div[data-widget-id="1924179"] { min-height: 300px; }
class="archive paged category category-lajme category-1 custom-background wp-custom-logo paged-14 category-paged-14 wp-theme-news-25 td-standard-pack group-blog hfeed">
Publikohet momenti kur qeni paralajmëron pronarin për tërmetin, e nxjerr në oborr – VIDEO

Një tërmet ka godit mbrëmë Kosovën, me epiqendër 23 km në Lindje të Prizrenit.

Mediat lokale në Prizren kanë publikuar pamje nga momenti i tërmetit, ku vërehen dridhjet e fuqishme.

Është publikuar edhe një moment, kur qeni e paralajmëroi pronarin për tërmetin që po vinte.

Tragjike: Një person bie në bunar, nxirret i vdekur

Një rast i rëndë ka ndodhur mbrëmë në Bajnicë të Kaçanikut, ku një burrë 59-vjeçar ka humbur jetën pasi ka rënë në një bunar që ndodhej në oborrin e shkollës së fshatit.

Rastin për Sinjalin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Ferizajti, Kanun Veseli, i cili bëri të ditur se ngjarja është raportuar në orët e mbrëmjes dhe në vendin e ngjarjes kanë dalë ekipet përkatëse.

Sipas tij, rreth orës 22:30, ekipet e zjarrfikësve dhe vullnetarët kanë arritur ta nxjerrin trupin, ndërsa mjeku kujdestar ka konstatuar se ishte pa shenja jete.

“Për të gjitha veprimet policore është njoftuar prokurori i shtetit dhe me vendim të tij, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për autopsi. Rasti është cilësuar vdekje e dyshimtë.”, tha ai.

Shërbimi Gjeologjik konfirmon tërmetin: Kishte potencial rrezikimin e qytetarëve dhe shkaktimin e dëmeve

Bazuar në Rrjetin Sizmologjik, Shërbimi Gjeologjik i Kosovës dhe Qendrës Sizmike Euro-Mediterane, si dhe në analizën numerike të të dhënave të ngjarjes sizmike, më 10/02/2026 në ora 22:09 sipas kohës lokale, territori i Kosovës (zona Juglindore e Kosovës) është goditur me një tërmet me magnitudë 4.8 sipas shkallës Rihter, përkatësisht me intensitet VI ballë të Merkalit.

Instituti thotë se thellësia hipoqendrore ishte 5 km.

Epiqendra e këtij tërmeti ishte 23 km Lindje të Prizrenit.

“Tërmeti në fjalë është ndier dukshëm nga qytetarët e Kosovës. Ky sizmicitet kishte potencialin të rrezikon qytetaret dhe shkakton ndonjë dëm material për shkak të forcës se lart,  njëherësh këto tërmete dëshmojnë për zonën sizmogjene të Prizrenit, që është zonë aktive, ashtu edhe sipas llogaritjeve dhe studimeve të paraqitura me Hartën e Rrezikut Sizmik për Kosovë”, ka thënë Shërbimi Gjeologjik i Kosovës.

LAJM I FUNDIT: Tërmet në Kosovë

Një tërmet është ndier në Kosovë rreth orës 22:00 të mërkurën.

Sipas të dhënave të regjistrimit të tërmeteve, epiqendra ishte në Shtërpcë të Ferizajt.

Tërmeti ishte 4.8 ballë.

“45-vjet burgim për ish-krerët e UÇK-së”, vjen reagimi i Bekim Jasharit

Ish-kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, i cili është edhe i biri i heroit Hamëz Jashari, ka reaguar pas deklaratave përmbyllëse të Zyrës së Prokurorit të Specializuar (ZPS) në çështjen e ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).

Jashari me anë të një postimi në ‘Facebook’ ka thënë se po i sheh me shqetësim pretendimet e rrezikshme të ZPS’së, shkruan Insajderi.

“Vendimet e kësaj gjykate duhet të jenë të mbështetura në fakte, e faktet dhe argumentet janë në anën e popullit që kërkoi liri dhe krijoi UÇK-në, e cila fitoi mbështetjen ndërkombëtare të miqve tanë dhe, bashkë me NATO-n, sollën lirinë tonë”, deklaroi ai.

“Në Kosovë kishte vetëm një palë që kishte bërë krime, madje makabre, ajo është Serbia, kriminelët e së cilës shëtisin të lirë, ani pse kanë vrarë më shumë se 10.000 shqiptarë, mbi 100 masakra janë kryer ndaj civilëve, përfshirë fëmijë dhe pleq, rreth 1 milion njerëz janë dëbuar me dhunë nga shtëpitë e tyre, mbi 20.000 gra e vajza kanë përjetuar dhunë seksuale, vetëm pse ishin shqiptarë dhe vetëm pse nuk duronin më të jetonin në robëri”, vijon shkrimi i Jasharit.

