Lajmi i Fundit
Ndryshojnë rregullat për udhëtime në Zonën Schengen – futet ETIAS

Gazetari Bahri Cani, ka njoftuar se kanë ndryshuar rregullat për udhëtimet në Zonën Schengen.

Ai ka thënë se nga data 10 nëntor e këtij viti, pritet të ndryshojnë rregullat e udhëtimit në vendet e Zonës Shengen për të gjithë ata që nuk kanë pasaporta të vendeve të Bashkimit Evropian apo që nuk kanë ndonjë leje të rregullt qëndrimi në këto vende.

Postimi i plotë:

Ndryshojnë rregullat për udhëtime në Zonën Schengen – futet ETIAS

Nga data 10 nëntor e vitit 2024 pritet të ndryshojnë rregullat e udhëtimit në vendet e Zonës Shengen për të gjithë ata që nuk kanë pasaporta të vendeve të Bashkimit Evropian apo që nuk kanë ndonjë leje të rregullt qendrimi në këto vende. Drejtoria e Përgjithshme e Migracionit dhe Çështjeve të Brendshme, përgjegjëse për migracionin, kufijtë dhe politikën e sigurisë në Bashkimin Evropian ka njoftuar se nga data 10 nëntor futet në fuqi sistemi ETIAS i udhëtimit, Sipas këtij sistemi, të gjithë personat që futen në këtë Zonë nga vende “e treta” duhet të plotësojnë këtë formular dhe të marrin lejen për udhëtime. Kjo vlenë pra edhe për të gjithë shtetasit e Shqipërisë, Kosovës, Maqedonisë së Veriut dhe të gjitha vendeve të tjera të treta.

PETIAS do të thotë Sistemi Evropian i Informacioneve dhe Autorizimit të Udhëtimeve. Drejtoria e ETIAS njofton se plotësimi i dokumnetave dhe aplikimi në sitemin ETIAS do të kërkohet për hyrje në 30 shtete evropiane, ku edhe në të ardhmen do të mund të qëndroni 90 ditë brenda 180 ditësh, apo tre muaj brenda gjashtë muajve.

Para udhëtimit duhet të aplikoni për ETIAS, ndërsa për të aplikuar ju duhet të gjeni faqen zyrtare të internetit: Europa.eu/etias. Për aplikim ju duhen një pasaportë biometrike, adresa e postës elektroinike, një e-mail dhe të dhënat personale që duhet të plotësoni në formular. Aplikimi kushton 7 euro. Kjo leje për udhëtime vlen tri vjet, ose deri në skadimin e afatit të pasaportës.

Aplikimi bëhet për një vend, por pas marrjes së ETIAS, ju mund të udhëtoni lirisht edhe në vendet e tjera të kësaj zone,. Në këtë formular duhet të përgjigjeni edhe në disa pyetje personale, që kanë të bëjnë edhe me përdorimin e drogave, vizitat në vendet problematike, qëndrimet ndaj terrorizmit etjerë.

Nga Drejtoria paralajmërojnë që të mos përdorni të dhëna false dhe të mos bëni mashtrime, sepse denimet mund të jenë të mëdha.

E dhimbshme: Ndërron jetë veterani i Arsimit në Llap

Podujevë – Llapi ka humbur sot një prej figurave të tij më të njohura në fushën e arsimit, Shefki Fusha, i cili ndërroi jetë në moshën 86 vjeçare. Lajmi i trishtë u bë i ditur nga familjarët e të ndjerit, të cilët kanë shprehur hidhërimin e madh për këtë humbje të pazëvendësueshme.

LEXO EDHE:

Shefki Fusha njihej si një veteran i arsimit në rajonin e Llapit, duke kontribuar për dekada të tëra në edukimin e shumë brezave të rinj. Me përkushtimin dhe pasionin e tij për mësimdhënien, ai la gjurmë të thella në fushën e edukimit, duke u bërë një figurë e respektuar në Llap, shkruan Gazeta Imazhi.

