Sa vota ia dhanë bashkëfshatarët e Sami Lushtakut, Hysni Mehanit?
Veç 22 vota Hysni Mehani i mori në Prekaz të Ulët në fshatin e kryetarit të Skenderajt Sami Lushtaku.

Ndryshe me 14 maj të këtij viti Kryetari i Degës së Vetëvendosjes në Skenderaj, Hysni Mehani, ka thënë se është sulmuar nga Kryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku.
Kështu ka njoftuar ai përmes një postimi në Facebook, që është bërë nga një i afërm i tij, Bahri Zabeli, i cili ka transmetuar fjalët e Mehanit.
“Të dashur miq jam sulmuar nga Sami Lushtaku dhe banda e tij. Telefonin personal ma kanë marrë. Lus policinë të mbroj familjen time dhe ftoj familjarët për përmbajtje”, ka shkruar ai.
Teksa kryetari Lushtaku Kryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku, ka thënë se pushteti i Albin Kurtit, “përmes mekanizmave të tij tentoi që sot të më sulmojë në Skenderaj”.
Këto komente, Lushtaku i ka bërë përmes një postimi në Facebook, pasi që Kryetari i Degës së Vetëvendosjes në Skenderaj, njëherit edhe zëvendësministër në Ministrinë e Ekonomisë, Hysni Mehani, tha se u sulmua nga kreu i Skenderajt.
“Pushteti i Albin Kurtit përmes mekanizmave të tij tentoi që sot të më sulmoj në Skenderaj. E kam një jetë në shërbim të vendit kurse etiketat si ‘Sami Serbia’ qytetarët nuk i tolerojnë më prandaj edhe reaguan!”, theksoi Lushtaku.
