Arrestohet kryetari i Mitrovicës së Veriut dhe kryesuesi i Kuvendit

Kryetari i Komunës së Mitrovicës veri, Milan Radojević, dhe kryesuesi i Kuvendit Komunal, Nemanja Biševac, janë shoqëruar në stacion policor nën dyshimin për prishje të rendit dhe qetësisë publike si dhe vandalizëm

Lajmin për Indeksonline e ka konfirmuar zëvendësdrejtori i Policisë për rajonin e Veriut, Veton Elshani.

“Ata janë shoqëruar në stacion policor për intervistim, ndërsa rasti po trajtohet si “prishje e rendit dhe qetësisë publike” dhe “vandalizëm”, tha Elshani.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *