Martohet motra e Gjestit?

Blerina, motra e Gjestit, ka tërhequr gjithë vëmendjen e ndjekësve në rrjetet sociale me postimet e saj më të fundit.

Përmes disa imazheve dhe videove të ndara në llogarinë e saj në Snapchat, ajo është shfaqur e veshur me një fustan të mrekullueshëm nuseje. Këto pamje bënë xhiron e rrjetit në kohë rekord, duke nxitur menjëherë thashetheme dhe dyshime të shumta se ajo mund të jetë martuar në privatësi.

Megjithatë, pas zhurmës së madhe dhe urimeve që filluan të qarkullonin, ka reaguar vetë Blerina për të sqaruar të vërtetën. Përmes një tjetër postimi në profilin e saj, ajo ka treguar se nuk është martuar ende, por thjesht po provon fustanet e nusërisë.

“O s’jom martu hala jo veq prova”, ka shkruar ajo krahas fotos, duke shuar kureshtjen e ndjekësve, por njëkohësisht duke lënë të nënkuptohet se dita e madhe dhe martesa janë shumë afër.

 

Kujtojmë që ky zhvillim nuk është krejtësisht i papritur. Vetëm pak javë më parë, Prive By Liberta Spahiu raportoi ekskluzivisht se motra e Gjestit është fejuar zyrtarisht, duke i dhënë kështu fund beqarisë.

Nisja e provave të vellos vetëm sa konfirmon se përgatitjet për dasmën kanë hyrë në fazën e tyre finale.

Elijona reagon, tregon se a u aksidentu me Klodin

Elijona dhe Klodi kanë qenë të përfshirë në një aksident të lehtë automobilistik në Prishtinë.

Sipas raportimeve të Prive Klan Kosova, ngjarja dyshohet të ketë ndodhur teksa ata po udhëtonin së bashku me makinë, ndërsa fatmirësisht nuk ka pasur lëndime serioze dhe situata ka kaluar pa pasoja të rënda.

Mirëpo Elijona e demantoi këtë lajm, duke treguar se një gjë e tillë nuk ka ndodhur kurr.

FOTO:

Gjesti shfaqet krah dhëndrit, ja çfarë thotë për të (VIDEO)

Gjesti ka qenë në qendër të vëmendjes gjatë ditës së djeshme, jo vetëm për aspektin profesional, por edhe për atë familjar. Para lansimit të projektit të tij më të ri (EP), ai ka hyrë “Live” në TikTok me bashkëpunëtorin e tij të ngushtë Gimbon, dhe mijëra fansa që po e ndiqnin për të festuar ditëlindjen e tij.

Surpriza që askush nuk e priste: Prezantimi i dhëndrit

Ndonëse fansat prisnin vetëm detaje rreth muzikës së re, Gjesti kishte rezervuar një surprizë shumë personale. Për herë të parë, krah tij u shfaq i fejuari i motrës së tij, Blerinës. Artisti nuk ngurroi ta prezantonte atë me shumë krenari para ndjekësve, duke u shprehur në video: “Qiky është dhëndri”.

Atmosfera në “Live” dhe reagimi i Gimbos

Prania e dhëndrit u shoqërua me një atmosferë shumë pozitive dhe festive. Edhe Gimbo, e përshëndeti prezencën e tij duke shtuar me shaka dhe gëzim: “Erdh dhëndri”.

Ky veprim i Gjestit tregon raportin e afërt dhe mbështetjen që ai ka për lumturinë e motrës së tij, duke i bërë fansat pjesë të gëzimit të tyre familjar.

Kujtojmë se vetëm pak ditë më parë, Prive by Liberta Spahiu zbuloi lajmin se motra e Gjestit, Blerina, është fejuar, ndërsa vetëm ditën e djeshme Gjesti e zbuloi publikisht.

/Prive By Liberta Spahiu

 

“Shpirt i ëmbël e starboy”, Elijona uron Klodin për ditëlindje

Ish-banorja e Big Brother Kosova 4, Elijona i ka uruar ditëlindjen Klodit, duke e quajtur “Drama” dhe duke i shprehur dëshirën për lumturi, sukses dhe më pak stres këtë vit.

Ajo ka theksuar edhe shpresën që ai të gjejë pak qetësi dhe e ka përshkruar si “starboy” me një shpirt të ëmbël.

Fotoja tregon çiftin duke pozuar së bashku në ambient natyror, ndërsa festimi duket të ketë ndodhur në Turqi.

“Gëzuar ditëlindjen Klodi, i njohur edhe si Drama. Një vit më i madh dhe ende duke sjellë dramë kudo që shkon. Por sinqerisht… si je ende kaq i qetë pas gjithë këtyre viteve? Shpresoj që ky vit të të sjellë lumturi, sukses, më pak stres dhe ndoshta pak qetësi. Qëndro gjithmonë shpirt i ëmbël dhe starboy që je, të duam shumë”, shkroi Elijona, transmeton Klankosova.tv

Adrian Gaxha bëhet baba për herë të parë

Këngëtari i njohur Adrian Gaxha dhe partnerja e tij, Sidorela Dauti, janë bërë prindër për herë të parë.

Artisti, i cili prej kohësh ka zgjedhur ta mbajë jetën private larg vëmendjes publike, e ndau lajmin e bukur me ndjekësit përmes një postimi në Instagram. Ai publikoi një fotografi të ëmbël, ku shihet dora e të porsalindurit duke shtrënguar lehtë dorën e prindërve.

“Mirë se vjen”, shkroi Adriani krahas postimit, duke konfirmuar kështu ardhjen në jetë të fëmijës së tij.

 

Klodi dhe Elijona nuk fshihen më? Pamjet nga avioni zbulojnë romancen e tyre

Klodit dhe Elijonës po u shtohen gjithnjë e më shumë aludimet për një lidhje jashtë kamerave të “Big Brother”. Dy ish-banorët kanë rikthyer vëmendjen e ndjekësve, pasi duket se kanë zgjedhur të udhëtojnë bashkë drejt Turqisë

Në rrjetet sociale, të dy kanë publikuar foto dhe video nga i njëjti fluturim, ndërsa destinacioni që shfaqet në postimet e tyre është Stambolli. Kjo ka bërë që fansat të nisin menjëherë komentet për raportin mes tyre.

Një tjetër moment që mori vëmendje ishte një audio e ndarë nga Elijona, ku dëgjohet zëri i Klodit duke thënë në turqisht: “Merhaba, günaydın!”.

Pa zbuluar drejtpërdrejt se kush e shoqëronte, ajo ka luajtur me ndjekësit duke shkruar: “Po hajde, gjejeni tani me kë jam!”

 

Edhe pse asnjëri prej tyre nuk ka reaguar publikisht për thashethemet që po qarkullojnë, lëvizjet e fundit dhe postimet nga i njëjti udhëtim kanë mjaftuar që rrjeti të shpërthejë me dyshime për një romancë të mundshme mes tyre.

Sot është varrosur vëllai i Egzona Muçiqit, dhimbje e madhe në familje!

Rexhë Brahimaj, i cili humbi jetën në Gjakovë, ishte vëllai i Egzona Muçiqit, bashkëshortes së këngëtarit Albatrit Muçiqi.

Ngjarja ka prekur familjen dhe rrethin e tyre të afërt.

I ndjeri është varrosur sot, në një ceremoni ku kanë marrë pjesë familjarë, miq dhe të njohur. Atmosfera ka qenë e rënduar nga dhimbja për humbjen e tij të parakohshme.

Sipas informacioneve, ai është përcjellë për në banesën e fundit me shumë pikëllim, ndërsa familja po përballet me një humbje të madhe./Kosovarja/

‘Dora e dashnis’! Drenusha Latifi shëtit dorë për dore me ketë person!

Drenusha Latifi, modelja dhe ish banorja e BBVK, ka publikuar një foto të re në instastory.

Ajo shihet dorë për dore me dikë që duket të jetë djali i saj, derisa shëtisin bashkë.

‘Dora e dashnisë’ ka shkruajtur ajo krahas fotos.

Ndryshe, Drenusha është e ndarë nga bashkëshorti dhe ka dy fëmijë, një vajzë dhe një djalë./InfoKosova/

Shiko foton

“Hajt prej Zotit ju ardhtë”: Gresa ofendon dhe mallkon ata që e votuan Mozën

Pas spektaklit të mbrëmshëm, dita e sotme në “Ferma VIP” ka marrë një kthesë të papritur dhe tejet të tensionuar, duke e vënë banoren Gresa në qendër të kritikave.

Në një moment revolte, ajo ka zgjedhur të përdorë një gjuhë fyese dhe të ashpër drejtuar publikut, duke mallkuar ata që kanë shpenzuar kohë për të votuar.

Me shprehjen e rëndë: “Hajt pra masi populli është budall, prej zotit ju ardhtë”, Gresa ka shkaktuar një valë indinjate dhe një mori komentesh negative në rrjetet sociale dhe mediat rozë.

Ky reagim i saj nuk është thjesht një shpërthim i çastit, por vjen si pasojë e dinamikave të fundit brenda fermës pas spektaklit.

Mllefi i Gresës ka qenë i drejtuar konkretisht ndaj Mimozës, pasi ajo është shprehur e revoltuar për faktin se publiku i dhuron mbështetje, i jep vota, madje i bën edhe këngën trend.

Ky inat i akumuluar nga mbështetja që merr Mimoza ka bërë që Gresa të shpërthejë në këtë mënyrë ndaj atyre që e ndjekin dhe e mbështesin nga jashtë.

 Teleshikuesit e kanë cilësuar këtë sjellje si të papranueshme dhe si një mungesë të theksuar respekti ndaj publikut, duke e kthyer këtë situatë në kryefjalën e portaleve për këtë të martë. /Prive By Liberta Spahiu

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Redjon Shtylla (@redjonshtylla)

 

Familjarët e Olës marrin këtë vendim pasi ajo i tha “kuçkë” Arbana Osmanit

Përdorimi i fjalorit ofendues nga ana e Olës drejtuar moderatores Arbana Osmani gjatë transmetimit të formatit “Ferma VIP” ka sjellë reagime të menjëhershme nga rrethi i saj i ngushtë, të cilët menaxhojnë praninë e saj online.

Ashtu siç ndodh rëndom me pjesëmarrësit e këtij formati televiziv, gjatë periudhës së qëndrimit në izolim, llogaritë e tyre në rrjetet sociale administrohen nga të afërmit.

Menjëherë pas ngjarjes ku banorja përdori fjalën “kuçkë” kundrejt drejtueses së programit, personat përgjegjës për imazhin e saj dixhital kanë ndërmarrë një hap parandalues.

Përballë situatës së krijuar, familjarët kanë vendosur të kufizojnë aksesin e publikut të gjerë në llogarinë zyrtare të Olës në platformën Instagram

Ata e kanë ndryshuar profilin e saj nga statusi publik në atë privat, një masë kjo e marrë me gjasë për të menaxhuar dhe kufizuar fluksin e reagimeve pas këtij episodi.