Lajmi i Fundit
Aksidenti i rëndë në Komoran, humb jetën një i mitur

Aksidenti i rëndë në rrugën Carralevë-Komoran mëngjesin e së martës përfundoi me fatalitet.

Një i mitur ka humbur jetën si pasojë e plagëve të marra në aksident. Lajmin e ka bërë të ditur për Gazetën Insajderi zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Sot rreth orës 09:00, kemi pranuar informatën se në rrugën Carralevë-Komoran, ka ndodhur një aksident trafiku me pasoja fatale. Në këtë aksident ka qenë e përfshirë një automjet. Si pasojë e aksidentit ngasësi i automjetit nuk ka arritë të përballoj plagët, dhe i njëjti ka vdekur. Vdekja e viktimës (mashkull) i mitur është konstatuar nga ekipi mjekësor në QKUK. Me rastin po merret njësiti i trafikut rajonal”, ka thënë Ahmeti.

Votat e diasporës përmbysin llogaritë në PDK, kjo figurë e njohur mbetet pa mandat deputeti

Tani kur numërimi edhe i votave të diasporës po shkon drejt fundit, edhe ulëset e Kuvendit të Kosovës është bërë e qartë se kush do ti zë.

VV ka siguruar 53 ulëse, PDK 22, LDK 18 dhe AAK 7.

Këto ulëse të cilat janë shtuar për VV-në pas numërimit të votave me postë, numri i tyre është zvogëluar për partitë e tjera, e disa kandidatë për deputetë që kishin zënë ulëse me vota brenda Kosovës, tani janë jashtë Kuvendit.

Një ndër ta është edhe Bekim Haxhiu i PDK-së, i cili ka marrë 20 mijë e 241 vota por për shkak të kuotës gjinore mbetet jashtë Kuvendit.

E njëjta histori i kishte ndodhur atij edhe në zgjedhjet e 28 dhjetorit. Ai kishte mbetur jashtë Kuvendit pas numërimit të votave me postë, shkruan lajmi.net.

Ai kishte bërë atëherë ankesë në PZAP, me të cilën kishte kërkuar që të anulohen të gjitha fletëvotimet e pranuara me postë pas 29 dhjetorit 2025 dhe të përjashtojë nga numërimi të gjitha fletëvotimet e pranuara pas këtij afati, përfshirë ato të pranuara më 2 dhe 5 janar 2026 për Zgjedhjet e Parakohshme për Kuvend të Republikës së Kosovës, të mbajtura më 28 dhjetor 2025.

Këtë ankesë, PZAP e kishte hedhur si të pasafatshme.

Paneli kishte vlerësuar se ankesa është parashtruar pas afatit ligjor për paraqitjen e ankesës, sipas nenit 119, paragrafi 1 të Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme, ku afati për dorëzimin e ankesës është 48 orë nga ndodhja e shkeljes së supozuar, dhe se ankesa është dorëzuar në PZAP më datë 11 janar, ndërsa shkelja e supozuar sipas ankuesit ka ndodhur më 2 dhe 5 janar.

Deputetët e PDK-së që do të hyjnë në Kuvend të Kosovës janë: Bedri Hamza, Përparim Gruda, Arian Tahiri, Uran Ismaili, Vlora Çitaku, Sala Jashari, Ganimete Musliu, Enver Hoxhaj, Arben Mustafa, Rrahman Rama, Mërgim Lushtaku, Elmi Reçica, Besa Kabashi Ramaj, Jakup Nura, Eman Rrahmani, Altin Krasniqi, Artan Behrami, Fadil Demaku, Blerta Deliu Kodra, Rrustem Mustafa, Eliza Hoxha dhe Ariana Musliu Shoshi.

Nuk u mbijeton plagëve, vďes një grua pas aksidentit

Ka ndërruar jetë një nga katër të aksidentuarit në përplasjen e rëndë që ndodhi të hënën, në Klinë.

Burime të IndeksOnline pohojnë se bëhet fjalë për H.M., një grua që u lëndua rëndë.

Pavarësisht nënshtrimit të ndërhyrjes kirurgjike, viktima nuk iu bëri ballë plagëve të marra.

Në gjendje kritike vazhdon të jetë bashkëshorti i viktimës.

Numërimi drejt fundit, këto janë mandatet aktuale të partive në Kuvend

Procesi i numërimit të votave për zgjedhjet e parakohshme të 7 qershorit po shkon drejt fundit.

Pas përfundimit të votave me postë, e mërkura pritet të shënojë fillimin e numërimit të votave me kusht, duke hapur kështu rrugën që Komisioni Qedror i Zgjedhjeve të planifikojë shpalljen e rezultateve përfundimtare.

Aktualisht, numërimi i votave me kusht ka shkuar në mbi 92% dhe kanë mbetur edhe pak kuti që të numërohen.

Ndërkohë, KQZ-ja ka njoftuar se do të nisë paralelisht edhe numërimin e votave me kusht, si dhe më pas edhe ato të personave me nevoja të veçanta.

Sipas rezultateve aktuale, Lëvizja Vetëvendosja ka siguruar 53 ulëse në Kuvendin e Kosovës, PDK-ja 22, LDK-ja 18, Aleanca 7 dhe pjesa tjetër e ulëseve prej 120 sosh, do të ndahet për komunitetet jo shumicë.

Por, nga numërimi i votave me postë dhe atyre me kusht dhe të personave me nevoja të veçanta, mund të ndryshojë edhe shpërndarja e mandateve në legjislativin e vendit.

Votat me post, LVV ja siguron edhe një ulëse

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve po vazhdon procesin e numërimit të votave me post, ndërsa deri më tani janë numëruar mbi 96 për qind e tyre.

Sipas rezultateve aktuale, Lëvizja Vetëvendosje ka arritur të sigurojë edhe mandatin e 53-të në Kuvendin e Kosovës, raporton IndeksOnline.

Ndërkohë, ky zhvillim ka ndikuar në uljen e numrit të mandateve të Lidhjes Demokratike të Kosovës, e cila aktualisht llogaritet me 18 deputetë.

Si pasojë e këtij ndryshimi, kandidatja e LDK-së Jeta Statovci, mbetet jashtë Kuvendit dhe humb mandatin e deputetes.

Procesi i numërimit të votave me post pritet të përfundojë nesër, ndërsa pritet të fillojë numërimi i votave me kusht. /IndeksOnline/