Deliu-Kodra: Kosova po rrezikon të shkojë në anarki, PDK-ja nuk do të rrijë duarkryq

Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra, ka kritikuar zhvillimet e fundit në Kuvend, duke thënë se shumica parlamentare po përpiqet ta paraqesë situatën si normale, pavarësisht, sipas saj, shkeljeve të rendit kushtetues.

Deliu-Kodra ka deklaruar se Kosova po rrezikon të shkojë drejt anarkisë për shkak të, siç e ka quajtur ajo, “përmbysjes së rendit kushtetues”, duke përmendur edhe shkeljen e një vendimi përfundimtar të Gjykatës Kushtetuese.

“Kemi një kastë politike e cila me vetëdije merr vendime që bien ndesh me rendin kushtetues të Republikës. PDK-ja s’do të rrijë duarkryq, do të bëjmë përpjekje me të gjitha forcat, qoftë me veprime brenda Kuvendit, sepse ai është vendi i deputetëve”, ka deklaruar Deliu-Kodra në emisionin “Edicioni Special” në Klan Kosova.

Ajo ka kritikuar shumicën parlamentare, duke thënë se nuk po qeveris, por po bllokon edhe jetën politike të opozitës.

“Me të gjitha format demokratike, me të gjitha rrugët e mundshme, do të jemi kudo për ta penguar këtë përpjekje të delegjitimim të institucioneve”, është shprehur ajo.

Ndër të tjera, deputetja e PDK-së ka akuzuar kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, dhe Lëvizjen Vetëvendosje se nuk e njohin Kushtetutën./Klankosova.tv

Të premten varrosen në Ferizaj tre mërgimtarët që humbën jetën rrugës për në Gjermani

Ditë më parë tre mërgimtarë humbën jetën në një aksident tragjik teksa po ktheheshin nga Kosova drejt Gjermanisë.

Viktimat, Tahir Tahiri, Gentian Tahiri dhe Laurent Aliu do të varrosen të premten, më 14 gusht.

Ceremonia e varrimit do të mbahet në orën 17:00, në lagjen Nuhaj, në fshatin Komogllavë të Ferizajt.

Familjarë, të afërm dhe qytetarë pritet t’u japin lamtumirën e fundit tre viktimave të tragjedisë

Bujar Haradinaj i reagon mërgimtarit: Hiqe atë kapelë me atë emblemë, se plagët po më dhembin kur po ta shoh në kokë

Bujar Haradinaj ka reaguar ashpër pas deklaratave të bëra në Kuvendin e Kosovës, duke kërkuar reagim institucional ndaj, siç shprehet ai, thirrjeve për pushkatimin e ish-pjesëtarëve të UÇK-së.

Haradinaj ka kritikuar edhe përdorimin e simboleve të UÇK-së nga persona që, sipas tij, kanë qëndrime kundër atyre që kanë luftuar për çlirimin e Kosovës.

“Heke atë kapel me atë emblemë, se plagët po më dhembin kur po ta shoh në kokë. Për atë emblemë dhe për këtë vend është derdhur gjak, sakrificë e mund”, ka shkruar Haradinaj.

Musliu: Krejt këta që i kanë gratë shk*na, e duan Albinin dhe i urrejnë çlirimtarët

Tensioneve të krijuara sot në Kuvendin e Kosovës mes deputetëve të Partisë Demokratike të Kosovës dhe Lëvizjes Vetëvendosje u janë bashkuar edhe disa mërgimtarë.

Ata kanë hyrë në sallën ku mbahen seancat plenare të Kuvendit, ku ndodheshin deputetët, dhe një pjesë e tyre kanë adresuar fyerje e ofendime drejt deputetëve të partisë më të madhe opozitare.

Për njërin prej mërgimtarëve, i cili u shfaq mjaft i ashpër ndaj deputetëve, u raportua se është i martuar me një shtetase serbe.

Lidhur me këtë ngjarje ka reaguar deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, e cila e ka komentuar faktin se ai mbante plis në kokë gjatë kohës kur përdorte gjuhë të rëndë ndaj deputetëve.

Arrestohet personi që kërcënoi Ramush Haradinajn

Është arrestuar i dyshuar për kërcënimin ndaj ish-kryeministrit të Kosovës Ramush Haradinaj.

Lajmin për IndeksOnline e ka konfirmuar Flora Ahmeti, zëdhënëse e policisë për rajonin e Prishtinës.

Ajo tha se i dyshuari është prangosur nga Njësiti i Hetimeve të Përgjithshme të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Prishtinë.

Ndaj tij do të nisë procedura në bashkëpunim me Prokurorin e Shtetit.

Klankosova.tv merr vesh se i dyshuari që ra në duart e policisë është Skender Llugiqi.

Musliu lag me ujë Nagavcin

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ganimete Musliu, ka lagur me ujë deputeten e Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Arbërie Nagavci.

Ngjarja ka ndodhur gjatë zhvillimeve të tensionuara në Kuvend, ku deputetët janë përfshirë në debate dhe përplasje mes vete.

Sipas pamjeve nga vendi i ngjarjes, Musliu i ka hedhur ujë Nagavcit, duke shkaktuar reagime në sallë.

Ndërkohë, edhe deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Albana Bytyqi, ka reaguar ndaj Nagavcit.

Bytyqi e ka kapur Nagavcin për duar, duke tentuar ta pengojë të hyjë në sallën e Kuvendit.

Më pas, Bytyqi ka hedhur edhe letra në drejtim të deputetes së LVV-së.

“Mos më prek” Arbërie Nagavaci e VV dhe Albana Bytyqi e AAK shtyhen fizikisht në hyrje të sallës

“Mos më prek” Arbwrie Nagavaci e VV dhe Albana Bytyqi e AAK shtyhen fizikisht në hyrje të sallës – VIDEO

Një përplasje e ashpër ka ndodhur mes deputetes së VV’së, Arbëria Nagavcit, dhe asaj të Aleancës, Albana Bytyqit.

Mes tyre ka pasure dhe shtyrjes, teksa dëgjohet Nagavci që i thotë Bytyqit ‘‘Mos më prek. Hjeke dorën’’.

Në situatë është përfshirë edhe deputeti i VV’së, Ardian Gola që i kërkon Bytyqit të ‘’qetësohet’’.
Salih Zyba: LDK duhet ta argumentojë pse e kërkon postin e presidentit

Deputeti i zgjedhur i Lëvizjes Vetëvendosje, Salih Zyba ka thënë se duan të shmangin zgjedhjet e reja.

Ai ka thënë se për këtë arsye po kërkohet marrëveshje për presidentin me partitë tjera para konstituimit të Kuvendit dhe formimit të Qeverisë, duke thekësuar se konstituimi i Kuvendit dhe formimi i Qeverisë do të ishte oposioni më i lehtë.

Zyba ka thënë se opozita duhet të tregojë se çfarë qëndrimi dhe çfarë kërkese kanë.

Por, i pyetur për deklarimet e LDK-së se ata duan postin e presidentit, Zyba ka thënë se duhet ta argumentojnë pse i duan.

“Opozita më pas qëndrim, kanë kandidat konsensual, ose një kandidat i përbashkët, ne nuk e kemi mohuar as këtë mundësi. Duhet ta argumentojë se çka i takon. Nëse LDK thotë se na takon, si produkt i çka, rezultatit të zgjedhjeve apo i një trashëgime i fronit të presidentit. Nëse kemi na norma kushtetuese se na takon presidentit për shkak të një trashëgimie të një presidenti nga një parti politike ta deklarojnë po e shqyrtojmë”, ka thënë Zyba.

Ai ka thënë se partitë opozitare janë pozicionuar në bllokadë.

“Të njëjta subjekte opozitare, kur nuk kanë qëndrime, kandidat, çfarë kanë. Tashmë e kanë të etabluar si bojkot. Në jemi të vetëdijshëm nëse nuk ka ndryshim qëndrimesh, bojkoti nuk është më zgjidhje, kjo është mundësia e fundit”, tha ai.

Seanca konstituive e Kuvendit nuk thirrur që nga e shtuana, ndonëse afati i fundit sipas afatit kushtetues do duhet të përfundonte më 7 gusht.

Kryeministri në detyrë, ka thënë se i nevojitet kohë për bisedime me partitë politike për një marrëveshje për presidentin.

Kurti ka zhvilluar disa takime me kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhiku, por që kanë përfunduar pa ndonjë marrëveshje. Ndërsa, kryetari i PDK-së Bedri Hamza, përvec takimit të parë ka refezuar ftesat tjera, duke përsërtur qëndrimin se do të mbetetët në opozitë.

Ndërsa, Aleanca ka refuzuar takimet, duke thënë përsërritur qëndrimin për pranim të gjashtë pikave të tyre, si këmbim për të kontribuar në zgjedhjen e presidentit.