Lajmi i Fundit
Bëhet e ditur, ja ku do ta shohim Gjestin nesër

Fituesi i “Big Brother VIP Albania 4”, Gjesti, nuk po humbet kohë për të qëndruar pranë publikut.

Ai do të jetë i ftuari special në episodin e ardhshëm të emisionit humoristik “Portokalli”.

Shfaqja do të transmetohet të mërkurën, ora 19:00, në studiot e Top Channel.

 

 

Pas një rrugëtimi të suksesshëm në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, duket se Gjesti është gati për një kapitull të ri – mes televizionit dhe muzikës.

Egli harron Gjestin, reagon mbi thashethemet në rrjet

Ish finalistja e ‘Big Brother VIP Albania’, Egli Tako, ka reaguar për herë të parë pas përfundimit të spektaklit, duke shprehur falënderime të sinqerta për të gjithë ata që e kanë mbështetur gjatë periudhës së saj në emision.

Me një shkrim emocionues, Egli ka ndarë mendimet e saj me ndjekësit, duke u ndjerë jashtëzakonisht mirënjohëse për dashurinë e pakushtëzuar që kanë demonstruar për të. Ajo e përshkruan këtë periudhë si një kapitull të veçantë në librin e saj të jetës.

Ajo thekson se përfundimi i një aventure nuk do të thotë fundi i ëndrrave, por një fillim i ri, pasi ka mësuar shumë nga kjo eksperiencë. “Çdo fund, është një fillim i ri”,” shprehet ajo me entuziazëm, duke i ftuar ndjekësit të qendrojnë të lidhur me të për atë që do të sjellë në të ardhmen.

Egli gjithashtu ka paralajmëruar se shumë gjera të bukura do të vijnë në ditët në vijim, duke e mbajtur publikun në pritje. “Së shpejti, do të zbuloni shumë surpriza, dhe jam e sigurt që do t’ju gëzojnë,” shkruan ajo, duke ndezur kureshtjen e fansave.

Përveç falënderimeve, ajo ndau gjithashtu emocionet e saj më të thella. “Të gjithë jeni bekim për mua, dhe ju dua shumë secilin prej jush. Mezi pres të jem afër jush për gjithë dashurinë që më keni dhuruar,” tha Egli, duke e theksuar lidhjen e veçantë që ka krijuar me ndjekësit e saj.

Egli Tako është bërë e njohur për personalitetin e saj të fortë dhe karizmatik, dhe prezenca e saj në ‘Big Brother VIP Albania’ ka angazhuar më shumë se kurrë fansat. Ajo ka treguar se përtej çdo sfide, mbështetja e publikut është ajo që i dha forcë për të vazhduar.

Ajo e mbyll shkrimin me mendimin se çdo përvojë që kalon individi e bën më të fortë dhe më të gatshëm për atë që do të vijë. Një mesazh frymëzues që tregon sesi përvojat e jetës na formojnë dhe na ndihmojnë të rritemi.

Me fjalë të tilla të thella dhe motivuese, Egli Tako ka siguruar se do të vazhdojë të jetë pranë fansave të saj, duke e mbajtur gjallë komunikimin dhe lidhjen e veçantë që ka krijuar gjatë këtij rrugëtimi televiziv.

Danja Koka shfaqet me të dashurin në festën pas Big Brother – FOTO

Pas përfundimit të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania, pjesëmarrësit u mblodhën në një festë madhështore për të shënuar suksesin e këtij sezoni. Atmosfera festive mblodhi jo vetëm ish-banorët, por edhe të ftuar të tjerë të njohur, raporton Gazeta Sinjali.

Një nga momentet më të përfolura të mbrëmjes ishte paraqitja publike e Danja Kokës së bashku me partnerin e saj, Redin.

Ndonëse gjatë qëndrimit në shtëpinë e famshme modelja kishte folur me shumë përzemërsi për lidhjen e saj, ajo kishte zgjedhur që jetën private ta mbante larg syrit të publikut.