Familjarët kanë njoftuar se varrimi i të ndjerit bëhet sot në orën 15:00, në varrezat e fshatit Obrançë te Xhamia.

Kërkohet ndryshimi i udhëzimit administativ që ndalon bartjen e shamisë në shkolla

Deputetet e Kuvendit të Kosovës kanë bërë thirrje që organet kompetente të ndryshohet udhëzimi administrativ i Ministrisë së Arsimit, që ndalon bartjen e uniformave fetare në shkolla.

LEXO EDHE:

Ligjvënësit thonë se ky Udhëzim Administrativ duhet të ndryshojë për shkak se bartja e shamisë nuk është simbol fetar.

Gjatë javës që lamë pas ka pasur kërkesa për shfuqizimit të këtij udhëzimi administrativë, kjo pas përjashtimit të një nxënëses nga gjimnazi “Bedri Pejani”, në Pejë, për shkak të bartjes së shamisë.

Kryetari i Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, Kulturë, Rini dhe Sport, Ardian Gola, ka thënë se ky udhëzim nuk duhet që të shfuqizohet, por që institucionet shkollorë duhet që të kenë kujdese që me uniformë dhe simbol fetar nuk nënkupton bartja e shamisë.

Gola, i cili është deputet i Lëvizës Vetëvendosje, ka theksuar se në momentin që ka përjashtime të nxënësve nga shkolla për bartje të shamisë, duhet që në këto raste të ketë inspektime pasi nuk po respektohet e drejta e saj për shkollim.

“Para se gjithash unë nuk mendoj që një udhëzim administrativ që normon ndalesën e përdorimit të uniformave dhe simboleve fetare do të shfuqizohet. Po duhet pasur kujdes që me uniform dhe simbol fetar nuk nënkuptohet shamia, vetëm simbolet dhe uniformat fetare. Mendoj që është krejtësisht e logjikshme që në një shtet sekular të mos përdoren në institucione publike simbolet fetare, aq më tepër që ne po flasim për një kontekst kulturalisht jo vetëm të ndjeshëm çfarë është Kosova, me këtë rast komponenta fetare din nganjëherë me elektrizuar raportet shoqërore, din nganjëherë me polarizuar raportet shoqërore prandaj mendoj që është plotësisht e logjikshme. Mirëpo me sa e di unë nuk ka as një shkollë në Kosovë që shfaq pengesa juridike që një vajzë të përdor shaminë në shkollë. Tash nëse ka raste që ka ndalesa, ku një vajzë ndalohet që të përdor shaminë atëherë duhet që të thirren instancat përkatëse, inspektorati, që nuk po respektohet e drejta e saj për shkollim”.

“Jo për shkak se shamia nuk mund të interpretohet si uniformë fetare, nuk është uniform fetare. Është një veshje e një religjioni edhe aq. Tash në këtë rast do të duhej që të inspektohet rasti edhe instancat përkatëse të marrin vendimin se sa ky vendim i shkollës ka qenë në përputhshmëri me normat ligjore në fuqi”.

E kryetarja e Komisionit për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur, Viktimat e Dhunës Seksuale të Luftës dhe Peticione, Duda Balaj, ka thënë se ky udhëzim administrativë duhet të ndryshohet pasi nuk është i specifikuar, dhe në këtë formë sipas saj, është duke lënë hapësirë që vetë drejtorët e shkollave të vendosin se a duhet që një vajzë që bart shami të përjashtohet nga shkolla apo jo.

Për këtë ajo ka thënë se shamia nuk është uniformë dhe se udhëzimi administrativ nuk mundet me qenë me i fuqishëm se Kushtetuta, e cila garanton të drejtët e çdo qytetari për shkollim.

