Policia e Kosovës del me deklaratë zyrtare për vdekjen e zyrtarit policor në Morinë

Policia e Kosovës ka konfirmuar se zyrtari policor i gjetur sot pa shenja jete në fshatin Morinë të Kukësit ishte pjesëtar i Njësisë së Reagimit të Shpejtë në Prizren.

Sipas deklaratës zyrtare, më 22 korrik 2026, Policia e Kosovës është njoftuar nga Policia e Republikës së Shqipërisë se rreth orës 08:25, në varrezat e fshatit Morinë, është gjetur pa shenja jete shtetasi me inicialet SH.H., 35 vjeç, banues në Prizren.

“Sot, më datë 22.07.2026, Policia e Kosovës është njoftuar nga Policia e Republikës së Shqipërisë se rreth orës 08:25, në varrezat e fshatit Morinë, është gjetur pa shenja jete shtetasi me inicialet SH.H., 35 vjeç, banues në Prizren. Pas pranimit të informatës, zyrtarët e Policisë së Kosovës kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku është bërë identifikimi i viktimës. Është konfirmuar se viktima ishte zyrtar policor në Njësinë e Reagimit të Shpejtë në Prizren. Sipas veprimeve paraprake hetimore të ndërmarra nga Policia e Republikës së Shqipërisë, dyshohet se 35-vjeçari ka kryer vetëvrasje me armë zjarri (pistoletë), e cila është sekuestruar në cilësinë e provës materiale nga autoritetet kompetente”.

Pas marrjes së njoftimit, zyrtarët e Policisë së Kosovës kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku është bërë identifikimi i viktimës. Më pas është konfirmuar se ai ishte zyrtar policor në Njësinë e Reagimit të Shpejtë në Prizren.

Sipas veprimeve paraprake hetimore të ndërmarra nga Policia e Republikës së Shqipërisë, dyshohet se 35-vjeçari ka humbur jetën si pasojë e vetëvrasjes me armë zjarri (pistoletë). Arma është sekuestruar nga autoritetet kompetente në cilësinë e provës materiale.

“Humbëm një polic të përkushtuar”, shoku i shkollës me dedikim prekës për Shaban Hajdarin

Polici i NJRSh-së, Shaban Hajdari, është gjetur i pajetë mëngjesin e sotëm pranë varrezave të fshatit Morinë, në Kukës.

Vdekja tragjike e 35-vjeçarit ka tronditur familjarët, miqtë dhe kolegët e tij. Shoku i tij, Gzim Kastrati, e ka kujtuar Hajdarin si një njeri me vlera, të përkushtuar dhe profesional në shërbim të Republikës së Kosovës.

Në një postim prekës, Kastrati ka shkruar:

“Lamtumirë, shoku ynë i dashur, Shaban Hajdari. Me pikëllim të madh mora lajmin për ndarjen tënde nga jeta. Humbëm një shok të mirë të shkollës, një njeri me vlera dhe një zyrtar policor të përkushtuar, i cili punoi me ndershmëri dhe profesionalizëm në shërbim të Republikës së Kosovës. Kontributi yt i palodhshëm për ruajtjen e rendit, sigurisë dhe mbrojtjen e qytetarëve do të mbetet gjithmonë i vlerësuar dhe i paharruar”.

Kastrati ngushëlloi familjen Hajdari si dhe kolegët e të ndjerit të Policisë së Kosovës.

“U prehsh në paqe, Shaban! Kujtimi yt do të jetojë gjithmonë në zemrat tona”.

Vdekja e policit kosovar, Policia e Shqipërisë jep detaje

Polica e Shqipërisë është deklaruar rreth vdekjes së policit kosovar, Shaban Hajdarit.

“Më datë 22.07.2026, rreth orës 08:25, në varrezat e fshatit Morinë është gjetur pa shenja jete shtetasi SH. H., 35 vjeç, banues në Prizren, punonjës policie në Njësinë e Reagimit të Shpejtë në Prizren.

Nga veprimet paraprake hetimore dyshohet se 35-vjeçari ka vrarë veten me armë zjarri pistoletë, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Një grup i posaçëm hetimor, nën drejtimin e prokurorisë, po vijon veprimet për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Ndërkohë, Policia e Shqipërisë po bashkëpunon me Policinë e Kosovës për të verifikuar nëse arma e zjarrit e sekuestruar është arma e shërbimit të 35-vjeçarit, si edhe për sigurimin e çdo informacioni që do t’i shërbejë dokumentimit të plotë ligjor të rastit”, thuhet në përgjigjen e policisë për Indeksonlinen.

Gjendet i pajetë në Morinë polici i Kosovës, çfarë dyshohet

Një efektiv i Policisë së Kosovës është gjetur pa shenja jete mëngjesin e kësaj të marte në varrezat e fshatit Morinë, në Kukës.

Sipas informacionit paraprak të Policisë së Shtetit, rreth orës 08:25 është konstatuar i pajetë shtetasi 35 vjeç, banues në Prizren, punonjës policie në Njësinë e Reagimit të Shpejtë në Prizren.

Nga veprimet e para hetimore dyshohet se 35-vjeçari ka humbur jetën si pasojë e një vetëvrasjeje me armë zjarri pistoletë. Arma është sekuestruar në cilësinë e provës materiale.

Një grup i posaçëm hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po vijon veprimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, shkruan Abcnews.al.

Policia e Shtetit bëri të ditur se po bashkëpunon me Policinë e Kosovës për të verifikuar nëse arma e sekuestruar është arma e shërbimit të efektivit, si dhe për sigurimin e të gjitha të dhënave që do t’i shërbejnë dokumentimit të plotë ligjor të rastit.

“Eja më shpëto”, Enrik Mehmeti telefonoi të vëllanë pas aksidentit, pikëpyetjet mbi udhëtimin drejt Zvërnecit

Gazetarja e Vlorës, Afrovita Hysaj ka treguar momentet e fundit të kolegut dhe mikut Enrik Mehmeti drejt Zvërnecit, mbrëmjen e të shtunës, ku humbi jetën tragjikisht. Sipas saj, ngjarja ka ngritur disa pikëpyetje për gjetjen e Enrikut vetëm në Zvërnec dhe fakti që ai nuk kishte njoftuar askënd.

Në një lidhje direkte me RTSH, Hysaj ka treguar se edhe vëllai i tij, Fabio, nuk ishte në dijeni të udhëtimit të Enrikut me motor me katër goma, drejt Zvërnecit. Madje, edhe për faktin se ai udhëtonte shpesh me vëllain dhe grupin e tij shoqëror.

Gazetarja është shprehur se Enriku ka qenë i vetëdijshëm edhe pas aksidentit, sepse ka telefonuar menjëherë të vëllanë, Fabion, dhe i ka kërkuar të nxitonte drejt Zvërnecit dhe ta shpëtonte.

“Aventurën e donte. Kjo kuptohet dhe nga udhëtimi i fundit drejt Zvërnecit me motor. Mirëpo, ka pikëpyetje, si gjetja e tij vetëm në praninë e 18 vjeçarit, pasi nuk kishte udhëtuar shpesh siç udhëtonte me grupet e tij shoqërore.

Një tjetër pikëpyetje mbetet fakti i vëllai nuk e dinte që ai do të udhëtonte drejt Zvërnecit atë mbrëmje. Ka qenë vetë Enriku që ka telefonuar në momentin e aksidentit, të vëllanë, dhe i ka kërkuar ndihmë.

I ka kërkuar të nxitonte dhe të shkonte për ta shpëtuar. E ka bërë telefonatën, ka telefonuar vëllain dhe i ka kërkuar që të ndërhynte, ta shpëtonte”, ka treguar gazetarja dhe mikja e Enrikut, Afrovita Hysaj.

Mësohet se 18-vjeçari që mbeti i lënduar lehtë në aksidentin e ndodhur në zonën e Zvërnecit, ka mbajtur qëndrime konfuze përpara grupit hetimor, kur u pyet në lidhje me rrethanat.

Gazetari humbi jetën mbrëmjen e të shtunës, në zonën e Zvërnecit, teksa u godit nga pjesa metalike e motorit me të cilin po udhëtonte në zonë./SHEKULLI

Çka do të thotë alarmi portokalli që u paralajmërua për sot në gjithë territorin e Kosovës?

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, për ditën e sotme ka lëshuar paralajmërim meteorologjik të nivelit portokalli për të gjithë territorin e Kosovës, duke njoftuar se gjatë së mërkurës priten stuhi të fuqishme të shoqëruara me bubullima, reshje intensive shiu, breshër dhe erëra të forta me karakter stuhish.

Alarmi portokalli për stuhi është një nivel paralajmërimi që tregon se kushtet e motit janë të rrezikshme dhe mund të shkaktojnë dëme ose rrezik për njerëzit.

Në përgjithësi, do të thotë se priten:

  • Stuhi të forta me shi intensiv.
  • Erëra të fuqishme.
  • Breshër në disa zona.
  • Mundësi për përmbytje lokale, rrëshqitje dheu ose ndërprerje të energjisë elektrike.

Kur është në fuqi një alarm portokalli, rekomandohet:

  • Të shmangni udhëtimet e panevojshme.
  • Të qëndroni larg lumenjve, përrenjve dhe zonave që përmbyten lehtë.
  • Të siguroni sendet jashtë shtëpisë që mund të merren nga era.
  • Të ndiqni njoftimet e autoriteteve dhe shërbimeve meteorologjike.

Në shumicën e sistemeve të paralajmërimit, nivelet janë:

  • 🟡 E verdhë – bëni kujdes.
  • 🟠 Portokalli – mot i rrezikshëm; jini të përgatitur dhe kufizoni aktivitetet në natyrë.
  • 🔴 E kuqe – mot shumë i rrezikshëm; ndiqni udhëzimet e autoriteteve dhe shmangni daljet nëse nuk janë të domosdoshme.
Kosova nën alarmin e kuq të ESTOFEX-it, paralajmërohen stuhi të fuqishme me breshër dhe erëra të forta

Kosova është përfshirë në zonën me nivelin më të lartë të rrezikut (Level 3) në parashikimin e publikuar nga European Storm Forecast Experiment (ESTOFEX), që paralajmëron një shpërthim të fuqishëm të motit ekstrem gjatë së martës dhe deri në orët e para të së mërkurës.

Sipas ESTOFEX, niveli 3 i alarmit është shpallur për pjesë të Italisë, Kroacisë jugore, Bosnjës jugore, Malit të Zi dhe Kosovës, kryesisht për shkak të rrezikut nga breshëri shumë i madh, erërat shkatërruese dhe në një masë më të vogël, tornadot.

Në analizën e publikuar, meteorologët e ESTOFEX-it paralajmërojnë se situata atmosferike mund të rezultojë në një nga episodet më të fuqishme të motit ekstrem në rajon këtë verë.

Për rajonin ku bën pjesë edhe Kosova, parashikohen kushte shumë të favorshme për zhvillimin e stuhive, të cilat mund të sjellin breshër shumë të madh, erëra me potencial shkatërrues dhe, në raste të izoluara, edhe tornado.

Image

Sipas meteorologëve, ekziston mundësia që stuhi të fuqishme të formuara mbi Detin Adriatik të lëvizin drejt Ballkanit dhe të ruajnë intensitetin e tyre edhe mbi territorin e Kosovës.

ESTOFEX thekson se aktiviteti i stuhive mund të vazhdojë deri në orët e vona të mbrëmjes dhe gjatë natës, me disa valë reshjesh dhe moti ekstrem.

Megjithatë, niveli 3 i rrezikut nuk do të thotë se çdo pjesë e Kosovës do të goditet nga fenomene të rënda, por se kushtet atmosferike janë shumë të favorshme që stuhitë që zhvillohen të jenë jashtëzakonisht të fuqishme.

Qytetarëve u rekomandohet të ndjekin paralajmërimet e institucioneve zyrtare meteorologjike dhe të shmangin qëndrimin në ambiente të hapura gjatë kalimit të stuhive të forta.

Ndryshe, Telegrafi ka provuar të marrë edhe një qëndrim nga Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës rreth këtij paralajmërimi, por deri në publikimin e këtij artikulli nuk kemi pranuar përgjigje. /Telegrafi

Bilanc tragjik në rrugët e Kosovës, aksidentohet për vdekje 52-vjeçari

52-vjeçar ka humbur jetën si pasojë e një vetaksidenti trafiku që ndodhi paraditen e së hënës në fshatin Shirokë të Suharekës.

Aksidenti ndodhi rreth orës 10:06.

Lajmin për Klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi.

Automjeti drejtohej nga B.U., 52 vjeç, banues në fshatin Shirokë. Si pasojë e vetaksidentit, ai pësoi lëndime të rënda trupore.

Pavarësisht se mori trajtim mjekësor, 52-vjeçari nuk arriti t’u mbijetojë plagëve të marra. Vdekja e tij u konstatua nga mjeku kujdestar.

Njësitë kompetente policore, në koordinim me Prokurorin e Shtetit, po ndërmarrin veprimet e nevojshme hetimore për të sqaruar rrethanat e rastit.

Ky është një tjetër rast fatal në trafik, në një periudhë kur Kosova po përballet me një numër shqetësues aksidentesh me pasojë vdekjen.

Vetëm në pak ditët e fundit, gjashtë persona kanë humbur jetën në aksidente rrugore, duke ngritur alarmin për sigurinë në trafik.

Shtesat për fëmijë mbeten skęma më e madhe sociale në Kosovë me 401,786 përfitues

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar Statistikat e Mirëqenies Sociale për muajin qershor 2026, të cilat tregojnë se skema me numrin më të madh të përfituesve vazhdon të jetë ajo e shtesave për fëmijë, me gjithsej 401,786 përfitues.

Sipas raportit, gjatë muajit qershor janë shpërndarë dhjetëra milionë euro për pensione, ndihmë sociale dhe skema të tjera mbështetëse, ndërsa pjesën më të madhe të përfituesve e përbëjnë pensionistët dhe familjet që përfitojnë nga programet sociale.

Pensionet bazike të moshës vazhdojnë të jenë kategoria me numrin më të madh të pensionistëve, me 168,812 përfitues, për të cilët janë shpenzuar 26.96 milionë euro. Ndërkaq, 47,971 persona kanë përfituar pensione kontributpaguese të moshës, me një vlerë totale prej 11.73 milionë euro, ndërsa 11,108 pensionistë kanë marrë pensione parciale kontributpaguese në vlerë prej mbi 2.4 milionë euro.

Në kategorinë e pensioneve për persona me aftësi të kufizuara janë regjistruar 21,644 përfitues, me pagesa që arrijnë në 3.56 milionë euro. Gjithashtu, 3,634 persona kanë përfituar pensione paraplegjike dhe tetraplegjike, për të cilat janë ndarë rreth 1.45 milion euro

Raporti tregon se 39,561 veteranë të luftës kanë përfituar pagesa në vlerë prej 7.84 milionë euro, ndërsa 12,395 familje të dëshmorëve dhe invalidëve të luftës kanë marrë mbi 3.77 milionë euro. Për pensionet familjare janë regjistruar 2,349 përfitues, ndërsa skema e kompensimit për punëtorët e arsimit të viteve 1990/91 deri më 1998/99 ka përfshirë 15,427 përfitues, me pagesa prej mbi 1.35 milion euro.

Nga skema e ndihmës sociale kanë përfituar 15,090 familje, për të cilat janë ndarë mbi 2.25 milionë euro. Ndërkohë, 4,258 familje kanë përfituar mbështetje financiare për fëmijët me aftësi të kufizuara, me një fond prej 638,800 eurosh.

Sa i përket mbështetjes për lehonat, ASK bën të ditur se 2,080 lehona të punësuara kanë përfituar mbi 1.04 milion euro, ndërsa 6,669 lehona të papunësuara kanë marrë mbështetje financiare në vlerë prej 3.34 milionë euro. Vetëm për skemën e shtesave për fëmijë janë shpenzuar 14.55 milionë euro gjatë muajit qershor.

ASK vlerëson se struktura e përfituesve të skemave të mirëqenies sociale vazhdon të reflektojë fokusin në mbështetjen e të moshuarve, kategorive të dala nga lufta dhe familjeve në nevojë. Në këtë kuadër përfshihen edhe pensionet familjare, pensionet e Forcës së Sigurisë së Kosovës, pensionet e Trepçës, programi i shtesave për fëmijë dhe skema të tjera specifike sociale. /Zëri