Zv.kryeministri i Maqedonisë reagon pas vdekjes së Shpat Kasapit

Kryetari i Lëvizjes Demokratike, Izet Mexhiti, ka reaguar pas lajmit të ndarjes nga jeta të këngëtarit të njohur Shpat Kasapi.

Ai e ka cilësuar humbjen e tij një tronditje të madhe për gjithë komunitetin artistik.

“Me dhimbje të thellë morëm lajmin e ndarjes nga jeta të këngëtarit Shpat Kasapi. Ikja e tij e papritur ka lënë një boshllëk të madh te familja, miqtë dhe të gjithë ata që e vlerësonin artin e tij. Shpati la pas një trashëgimi të çmuar artistike dhe kujtime që do të mbeten gjatë në zemrat e publikut. Muzika e tij është një vlerë që nuk shuhet. Në këtë ditë të rëndë, u shprehim ngushëllimet më të sinqerta familjes Kasapi, të afërmve dhe gjithë komunitetit artistik. Qoftë i përjetshëm kujtimi i tij, dhe u prehtë në paqe”.

 

Mustafa kritikon ashpër Kurtin: S’na duhet më qeveri që jeton prej tensioneve, përçarjeve dhe krizave të fabrikuara

Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Rrustem Mustafa(Remi), e ka kritikuar sjelljen e Albin Kurtit.

Ai ka bërë me dije se Kosovës nuk i duhet qeveri që jeton prej tensioneve, përçarjeve dhe krizave të fabrikuara.

Në profilin e tij në “Facebook”, Mustafa ka shkruar se Kosovës i duhet normalitet.

“Ka politikanë që dinë të mbijetojnë vetëm në kaos. Ata krijojnë krizë, pastaj shfaqen si “zgjidhja”. E detyrojnë qytetarin të kërkojë stabilitet, ndërsa vetë e përdorin rrëmujën si oksigjen politik. Por vendi ynë s’ka nevojë për qeveri që shpëton vetën ka nevojë për qeveri që punon për qytetarin. Ka ardhur momenti me ia ndalë hovin kësaj klase politike që e mban Kosovën pezull. S’na duhet më qeveri që jeton prej tensioneve, prej përçarjeve, prej krizave të fabrikuara. Na duhet normalitet”, ka shkruar ai, duke treguar se cfarë qeveria i duhet Kosovës.

“Na duhet qeveri normale, që punon normalisht, për një vend normal. Qeveri që fokusohet te zhvillimi, ekonomia, investimet, arsimimi, standardi jetësor dhe që e afron Kosovën me familjen perëndimore jo me fjalë, por me punë. Kosova nuk ecë përpara me dramë, por me punë. Dhe koha e punës fillon kur ndalojmë teatrin e rrëmujës”, ka shkruar Mustafa.

Nga kjo ditë paralajmërohen reshje bore dhe rënie e temperaturave

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se e mërkura do të karakterizohet nga ndikimi i fushave të presionit në rënie, të cilat do të favorizojnë zhvillimin e vranësirave të dendura në gjithë vendin. Parashihet mot kryesisht i vranët, me mundësi për riga të dobëta dhe lokale shiu.

IHMK bën të ditur se temperaturat pritet të jenë të qëndrueshme, me minimale nga -1°C deri në 7°C dhe maksimale që do të arrijnë deri në 11°C, duke shënuar vlerat më të larta termike të javës.

“Të mërkurën priten vlerat më të larta termike të javës, ndërsa ditët pasuese do të karakterizohen nga fusha termike më të ulëta, tipike dimërore”, thuhet në njoftim.

Po ashtu, thuhet se nga e enjtja deri të shtunën, parashihet depërtimi i një mase të ftohtë ajrore me origjinë veriore, e cila do të stabilizojë një regjim termik dukshëm më të ulët dhe do të gjenerojë kushte për mot të vranët dhe me reshje.

“Në zonat malore priten reshje të vazhdueshme bore, ndërsa në ultësira reshjet fillimisht do të paraqiten në formë të rigave të dobëta shiu, të cilat me rënien progresive të temperaturave do të transitojnë gradualisht në reshje bore”, vijon njoftimi.

Si rrjedhojë, edhe në disa zona të ultësirave priten intervale të shkurtëra me reshje bore, kryesisht gjatë orëve të pasdites dhe mbrëmjes së së enjtes dhe të premtes, varësisht intensitetit të masës së ftohtë dhe profilit termik të shtresës së ulët të atmosferës.

Zhvillime dramatike para zgjedhjeve: Tre analistët e njohur do ti bashkohen LDK-së

Dyert e Lidhjes Demokratike të Kosovës, siç duket do të mbesin ende të hapura për aderime të reja në këtë parti.

Gjatë kësaj jave, në LDK aderuan Festim Kabashi, si dhe u përfol për një kalim të mundshëm nga ana e Ermal Sadikut.

Burimet e Periskopit bëjnë të ditur se tre analistë ia kanë mësyer LDK-së.

Sipas të të njëjtave burime, bëhet fjalë për ish-deputetin e VV-së, Visar Ymerin.

Po ashtu dhe profesori e analisti Rrahman Paçarizi, pritet t’i bashkohet kësaj partie.

Derisa, në të njëjtën rrugë është edhe analisti, Agon Maliqi

Haradinaj: Jam i bindur që Albin Kurti nuk do jetë më kryeministër i Kosovë

Daut Haradinaj sonte në “Debat Plus” ka deklaur se është i bindur që Albin Kurti nuk do jetë më kryeministër, transmeton Demos.

“Unë një fakt e di që z.Kurti nuk do jetë më kryeministër, e kemi thënë edhe me datën 9 shkurt u vërtetu që nuk u bë kryeministë, jam i bindur që ky nuk do jetë më kryeministër i Kosovës”, tha ai.

Ai shtoi se AAK-ja asnjëherë nuk jetë pengesë për krijimin e institucioneve dhe se Kosova kurr nuk ka qenë më në kriz që nga paslufta.

Përparim Rama: Nuk jam anëtar i LDK-së

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka thënë se nuk është anëtar i Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Ai ka thënë se LDK e ka ftuar si profesionist nga jashtë.

“Unë nuk jam anëtar i Lidhjes Demokratike të Kosovës. Unë jam me LDK’në nga fillimi. LDK ka punu jashtë partisë, më ka ftu si profesionist”, ka thënë Rama.

“Jam bashkë me ta. Do t’ju ndihmoj edhe në nivelin qendor, për të mirën e kryeqytetit. Jam kundër bllokadave”, deklaroi Rama

Përparim Rama akuzon Muratin: Ligji është thyer 100%, dikush prej tyre do të hyjë në burg

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, është shprehur i bindur se dikush do të përfundojë në burg pas kallëzimit penal që ka dorëzuar kundër Ministrit në detyrë, Hekuran Muratit dhe tre zyrtarëve të kësaj ministrie për mosalokimin e mjeteve nga të hyrat vetanake.

Rama tha se bëhet fjalë për 35 milionë euro që i janë bllokuar komunës që ai e udhëheq.

Ai tha se Murati mund t’i shmanget një skenari të tillë duke u arsyetuar se është ministër në detyrë, por se në fund barra do të bie tek zyrtarët.

“E thejnë ligjin edhe qind për qind dikush prej tyre do të hy në burg. Ky nuk e ka këtë problem sepse mundet teknikisht me i ik burgut sepse thotë jam në detyrë, e këta tjerët e kanë përgjegjësi. Edhe i përdorë, edhe i shti në burg”, ka deklaruar Rama.

Sipas Ramës, bllokimi i këtyre mjeteve është i jashtëligjshëm.

“Është pikërisht Ministri Hekuran Murati dhe zyrtarët aty që i bllokojnë të hyrat vetanake të kryeqytetit e që janë 35 milionë. Po i bllokojnë jashtëligjshëm. I teket Ministrit në detyrë e zyrtarëve që s’kanë çare pa e dëgju që me i blloku fondet e kryeqytetit. Lojë që po zgjatë qe nëntë muaj”, ka thënë Rama në RTV Dukagjini.

Sa i përket situatës me punëtorët e Trafikut Urban, Rama ka thënë se Muratit as që i intereson kjo pjesë.

Tha se i ka bllokuar edhe fonde të tjera, teksa pjesëmarrja e tij në protestën e punëtorëve tha se erdhi me ftesë të tyre.

“I kanë bllokuar edhe fondet e tjera, edhe fondin për investime kapitale e shumë fonde tjera që na kanë pamundësu me i kry punët në kryeqytet, e me na qit neve keq që me i fitu zgjedhjet. Ministrit në detyrë nuk i intereson, pa asnjë emocion sillet ndaj protesuesve. Më ftuan dhe u bashkangjita”.

Ai tha se punëtorët kanë punuar me muaj të tërë pa pagesë, me shpresën se pas zgjedhjeve do të paguhen.

Sa i përket konferencës që mbajti Murati mbrëmë, Rama ka thënë “Si ka fytyrë me gënjy”.

Gjatë kësaj dite pritet të bie borë në Kosovë

Mendimi për motin – 25.11.2025

Kryesisht me vransira karakterizohet moti ditën e mërkurë në vend, me reshje të dobëta shiu që shfaqen kohëpaskohe, më të shpesa paradite dhe më vonë gjatë mbrëmjes. Ditën herë herë mund të ketë intervale të shkurta me diell. Temperaturat mbeten ende të larta, me minimale prej 7C e 10C, ndërsa maksimalet shkojnë deri në 11C e 14C. Orëve të mëngjesit frynë erë më e theksuar jugore e juglindore 4-11m/s, me hove deri në 15m/s, relieveve malore.

Ditën e enjtë me depërtimin e frontit të ftohtë, reshjet e shiu shndërrohen në dëborë edhe pjesëve të ulëta të vendit, me mundësi që të formojnë shtresë dëbore gjatë natës me kalimin në ditën e premtë. Temperaturat të enjten në rënie, zbresin deri në 2C, ditën e duke shkuar nga mbrëmja në -1C. Reshje bore e shiu vazhdojnë ditën e premtë, që pushojnë më vonë deri në mbrëmje. Në disa pjesë reshjet mund të jenë në formë shiu të akullt. Temperaturat mbesin të ulëta, me maksimale prej 1C e 2C. Era ndryshon drejtimin të enjten nga krahu verior dhe frynë me intenzitet mesatarë 5-11m/s.

Të shtunën mbetet mot kryesisht i vranët, por pa të reshura. Ndërsa të dielen ultësirave ka gjasa që mjegulla që formohet orëve të mëngjesit të mbetet edhe përgjatë ditës. Temperaturat minimale zbresin deri në -2C, e ato maksimale parashihet të arrinë vlera prej 6C, mirëpo shkaku i mjegullës më të qëndrueshme në ultësira, në këto pjesë mund të mbeten fare pranë 0C.

Ekskluzive: Ish-deputeti i VV-së i bashkohet PDK-së

Burime të sigurta të Gazeta Imazhit bëjnë të ditur se ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Eman Rrahmani, ka marrë vendimin t’i bashkohet Partisë Demokratike të Kosovës. Sipas të njëjtave burime, marrëveshja politike është arritur dhe pritet të zyrtarizohet gjatë ditës së nesërme.

Në bazë të koalicionit të dakorduar, subjekti “Lista për Familje” do të sigurojë shtatë vende të garantuara në listën zgjedhore të PDK-së, duke e bërë këtë një nga lëvizjet më të papritura dhe më të rëndësishme të fushatës së këtij viti.

Zyrtarizimi pritet të bëhet publik në një konferencë të posaçme.

Kurti jep lajmin e mirë për mërgimtarët

Kryeministri Albin Kurti ka ndarë një lajm të mirë për qytetarët dhe bashkatdhetarët kosovarë. Përmes një statusi në Facebook, ai njoftoi se Asambleja Kombëtare e Sllovenisë ka miratuar ligjin që njeh patentë-shoferët e Republikës së Kosovës.

“Tjetër lajm i mirë për qytetarët, bashkatdhetarët dhe shtetin tonë”, shkroi Kurti, duke e cilësuar vendimin si një hap të rëndësishëm për lehtësimin e jetës së kosovarëve që jetojnë e punojnë në Slloveni.

Miratimi i këtij ligji pritet të ndikojë drejtpërdrejt në lëvizjen dhe integrimin e shqiptarëve në këtë shtet, duke hequr një pengesë të vjetër dhe të padrejtë.