Blerim Kuçi: E ndjej se LDK është në garë për vend të parë
Kandidati për deputet nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Blerim Kuçi, ka thënë se ai e ndjen se LDK është në garë për vendin e parë në zgjedhjet e 7 qershorit.
Kuçi, ka thënë se ai mendon se qytetarët do ia japin përkrahjen LDK-së.
‘’Nuk kam bë ndonjë matje, por ndjenje, LDK është në garë për të parën. Çfarë do të thotë të jesh në garë për të parën? Në moment kur je në garë për të parën, një pjesë e qytetarëve anojnë nga fituesi i mundshëm, për qeta unë mendoj që LDK ka me shfrytëzu këtë momentum edhe qytetarët kanë me ia dhanë përkrahjen’’, ka thënë mes tjerash ai.
