Aksidenti në autostradë, Ramadani kërkon përgjegjësi: Dikush nga Qeveria duhet të dënohet
Burim Ramadani ka reaguar pas aksidentit të ndodhur në autostradë, duke kërkuar që përgjegjësit institucionalë të japin llogari për, siç tha ai, mosmirëmbajtjen e rrugës, raporton GazetaBlic.
Sipas Ramadanit, mirëmbajtja e autostradave dhe rrugëve të tjera është obligim ligjor, ndërsa gjendja e papastruar e autostradës nga dheu mund të ketë ndikuar në aksidentin e ndodhur.
Ai uroi shërim për të lënduarit dhe kërkoi që përgjegjësit në qeveri të përballen me drejtësinë.
E plotë:
Dikush nga Qeveria dembele duhet të dënohet!
Duhet të përgjigjet para drejtësisë.
Mirëmbajtja e autostradës (sikurse edhe rrugëve tjera) është obligim ligjor!
Lutem për jetën e të aksidentuarve!
Por, njëkohësisht, duhet të gjithë të kërkojmë që përgjegjësit në Qeveri të dënohen sipas ligjit!
P. S
Këto janë disa prej shumë fotove që më kanë ardh bga kalimtarë të rastit në aksidentin e para pak minutave në autostradën e papastruar nga dheu!
• Përgëzoj qytetarët që duket qartë se i kanë dalë në ndihmë emergjencave