“Çdo fillim vit shkollorë ne kemi problemin e njëjtë, nuk kanë nevojë që të komplikojnë situatën. E para shamia nuk është uniformë dhe secila vajzë që është me shami dhe pa shami ka të drejt që të shkollohet. Udhëzimi administrativ nuk mundet kurrë me qenë me i fuqishëm se Kushtetuta e para kjo. E dyta, udhëzimi administrativ nuk është i specifikuar dhe është duke lënë mundësi që secili drejtor në nivelin lokal, në nivel shkolle me vendos a do të shkojë një vajzë me shami në shkollë a jo. Ne me këtë udhëzim administrativ kemi lënë një drejtor të shkollës me vendos për këtë. Ne kemi ligj, ne kemi Kushtetutë edhe tash nëse je duke folur me drejtor thonë se ne kemi udhëzimin administrativ i cili nuk ka të përcaktuar për veshjen e simbolit fetar”, ka thënë ajo per EO.

Balja, ka thënë se kanë pasur kërkesa të vazhdueshme nga ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, që të ketë ndryshime, por pavarësisht premtimeve tash e katër vite nuk është ndërmarr ndonjë hap për të ndryshuar udhëzimin administrativ.

“Sa herë kemi thirrur ministren e Arsimit për të diskutuar për këtë, që të ndryshohet udhëzimi administrative, kemi pas premtime që do të ndryshohet, por që katër vite as një hap konkret nuk kemi pasur. Moralisht jemi duke ndikuar sepse ata kanë frikë tash sepse nuk janë të sigurta se a do të ju ndihmoj shteti, këtu do të thotë secilin vit kemi problem unë shpresoj që ministria do të gjejë zgjidhje për këtë”, ka thënë ajo.

Që nga viti 2014 ekziston një udhëzim administrativ i Ministrisë së Arsimit, që ndalon bartjen e uniformave fetare në shkolla, i njëjti madje është kundërshtuar disa herë edhe nga Bashkësia Islame e Kosovës.

Ulen ndjeshëm temperaturat, parashikimi i motit për sot

Për të dielën parashikohet të mbajë mot i vranët, ku pritet gjatë orëve të para të 24-orëshit të kemi depërtimin e frontit të ftohtë, duke sjellur reshje shiu, lokalisht në formë të rrebesheve, të shoqëruara me disa shkarkesa rrufesh.

LEXO EDHE:

Reshjet do të vazhdojnë kohë pas kohe edhe gjatë ditës, ndërsa në zonat e larta malore pritet të paraqiten në formë të borës, kryesisht në mbrëmje.

 

 

Era do fryjë kryesisht nga drejtimi i veriperëndimit, e cila kohë pas kohe pritet të jetë mjaft e fuqishme, me shpejtësi prej 20-55 km/h.

Temperaturat do të pësojnë ulje të theksueshme, me minimale që do të lëvizin prej 12 deri në 15°C, ndërsa ato maksimale prej 13 deri në 16°C./MK

Shpërthim i fuqishëm në Zveçan, Policia jep detaje

Një shpërthim ka ndodhur mbrëmë pas mesnate në afërsi të një pompe të benzinës në Zveçan.

LEXO EDHE:

Kjo është konfirmuar nga zv.drejtori i Policisë së Kosovë për rajonin e veriut, Veton Elshani.

Ai ka thënë se nga ky shpërthim nuk ka të lënduar, pos dëmeve materiale.

 

 

Elshani ka thënë se akoma nuk dihen shkaqet e këtij shpërthimi.

“Rreth mesnatës në afërsi të pompës së benzinës e cila është në qendër të Zveçanit ka ndodh një shpërthim. Nga ky shpërthim nuk ka të lënduar, ndërsa ka pas dëme materiale në shtëpizën e pompës së benzinës dhe disa vetura në afërsi. Nuk mund të themi ende se qka e ka shkaktu këtë shpërthim, ndërsa njësitet përkatëse janë në vendin e ngjarjes”, ka thënë ai.

Ky është moti për nesër

Gjatë natës dhe mëngjesit të hershëm të së dieles fillimisht nē Shqipëri, pastaj edhe në Kosovë priten zhvillime të fuqishne të vranësirave frontale me rrebeshe lokalisht intensive me vetëtima dhe bubullimë.

LEXO EDHE:

Këto zhvillime vijnë bashkë me frontin e fuqishëm të ftohtë ajror që sjellë tranzicion rapid nga vera në vjeshtë e në bjeshkët më të larta edhe në dimër kalimtar.

Gjatë ditës së diel priten vranësira e reshje e rrebeshe lokale shiu, por parashihen lokalisht edhe intervale kohore me diell sidomos në disa zona të Shqipërisë. Temperaturat shënojnë ulje të ndjeshme dhe ajo maksimale në Kosovë pritet deri në 17°C.

Lavrov paralajmërim Perëndimit: Mos kërkoni konfrontimin me Rusinë

Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov u tha Kombeve të Bashkuara të shtunën se ishte e pakuptimtë të injorohen alternativat ndaj propozimeve të paqes të Ukrainës, duke paralajmëruar Perëndimin për rrezikun e përpjekjes për të “luftuar deri në fitore me një fuqi bërthamore”.

Duke iu drejtuar Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, zoti Lavrov kritikoi vendet që mbështesin Ukrainën dhe propozimin e paqes të Kievit.

Rusia sulmoi Ukrainën në shkurt 2022. Nëntë muaj më vonë, presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskiy njoftoi një plan paqeje prej 10 pikash për t’i dhënë një fund të drejtë luftës, në bazë të Kartës themelore të OKB-së dhe ligjit ndërkombëtar. Moska e refuzoi propozimin.

“Unë nuk do të flas këtu se sa e pakuptimtë dhe e rrezikshme është vetë ideja e përpjekjes për të luftuar deri në fitore me një fuqi bërthamore, siç është Rusia”, tha Lavrov.

“Po aq e pakuptimtë, mbështetësit perëndimorë të Kievit zotohen se nuk ka alternativë ndaj negociatave të bazuara në formulën famëkeqe të paqes”.

Duke rikujtuar planet e aleatëve perëndimorë në vitet 1940 për të “shkatërruar” Bashkimin Sovjetik, ai akuzoi Perëndimin se po përpiqej për një “disfatë strategjike” të Rusisë në Ukrainë.

“Strategët aktualë anglo-saksonë nuk po i fshehin idetë e tyre. Tani për tani, është e vërtetë, shpresojnë ta mposhtin Rusinë duke përdorur regjimin e paligjshëm neo-nazist të Kievit, por ata tashmë po e përgatisin Evropën që ajo gjithashtu t’i futet kësaj aventure vetëvrasëse”, tha Lavrov.

Rusia është gjithashtu e shqetësuar për sulmin izraelit në Bejrut që vrau udhëheqësin e Hezbollahut dhe që të tilla “vrasje politike” janë bërë të zakonshme, tha Lavrov./VOA

A do t’i futet politikës? Halil Kastrati del me sqarim

Është aluduar tash e ca kohë se humanisti i njohur, Halil Kastrati, do t’i hyjë politikës në zgjedhjet e ardhshme.

Lidhur me këtë, ka reaguar vet Kastrati, duke mohuar një përfshirje të tij në politikë, tani apo në të ardhmen.

Dua të sqaroj të gjithë shqiptarët kudo që janë se informacionet që po qarkullojnë në rrjetet sociale rreth përfshirjes sime në politikë janë të pavërteta. Nuk jam dhe nuk kam synim të jem pjesë e asnjë partie politike” ka deklaruar Kastrati.

Përmes një postimi në profilin e tij zyrtar në Facebook, Kastrati është shprehur se fokusi i tij mbetet në projekte të tjera që kanë të bëjnë me humanizmin dhe kontributin për të gjithë ata që kanë nevojë, shkruan IndeksOnline.

Andaj ju lutem mos bini pre e lajmeve të rreme që bëhen vetëm për klikime. Faleminderit për mirëkuptimin!” ka qenë thirrja e tij.

Kujtojmë se zgjedhjet qendrore në vend do të mbahen më 9 shkurt.

Haziri: Thonin veç me ta do të vie ‘era shtet’, por po vjen erë hajnie

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri thotë se dikur VV-ja thoshte se veç me ta do të vij ‘Era shtet’, por që sipas tij, po kundërmon erë hajnie.

Nënkryetari i LDK-së thotë se Serbia ka punuar shumë për tërheqjen e njohjeve të Kosovës dhe ani pse kjo fushatë ishte e ndaluar me Marrëveshjen e Washingtonit, kjo tashmë nuk mund të ndalohet pasi, sipas tij, punën e tyre po e bëjnë Kurti dhe ministrat e tij.

‘Era shtet’ – Kur të vidhet drita, buka e kripa

Serbia ka punuar shumë në ofanzivë diplomatike në disa shtete të oqeanit pacifik dhe nëpër skaje të botës për të tërhequr njohjet e Kosovës. Marrëveshjen e Washingtonit, e cila e ndalonte fushatën e Serbisë për tërheqjen e njohjeve, Qeveria Kurti nuk e zbatoi, por na e sollën marrëveshjen e Ohrit Kurti-Vuçiq. Tashmë s’ka nevojë të parandalohet Serbia në atë fushatë, sepse punën e tyre po e bëjnë Kurti dhe ministrat e tij”, tha Haziri.

Haziri përmes një shkrimi në Facebook thotë se kjo qeveri përmes GEN’it serb po vjedhin rezervat shtetërore.

“Çka me pritë prej tyre që shesin energji përmes GEN-it serb, vjedhin rezervat shtetërore e së fundmi, tentojnë me vjedhë edhe pasulin e FSK-së!

A po kuptoni, dritën, bukën e kripën po na e vjedhin. Maxhen e popullit. Kjo hajni ka emër se njëmend nuk do ndodhur deri sot. Nuk do t’ia falin sepse e propagandonin të kundërtën në kohën e mbledhjes së votave, praptonin realitete se veç me ta do të vie ‘era shtet’. Por, po kundërmon erë hajnie! Po e ritheksoj, ata që e kundërshtuan e s’e deshën Republikën e 17 shkurtit, sot po e udhëheqin në izolim deri në falimentim”, shkroi Haziri.

Vdes Reshat Behluli, figurë e rëndësishme në PDK

Pas një sëmundje të rëndë, në moshën 66-vjeçare ka ndërruar jetë Reshat Behluli, ish-sekretari i Gjimnazit Shoqëror “Zenel Hajdini”, Gjilan.

LEXO EDHE:

I ndjeri ka qenë dhe kryetar i nëndegës së PDK-së në Gjilan, transmeton Gazeta Imazhi.

Lajmin e ka bërë të ditur vet PDK-ja, duke i shprehur ngushëllime familjarëve dhe të gjithë atyre që e njohën Behlulin.

“Largimi i tij nga kjo botë është humbje e madhe për ne si bashkëpartiakë, e padyshim është humbje e madhe për familjarët, miqtë e gjithë kolegët” thuhet në njoftimin e PDK-së.

Varrimi i Reshat Behlulit do të bëhet nesër në Gjilan.

Ky është njoftimi i plotë i PDK-së:

Me pikëllim të madh morëm lajmin për humbjen e mikut tonë, aktivistit të devotshëm i cili njëherit ishte edhe kryetar nëndege, e qytetarit të nderuar nga secili prej nesh z. Reshat Behluli.

Largimi i tij nga kjo botë është humbje e madhe për ne si bashkëpartiakë, e padyshim është humbje e madhe për familjarët, miqtë e gjithë kolegët.

Ne do ta kujtojmë përherë për urtësinë e tij, qetësinë, bashkëpunimin e përkushtimin.

Ngushëllime familjarëve e gjithë atyre që patën fatin ta njohin Reshatin nga afër.

U prehsh në paqe!