Lajmi i Fundit
Sulmoi policët, përfundon në psikiatri

Të hënën është arrestuar një person në Prishtinë pasi ka sulmuar policët.

Ai me vendim të prokurorit është dërguar për trajtim në repartin psikiatrik.

“Është arrestuari dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti kishte sulmuar fizikisht zyrtaret policorë. Një zyrtar policor ka pranuar tretman mjekësor”, thuhet në Raportin e Policisë së Kosovës.

“I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në tretman në repartin psikiatrik

Selimi: Kosova po merr mesazhe të qarta nga SHBA se nuk është në rrugën e duhur

Ish-ministri i Punëve të Jashtme, Petrit Selimi ka thënë se raportet në mes Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës nuk kanë qenë asnjëherë në një pikë kaq të ulët siç janë tani.

Selimi në një intervistë për Ekonomia Online, deklaroi se Kosova po merr mesazhe të njëpasnjëshme nga qeveria amerikane që kjo e fundit nuk është në rrugë të mirë.

“Marrëdhëniet mes Kosovës dhe SHBA-së kurrë në historinë moderne të Kosovës nuk kanë qenë në pikë më të ulët, ne mund ta zbukurojmë, ne mund të pretendojmë diçka tjetër, por e vërteta është brutale. Kosova është ende në procesin ku i është suspenduar dialogu për marrëveshje strategjike, SHBA-të kanë dërguar ambasadorë në shumë shtete tjera në Ballkan, por jo në Kosovë. Ambasadorja amerikane apo ushtruesja e detyrës, pak ditë para zgjedhjeve, del me një mesazh të qartë, një editorial, ku thotë që Kosovës po i ikën treni në investimet energjetike amerikane në Ballkan, pra kemi mesazhe pas mesazheve, nga qeveria amerikane që nuk jeni në rrugë të mirë dhe Kosova nuk është në rrugë të mirë. Është shumë me rëndësi. që mos ta mashtrojmë vetveten dhe kjo nuk është rezultat vetëm i ngjarjeve në Amerikë, por është rezultat edhe i sjelljeve tona në Kosovë”, tha ai.

Selimi shprehu shqetësim edhe rreth stafit të pakët në Ambasadën e Kosovës në Uashington.

“Tash e katër vite, ambasada jonë në Uashington ka më pak staf se ajo në Sofie apo në Tiranë, vlerësojeni se a është normale që një shtet si Kosova t’i ketë vetëm dy, tre diplomatë në Uashington tash e pesë vite”, tha ai.

Ish-ministri Selimi ka folur edhe për pjesëmarrjen e ulët të qytetarëve në zgjedhjet e së dielës duke thënë se zgjedhjet e shpeshta ndikuan në mospjesëmarrje.

“Tri palë zgjedhje brenda një viti, megjithatë ishte e tepërt dhe ky mesazh u tha qartë edhe nga qytetarët. Besoj që edhe një temë tjetër ishte prezente në vendimin e qytetarëve mos me dalë, se kriza ekonomike, kriza shoqërore që po e krijon një amulli qytetare, një krizë edhe në besimin që kemi ndaj institucioneve ka rezultuar në pjesëmarrje më të ulët”, u shpreh Selimi.

Numërimi drejt fundit në përfaqësitë diplomatike, VV-ja thellon avantazhin

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar përditësimin më të fundit të rezultateve nga votimi në përfaqësitë diplomatike të Kosovës.

Deri në orën 08:15, janë procesuar 46 nga gjithsej 47 vendvotime, që përbëjnë 97.87 për qind të totalit të votave.

Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të kryesojë bindshëm me 18,282 vota ose 83.25 për qind.

Ndërsa PDK e LDK po luftojnë për vendin e dytë.

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) renditet e dyta me 7.11% apo 1561 vota, kurse e treta LDK me 6.64% apo 1458 vota.

AAK e katërta me 2.07 apo 454 vota.

Numërimi i votave me postë, VV po prinë bindshëm

Ka nisur numërimi i votave me postë nga jashtë Kosovës.  Nga fletëvotimet nga votimi me postë, partia e Albin Kurtit

Nga vendvotimet e procesuara, Vetëvendosja renditet e para me 78.75%.

LDK-ja e dyta me 16.25%, ndërsa Partia Demokratike e Kosovës 4.25%.

Ndryshe, procesi i numërimit po shkon drejtë fundit.

Nga rezultatet prelimintare del se Vetëvendosja mori 44.09%, PDK me 20%, LDK 17% ndërsa Aleanca 7%.