Për herë të parë pas përfundimit të spektaklit, çifti u shfaq i buzëqeshur dhe i afërt në mesin e të ftuarve, duke hedhur poshtë çdo aludim për ndarje apo krizë në marrëdhënien e tyre.

Prania e tyre e përbashkët duket se ishte një përgjigje e heshtur ndaj thashethemeve që kishin qarkulluar gjatë javëve të fundit.

Çfarë po ndodh? Gresa Behluli shpërndan postime kundër Gjestit

Të shtunën, më 19 prill, u mbajt finalja e madhe e Big Brother VIP Albania 4, ku fitues doli Gjesti.

Por fitorja e tij nuk është pritur mirë nga të gjithë, shkruan Gazeta Infokus.

Në rrjete sociale kanë filluar reagimet, ku shumë ndjekës kanë thënë se Gjesti nuk e ka merituar çmimin e madh.

Në mesin e atyre që kanë reaguar në mënyrë indirekte është edhe Gresa Behluli, vajza e këngëtares së njohur Shkurte Fejza.

Gresa, në profilin e saj në “Facebook”, ka bërë “share” disa storie dhe postime që kritikojnë Gjestin – qoftë për sjelljet e tij gjatë qëndrimit në shtëpi apo për vetë fitoren.

Ende nuk dihet nëse ajo ka diçka personale me Gjestin, apo thjesht po pajtohet me mendimet që po qarkullojnë në publik.

Postimet e saj kanë tërhequr vëmendje dhe kanë ngjallur diskutime të shumta në rrjet.

Gjesti publikon foto, nuk pozoi me Eglin, por me dy vajza të tjera

Fituesi i “BBVA4”, Gjesti, natën e mbrëmshme ka shkuar në vendlindje, Pavlan.

Gazeta Imazhi siguroi fotografinë ku shihet, duke konsumuar ushqime tradicionale.

Për t’i vënë pikat mbi “i”, ndau një selfie ku shihet krahë Sara Hoxhës dhe Leda Hysës.

Sigurisht ndjekësit kanë pritur që ai të publikoi foto me Eglin por deri me tani nuk ka bërë një veprim të tillë.

 

 

Egli i dërgon puthje motrës së Gjestit, reagimi i kësaj të fundit trondit rrjetin, bëhet viral

Spektakli i madh i finales së “Big Brother VIP Albania” nuk ka zhgënjyer as këtë vit  jo vetëm për emocionet dhe të papriturat, por edhe për momentet që ndezën rrjetin.

Një nga skenat më të përfolura ndodhi mes Eglit dhe motrës së Gjestit, shkruan Kosovarja.

Gjatë transmetimit live, kamerat kapën momentin kur Egli i dërgon një puthje nga larg, në dukje një gjest miqësor ose ndoshta më shumë… Por ajo që askush nuk priste ishte reagimi i saj: e ftohtë, indiferente dhe me një kthesë shpine që foli më shumë se mijëra fjalë.

Ky moment është bërë viral brenda pak minutash.

Videoja po qarkullon në TikTok, Instagram e Twitter, ndërsa komentet vërshojnë nga të gjitha anët.

Gjesti thyen rekordin e Luiz Ejllit pas daljes nga “Big Brother VIP” (Foto)

Gjesti është shpallur fituesi i madh i “Big Brother VIP Albania 4”, duke mbyllur kështu me sukses një rrugëtim plot emocione brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri.

Menjëherë pas momentit emocionues të fitores, Gjesti publikoi në Instagram videon ku shpallej fitues.

Ky postim ka grumbulluar mbi 4.5 milionë shikime dhe rreth 185 mijë pëlqime, duke thyer kështu një rekord të rëndësishëm në historinë e “Big Brother VIP Albania”.

 

Për krahasim, Luiz Ejlli, fituesi i edicionit të dytë të BBVA, i cili gjithashtu publikoi momentin e fitores së tij në Instagram, ka arritur deri më sot 2.9 milionë shikime dhe rreth 185 mijë pëlqime në atë postim.

Ndërkohë, fituesit e edicioneve të tjera, Ilir Shaqiri (BBVA 1) dhe Egla Ceno (BBVA 3), kanë shifra dukshëm më të ulëta në postimet e tyre përkatëse, duke e bërë Gjestin numrin 1 në këtë rekord të veçantë.

Ky sukses në rrjetet sociale tregon edhe një herë mbështetjen e madhe që Gjesti ka fituar nga publiku, jo vetëm gjatë qëndrimit në shtëpi, por edhe pas përfundimit të spektaklit.

Shiko fotot:

Sara Hoxha publikon foto përkrah Gjestit dhe Eglit (Foto)

Producentja e Top Chanel, Sara Hoxha pak më parë ka shpërndarë disa imazhe të reja të realizuara mbrëmë në After Party të Big Brother Vip Albania.

Sara këtë herë ka pozuar përkrahë Ledion Liços, Gjestit, Rozanës dhe Eglit, shkruanIndeksOnline.

“Yjet zbritën në tokë mbrëmë për Big Brother Vip Albania”, ka shkruar ajo krahas këtyre fotografive.

Xheneta bën veprimin e papritur ndaj Gjestit (Foto)

Ish- finalistja e Big Brother Vip Kosova, Xheneta Fetahu duket se po përcjellë çdo hapë të çiftit Gjesti dhe Egli.

Derisa dyshja po shijon romancën e tyre edhe pas përfundimit të “Big Brother Vip Albania”, Xhenki po mundohet që doemos të marrë vëmendje me paraqitje të ndryshme duke lëshuar “kunja” herë pas here, shkruan IndeksOnline.

Megjithatë, një gjë nuk është e qartë, nëse Xheneta javë më parë konfirmoi lidhjen e saj  të dashurisë, pse nuk fokusohet te mashkulli që ajo ka në krah, por përherë shihet me kokën mbrapa.

“Ti humbe një të vërtetë, paç fat me kopjet”, ka shkruar Xheneta në paraqitjen e saj të fundit.

Kujtojmë se kjo e fundit, disa herë radhazi ka akuzuar Eglin se po e kopjon në lojën e saj.

Nga ana tjetër, fituesi i “BBVA”-së Gjesti ia ka “prerë” çdo shpresë Xhenetës, porse kjo e fundit nuk po dorëzohet.

Kujtojmë se ishte vetë Xheneta ajo e cila gjatë qëndrimit në “BBVK”, bullizoi Gjestin, duke e ofenduar po ashtu në forma të ndryshme.

Egla Ceno ka dy fjalë për Gjestin: “Fytyrën nuk ta jep shkolla, por shkolla të bën njeri”

Egla Ceno, përmes një postimi në Instastory ka folur për mbështetjen e saj ndaj Gjestit, i cili u shpall edhe fituesi i “BBVA 4”.

“Sqarimi (më në fund mund ta bëj): Unë kam alergji maskat, prandaj kam mbështetur atë djaloshin në “BBVA 4”. Ai ishte “e keqja” më e vogël në këtë edicion. Fatkeqësisht, shoh përtej dhe them që edha ai shumë shpejt do të shndërrohet në një maskë”.

Më tej, vijoi duke thënë:

“Duhet shtyllë kurrizore për t’u rezistuar reflektorëve. Fytyrën nuk ta jep shkolla, por shkolla të bën njeri”.

Egla Ceno flet për Gjestin: “Fytyrën nuk ta jep shkolla, por

Egla gjithashtu ka fituar edicionin e tretë të “Big Brother VIP Albania” dhe shpeshherë nuk e ka kursyer mbështetjen e saj ndaj Gjestit.