“Hatixhja dhe Feridja shikoja emrat në vitin 2026”, Baton Haxhiu: Nëse ajo zgjedhet sot, deputetët duhet t’i drejtohen Kushtetueses

Analisti Baton Haxhiu duke komentuar dy kandidatet e LVV-së për presidente të vendit, tha se “deputetet duhet t’i drejtohen Gjykatës Kushtetuese”.

Ai në Pressing u shpreh:

“Hatixhja dhe Feridja shikoja emrat në vitin 2026..Nëse ajo zgjedhet sot, deputetet duhet t’i drejtohen Gjykatës Kushtetuese”, tha Haxhiu në Pressing.

Video:

Kajtazi: VV s’dallon nga Lista Serbe, e luftojnë rendin kushtetues, por me forma të ndryshme

Gazetari Vehbi Kajtazi ka kritikuar Lëvizjen Vetëvendosje dhe kryeministrin Albin Kurti për tentim të prishjes së rendit kushtetues të Kosovës.

Në Rubikon të Klan Kosovës, Kajtazi ka thënë se nisja e procedurës së mbrëmshme për zgjedhjen e presidentit është tentim për përmbysje të sistemit kushtetues të Kosovës.

Për këtë, ai ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje nuk dallon nga Lista Serbe, të cilat sipas tij, format i kanë të ndryshme, por që të dyja e luftojnë sistemin kushtetues të Kosovës.

“Kurti mbrëmë ma ka kujtuar vitin 1989 kur ishte suprimuar autonomia e Kosovës. Është e frikshme se sin ë vitin 2026 ka lider që tenton të përmbysë rendin kushtetues. E vërteta është se Lëvizja Vetëvendosje me Kurtin po sillet njëjtë si Lista Serbe, e cila synon përmbysjen e rendit kushtetues të Kosovës. Mjetet i kanë të ndryshme, por sistemin kushtetues në Kosovë e luftojnë të dyja.”, ka thënë Kajtazi.

Zgjedhja e Presidentit: Lajmërohet Isa Mustafa, tregon si duhet të veprohet

Para pak minutash ka rinisur seanca për zgjedhjen e presidentit të vendit.

Sërish, asnjë deputet i opozitës nuk është i pranishëm. Kryeparlamentarja Albulena Haxhiu u ka bërë thirrje deputetëve të opozitës që të jenë të pranishëm në sallë.

Lidhur me këtë situatë, ish- kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa thotë se në këtë process duhet të zbatohet Kushtetuta dhe aktgjykimet e Gjykatës Kushtetuese.

“Në procesin e zgjedhjes së presidentit duhet të zbatohet Kushtetuta dhe aktgjykimet e Gjykatës Kushtetuese. Asnjë zgjidhje jashtë këtyre parimeve nuk është zgjedhje, por shkelje e Kushtetutës.”, ka thënë Mustafa në një prononcim për IndeksOnline.

Për këtë pozitën e presidentit, VV-ja ka propozuar Feride Rushitin dhe Hatixhe Hoxhën.

Kjo seancë ka nisur mbrëmë dhe është ndërprerë pasi u mbajt një votim që u cilësua si jokushtetues me vetëm 64 deputetë në sallë. 63 vota ishin për kandidaten Feride Rushiti, ndërsa Hatixhe Hoxha nuk mori asnjë votë.

Sot në mesnatë përfundon afati kushtetues për zgjedhjen e Presidentit. Në rast se nuk zgjedhet, vendi shkon në zgjedhje.

Kandidatura e Rushitit për Presidente, nga PDK-ja dalin me këtë qëndrim

Deputetja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka reaguar në një konferencë para seancës për zgjedhjen e presidentit, duke kërkuar tërheqje nga gara dhe respektim të rendit kushtetues.

Ajo tha se PDK e vlerëson angazhimin në shoqërinë civile, por sipas saj, në këtë moment veprimi më i duhur do të ishte tërheqja nga gara për të ruajtur dinjitetin institucional.

“Si PDK e çmojmë angazhimin e saj në shoqëri civile, mirëpo sot, puna më e rëndësishme që mund t’i bëjë vetes dhe nderi më i madh që mund t’i bëjë vendit, është të largohet nga kjo garë”, ka deklaruar Çitaku.

Ajo theksoi se Kushtetuta, ligjet dhe rregullorja nuk mund të interpretohen sipas interesave ditore politike, duke akuzuar kryeministrin për shkelje të vetëdijshme të rendit kushtetues.

 

“Kur një kryeministër zgjedh me vetëdije të plotë të shkel Kushtetutën për pushtet të përkohshëm, ai bëhet rrezik edhe për vetë themelet e shtetit”, u shpreh ajo.

“Këto veprime janë sinjale të qarta se pushteti po vendoset mbi Kushtetutën dhe ligjet dhe këtë nuk do ta lejojmë. Së bashku me qytetarët e Kosovës do ta ndalojmë”, ka përfunduar ajo.

Musliu për Kurtin: Si prisni ta respektojë Kushtetutën dikush që s’ka respektuar shtetin?

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka reaguar ashpër lidhur me zhvillimet politike, duke vënë në pikëpyetje respektimin e Kushtetutës së Kosovës.

Përmes një deklarate, ajo ka kritikuar, siç tha, qasjen e disa akterëve politikë ndaj simboleve dhe institucioneve shtetërore.

“Pse prisni ta respektojë Kushtetutën e Kosovës dikush që nuk e ka respektuar pavarësinë e Kosovës, flamurin e Kosovës, himnin e Kosovës, ushtrinë e Kosovës, policinë e Kosovës”, ka deklaruar Musliu.

Ajo ka theksuar se respektimi i Kushtetutës duhet të jetë i lidhur drejtpërdrejt me respektimin e shtetit dhe institucioneve të tij./GazetaInfokus

 

Rikthehet dimri: Të enjten vjen goditja e masave polare, temperaturat nën zero

Kjo javë ka filluar nën ndikimin e masave të ngrohta ajrore dhe si e tillë do të vazhdojë edhe të martën, mirëpo me një destabilizim të lehtë të atmosferës, ku parashihet ndonjë rrebesh i izoluar në lokalitete gjatë orëve të pasdites.

Nga dita e mërkurë gradualisht do të shtrihen masat e ftohta ajrore, duke sjellë shtim të vranësirave dhe reshje lokale shiu gjatë orëve të pasdites, veçanërisht orëve të mbrëmjes, kur pritet edhe ulje e theksueshme e temperaturave.

Të enjten do të mbesin plotësisht nën ndikimin e masave të ftohta ajrore me origjinë polare, si pasojë moti do të jetë kryesisht i vranët dhe herë pas here me reshje shiu. Në zonat malore reshje bore.

Të premten parashikohet mot me diell dhe vranësira, ndërsa lokalisht mund të ketë ndonjë reshje të izoluar shiu, e në zonat malore borë. Në orët e mëngjesit, varësisht nga prezenca e kthjellimeve, temperaturat mund të zbresin në vlera negative.

Vlen të theksohet se, të enjten dhe të premten nuk përjashtohet mundësia që fjolla bore të paraqiten edhe në zonat më të ulëta, veçanërisht edhe në zonën e Llapit.

Të shtunën parashikohet mot me diell dhe vranësira, ndërsa lokalisht priten reshje të pakta lokale shiu. Po ashtu, në orët e mëngjesit priten vlera negative.

Edhe dita e diel do të vijojë me diell dhe vranësira, me mundësi për ndonjë reshje të izoluar. Përderisa temperaturat do të fillojnë të shënojnë ngritje në vlerat maksimale.

Era do të fryjë kryesisht nga drejtimi i verilindjes, e cila herë pas here pritet të jetë mjaft e fuqishme, me shpejtësi prej 15-52 km/h.

Temperaturat minimale do të lëvizin prej -2 deri në 9°C, ndërsa ato maksimale prej 6 deri në 26°C./meteokosovo

Seanca e Presidentit, edhe dy deputetë të VV-së nuk morën pjesë në kuvend

Dy deputetë të Lëvizja Vetëvendosje nuk janë të pranishëm në seancën e sotme të Kuvendi i Kosovës.

Bëhet fjalë për deputetët Haxhi Avdyli dhe Afërdita Hajrizi. Sipas informacioneve, mungesa e kësaj të fundit lidhet me arsye shëndetësore.

Ende nuk dihet nëse mungesa e tyre do të ndikojë në rrjedhën e votimeve apo vendimmarrjes gjatë kësaj seance.

Haradinaj alarmon: Nëse Kurti vazhdon në këtë rrugë të rrezikshme, vihemi në mbrojtje të Kushtetutës

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj është deklaruar pak para seancës së jashtëzakonshme për zgjedhjen e presidentit të vendit.

Para mediave, Haradinaj tha se mbrëmë ka ndodhur një shkelje e rëndë kushtetuese.

“Votimi pa 2/3, ashtu siç e parasheh Kushtetua, është shkelje e rëndë, drejtim i gabuar, drejtim i rrezikshëm që ka marrë vendi. Unë edhe një herë i bëj thirrje U.D të presidentes, kryetares së Kuvendit, kryetari të Qeverisë që të ndalen, të mos vazhdojnë në këtë drejtim të rrezikshëm. Nëse shkojnë në këtë rrugë, nuk na lënë rrugë tjetër pos që të vihemi në mbrojtje të Kushtetutës”, u shpreh i pari i AAK-së.

“Kjo është një situatë shumë ndryshe. Kushtetuta mund të mbrohet tani vetëm nga sovrani, ai i zgjedh mënyrat e veta, të protestave, e mënyra të tjera”, tha ai.

Vjen reagimi nga familjari i Feride Rushitit, të propozuarës për presidente nga Vetëvendosje

Në mesin e tensioneve dhe mungesës së kuorumit prej 80 deputetësh, Lëvizja Vetëvendosje ka propozuar dy emra për postin e Presidentit. Njëra nga kandidaturat është Feride Rushiti, një figurë emblematike e shoqërisë civile, e cila në votimin e mbrëmshëm mori mbështetjen e 63 deputetëve nga 64 sa ishin të pranishëm në sallë.

Ndonëse procesi po përcillet me debate të ashpra politike, vetë Rushiti ka zgjedhur të qëndrojë e matur.

Gazeta Insajderi ka tentuar të marrë një koment prej saj, por ajo ka qenë e paqasshme.

Megjithatë, mbështetja nuk ka munguar nga familjarët, shkruan Insajderi.

I afërmi i saj, Ybler Rushiti, ka shpërndarë një fotografi krah kandidates me mbishkrimin: “Krenar me ty motër”.

Feride Rushiti nuk është një emër i panjohur për publikun kosovar dhe atë ndërkombëtar.

Ajo konsiderohet si një nga mbrojtëset më të palodhura të të drejtave të njeriut në Kosovën e pasluftës.

Që nga viti 1999, si mjeke, ajo udhëheq Qendrën Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës (QKRMT), duke u bërë strehë dhe shpresë për mijëra viktima të dhunës seksuale gjatë luftës.

Rushiti ishte personi kyç që loboi për vite me radhë deri në njohjen ligjore të statusit të viktimave të dhunës seksuale, duke u siguruar atyre pensione dhe mbrojtje institucionale.

Në vitin 2018, ajo u nderua në Washington me çmimin prestigjioz “Gratë e Guximshme” nga Departamenti Amerikan i Shtetit. Së fundmi, në vitin 2025, ajo u nominua edhe për Çmimin Nobel për Paqe, si mirënjohje për punën e saj titanike me pasojat e traumës së luftës.

Sot me fillim nga ora 10:00 është vendosur që të zhvillohet seanca e jashtëzakonshme për zgjedhjen e presidentit.

Megjithatë, pas më shumë se gjysmë ore, asnjë deputetë nuk është parë në sallën e Kuvendit.

Kujtojmë se sonte në mesnatë përfundon afati për zgjedhjen e shefit të shtetit

Koci thirrje opozitës: O qyqana, çu dilni në rrugë, veç protesta e shpëton këtë gjendje

Avokati Arianit Koci pak para fillimit të seancës u ka bërë thirrje opozitës të cilët janë shprehur që nuk marrin pjesë në seancën për zgjedhjen e presidentit/ës, shkruan Gazeta Infokus.

Ai përmes një postimi në “Fcebook”, u ka thënë opozitës qyqana duke u bërë thirrje të qohen e të dalin në protest sepse sipas tij vetëm në këtë mënyrë Kosova del nga kjo gjendje.

“Opozitë, o qyqana. A po pritni unë me e ba punën tuaj?A? Çu, dilni në rrugë. Veç protesta e shpëton këtë gjendje”, ka shkruar Koci.

Ndryshe seanca e thirrur për në orën 10:00 për zgjedhjen e presidentit/ës nuk ka filluar ende

Më poshtë gjeni postimin e tij të plotë: