Alarmon analisti Paçarizi: Ligji për Shtetësinë e ndryshon demografinë, Lista Serbe mund të dalë partia e dytë

Opinionisti Rrahman Paçarizi ka komentuar nisjen e fushatës nga partitë politike për zgjedhjet e 7 qershorit.

Në Rubikon me Adriatik Kelmendin në Klan Kosova, Paçarizi ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje me premtimet e saj për këto zgjedhje, po e zhvendos vëmendjen nga tema të rëndësishme, për çka tash ka marrëveshje.

Ai ka përmendur njohjen e dokumenteve të lëshuara nga strukturat paralele serbe dhe Ligjin për Shtetësinë, si rreziqe që mund t’i vijnë Kosovës nga ndryshimi i demografisë.

“Ligji për Shtetësinë ka me na shkaktu probleme. Ky ligj ua njeh shtetësinë edhe atyre refugjatëve, kolonëve nga Kroacia, që kanë marrë pjesë në luftra, potencialisht kriminelë. Edhe ka me qenë më së keqi në listat votuese, me çka Lista Serbe ka gjasa shumë të mira me dalë partia e dytë në Kosovë.”, ka thënë Paçarizi.

E dhimbshme: Vdes futbollisti i ri shqiptar

Ka vdekur futbollisti 13-vjeçar Afgan Asani nga fshati Çerkez i Kumanovës.

Lajmin e dhimbshëm e ka bërë të ditur trajneri i tij, Ismet Zeqiri, përmes një postimi në rrjetin social Facebook, transmeton Klankosova.tv.

Afgan Asani ishte pjesë e klubit KF Kumanova, ku konsiderohej si një talent i ri dhe i dashur nga bashkëlojtarët dhe trajnerët.

Në mesazhin e tij prekës, Zeqiri ka shprehur dhimbjen e madhe për humbjen e futbollistit të ri, duke i shprehur ngushëllime familjes Asani dhe të gjithë të afërmve.

Bedri Hamza: Preferoj që koalicioni i ardhshëm të jetë me LDK-në dhe AAK-në

Kandidati i PDK-së për kryeminsitër, Bedri Hamza, ka thënë se PDK-ja do ta marrë një rezultat më 7 qershor sa do të jetë e gatshme të drejtojë Qeverinë.

Ai tha se beson në një koalicion me partitë opozitare, LDK-në dhe AAK-në.

“Unë preferoj që koalicioni i ardhshëm qeverisës të jetë edhe për shkak të orientimeve tona konceptuale e programore, të jetë me partitë politike që kanë qenë opozitë, LDK-në dhe AAK-në, dhe deputetë tjerë brenda Kuvendit”.

“Rezultati do të jetë më i mirë sesa ai i 9 shkurtit 2025.”, ka thënë Hamza në “Pressing” të T7.

Kujdes nëse e beni këtë gjë, do t’ju refuzohet kërkesa për 100 euro

Është hapur aplikimi për subvencionimin e punëtorëve të sektorit privat, ndërsa afati për aplikim është deri më 5 qershor 2026.

Të drejtë aplikimi kanë punëtorët e sektorit privat, OJQ-ve dhe entiteteve publike që nuk paguhen nga lista e pagave të buxhetit.

Përfituesit duhet të kenë pagë bruto deri në 1,000 euro dhe të jenë të deklaruar në ATK për muajin prill.

Aplikimet që përmbajnë gabime, refuzohen.

Pra, kujdesuni që të mos keni gabime gjatë aplikimit sepse kjo do të bëj që të refuzohet kërkesa.