div[data-widget-id="1924179"] { min-height: 300px; }
class="wp-singular post-template-default single single-post postid-36936 single-format-aside custom-background wp-custom-logo wp-theme-news-25 td-standard-pack group-blog">
I bëri me vadë, ja sa vota i mori Armend Muja në Lupç i Poshtëm

Vetëm pak ditë para ditës së zgjedhjeve, ministri në detyrë i Bujqësisë Armend Muja përuroi një projekt të quajtur “vada” e cila u bë virale në rrjetin social. Ky projekt nga Muja u pat cilësua për ujitjen e tokave bujqësore në Lupç të Poshtëm, ku pjesëmarrës në përurim ishte edhe kryetari i Podujevës, Shpejtim Bulliqi.

Ndonëse, kandidati për deputet nga radhët e Vetëvendosjes, Armend Muja nuk mori më shumë se 34 vota nga lupçasit, përcjell KosovaPress.

Në krejt komunën e Podujevës, Armend Muja mori 583 vota.

“3, 2, 1, përhajr Lupç”, Muja pati deklaruar gjatë përurimit të këtij projekti.

Sipas rezultateve preliminare të KQZ-së, Muja pritet të jetë deputet i Kuvendit të Kosovës me votat e përgjithshme mbi 16 mijë.

Në fshatin Lupç të Poshtëm të Podujevës nga Vetëvendosje, më së shumti vota mori Albin Kurti, 352 vota. Ndërsa, në krejt komunën e Podujevës, mori 13 mijë e 490 vota.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *