div[data-widget-id="1924179"] { min-height: 300px; }
class="archive paged category category-lajme category-1 custom-background wp-custom-logo paged-5 category-paged-5 wp-theme-news-25 td-standard-pack group-blog hfeed">
Qeveria miraton projekt-programin e projektligjeve 2026-2028, prioritet dy ligje

Qeveria e Kosovës ka miratuar Projekt-programin e projektligjeve për vitet 2026–2028.

Kryeministri Albin Kurti ka bërë të ditur se brenda këtij plani janë dy ligje që do të kenë prioritet.

“Në kuadër të agjendës legjislative do të prioritizojmë procedimin e Projektligjit për Byronë Shtetërore për konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme dhe Projektligjin e ri për çmimet tavan”, theksoi Kurti gjatë mbledhjes së Qeverisë që u mbajt të premten.

Gjithashtu, Qeveria ka miratuar Projekt-rregulloren për fushat e përgjegjësisë administrative të ministrive, si dhe Projekt-programin e vlerësimit Ex-Post të Akteve Juridike.

Vdes ish-pjesëtarja e UÇK-së në Brigadën 141

Është ndarë nga jeta Sanije Musa, ish-pjesëtarja e UÇK-së në Brigadën 141 “Mehë Uka”.

Lajmin për vdekjen e saj e bëri të ditur kryetari i OVL UÇK-së, Hysni Gucati, i cili tha se e ndjera shërbeu me nder në luftë dhe me përkushtim në paqe, duke dhënë një kontribut të çmuar si sekretare e OVL-UÇK në Mitrovicë.

​“Do të kujtohet gjithmonë si një luftëtare e lirisë dhe një grua me vlera të larta njerëzore. Ngushëllime familjes dhe bashkëluftëtarëve! Qoftë i përjetshëm kujtimi për të!”, ka shkruar Gucati në Facebook.

Vendime të reja nga Qeveria Kurti – ja çfarë u aprovua sot

Qeveria e Kosovës ka votuar pro themelimit të Zyrës për Ekspertizë, Zbatim dhe Mbikëqyrje Strategjike, që do të funksionojë në kuadër të Zyrës së Kryeministrit.

Kryeministri Albin Kurti tha se kjo zyrë është një mekanizëm i ri dhe i fuqishëm që do të garantojë që prioritet e Qeverisë të mos mbeten në letër, por të përkthehen në rezultate konkrete, shkruan Reporteri.net.

Nga kjo zyrë do të mbikëqyren në mënyrë sistematike projektet kapitale dhe do të monitorohen kontratat e nënshkruara.

“Ajo do të angazhojë ekspertizë të nivelit të lartë për nevojat e të gjitha dikastereve, duke siguruar që cdo projekt dhe program i planit të punës të zbatohet me efikasitet, ritëm dhe standard professional. Për herë të parë përmes kësaj zyrje, krijohet një qendër e specializuar për mbikëqyrje sistematike të projekteve kapitale, për monitorimin e kontratave të nënshkruara dhe për identiifkimin e pengesave në zbatim”, deklaroi Kurti.

Sipas Kurtit, ky mekanizëm do të rris llogaridhënien dhe do të sigurojë që çdo euro e buxhetit të shndërrohet në ndikim real për qytetarët.

“Kjo do të thotë më pak vonesa, më shumë bashkërendim institucional dhe një disiplinë e re në realizimin e investimeve publike”, tha Kurti.

Në mbledhje u votua edhe agjenda legjislative për vitet e ardhshme, ku prioritet u tha se do të kenë Projektligji për Byronë për Konfiskimin e Pasurisë së Pajustfikueshme dhe ai për çmimet tavan./Reporteri.net

Policia e gjen 14-vjeçarjen nga Rahoveci, u shpall e zhdukur nga nëntori 2025

Policia e Kosovës ka njoftuar se e ka gjetur 14-vjeçaren, Alisiana Bekim Shala nga komuna e Rahovecit, e cila ishte shpallur e zhdukur që nga muaji nëntor 2025.

Policia ka bërë të ditur se pas publikimit më 18 shkurt të kërkesës për bashkëpunim me qytetarët dhe mediat, “personi i raportuar si i zhdukur është lokalizuar”.

“Policia e Kosovës shpreh falënderim të sinqertë për të gjithë qytetarët dhe mediat për bashkëpunimin dhe mbështetjen e vazhdueshme, duke ritheksuar rëndësinë e raportimit me kohë dhe të bashkëpunimit të vazhdueshëm me institucionet e rendit. Mbetemi të përkushtuar në garantimin e sigurisë dhe mirëqenies së qytetarëve”, thuhet në njoftimin e policisë.

Mbledhet Qeveria Kurti, miraton themelimin e…!

Qeveria në mbledhjen e sotme ka miratuar themelimin e Këshillit Shtetëror për shënimin e 28-vjetorit të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (ZKM).

“Nëse nuk keni ndonjë vërejtje, ju ftoj për miratim. Kundër s’ka, abstenim s’ka, konstatojmë se miratohet”, tha kryeministri Albin Kurti gjatë mbledhjes së sotme

Deputeti i LVV-së voton me dy duart kundër mbështetjes financiare për ish-krerët e UÇK-së në Hagë

Me katër vota për, tri kundër dy abstenime Komisioni për Buxhet i ka dhënë përkrahje amandamentit për dyfishim të mbështetjes financiare për ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilët po gjykohen në Hagë. Ky amandament u propozua nga Partia Demokratike e Kosovës.

Për votuan deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Ilir Kërçeli, deputetët e PDK-së, Kujtim Gashi e Mërgim Lushtaku, deputeti i LDK-së, Besian Mustafa dhe deputeti i AAK-së, Duat Haradinaj.

Ndërsa, me 6 vote për, një kundër dhe asnjë abstenim Komisioni për Buxhet miratoi edhe projekt-buxhetin e vitit 2026 në lexim të dytë.

Shefi i grupit parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Arian Tahiri tha se propozimi i kësaj partie është në përputhje me ligjet dhe rregulloret në fuqi.

Ai shtoi se dyfishimi i buxhetit mundëson mbështetje të dinjitetshme nga Kosova për ish-krerët e UÇK-së.

“Propozohet që të dyfishohet mbështetja për të akuzuarit tanë në Hagë dhe bëhet fjalë për një çështje shumë të rëndësishme identitetin reputacionin e vendit tonë  dhe duke pas parasysh se ka nevojë për mbështetje më të avancuar dhe më të lartë të shtetit të Kosovës  është në përputhje me ligjet dhe rregulloret në fuqi iu kërkoj me respektin maksimal që të votojmë për në mënyrë që të krijohet mundësia të ketë mbështetje të dinjjtetshme nga Kosova për një proces që si shtet edhe si shoqëri e kemi mbështetjen ndaj tyre”, tha ai.

Ministri i Financave, Hekuran Murati tha se marrë parasysh që procesi gjyqësor në Hagë është drejt fundit, 8 milionë eurot e ndara janë të mjaftueshme.

Megjithatë, ai shprehu gatishmërinë për mjete shtesë në rast nevoje dhe sipas tij kjo mund të shqyrtohet gjatë rishikimit të buxhetit.

Kurse, kryetari i Komisionit për Buxhet, Enver Haliti duke shprehur besimin se ish-krerët e UÇK-së, do të kthehen së shpejti të lirë në Kosovë, tha se po të jetë e nevojshme institucionet do të ndajnë mjete shtesë.

Deputeti i Vetëvendosje, Faton Geci u shpreh kundër dyfishimit të mbështetjes për katërshen e UÇK-së, duke thënë se ata nuk janë themelues të shtetit.

“Ata nuk janë themelues të shtetit siç tha deputeti Tahiri, meqenëse është në përfundim nuk konsideroj se është e arsyeshme për me vazhdua për mbrojtje të tyre”, tha ai.

Tahiri iu kundërpërgjigj Gecit duke i thënë se kush është themelues i shtetit të Kosovës është histori, dhe se mbështetja shtesë për ish-krerët e UÇK-së është e nevojshme.

Përkrahje për këtë amandament kërkoi edhe deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj, i cili e quajti si infuzion të fundit nga shtetit për katërshen e UÇK-së.

“Jemi në fund të atij procesi edhe natyrisht mirënjohje e pafund për të gjithë ata që ishin në shesh aty duke filluar nga kryeministri që dha përkrahje, presidentes, gjithkush kush  e njeh atë histori të Tribunaleve e dinë që ka kosto të madhe të papërballuesnme sa i përket ekipeve mbrojtëse  duke e ditur që është në tre muajt e fundit në këtë kuptim kisha kërkuar që të votojmë për dhe t’ua japim infuzionin e fundit kisha menduar me bindjen që do të jenë në Kosovë të pafajshëm”, tha ai.

Komisioni për Buxhet nuk e miratoi amendamentin e deputetes së PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi për buxhet shtesë për Radio Televizionin e Kosovës. Anëtarët e komisionit votuan me 4 vota për, 5 kundër dhe 2 abstenime.
Gjykata merr vendim për Arianit Sllamnikun

Konspiracionisti Arianit Sllamniku është liruar nga masa e paraburgimit dhe i është zëvendësuar me arrest shtëpiak. Ky vendim është marrë nga Gjykata Themelore e Gjilanit, pas kërkesës së Prokurorisë.

Lajmin e ka konfirmuar për Insajderin zëdhënësi i Gjykatës Themelore në Gjilan, Sabit Shkodra.

“Me kërkesë të Prokurorisë, më 13.02.2026, i është zëvendësuar masa e paraburgimit me arrest shtëpiak”, tha ai.

Më 21 janar 2026, Sllamnikut i ishte caktuar masa e paraburgimit 30-ditor.

Ai dyshohet për veprat penale “ushtrim i kundërligjshëm i veprimtarisë mjekësore ose farmaceutike” dhe “eksperimente të kundërligjshme mjekësore”.

Rasti lidhet me përdorimin e barnave të kafshëve dhe terapi të ndryshme ndaj fëmijëve. Hetimet janë thelluar pas dyshimeve për trajtime të paligjshme, me përfshirjen e Policisë dhe Prokurorisë.

Zbulohet raporti, ushtria amerikane gati të sulmojë këtë shtet nga e shtuna

Zyrtarët amerikanë thanë se ushtria do të jetë gati të godasë Iranin brenda ditësh, ndërsa Donald Trump peshon veprimet, edhe pse bisedimet bërthamore të Gjenevës nxjerrin në pah boshllëqe të mëdha, sipas raportimeve nga shumë media amerikane.

Ushtria amerikane do të jetë gati për një sulm të mundshëm ndaj Iranit nga e shtuna, i kanë thënë zyrtarë të lartë të sigurisë kombëtare Presidentit Donald Trump, sipas raporteve të shumta të mediave amerikane.

Trump nuk ka marrë një vendim përfundimtar për veprimin ushtarak dhe po e diskuton çështjen me këshilltarët kryesorë.

Ndërkohë, Shtëpia e Bardhë po vlerëson rreziqet e përshkallëzimit të tensioneve rajonale dhe implikimet politike dhe ushtarake të përmbajtjes, por retorika është përshkallëzuar ditët e fundit pavarësisht bisedimeve midis Uashingtonit dhe Teheranit në Gjenevë.

“Nëse Irani vendos të mos bëjë një marrëveshje, mund të jetë e nevojshme që Shtetet e Bashkuara të përdorin Diego Garcia-n dhe aeroportin e vendosur në Fairford, në mënyrë që të zhdukin një sulm të mundshëm nga një regjim shumë i paqëndrueshëm dhe i rrezikshëm”, shkroi Trump në Truth Social të mërkurën.

“(Trump) po ngopet. Disa njerëz përreth tij e paralajmërojnë të mos shkojë në luftë me Iranin, por mendoj se ka 90% mundësi që të shohim veprime kinetike në javët e ardhshme”, tha një këshilltar i Trump për Axios.

Çdo operacion ushtarak amerikan ka të ngjarë të jetë një fushatë masive, disajavore, e kryer së bashku me Izraelin, thanë burime për mediat amerikane, dhe administrata Trump ishte “më afër nga sa e kuptojnë shumica e amerikanëve” një lufte të madhe në Lindjen e Mesme.

Mbërritja e aeroplanmbajtëses USS Gerald Ford në Mesdheun lindor në ditët në vijim do të jetë një faktor kyç në përcaktimin e kohës së sulmeve të mundshme, sipas zyrtarëve amerikanë.

Ndërkohë, Pentagoni do të tërheqë përkohësisht një pjesë të personelit nga Lindja e Mesme në SHBA ose Evropë brenda tre ditësh përpara veprimeve të mundshme të SHBA-së dhe hakmarrjes së mundshme iraniane, raportoi CBS, duke cituar zyrtarë të shumtë amerikanë.

Vazhdojnë të mbeten boshllëqe të mëdha në bisedimet e Gjenevës

Këshilltarët e Trump, Jared Kushner dhe Steve Witkoff, u takuan të martën në Gjenevë me Ministrin e Jashtëm iranian, Abbas Araghchi, për tre orë. Të dyja palët thanë se bisedimet kanë bërë përparim, por mbeten ende boshllëqe të mëdha.

Zëvendëspresidenti JD Vance tha se negociatat shkuan mirë në disa aspekte, por Trump kishte vendosur vija të kuqe “të cilat iranianët nuk janë ende të gatshëm t’i pranojnë dhe t’i përfundojnë”, tha Vance për programin “The Story with Martha MacCallum”.

Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Karoline Leavitt, tha të mërkurën se kishte “shumë argumente që mund të nxirreshin në favor të një sulmi kundër Iranit”, ndërsa theksoi se Trump preferon diplomacinë.

“Do të ishte e mençur që Irani të bënte një marrëveshje me Presidentin Trump dhe administratën e tij”, tha ajo.

Pas bisedimeve në Gjenevë, shefi i energjisë atomike të Iranit, Mohammad Eslami, tha se asnjë vend nuk mund ta privojë Republikën Islamike nga e drejta e saj për pasurim bërthamor.

“Baza e industrisë bërthamore është pasurimi. Çfarëdo që të doni të bëni në procesin bërthamor, ju nevojitet karburant bërthamor”, tha Eslami, sipas një videoje të publikuar nga e përditshmja Etemad të enjten.

Programi bërthamor i Iranit po ecën sipas rregullave të Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike dhe asnjë vend nuk mund ta privojë Iranin nga e drejta për të përfituar në mënyrë paqësore nga kjo teknologji./Euronews.com

Muaji i Ramazanit, Drejtoria e Arsimit në kryeqytet ndryshon orarin e mësimit

Drejtoria e Arsimit në Prishtinë ka vendosur ndryshime në organizimin e procesit mësimor me fillimin e muajit të Ramazanit.

Sipas njoftimit zyrtar, mësimi do të fillojë nga ora 07:30, do të shkurtohet kohëzgjatja e mesndërrimit dhe do të reduktohen pushimet e gjata.

Qëllimi i këtyre ndryshimeve është që procesi mësimor të përfundojë më së largu deri në orën 17:00, “pa u zvogëluar numri dhe kohëzgjatja e orëve mësimore, duke ruajtur cilësinë dhe vazhdimësinë e mësimit”.

“Për shkak të muajit të shenjtë të Ramazanit dhe në respekt të agjëruesve, Drejtoria e Arsimit ka rishikuar organizimin e procesit mësimor. Është vendosur që mësimi të fillojë nga ora 07:30, të shkurtohet kohëzgjatja e mesndërrimit si dhe të reduktohen pushimet e gjata”, theksohet në njoftim.

Vrasja e argjentinases në Fushë-Kosovë, Endrit Nika dënohet me 18 vite burgim

Gjykata Themelore në Prishtinë ka shpallur të enjten aktgjykim dënues prej 18 vitesh ndaj të akuzuarit Endrit Nika, i cili akuzohet për vrasjen e shtetases argjentinase në Fushë Kosovë.

Aktgjykimin e shpalli kryetari i trupit gjykues, gjykatësi Gazmend Bahtiri.

“I akuzuari është fajtor për veprën penale vrasje e rëndë, gjykata në bazë të dispozitave të akuzuarin e gjykon me burgim me kohëzgjatje prej 18 viteve”, tha ai.

Sipas aktakuzës së datës 11.02.2025, i pandehuri Endrit Nika po akuzohet se më 01.08.2023, në Fushë-Kosovë, në hotelin “Sonoma”, pas një mosmarrëveshjeje paraprake me të dashurën e tij, tani të ndjerën M.K.U., e godet në vazhdimësi dhe tenton ta shkelë me veturë në parkingun jashtë hotelit.

Më pas, pasi hynë në dhomën e hotelit ku qëndronin, Nika, me dashje për ta privuar nga jeta të ndjerën, vazhdoi përleshjen dhe goditjet ndaj saj, duke e dërguar në qoshe të dhomës nga ku nuk kishte mundësi të largohej. Nga goditjet dhe shtyrjet e Nika-s, ai e nxjerr kornizën e dritares dhe e hedh atë nga kati i gjashtë i dhomës së hotelit, me ç’rast M.K.U. pësoi lëndime të rënda trupore dhe, përkundër trajtimit mjekësor, ndërroi jetë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).

Për shkak të veprimeve të përshkruara, Prokuroria e akuzon Endrit Nikën për kryerjen e veprës penale – vrasje e rëndë.