Në fund, Jashari ka thënë se Gjykata Speciale nuk mund të dënojë në emër të popullit, meqë, siç u shpreh ai, ky popull e krijoi UÇK’në.

Kur pritet të formohet Qeveria Kurti, flasin nga VV-ja

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Dimal Basha, ka thënë se me përfaqësuesit e partive politike në takim të martën është dakorduar që nesër në seancën konstituive të votohen nënkryetarët e Kuvendit të Kosovës në pako.

Basha ka thënë se ka konsensus mes partive për të gjitha pikat që konstituojnë Kuvendin. Paralajmëroi se institucionet do të themelohen shumë shpejt.

“Pas të gjitha diskutimeve, kishte konsensus të plotë dhe ishte propozim i të gjitha partive politike apo liderëve të partive të komuniteteve jo shumicë, joserbe. Propozim i tyre ishte i qartë, që të shkohet në votim në pako, pra në pako të votohet për pesë nënkryetarët. Ka pasur konsensus për raportin, kryetares, kryetarit, ka pasur konsensus të votohet në pako për të pesë nënkryetarët dhe ka konsensus pra në këtë mbledhje. Pritet themelimi i institucioneve shumë shpejt, pastaj të vazhdohet edhe me votimin e qeverisë dhe pastaj sigurisht sic e dini na pret votimi i buxhetit e marrëveshjeve ndërkombëtare të cilat e kanë një afat”, ka thënë Basha pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit të martën në mbrëmje.

Shtyhet seanca konstituive

Kryetari në detyrë i Kuvendit të Kosovës, Dimal Basha, ka njoftuar se seanca konstituive e paraparë të zhvillohej nesër nga ora 12:00, është shtyrë për në ora 17:00.

Në një konferencë për media, Basha tha: “Shpreh mirënjohjen për gjithë liderët që ishin të pranishëm. Data mbetet nesër, por ora ndryshohet që për shkak të rrethanave që kemi, në respekt të asaj që po ndodh në Hagë, të mbahet në ora 17:00, pastaj të vazhdohet për formimin e qeverisë.”

PDK kërkon shtyrjen e seancës konstituive për në orën 17, kjo është arsyeja

Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra, ka thënë se PDK-ja ka kërkuar që seanca e thirrur për nesër në orën 11:00, të shtyhet për në orën 17:00.

Kjo për shkak se nesër do të jetë fjala e mbrojtjes në procesin gjyqësor që po zhvillohet në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së.

“Për shkak të zhvillimeve politike, e veçanërisht zhvillimeve që ndërlidhen me procesin gjyqësdor në Hagë, njëra ndër kërkesat që ende nuk është trajtuar është fakti që kemi kërkesë që të shtyhet seanca për në orën 17:00, sepse nesër do të jetë fjala e mbrojtjes, dhe duke u lidhur me zhvillime të rëndësishme të një procesi në Hagë, presim që të paktën të ketë mirëkuptim. Ende nuk është trajtuar si pikë”, tha Deliu-Kodra.

Nga 170 në 300 euro, rritet subvencioni mujor…

Agjencia e Punësimit e Kosovës ka njoftuar se nga ky vit është rritur subvencioni mujor për punësimin e të rinjve në kuadër të skemës Kosovo Generation Unlimited, e cila zbatohet nga Qeveria e Kosovës në bashkëpunim me UNICEF dhe Odën Ekonomike Gjermano-Kosovare.

Sipas njoftimit, subvencioni mujor për punësim është rritur nga 170 euro në 300 euro, me qëllim të rritjes së mbështetjes për bizneset dhe nxitjes së punësimit të të rinjve në tregun e punës.

Nga Agjencia e Punësimit theksohet se kjo masë pritet të ketë ndikim të drejtpërdrejtë në rritjen e mundësive për punësim dhe në fuqizimin e të rinjve përmes praktikës së subvencionuar në punë.

Të rinjtë e interesuar për të përfituar nga kjo skemë ftohen të paraqiten në zyrën më të afërt të punësimit për informim dhe aplikim. /Telegrafi/

Specialja: Lirohet ish-komandanti i UÇK-së

Ish-komandanti i UÇK-së, Haxhi Shala është liruar nga Haga.

Lajmin e ka bërë të ditur djali i tij, Flakron Shala me anë të një postimi në Facebook.

“Mirë se erdhe në atdhe, babë!”, ka shkruar Flakron Shala në Facebook.