.54% e votave, ajo ka marrë 2 mijë e 211 Vota.