“Albin BABA”, Kurti pritet me brohoritje në Kazermën “Adem Jashari” nga disa fëmijët – e pyesin: A po fitojmë pa balotazh?

Kryeministri në detyrë i Kosovë, Albin Kurti ka arritur në Kazermën “Adem Jashari” për nderë të “Ditës së Forcës”, atje ku janë hapur sot dyert për qytetarët.

Kurti teksa shoqërohej nga presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ish-kryekuvendari Dimal Basha, si dhe ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, takoi ushtarët e FSK-së.

Megjithatë një takim të shkurtët e zhvilloi edhe nxënësit e disa shkollave të cilët e pritën me brohoritje “Albin BABA”, “A po fitojmë pa balotazh”.

Pamje nga GazetaDemos:

 

 

Mblidhet qeveria në detyrë, 14 pika në rend të ditës

Qeveria në detyrë do të mblidhet sot.

Në njoftimin për media është bërë e ditur se mbledhja do të nisë në ora 12:00.

Në rend të ditës në mbledhjen e sotme janë gjithsej 14 pika.

Në mbledhjen e ekzekutivit sot pritet të shqyrtohen propozim-vendimet për disa shpronësime. Po ashtu sot kabineti qeveritar në detyrë pritet të shqyrtojë propozim-vendimin për ndarjen e mjeteve buxhetore në kategorinë e shpenzimeve “paga dhe shtesa” për nëntor 2025 për Ministrinë e Punëve të Brendshme.  /Reporteri.net/

Ngjarje e rëndë në Zubin Potok, nga shpërthimi i një granate vdes një 56 vjeçar

Një person ka vdeskur pas shpërthimit të një granate dore në fshatin Popovicë të komunës së Zubin Potokut.

Lajmin për Gazetën Online Reporteri.net e ka konfirmuar shefi i operativës rajonale për Mitrovicën Veriore, Petrit Fejza.

Viktima është identifikuar me inicialet M.P., i lindur në vitin 1969.

“Me datë 26.11.2025 rreth orës 16:45 jemi njoftuar se ne fshatin Popovicë të Z.Potokut është një person i vdekur, deri te vdekja pas ekzaminimit të vendit të ngjarjes nga njësitet relevante të policisë ka ardh si pasoj e shpërthimit të një granate të dorës.”, tha ai.

Pas ekzaminimit të vendit të ngjarjes nga njësitet relevante policore, është konstatuar se vdekja ka ardhur si pasojë e shpërthimit të një granate dore.

Rasti është iniciuar si “Hetim mbi vdekjen”, ndërsa me urdhër të Prokurorit të Shtetit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion.

Isa Mustafa: Agim Veliut duhet t’i jepet shansi për deputet, ka ndikim të rëndësishëm në LDK në Podujevë

Ish-kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Isa Mustafa, ka thënë në “Pressing” të T7 se Agim Veliut duhet t’i jepet shansi që të garojë në listën e LDK-së për deputet.

Ai ka thënë se Veliu do t’i ndihmonte në rritje degës së LDK-së në Podujevë.

“Unë mendoj që Agim Veliu ka një ndikim të rëndësishëm në LDK e Podujevës që mund t’i kontribuojë konsolidimit dhe rritjes së LDK-së në Podujevë, pa marrë parasysh që nuk është kryetar në atë degë”, ka thënë Mustafa

Agim Veliu tregon se a do të jetë kandidat i LDK-së për deputet

Ish-kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Isa Mustafa, ka thënë në T7 se Agim Veliut duhet t’i jepet shansi që të garojë në listën e LDK-së për deputet.

“Unë mendoj që Agim Veliu ka një ndikim të rëndësishëm në LDK e Podujevës që mund t’i kontribuojë konsolidimit dhe rritjes së LDK-së në Podujevë, pa marrë parasysh që nuk është kryetar në atë degë”, ka thënë Mustafa.

E, GazetaDemos kontaktoi me Veliun ku e pyeti se a do jetë ai kandidat i kësaj partie për deputet të Kuvendit.

I njejti i tha “DEMOSIT” se kjo pyetje duhet ti drejtohet kryesisë së LDK-së dhe jo atij.

Tutje Veliu nuk tregoi se a është i gatshëm të pranojë të kandidojë për deputet nëse ia kërkon partia.

Pranë Shtëpisë së Bardhë, qëllohen me armë dy ushtarë të Gardës Kombëtare

Dy ushtarë të Gardës Kombëtare janë qëlluar këtë të mërkurë, 26 nëntor, pranë Shtëpisë së Bardhë.

Siç raportojnë mediat e huaja, gjendja e tyre nuk dihet për momentin, ndërsa automjete të emergjencës u panë duke shkuar në zonë.

Task Forca e Përbashkët e D.C. konfirmoi se po përgjigjej ndaj një incidenti pranë Shtëpisë së Bardhë pas raporteve për të shtëna. Megjithatë, zëdhënësi nuk e konfirmoi menjëherë nëse ndonjë anëtar i Gardës Kombëtare ishte qëlluar.

Policia Metropolitane tha në rrjetin X se është në vendin e të shtënave dhe i këshilloi njerëzit që ta shmangin zonën, raporton televizioni CNN.

Garda Kombëtare nuk iu përgjigj menjëherë një kërkese për koment. Rrethanat e të shtënave nuk janë menjëherë të qarta.

Pjesëtarë të Gardës Kombëtare nga disa shtete amerikane kanë qenë në Uashington me muaj si pjesë e planit të presidentit Donald Trump për ta shtypur krimin në kryeqytet. Plani është zgjeruar edhe në qytete të tjera.

Presidenti Donald Trump ishte në fushën e tij të golfit në West Palm Beach në Florida kur ndodhi ngjarja.

Lladrovci: Kërkush më shumë se Albin Kurti nuk e ndihmon Vuçiqin

Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci foli sot për zhvillimet e fundit në vend, transmeton Demos.

Lladrovci komentoi në “DebatPlus” edhe deklaratën e kryeministrit në detyrë Albin Kurti ku lidhi partitë ish-opozitare me Listën Serbe.

I pari i Drenasit deklaroi se ” kërkush më shumë se Albin kurtinuk e ndihmon Vuçiqin”.

Ndryshime në qeverinë shqiptare, lirime dhe shkarkime nga detyra

Në takimin e sotëm të Këshillit të Ministrave, më datë 26 nëntor 2025, u vendosën disa ndryshime në postet drejtuese të institucioneve, duke përfshirë emërime të reja dhe largime nga detyra për disa funksionarë.

Ndryshimet prekën disa nga ministritë më të rëndësishme në vend.

Kështu, Oltjon Muzaka emërohet zv ministër i Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale.

Entela Ramosaçaj, zv ministre e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, lirohet nga kjo detyrë.

Ina Majko, zëvendësministre e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, lirohet nga kjo detyrë dhe emërohet zëvendësministre e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale.

Denada Seferi, zëvendësministre e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, lirohet nga kjo detyrë dhe emërohet zëvendësministre e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale.

Enkelejd Musabelliu, zëvendësministër i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, lirohet nga kjo detyrë dhe emërohet zëvendësministër i Ekonomisë dhe Inovacionit.

Olta Manjani, zëvendësministre e Ekonomisë,Kulturës dhe Inovacionit, lirohet nga kjo detyrë dhe emërohet zëvendësministre e Ekonomisë dhe Inovacionit.

Blerta Rama, zëvendësministre e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, lirohet nga kjo detyrë dhe emërohet zëvendësministre e Ekonomisë dhe Inovacionit./tvklan/

Nominimi i Kurtit për kryeministër, Konjufca: Albinin po e kërkon populli

Nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca, ka prezantuar zyrtarisht kryetarin e kësaj partie, Albin Kurti, si kandidat për kryeministër të Kosovës në zgjedhjet e 28 dhjetorit.

Gjatë fjalimit të tij, Konjufca e cilësoi Kurtin si politikanin më të votuar në historinë e demokracisë parlamentare të vendit, duke theksuar meritat e tij në udhëheqjen e Lëvizjes Vetëvendosje dhe në proceset e transformimit shoqëror e demokratik.

“Unë do ta nominoj më të votuarin nga populli ynë në historinë e demokracisë sonë parlamentare. Më meritorin në udhëheqjen e Lëvizjes Vetëvendosje, liderin e vërtetë të transformimit social dhe demokratik, kryeministrin më të suksesshëm të Republikës sonë, Albin Kurtin”, ka deklaruar Konjufca.

Ai tha se Albini me mençuri e tranformoi Vetëvendosjen si partinë më të madhe.

Ai tha se Kurtin e kërkon populli.