div[data-widget-id="1924179"] { min-height: 300px; }
class="wp-singular post-template-default single single-post postid-33663 single-format-aside custom-background wp-custom-logo wp-theme-news-25 td-standard-pack group-blog">
Zbulohet mosha e viktimave që humben jetën nga zjarri në banesë

Tre persona kanë humbur jetën si pasojë e shpërthimit të një bombole gazi në një banesë në Malishevë.

Lajmin e ka konfirmuar Drejtori i Policisë për Rajonin e Gjakovës, Lumni Graishta, i cili bëri të ditur se viktimat janë një burrë 35-vjeçar dhe dy fëmijët e tij, të moshës 9 dhe 12 vjeç.

“Kemi tre viktima: babai 35-vjeçar dhe dy fëmijët e tij të moshës 9 dhe 12 vjeç”, deklaroi Graishta.

Zjarri ka shpërthyer rreth orës 12:55 në një banesë në lagjen “Mirdita” në Malishevë.

“Menjëherë pas pranimit të informacionit, në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë kompetente policore, zjarrfikësit dhe ekipet emergjente. Në këtë banesë janë gjetur tre persona të gjinisë mashkullore (një i rritur dhe dy fëmijë), të cilët janë dërguar në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Malishevë ku është konstatuar se të njëjtit ishin pa shenja jete”, tha zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj.

Zjarri është lokalizuar dhe nuk është raportuar për pasoja të tjera. Lidhur me rastin është njoftuar edhe prokurori i shtetit dhe aktualisht janë duke u ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore për të sqaruar rrethanat dhe shkaqet e kësaj ngjarjeje.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *