Ish-deputeti i VV-së, Humolli: As VV-ja spo dallon nga partitë tjera

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës , Memli Krasniqi, ka thënë se subjekti që ai e drejton me kandidatin për kryeministër, Bedri Hamzen, do t’i hyjnë garës për t’i fituar zgjedhjet e 9 shkurtit të vitit të ardhshëm.

Krasniqi ka thënë se parimisht nuk kanë vija të kuqe me partitë e tjera pasi në këtë formë “ofendohen dhe përjashtohen votuesit e tyre”, ndërsa bashkëpunimin me Lëvizjen Vetëvendosje e sheh jofunksional.

Në lidhje me deklaratën e kryetarit të PDK-së, ka folur deputeti i pavarur i Kuvendit të Kosovës, Fatmir Humolli.

Humolli tha se është normale që s’duhet të ketë vija të kuqe me partitë shqiptare pasi tani edhe VV-ja nuk dallon shumë në veprime nga partitë e tjera.

“Partitë janë të Kosovës derisa janë të obliguara me ndërtu qeveri me partitë serbe.Eshtë normale që nuk duhet me pas vija të kuqe me partitë shqiptare. Sidomos tani kur edhe VV-ja nuk dallon në veprime nga partitë e tjera” tha Humolli për Gazeta Blic.

Ai deklaroi se vijat ndarëse duhet të jenë vetëm programore.

“Vijat ndarëse duhet të jenë programore e jo diçka tjetër” deklaroi Humolli.

Ministri Çeku s’e mohon dorëheqjen nëse…

Ministria e Kulturës, e udhëhequr nga Hajrullah Çeku e kishte angazhuar një ekspert të cilin do ta paguajë 5,560 euro në muaj.

Ministri Çeku në “Debat Plus”, tha se nëse i ngritet aktakzuë për këtë çështje, atëherë nuk do e kishte problem as dorëheqjen.

“Jam shumë i interesuar që në raste të tilla të bëjë ckado që është e mundur të ofroj një standard të mirë moral. Besoj edhe dorëheqja dhe cdo veprim tjetër i nevojshëm për me mbet sa më larg nga cfarë do mundësie me ndiku në vendimarrjen e institucioneve që janë të pavarura, por edhe aty që supozo0het që ka ndodhë një vepër që në fund ka prodhu një aktakzuë. Asnjëherë skam qenë i ngarkum me cështjen e pozitave, ka shumë sulme e shpifje, kritika që janë të zakonshme e normale”, tha ai.

Publikohet foto, ky është i dyshuari për vrasjen e djeshme në Mitrovicë

Policia e Kosovës ka vënë në kërkim të dyshuarin për vrasjen e djeshme në Mitrovicë, shkruan Gazeta Express.

Bëhet fjalë për Valdrin Salihun.

Dje në Mitrovicë është vrarë një 45-vjeçar.

”VRASJE-Mitrovicë Jugu 20.09.2024 – 09:40. Më datën, kohën dhe në lokacionin e lartcekur, një person i dyshuar për momentin i panjohur, kishte shtënë me armë zjarri në drejtim të viktimës mashkull dhe ishte larguar në drejtim të panjohur. Viktima pasi që ishte qëlluar me armë ishte dërguar në spitalin rajonal e pastaj ishte përcjell në QKUK, mirëpo rreth orës 12:00 viktima kishte ndërruar jetë. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse policore, si dhe prokurori i shtetit ku janë gjetur dhe sekuestruar  6 (gjashtë) gëzhoja. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raport.
Njoftimi i policisë:

Kërkesë për bashkëpunim

Me qëllim të lokalizimin dhe rrjedhimisht arrestimit të personit në kërkim, me autorizim të Prokurorit publikohet identiteti dhe fotoja e personit të dyushuar të shpallur në kërkim për veprën penale. “Vrasje” e ndodhur me datën 20 .09.2024, në rrugën ‘ Fatime Hetemi” në Mitrovicë.

Personi i kërkuar është:

  • Valdrin Salihu i lindur me 11.08.1991

Policia e Kosovës, kërkon nga qytetarët që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të dyshuar në foton e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor.

Numrat e telefonit dhe adresat elektronike kontaktuese për të kontaktuar Policinë e Kosovës:
– 192
028 532 363

Abdixhiku: Fëmijët e porsalindur do t’i kenë falas pelenat dhe qumështin për 1 vitë

Lideri i LDK-së Lumir Abdixhiku deklaroi se fëmijët e porsalindur do t’i kenë falas pelenat dhe qumështin për 1 vit në qeverisjen e tij.

”E kam në program që çdo fëmijë që do lind në Kosovë të ketë gjera ushqimore dhe higjenike falas nga shteti për vitin e parë. Prindërit mos me e pas gajle a kanë pampersa edhe qumësht”, tha Abdixhiku për Kallxo.pernime.

Rikujtojmë se zgjedhjet do mbahen në shkurt të vitit të ardhshëm.

LDK në këto zgjedhje kandidat për kryeministër ka Lumir Abdixhikun

Sot u varros Florim Zeqiri i cili u vra dje në qendër të Mitrovicës
Vrasja që tronditi Mitrovicën: Çka u gjet në shtëpinë e të dyshuarit e kush është ai?

Një incident i rëndë u shënua mëngjesin e djeshëm në qytetin e Mitrovicës, ku në rrugën “Fatime Hetemi”, për motive akoma të panjohura, një person u qëllua me armë zjarri. I plagosuri u dërgua në QKUK për trajtim, por nuk arriti t’iu bëjë ballë plagëve dhe vdiq, raporton Gazeta Sinjali.

Sinjali raportoi se viktima është Florim Zeqiri, një 40-vjeçar nga fshati Vinarc, i cili sipas informacioneve të para u qëllua me 6 plumba.

Policia dje u angazhua në zbulimin e dorasit gjatë tërë ditës.

 

 

Ndërkaq, sot “Mitropol” mëson se personit të dyshuar për vrasjen i është bastisur shtëpia pas një aksioni të Policisë, ku u gjet edhe një armë e motoçikletë që dyshohet se u përdor për vrasjen.

Poashtu mësohet se personi i dyshuar për vrasjen e 40 vjeçarit është V.S.

Tahiri i quan ‘antiamerikanë’ Kurtin e Osmanin: Më mirë ta marrin vrapin për në opozitë – jo për në ShBA

Ish-zëvendëskryeministrja e Kosovës, Edita Tahiri, ka ironizuar me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani dhe kryeministrin Albin Kurti, që dje janë nisur për në ShBA.

Ajo pyet me ironi se çfarë u ka ndodhur liderëve institucionalë që me vrap shkuan në ShBA.

 

 

“Çfarë i ndodhi udhëheqjes tonë antiamerikane që kanë marre vrap në Amerikë – tash kur i prishen marrëdhëniet me ta mirë është ta marrin vrapin në opozitë që të ndalet dështimi i Kosovës”, ka shkruar ajo.

Djali i ish-presdientit Thaçi publikon një fotografi me gjyshin e tij në Burojë

Endriti, djali i ish-presidentit Hashim Thaçi, ka publikuar një fotografi bashkë gjyshin e tij në Burojë.

Këtë e ka bërë të ditur ai përmes një postimi në Instagram, duke shkruar se rrëfimet e babait të ish-presidentit janë gjithmonë inkurajuese.

“Sot, me gjyshin, muhabet e ecje nëpër oborr. Rrëfimet e tij janë gjithmonë inkurajuese. E shtunë me diell në Burojë!”, ka shkruar Endrit Thaçi.

Haradinaj kritikon Qeverinë: Paradite kërkojnë ekstradimin e Radoiçiqit, pasdite thonë drejtësia është e kapur

Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka kritikuar Qeverinë Kurti  për sistemin aktual të drejtësisë duke thënë se është “pushtet i çuditshëm”.

Haradinaj përmes një postimi në Facebook tha se “para dite Kurti thotë se Kosova është vendi më demokratik në rajon, e pasdite Kurti dhe njerëzit e tij e sulmojnë pavarësinë e drejtësisë, duke bërë edhe përpjekje për ndërhyrje te gjyqësori”.

Ai ka shkruar se logjika e këtij pushteti nuk ka kuptim për shkak se thuhen gjëra të ndryshime dhe kontradiktore.

“Para dite thotë Kurti se Kosova është vendi më demokratik në rajon, e pasdite ai dhe njerëzit e tij e sulmojnë pavarësinë e drejtësisë dhe bëjnë përpjekje të hapur për ndërhyrje te gjyqësori. Kjo lidhje me shtet demokratik nuk ka. Përnjëmend, pushtet i çuditshëm!”, shkroi Haradinaj.

“Qysh ta kuptojmë logjikën e këtij pushteti? Ka vendosur kusht të dialogut ekstradimin e Radojçiqit drejtësisë së Kosovës, e në të njëjtën kohë prej Kryeministrit, te Ministrja e Drejtësisë e tek deputetët e VV-së, krejt çka dëgjojmë është se drejtësia e Kosovës nuk është e pavarur. Dëgjojmë nga ata se opozita e kontrollon Prokurorinë, se gjyqtarët dhe prokurorët janë të kapur dhe vendimet e drejtësisë në vazhdimësi janë subjekt i interpretimeve politike të pushtetit. Nëse e bindin botën se drejtësia nuk është e pavarur, si mendojnë se dikush do t’ua ekstradojë Radojçiqin? Apo e kanë këtë kërkesë vetëm për konsum të brendshëm elektoral?”, ka shkruar Haradinaj.

Murati tha se rritja ekonomike në tremujorin e dytë 4.27%, Kurti bën këtë veprim

Ministri i Financave, Hekuran Murati, dje tha se ekonomia e vendit “ka vazhduar rritjen edhe në tremujorin e dytë të këtij viti me 4.27% në terma realë sipas ASK-së”.

Ai tha se ka performuar dukshëm mbi projeksionet për rritje prej 3.8%-3.9%.

Murati: Çmimet u ulën, bizneset dhe ekonomia e Kosovës po rriten

“Pas ngadalësimit dhe uljes së inflacionit tani në nivelin prej nën 2%, aq sa është edhe synimi i Bankës Qendrore Evropiane, bizneset dhe ekonomia e vendit po kthehen në trajektoren e rritjes më të shpejtë, aty ku edhe nisëm pas pandemisë. Ky është sinjal që politikat e qeverisë sonë për mbështetje të bujqve, për mbështetje të bizneseve prodhuese, dhe masave mbështetëse të punësimit po funksionojnë”, tha ministri dje.

Sot kësaj deklarate i ka bërë jehonë kryeministri Albin Kurti, duke thënë se ishte “përtej projeksioneve”.

“Rritja ekonomike e qëndrueshme po vazhdon edhe në tre mujorin e dytë të vitit, madje përtej projeksioneve fillestare. Masat tona të punësimit, mbështetja për bizneset dhe prodhuesit vendorë, qeverisja e mirë dhe stabiliteti institucional janë shtyllat tona të zhvillimit”, shkroi Kurti,