Paga të larta, ulje të çmimeve e vende të reja pune: 113 zotimet e LDK-së
Lidhja Demokratike e Kosovës ka publikuar 113 zotimet e detajuara të programit qeverisës.
Një plan pune për një Kosovë që punon, zhvillohet dhe e bën jetën e qytetarit më të lehtë, e ka quajtur LDK këtë program.
“Ky është plani ynë për shtet që punon, për familje që mbështeten, për të rinj që ndërtojnë jetë këtu, për ekonomi që zhvillohet dhe për Kosovë me dinjitet në botë. Bashkohu!”.
Ndërsa ka renditur 10 premtimet kryesore:
- Paga më të larta, menjëherë,
Koeficienti 150 dhe dyfishimi i pensioneve.
- Punë për çdo të ri të diplomuar,
Punësim i garantuar dhe trajnim për 40 mijë të rinj.
- Ulje e çmimeve,
Moratorium i çmimeve të energjisë dhe ulje e çmimeve të produkteve bazike.
- Aleancë e pathyeshme me Perëndimin,
Kosova në NATO e BE, përfaqësim dinjitoz, partneritet strategjik, siguri kombëtare dhe besueshmëri ndërkombëtare.
- Pavarësi energjetike për Kosovën,
Central i ri me gaz amerikan.
- Kosova e lidhur përmes infrastrukturës rrugore,
Përfundimi i autostradave dhe magjistraleve brenda mandatit.
- Dhjetëra-mijëra vende të reja pune,
Investitor strategjik në ICT dhe ekonomi digjitale.
- Mbështetje për familjen, me ligj,
Shtesa të garantuara për fëmijë, lehona, gra kujdestare dhe pensionistë.
- Spital i ri i Kosovës,
Kujdes shëndetësor modern e dinjitoz.
- Mësim tërëditor për fëmijët tanë,
Në secilën komunë të Kosovës.



