Shpërthen asambleisti i Vitisë: Kush e prek emblemën e UÇK-së, ia q* nënën plumb!
Asambleisti i Vitisë, Skenderbe Hebibi, është tensionuar gjatë mbledhjes së gjashtë të Kuvendit Komunal të kësaj komune.
Hebibi ka reaguar me tone të ashpra, duke shprehur pakënaqësinë e tij lidhur me prekjen e emblemave të UÇK-së.
“Unë personalisht, si qytetar i Kosovës, kush i prek emblemat e UÇK-së, qoftë edhe Policia e Kosovës, ka punë me armë, me mua personalisht, sikurse i kam dalë zot gjatë luftës dhe pas luftës. Kush i prek emblemat e UÇK-së, unë ia q… nënën me plumb”, është shprehur Hebibi gjatë seancës.
