Vala e të nxehtit vr’et 18 persona në Francë, duke përfshirë dy fëmijë

Kjo është e paprecedentë. Franca është përballur me një valë të jashtëzakonshme të të nxehtit për gati një javë.

Meteo-France ka vendosur 54 departamente (njësi territoriale) në alarm të kuq për të martën, 23 qershor, një alarm që do të prekë rreth 39 milionë njerëz.

Të hënën, më shumë se 450 rekorde nxehtësie u thyen ose u barazuan në të gjithë vendin, duke e bërë ditën, me një temperaturë mesatare kombëtare prej 29.2 °C, më të nxehtën e tretë të regjistruar ndonjëherë, shkruajnë mediat e huaja.

Në departamentin e Cher, temperatura madje u ngjit në 43.3 °C.

Në Paris, zhiva mund të kalojë 40 °C në mes të javës. Por kryeqyteti tashmë ka thyer rekordin e tij të temperaturës për qershorin, me 38.4 °C të regjistruar të hënën.

Qytete të tjera gjithashtu vendosën rekorde të reja, duke përfshirë Rennes (40.6 °C), Angers (40.9 °C), Saintes (42 °C) dhe Bordeaux (41.9 °C).

Një tjetër njësi ndërministrore krize do të kryesohet nga Sébastien Lecornu të martën, e dyta brenda pak ditësh.

Kjo valë e nxehtësisë, e ngjashme me atë të gushtit 2003, ka marrë tashmë disa jetë.

Të hënën, në Vaucluse, dy fëmijë u gjetën të vdekur në makinën e familjes pasi u mbyllën brenda. Një ditë më parë, tre të moshuar vdiqën në shtëpinë e tyre në Gironde.

Noti gjithashtu ka rezultuar vdekjeprurës. Gjatë fundjavës, 13 persona u mbytën në të gjithë vendin, sipas Mbrojtjes Civile. /Telegrafi

Pas aksiďenťit, e bija i bën dedikimin më emocionues Sinan Vllasaliut

Edona, vajza e këngëtarit Sinan Vllasaliu, ka zgjedhur ta urojë të atin me rastin e Ditës së Baballarëve përmes një mesazhi të ndjerë të publikuar në rrjetet sociale.

“Happy Father’s Day to the best dad! Thank you for always being there for us. Wishing you strength, health, and lots of love today and always”, ka shkruar ajo në dedikimin e saj.

Mesazhi është shoqëruar me urime për shëndet, forcë dhe dashuri për të atin.

Sinan Vllasaliu njihet për raportin e afërt me familjen, ndërsa urimi i së bijës pasqyron lidhjen e ngushtë që ata kanë ruajtur ndër vite./kosovarja

Djali s’arrin të kontaktojë me nënën për dy ditë, e gjen pa shenja jete në banesë

Një grua është gjetur pa shenja jete në banesën e saj në Fushë Kosovë, pasi familjarët nuk kishin arritur të kontaktonin me të për dy ditë, mëson ekskluzivisht Gazeta Sinjali.

Sipas burimeve të Sinjalit, rasti është raportuar më 22 qershor, rreth orës 10:35, në Stacionin Policor në Fushë Kosovë, nga ankuesi F.G.

Ai ka njoftuar Policinë se kishte dy ditë që nuk kishte arritur të kontaktonte me nënën e tij dhe, pasi kishte shkuar në banesën e saj në rrugën “Hashim Hajdini”, e kishte gjetur pa shenja jete.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore dhe ekipi emergjent, ku është konstatuar vdekja e viktimës.

Trupi i pajetë është tërhequr nga Instituti i Mjekësisë Ligjore për procedura të mëtejshme.

Pas konsultimit me Prokurorin kompetent, rasti është iniciuar si “Hetim mbi vdekjen”.

Hetimet për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit janë në vazhdim.