div[data-widget-id="1924179"] { min-height: 300px; }
class="wp-singular post-template-default single single-post postid-36942 single-format-aside custom-background wp-custom-logo wp-theme-news-25 td-standard-pack group-blog">
Ndryshon ndarja e mandateve: VV-ja rritet, kjo parti bie në numër deputetësh

Numërimi i votave me postë po vazhdon të ndryshojë përbërjen e ardhshme të Kuvendit të Kosovës, me Lëvizjen Vetëvendosje që tashmë ka siguruar 51 ulëse parlamentare.

Pas përpunimit të rreth 20 për qind të votave nga diaspora me postë, VV-ja ka fituar mbi 69 për qind të tyre, duke shtuar edhe mandatin e tretë krahasuar me rezultatin e votave të rregullta të numëruara në Kosovë, ku kishte siguruar 48 deputetë.

Dy mandatet e para shtesë të VV-së erdhën në kurriz të Partisë Demokratike të Kosovës dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës, ndërsa sipas përllogaritjeve aktuale, mandatin e fundit e ka humbur Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, e cila ka zbritur në shtatë deputetë nga tetë sa projektohej më herët.

Nëse ritmi aktual i numërimit dhe përqindja e mbështetjes për VV-në vazhdojnë edhe në votat e mbetura për t’u numëruar, partia në pushtet mund të fitojë edhe një mandat shtesë në Kuvend, shkruan Gazeta Imazhi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *